Programi për qytetin…

Nga Lutfi Dervishi

Një letër nga kandidatët në garë.

Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexoj një program të plotë për qytetet me shifra konkrete ku premtimet shoqërohen me faturë dhe duke treguar burimet e financimit.

Jam përpjekur të ndjek debatet e tyre, të shfletoj profilet e tyre në rrjetet sociale, të dëgjoj zërat që i përkrahin, të shoh rrugëtimet e tyre me banorët, por për fatin tim të keq nuk po zbuloj dot përgjigjet për disa pyetje të thjeshta lidhur me programet.

Deri më tani kemi dëgjuar “ne jemi të mirë, ata janë të këqinj”. “Ata janë zorra ne jemi mushkëri me pemë”.

Nga posterat në sheshe dhe rrugë duket sikur fushata nuk është për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së qytetit, por kryebashkiakun e e ritë një vendi që për herë të parë po bën zgjedhje në historinë e tij.

Por më në fund, dhe më mirë vonë se kurrë,  në dyert e gjithësecilit votues ka mbërritur një letër nga kandidati për kryetar bashkie i qytetit.

Për një moment, do të doja të imagjinonit veten duke e lexuar këtë shënim që ju ka lënë një prej kandidatëve që kërkon votën tuaj më 14 maj.

I nderuar banor i ….

Uroj që kjo letër t’iu gjejë mirë ju, familjen tuaj, miqtë dhe të afërmit tuaj kudo ku ndodhen

Si kandidat për kryetar bashkie, po ju njoh me  programin tim që synon ta bëjë qytetin tonë një vend më të mirë për të jetuar.

Si kryebashkiaku i ardhshëm i  juaji, unë do të punoj pa u lodhur që qyteti ynë të jetë i sigurtë, i begatë, i pastër dhe mikpritës për të gjithë.

Qyteti ynë është shtëpia e X mijë banorëve  prej të cilit (xxx) janë në marrëdhënie pune në sektorin privat dhe (xxx) në sektori publik.

Për fat të keq, (xxx x) janë pa punë dhe 60% e tyre janë të rinj të moshës 18-25 vjeç.

Buxheti i qytetit tonë për vitin e ardhshëm fiskal parashikohet të jetë (xxx lekë)

Ndarja e buxhetit është e bashkëngjitur me këtë letër.

Ju e dini që të ardhurat e buxhetit janë taksat dhe tarifat që ju paguani, transfertat e pa kushtëzuara të buxhetit të shtetit, donacionet dhe kreditë që mund të merren.

Programi im për katër vitet e ardhshme bazohet në katër shtylla kryesore:

Transporti dhe trafiku: Jo vetëm anketat, por edhe përvoja e përditshme tregojnë që problemi numër 1 në qytet ka qenë dhe ësht ë trafiku i rënduar i cili vështirëson jetën e qytetarëve.

Propozimi konkret e skudrës time të punës është ky:

1.

2.

3.

4.

Këto ndërhyrje kushtojnë (XXXX) lekë që do të mbulohen nga buxheti bashkisë. Do të investojmë në teknologjitë e reja për menaxhimin e trafikut me kosto… (XXXX) lekë

II.

Zhvillimi Ekonomik:

Një mjedis miqësor për biznesin është thelbësor për krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë.

Si kryetar bashkie, do të punoj për të rritur nummrin e  bizneseve vendase dhe të huaja në qytetin tonë, duke mbështetur më shumë  sipërmarrësit vendas dhe sidomos pronarët e bizneseve të vogla të cilët e kanë jetike këtë aktivitet.  Në bazë të përllogarive të ekspertëve do të ketë do të ketë stimuj tatimorë për bizneset e reja, përmirësim të infrastrukturës  të transportit dhe krijimin e programeve të trajnimit për punë, sidomos për teknologjitë e reja të cilët do të ndihmojnë  qytetarët dhe të rinjtë që të aftësohen për të përballuar kërkesat e tregu të punës.

Propozim konkret: Ne do të ofrojmë lehtësira tatimore për bizneset e reja që krijojnë vende pune në qytetin tonë dhe kjo do të kushtojë afërsisht [Kosto e stimulit tatimor].

Për më tepër, si rezultat i të ardhurave që do të mbledhim nga biznesi i madh, ne do të investojmë në infrastrukturë për të  përmirësuar sistemin tonë të transportit publik, i cili do të kushtojë afërsisht [XXXXX].

Së fundmi, ne do të krijojmë një program trajnimi për punë për të papunët për të fituar aftësitë e nevojshme profesionale për të hyrë në treg.Kjo do të mundësohet nga bashkëpunimet që kemi menduar të bëjmë me xxxxx kompani.

III.

Mjedisi:  Që qyteti ynë është i bekuar nga natyra, kjo nuk ka nevojë për fjalë përshkruese, por për projekte që shndërrojnë bukurinë në të ardhura për të gjithë banorët. Për këtë arsye ne kemi menduar si do t’i shfrytëzojmë 300 ditët me diell, me burime natyrore dhe peisazhe magjepsëse.

Si milionerët ashtu edhe të papunët thithin të njëjtin ajër, prandaj përballja me gjendjen ku kemi përfunduar do të jetë sfida jonë e parë pasi pa oksigjen, asnjë pamje nuk mund të quhet bukur.

Natyrshëm, zgjidhja e problemit të trafikut do të çojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por kjo nuk mjafton, politikat tona do të shtrihen edhe më gjerë në stimulimin e mjeteve alternative të transportit që janë më ekologjike., “Qytetin nuk na e kanë lënë trashëgim prindërit, por ua kemi borxh fëmijëve”. Kjo postulatë është  përgjegjësia jonë për t’i mbrojtur burimet natyrore për brezat e ardhshëm.

Si kryetar bashkie, do të punoj për të investuar për gjelbërimin, për kënde sportive dhe parqe në çdo njësi banimi ku kemi parashikuar këto hapësira (kosto e investimit të hapësirës së gjelbër)

Propozim konkret: Ne do të investojmë në burime të rinovueshme të energjisë si energjia diellore dhe e erës për të përdorur gjithnjë e më shumë energji të pastër, e cila do të kushtojë afërsisht [Kosto e Investimeve të Energjisë së Rinovueshme]. Për më tepër, ne do të zgjerojmë sistemin tonë të transportit publik për të reduktuar numrin e makinave në rrugë, i cili do të kushtojë afërsisht [Kosto e investimeve në transport]. Së fundi, ne do të investojmë në hapësira të gjelbra dhe parqe, në këto vende… të cilat do të kushtojnë afërsisht [Kosto e Investimit të Energjisë  së Rinovueshme].

Për më tepër, ne do të zgjerojmë sitemin tonë të transportit publik për të reduktuar numrin e makinave në rrugë i cili do të kushtojë afërsisht (Kosto e investimeve në transport)

IV.

Transparenca: Fuqia e qytetit tonë qëndron te banorët dhe si kryetar bashkie, unë do të punoj për të ndërtuar lidhje më të forta midis qytetarëve tanë dhe qeverisjes së tyre lokale. Marrëdhënia jonë do të jetë marrëdhënie solide dhe e ndërtuar mbi besimin. Rruga më e shkurtër dhe pa kosto për të rritur besimin është transparenca, prandaj ne do të komunikojmë bashkërisht në këto kanale për të dhënë e marrë informacion…(XXXX)

Buxheti i bashkisë janë taksat dhe tarifat që ju paguani. Çdo shpenzim i bashkisë do të jetë transparent on line dhe i detajuar.

Në çdo kohë mund të shihni se sa shpenzohet dhe për çfarë shpenzohet në çdo qindarkë tenderim.

Auditimin e përdorimit të buxhetit bashkiak do ta bëj opozita!

Së fundmi,

Ju ftoj që pasi të keni lexuar edhe programet e kandidatëve të tjerë, të votoni për atë që ju mendoni se është më e mira për qytetin.

Zgjedhja mbetet në dorën tënde, ndërsa dora ime do të takojë çdokënd që ju zgjidhni.

Sinqerisht

Kandidati X. Y


Shtuar 26.04.2023 18:37