Zyrtarët e SHBA Archives - Albeu.com

Serwer: E dobishme që Kurti doli me kushte për Asociacionin. Disa janë pengesa, negociatat të fokusohen aty
Kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte prezantoi gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit pas një presioni të shtuar nga vizitat e shpeshta të diplomatëve të lartë amerikanë e europianë në Prishtinë e Beograd.

Kurti ka mundur të lëvizë nga një pozicion refuzues me prezantimin e kushteve, por tashmë topi bartet në negociata të ashpra meqë kushtet e tilla janë krejtësisht të kundërta me pozicionin e Serbisë, e cila nuk kërkon një Asociacion që i ngjan një OJQ-je.

Këtë veprim të Kurtit, profesori amerikan i John Hopkins, Daniel Serwer, në një bisedë me Gazetën Express e sheh si të dobishëm për pozitën e tij sepse më mirë të paraqesësh diçka sesa të refuzojë.

“Mendoj se është e dobishme që kryeministri të ketë deklaruar qartë se cilat janë kushtet e tij. Kjo është shumë më mirë sesa thjesht të refuzosh Asociacionin”.

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, edhe në një intervistë të fundit e përsëriti se marrëveshja për Asociacionit s’është mes Kurtit e Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë do të zbatohet. Kjo deklaratë e tij erdhi pas një takimit në ambasadën amerikane ku u diskutua për Asociacionin, por pa kryeministrin Kurti. Ky i fundit reagoi dy ditë më pas reagoi.

“Kjo është një përgjigje pozitive, por disa nga kushtet do të paraqesin qartë pengesa për një marrëveshje. Negociatat duhet të fokusohen në to”, thotë Serwer.

Ndër gjashtë kushtet e Qeverisë Kurti për Asociacionin si më e vështira që u pa në opinion ishte hyrja në fuqi e Asociacioni pas njohjes reciproke. Për këtë pikë partitë opozitare sugjeruan se ai po mashtron opinionin dhe se me këtë i referohet planit franko-gjerman që nuk e përmban njohjen reciproke.

Profesori amerikan thotë se këtë pikë Kurti duhet ta sqarojë më tej.

“Fatkeqësisht, ne nuk kemi një version zyrtar të planit, kështu që është e vështirë të komentohet. Por, unë pajtohem me kryeministrin se Asociacioni do të duket ndryshe nga Prishtina në kontekstin e njohjes”.

Por, sa janë gjasat që Serbia ta pranojë një Asociacion ku ajo s’mund të ushtrojë pushtetin e saj?

“Është e qartë se ky nuk është lloji i Asociacionit që Beogradi ka në mendje. Pra, duhet të pyesni presidentin Vuçiq”.

Gjithashtu, Serwer thotë se ende nuk sheh ndonjë arsye për ndryshime në Kushtetutën e Kosovës, e cila mund të akomodojë një Asociacion që është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Sigurisht që nuk duhet të ketë ndryshime në kushtetutën e Kosovës pa ndryshime në kushtetutën e Serbisë”, thotë ai.

Të enjten e kësaj jave në Kuvendin e Kosovës, por edhe në atë të Serbisë, pati përplasje rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi, që së fundi me ngulm po e kërkon bashkësia ndërkombëtare nën hijen e agresionit rus në Ukrainë.

Opozita në Kosovë e akuzoi Kurtin se e ka pranuar krijimin e Asociacionit pasi ai prezantoi gjashtë kushtet e hartuara. Kurti ngulmoi se një lloj i tillë i Asociacionit nuk është “Zajednica”, të cilën ai e ka kundërshtuar fuqishëm si opozitar, por nga opozita pat të tillë që atij ia bënë edhe ‘përhajr’ atë.

Ndërkaq, në Serbi, djathtistët në një moment u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili, së paku në publik, ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës. Ata e akuzuan për “tradhti” meqë, sipas tyre, Vuçiç po e shet Kosovën./express

The post Serwer: E dobishme që Kurti doli me kushte për Asociacionin. Disa janë pengesa, negociatat të fokusohen aty appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët e SHBA-së vizitojnë basketbollisten e burgosur në Rusi
Zyrtarët e Ambasadës amerikane në Moskë kanë vizituar basketbollisten Brittney Griner, që gjendet në burg në Rusi. Kjo vizitë ndodh disa javë pasi një gjykatë ruse refuzoi apelin e basketbollistes ndaj vendimit për nëntë vjet burgim, për posedim të drogës.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se përfaqësuesit amerikanë “panë nga afër qëndrueshmërinë e saj, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo gjendet aktualisht”.

Ai tha se administrata e presiden

tit amerikan, Joe Biden, do të vazhdojë të kërkojë lirimin e menjëhershëm të Griner dhe Paul Whelan, i cili është dënuar më 2020 me 16 vjet burgim në Rusi, nën akuzat për spiunim. Whelan dhe familja e tij thonë se akuzat janë të pabaza, teksa autoritet amerikane po kërkojnë që amerikanët e ndaluar në Rusi të trajtohen mirë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se Grienier “është mirë, bazuar në rrethanat në të cilat ndodhet” dhe se administrata amerikane po punon që të “zgjidhë ndalimet e papranueshme dhe të padrejta” të Griner dhe Whelan.

Griner u dënua në gusht, pasi policia tha se i kishin gjetur vaj kanabisi në bagazhin e saj, teksa kishte arritur në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Ajo u arrestua në shkurt, në kohën e rritjes së tensioneve midis Moskës dhe Uashingtonit, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.

Basketbollistja pranoi para një gjykate ruse se kishte pasur me vete drogë të llojit kanabis, por posedimi i kësaj droge nuk kishte qenë për qëllime kriminale.

SHBA-ja ka thënë gjatë verës se i ka bërë “ofertë” serioze Rusisë për lirimin e Griner dhe Whelan. Persona, që kanë njohuri për këtë temë, kanë thënë se SHBA-ja ka kërkuar shkëmbimin e të burgosurve, duke ofruar që t’ia dorëzojë Rusisë tregtarin e dënuar të armëve, Viktor Bout. REL

The post Zyrtarët e SHBA-së vizitojnë basketbollisten e burgosur në Rusi appeared first on Albeu.com.