Categories: maqedoni

Nesër takohen Zaev dhe Gashi, do të bisedojnë për përfshirjen e Alternativës në Qeveri

Kryeministri Zoran Zaev të premten do të takojë kreun e Alternativës Afrim Gashin për t’i shpalosur ofertën që partia e tij të bëhet pjesë e Qeverisë. Nga partia e Gashit nuk tregojnë se cilat ministri do t’i kërkojnë nga Zaevi, përderisa ky i fundit nuk e tregon ofertën.

E njëjta sipas Alternativës do të duhet të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas të vendoset përfundimisht nëse do të jenë ose jo pjesë e shumicës së re me 4 deputetët e tyre. Nga partia e Gashit hedhin poshtë zërat se në mbledhjet e deritanishme është biseduar për ndarje dhe preferenca resorësh apo drejtorive të nivelit qendror.

Së fundi janë zhvilluar negociata edhe mes partnerëve të koalicionit Zaev-Ahmeti. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani thotë se zgjerimi i shumicës pritet të ndodh së shpejti.

“Është më mirë që të përfundojnë bisedimet të cilat po zhvillohen këto ditë ndërmjet liderëve të koalicionit, kryeministri Zaev dhe kryetari Ahmeti. Pastaj më mirë është që partitë politike dhe deputetët që i bashkohen shumicës t’i tregojnë arsyet dhe motivet për të cilat do të jenë pjesë e shumicës e cila garanton stabilitetin politik dhe të ardhmen Evropiane”, tha Bujar Osmani, Zëdhënës i BDI-së.

Nëse Alternativa e Afrim Gashit bëhet pjesë e Qeverisë, opozita shqiptare në Kuvend do të mbetet me 10 deputetë, 8 të Aleancës për Shqiptarët dhe dy të lëvizjes Besa.

të fundit

EMRAT/ Tre të dënuar dhe një e pafajshme, Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen e tenderave

Katër shtetas të marrë të pandehur për një dosje tenderash në vitin 2021, janë njohur këtë të hënë me vendimin…

3 minutes ago

Mesazhi i ashpër i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë për Beogradin: Raketat serbe po vrasin rusë

Shërbimi për shtyp i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse (SVR) raporton se, sipas informacionit të marrë, ushtria…

22 minutes ago

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran.…

22 minutes ago

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj

Donald Trump u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen…

33 minutes ago

“S’ka më dyshime!” Loredana shtatzënë? Ky detaj ka bindur fansat

Këngëtarja e njohur Loredana ka ndezur rrjetin me një detaj të vogël, por shumë domethënës. Në një nga story-t e…

40 minutes ago

Darwin Nunez pranon t’i bashkohet gjigantit italian gjatë verës

Darwin Nunez ka dhënë miratimin e tij për një transferim te Napoli gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të fundit nga…

42 minutes ago