Categories: lifestyleshëndetësi

Studimi i ri: Aspirina nuk rrit mundësinë e mbijetesës te pacientët me Koronavirus

Aspirina nuk rrit mundësinë e mbijetesës te pacientët me Koronavirus, thotë studimi më i ri.

Studimi RECOVERY përfshiu afërsisht 15,000 pacientë të shtruar midis nëntorit 2020 dhe marsit 2021, për të vlerësuar efektivitetin e aspirinës. Aspirina është një ilaç i përdorur gjerësisht për të zvogëluar mpiksjen e gjakut në sëmundje të ndryshme.

Sipas ekspertëve, pacientët i infektuar me COVID-19 janë në rrezik të rritur të trombozës, me embolinë pulmonare që është ndërlikimi më i zakonshëm.

Një total prej 7,351 pacientësh u vendos që të merrnin 150 mg aspirinë një herë në ditë përkundrejt 7,541 pacientëve që merrnin trajtim rutinë për COVID-19 .

Studimi nuk tregoi që administrimi i aspirinës uli vdekshmërinë në pacientët e shtruar në spital me COVID-19. Nuk kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm statistikisht në pikën përfundimtare primare të studimit që ishte vdekshmëria në ditën 28 ​​nga fillimi i simptomave.

Rezultatet ishin të ngjashme në të gjitha analizat e planifikuara të nëngrupeve të ndryshëm të pacientëve. Të pacientët të cilët kanë marrë aspirinë kishte një kohëzgjatje të reduktuar paksa e hospitalizimit.

Midis atyre që nuk ishin të mbështetur nga ventilimi mekanik në kohën e regjistrimit, nuk kishte ndonjë ndryshim statistikisht të rëndësishëm në përqindjen e pacientëve që iu nënshtruan intubimit ose ndërruan jetë nga sëmundja. Për çdo 1.000 pacientë që morën aspirinë, afërsisht 6 pacientë të tjerë përjetuan gjakderdhje të madhe dhe afërsisht 6 pacientë më pak kishin një ngjarje tromboembolike.

Si përfundim, studimi RECOVERY nuk tregoi një përfitim në uljen e vdekshmërisë nga administrimi i aspirinës për të parandaluar ngjarjet tromboembolike.

të fundit

Lejuan transportin e paligjshëm të 410 bagëtive, në hetim katër veterinerë në Korçë e Sarandë

Katër veterinerë janë vënë në hetim nga Policia e Korçës pasi kanë lejuar transportimin e paligjshëm të 410 bagëtive të…

8 minutes ago

Pas Miamit, Armando Broja shkon me pushime në vendlindjen e partneres, Përmet! Çifti shijon rafting në lumin “Vjosa”

Emri i Armando Brojës është nga më të lakuarit në botën e futbollit, por edhe për romancat e tij me…

10 minutes ago

VIDEO / Po festonte fitoren me nokaut – boksierin e zë rryma në litarët e ringut

Sportet luftarake na kanë prezantuar me shumë situata të pazakonta vitet e fundit, por ajo që ndodhi në Tajlandë vendosi…

12 minutes ago

Komisioni Evropian njofton gatishmërinë për të transferuar 11 mld euro në Ukrainë

Komisioni Evropian njoftoi gatishmërinë e tij për të transferuar 2 milionë predha artilerie në Ukrainë dhe për të siguruar 11…

20 minutes ago

Alizoti: Unë kam bërë shumë gabime, ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve…

39 minutes ago

Te Milani nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen

Granit Xhaka është kthyer në objektivin kryesorë të skuadrës së Milan. Pavarësisht refuzimit të Bayer Leverkusen dhe rezistencës nga gjermanët,…

1 hour ago