zyrtari i kremlinit Archives - Albeu.com

Mediat britanike: Një zyrtar i lartë i Kremlinit iu afrua fshehurazi Perëndimit dhe kërkoi negocimin e fundit të pushtimit të Ukrainës
Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, të tjera detaje kanë dalë mbi situatën e luftës.

Mediat britanike në një artikull të botuar në mbrëmje vonë bëjnë me dije se një zyrtar i lartë i Kremlinit u është drejtuar diplomatëve perëndimorë dhe shefave të inteligjencës në një përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Burimi thuhet të ketë pohuar se pjesa më e madhe e elitës së Moskës është shumë e shqetësuar për trajektoren e pushtimit të presidentit rus Vladimir Putin në vendin fqinj dhe janë të alarmuar nga forca e sanksioneve të gjera të vendosura nga Perëndimi si përgjigje ndaj autorkratit.

Në një dokument, i cili supozohet se është shpërndarë në agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe i parë nga The Mirror, thuhet: “Një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit dërgoi një sinjal për dëshirën për të negociuar. Humori i elitës së Kremlinit është panik”.

Është e paqartë se cili anëtar i zyrtarëve të lartë të Moskës ka të ngjarë të ketë minuar planet e Putinit, por dokumenti supozohet se e përshkroi personin e brendshëm si një “shtyllë të regjimit” në Rusi.

Një burim diplomatik ukrainas i tha The Mirror se nuk do të habiteshin kur të dëgjonin se zyrtarë të nivelit të lartë të Kremlinit po përpiqen të lidhen me agjencitë e inteligjencës perëndimore pas shpinës së Putinit.

“Ndodh shpesh, siç ndodhi në fazat e mbylljes së Luftës së Dytë Botërore, që zyrtarët nga njëra anë e shqetësuar për të ardhmen e tyre bëjnë qasje për ta siguruar atë”, tha burimi.

Nëse një politikan i lartë në Moskë do të deklaronte publikisht dëshirën për paqe në Ukrainë ose do të kritikonte Putinin, jeta e tyre do të ishte në rrezik ekstrem së bashku me familjen e tyre.

Anatoli Chubais, që dikur ka mbajtur edhe postin e zv/kryeministrit dhe që mbikëqyri transformimin e Rusisë nga ekonomia komuniste në kapitaliste, dha dorëheqjen nga posti i tij si i dërguar i posaçëm i Putinit në organizatat ndërkombëtare në mars dhe u largua nga Rusia për të jetuar në mërgim në shenjë proteste për luftën.

67-vjeçari u sëmur papritur rëndë në fund të muajit të kaluar pasi përjetoi mpirje në gjymtyrët e tij dhe tani besohet se është në kujdesin intensiv duke vuajtur nga një çrregullim i rrallë neurologjik.

Rasti Chubais është vetëm i fundit në një seri sëmundjesh misterioze dhe vdekjesh të dhunshme (më shumë se një duzinë) që kanë goditur biznesmenët rusë, zyrtarët dhe familjet e tyre të afërta, që kur filloi ‘operacioni ushtarak special’ i Putinit në Ukrainë dhe u vendosën sanksionet perëndimore.

The post Mediat britanike: Një zyrtar i lartë i Kremlinit iu afrua fshehurazi Perëndimit dhe kërkoi negocimin e fundit të pushtimit të Ukrainës appeared first on Albeu.com.