Sa herë ju ka ndodhur të zhgënjeheni nga një person, megjithatë sërish të bini në grackën e tij? Nuk është diçka për t’u fshehur e as për të pasur turp, ndonjëherë ndjenjat apo situata të caktuara na bëjnë të dobët dhe lehtësisht të manipulueshëm para të tjerëve. Aq më tepër kur këta ‘’të tjerët’’ u përkasin 2 shenjave të mëposhtme të horoskopit. E dini cilat janë? Zbulojeni më poshtë:
1. Akrepi: Natyra e tij elegante është thjesht një fasadë për të fshehur anën e tij më të errët. Është tmerrësisht xheloz dhe dashakeq, sidomos kur dikujt i shkon më mirë ne jetë se tij. Në pamje të parë shfaqet miqësor dhe i dashur, por është krejt e kundërta. Akrepi është tinëzar i lindur, fut shkopinjtë nën rrota kujtdo dhe nuk e ka aspak problem t’ju bëjë keq.
2. Peshqit: Kujt mund t’ia merrte mendja që listën e manipuluesve të zodiakut të gjenim Peshqit? Të njohur për anën e tyre romantike dhe të ndjeshme, Peshqit nuk janë gjë tjetër veçse thëngjill i mbuluar. Nëse gjërat nuk u shkojnë ashtu siç duan, janë të gatshëm t’i vënë flakën gjithçkaje dhe t’i bëjnë keq kujtdo që u del përpara.
Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…
Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…
Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…
Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…
Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…