lifestyle

Kush tha që nuk duhet ngrënë lëkura e pulës? Ekspertët tregojnë përfitimet shëndetësore prej saj

Lëkura e pjekur e pulës është një ndër pjesët më të shijshme për ata që preferojnë të kripurat. Por, nëse deri dje nuk e keni konsumuar prej kalorive të tepërta, tani është momenti të merrni frymë dhe ta konsumoni lehtësisht.

Është e vërtetë që një gjoks pule pa lëkurë ka pak kalori, por pas hulumtimeve që ka bërë shkolla për shëndetin publik në Harvard, do e kuptoni që nuk ka asgjë të gabuar në konsumimin e lëkurës së pulës, pasi në të gjenden yndyrna të pangopura.

Këto të fundit janë të dobishme për organizmin tonë dhe mund të ndikojnë në uljen e nivelit të presionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit të keq.

Në lëkurën e pulës gjendet acidi oleik, i njëjtë me atë të vajit të ullirit. Acidi oleik ka efekte pozitive për sëmundjet kardiovaskulare, inflamatore dhe autoimune.

Studimi thotë se kthimi tek një dietë mesdhetare me yndyrna të mira bën që diabetikët e tipit 2 të reduktojnë përdorimin e insulinës.

Por lëkura e pulës ndihmon gjithashtu që pula të mos thahet shumë gjatë pjekjes. Lagështia e lëkurës bën që të kurseni kaloritë të tjera nga marinatat me vaj dhe kripë.

Mos harroni se lëkura e pulës nuk është aq e keqe sa keni menduar por është e lartë në kalori prandaj konsumojeni, por jo gjithmonë.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

4 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

4 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

5 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

5 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

5 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

5 hours ago