lifestyle

Qepa e kuqe apo qepa e bardhë? Cilën duhet të zgjidhni për shëndetin tuaj

Secila qepë siguron përbërës esencial ushqyes dhe probiotikë për shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Kur është fjala për shijen, qepa e verdhë është më e përshtatshme dhe me të ka shumë pak shanse që të gaboni. Mirëpo, ekziston edhe një shenjë të cilën mund ta ndiqni me rastin e zgjedhjes së qepës të cilën do ta përdorni në gjellën tuaja.

Disa njerëz kanë probleme me tretjen, sepse hanë lloje të caktuara qepësh. Pos tretjes, disa mbase më mirë është të hanë qepën e zier ngadalë sesa qepët e reja të prera në copë. Nëse pas ngrënies së llojit të caktuar të qepës ndieni fryrje të stomakut apo ju mundon tretja, atëherë mbase ai lloj varieteti apo mënyra e zierjes nuk janë për ju.

Qepa është zgjedhje e shkëlqyeshme e përbërësve ushqyes. Pa marrë parasysh cilin lloj e keni zgjedhur, çdo lloj përmban një dozë të mirë antioksidanti. Të gjitha varietetet përmbajnë flavonoide, të cilat luftojnë kundër radikaleve të lira dhe njihen si kuercetin.

Është treguar që kuercetina ndihmon shëndetin kardiovaskular, mbron potencialisht nga disa lloje të kancerit dhe ul shtypjen e gjakut dhe kolesterinën. Qepa është burim i mirë i probiotikëve, të cilët ushqejnë bakteret e mira në zorrë. Qepa e kuqe përmban antociane e fitokimikate, të cilat ia japin nuancën e kuqe. Kjo do të thotë që qepa e kuqe përfundimisht është “më e shëndetshmja”, por me siguri ka edhe disa shtesa të përbërësve ushqyes. Çdo qepë siguron përbërës esencialë ushqyes dhe probiotikë për shëndetin e tërësishëm.

Pesë lloje – pesë qëllime

Qepa e kuqe: ka shije të shijshme kur piqet në prush, por mund ta hani të gjallë, në sandviçë ose me qebapë. Qepët e kuqe janë të mira për sallata dhe turshi.

Qepa e zakonshme: ky varietet është standard kur përgatisni supë, salca dhe gjellë tradicionale.

Qepa e verdhë: këtë qepë më së shumti përdoreni në gjellë, siç janë perimet dhe mishi i pjekur.

Qepa e ëmbël: ka shije të shkëlqyeshme kur karamelizohet dhe përdoret për ushqime kulmore apo në marmelata me qepë.

Qepa e re: mund ta përdorni në mënyra të ndryshme – ta përzieni në supa, sallata, lyerje, salca apo ta hani të gjallë.

të fundit

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

21 minutes ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

23 minutes ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

38 minutes ago

Aksident në Fier, plagosen tre të mitur! 15-vjeçari humb kontrollin mbi mjetin dhe del nga rruga

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, ku kanë mbetur të plagosur tre…

57 minutes ago

Jackson sërish ‘fundos’ Chelsean, Flamengo mposht bindshëm blutë e Londrës

Chelsea ka pësuar humbje 3-1 nga Flamengo në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube. Skuadra…

1 hour ago

Egli flet për jetën e saj pas daljes nga BBVA/ Ja çfarë thotë për Gjestin

Në një intervistë për emisionin "Canape", Egli Tako ka rrëfyer jetën e saj pas daljes nga Big Brother VIP Albania.…

1 hour ago