Categories: lifestyle

Aspirina për aknet: A funksionon?

A ka ndonjë provë shkencore se aknet mund të luftohen me aspirinë? Produkte të shumta pa recetë (OTC) mund të trajtojnë puçrrat, duke përfshirë acid salicilik. Ju gjithashtu mund të keni lexuar se aspirina mund të përdoret për trajtimin e akneve. Aspirina përmban një substancë të quajtur acid acetilsalicilik. Ndonëse ky përbërës lidhet me acid salicilik, nuk është e njëjta gjë.

Acidi salicilik ka efekte tharëse që mund të largojë vajin e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke ndihmuar në pastrimin e njollave të puçrrave. Është një trajtim i mirënjohur për aknet e lehta, megjithëse Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) vëren se provat klinike që demonstrojnë efektivitetin e saj janë të kufizuara.

Aspirina dhe aknet

Aktualisht nuk ka prova të përfitimeve anti-inflamatore nga përdorimi i aspirinës për puçrrat. AAD rekomandon marrjen e aspirinës nga goja për të zvogëluar ënjtjen e lëkurës në lidhje me gjendje si djegia nga dielli. Sidoqoftë, nuk kanë ndonjë rekomandim specifik për aspirinën në trajtimin e akneve.

Nëse vendosni ta përdorni

Aspirina lokale nuk rekomandohet si një formë e trajtimit të puçrrave. Sidoqoftë, nëse vendosni ta përdorni, ndiqni udhëzimet më poshtë:

– Përdorni aspirinë pluhur ose shtypni plotësisht disa tableta
– Kombinoni pluhurin e aspirinës me 1 lugë gjelle ujë të ngrohtë për të krijuar një pastë.
– Lani fytyrën me pastruesin tuaj normal.
– Vendosni pastën e aspirinës direkt te aknet.
– Lëreni të veprojë për 10 deri në 15 minuta.
– Shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë.
– Vendosni kremin hidratues.

Mund ta përsërisni si proces trajtimi një ose dy herë në ditë, derisa pucrra të largohet.

Ka shumë rëndësi të mbani mend se përdorimi i tepërt i aspirinës mund të thajë lëkurën, gjë që mund të shkaktojë largimin e vajrave natyralë të lëkurës.

Efektet anësore janë tharja e lëkurës dhe acarimi i saj. Çdo trajtim i puçrrave që vendosni në fytyrë, përfshirë aspirinën, mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve ultraviolet të diellit. Sigurohuni të vendosni krem dielli.

Tags: akneaspirina

të fundit

Alizoti: Unë kam bërë shumë gabime, ja kur do të nisë analiza e brendshme në PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, teksa ishte i ftuar në studion e News24, foli për situatën politike pas zgjedhjeve…

12 minutes ago

Te Milani nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen

Granit Xhaka është kthyer në objektivin kryesorë të skuadrës së Milan. Pavarësisht refuzimit të Bayer Leverkusen dhe rezistencës nga gjermanët,…

37 minutes ago

Barcelona po planifikon që ti japë numrin 10 në fanellë Lamine Yamalit për ditëlindjen e 18-të

Lamine Yamal pritet të trashëgojë fanellën me numrin 10-të te Barcelona në ditën e 18-vjetorit të tij, më 13 korrik,…

40 minutes ago

Politikani britanik Nigel Farage shpërthen keq ndaj Ramës: Hipokrit, merri mbrapsht kriminelët e tu…

Nigel Farage, ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “t’i marrë…

40 minutes ago

Publikohen pamjet e fëmijëve në monopatina para aksidentit, prapa tyre një makinë policie

Pamjet që shihni më poshtë, janë ekskluzive të siguruara nga “Ora News”, të aksidentit të rëndë që ndodhi tre ditë…

52 minutes ago

E rëndë në Vlorë/ Turisti italian humb jetën sapo futet në det

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, ku një shtetas italian, G.…

1 hour ago