zyrtaret e larte Archives - Albeu.com

Gjykata e Lartë po rishikon “arrestin me burg”, ja si mund të përfitojnë zyrtarët e lartë
Në kulmin e debatit publik mbi drejtësinë, e cila po përballet me akuza se është represive dhe kryen arrestime në masë, Gjykata e Lartë, ndërmerr iniciative për të reformuar nëpërmjet një vendimi unifikues, procedurën e caktimit të masës së sigurimit “arrest në burg”.

Me një vendim të ndërmjetëm, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, zbret për diskutim në Kolegjet e Bashkuara një nga çështjet konkrete kërkon njehsimin e praktikës gjyqësore, lidhur me caktimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj zyrtarëve që po hetohen për korrupsion, apo personave të tjerë që janë në konflikt me ligjin.

Sadushi analizon rastin e një të dyshuari për çështje droge, që fillimisht është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës, ndërsa më pas Apeli e ka liruar në arrest shtëpie.

Prokuroria ka ushtruar rekurs për rastin në fjalë dhe kërkon rikthimin e tij në burg, përderisa pretendon se shkalla e dytë e gjyqësore nuk ka analizuar si duhet kushtet dhe kriteret mbi të cilat ka vlerësuar prokurori dhe ka kërkuar masën më të ashpër që parashikon ligji, privimin nga liria.

Rasti konkret sipas Sokol Sadushit, nuk paraqet interes vetëm për zgjidhjen e rastit individual, por ngre nevojën për të vlerësuar nëse praktika e konsoliduar nga vendimi unifikues nr. 7, datë 14.10.2011, duhet të vijojë të mbahet në të njëjtin kuptim apo kërkon rishqyrtim të pjesshëm.

Në arsyetimin e tij, Sadushi sjell në vëmendje disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, një prej të cilëve ai për Thoma Gëllçin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Publik shqiptar, mbajtja e të cilit nën masën e arrestit me burg u konsiderua një shkelje e të drejtave themelore të tij.

Në vendimin që mban firmën e Sokol Sadushit, analizohet që për të privuar një person nga liria duhet plotësisht disa kushte, sikurse janë dyshimet e arsyeshme që ai ka kryer një vepër penale, rrezikshmëria që ai paraqet, rreziku nëse tenton t’i shmanget ose jo drejtësisë, apo ai që lidhet me prishjen e provave apo intimidimin e dëshmitarëve.

Kolegjet e Bashkuara, do t’i japin përgjigje pyetjes se “a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit” si kriter për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, nga rëndësia e saj e përgjithshme ose nga marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit?

E duket se pikërisht këtu qëndron dhe kleçka, pasi në të ardhmen zyrtarët e lartë mund të përfitojnë nga kjo lëvizje, sepse të gjithë të nesërmen mund të pretendojnë se nuk përbëjnë rrezik dhe për rrjedhojë do të kërkojnë lirimin nga paraburgimi.

The post Gjykata e Lartë po rishikon “arrestin me burg”, ja si mund të përfitojnë zyrtarët e lartë appeared first on Albeu.com.

Nga ish-kryeministri, ministra dhe deputetë, Dumani rendit zyrtarët e lartë “në rrjetën” e SPAK
Kreu i SPAK, Altin Dumani, në fjalën e tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit, që siç tha ai janë nën hetim apo të pandehur.

Dumani tha se; “janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish-deputetë, dy ish-gjyqtare, tre ish-kryetarë bashkie, një ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie”.

Altin Dumani: “Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish-gjyqtarë të shkallës së parë, një ish-gjyqtare i apelit dhe një ish- prokuror.

5 ish-kryetar bashkie, një ish-kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie, një ish-ministër Finance, një ish- ministër Mbrojtje, një ish-ministër Mjedisi, një ish-ministër shëndetësisë, një ish-zv.ministër Shëndetësie, një ish- kryeministër, një ish-sekretar i ministrit të mjedisit, një ish-sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim, apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish-zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një ish-gjyqtar, një ish -ministër mjedisi, një ish -ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish-kandidat për kryetar bashkie dhe një ish-sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë.

Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion: Dy ish-deputetë, dy ish-gjyqtare, tre ish-kryetarë bashkie, një ish- sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie.

Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish-magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë”.

The post Nga ish-kryeministri, ministra dhe deputetë, Dumani rendit zyrtarët e lartë “në rrjetën” e SPAK appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët e lartë të PS-së në SPAK, Klosi: Nuk do të kenë asnjë mbrojtje politike
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar edhe paraqitjen e zyrtarëve të lartë socialistë në SPAK. I pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka PS, ai u shpreh se nuk komentojnë vendimet që merr drejtësia.

Ndër të tjera, Klosi tha se “kush shkon në dyert e gjykatave do të gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga politika”.

Drejtësia e re -tha Klosi- është edhe realizimi i një premtimi elektoral, që Partia Socialiste erdhi në pushtet në 2013.

“Siç e kemi thënë ne nuk kemi komente për vendimet që do të marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para drejtësisë nuk ka pasur pengese nga PS dhe nga kryeministri.

Besoj që është një realizim i një premtimi të fortë elektoral që ne morëm mandatin në 2013 për një drejtësi të pavarur. Kushdo që ka kërkesa nga organet e drejtësisë së re për të dhënë informacione do të duhet të japë

Kush shkon në dyert e gjykatave do të gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga politika për ata që kanë procese gjyqësore”, u shpreh Klosi.

The post Zyrtarët e lartë të PS-së në SPAK, Klosi: Nuk do të kenë asnjë mbrojtje politike appeared first on Albeu.com.

Pas largimit të zyrtarëve të lartë, Ukraina nis hetimet për 752 raste të tradhtisë ndaj atdheut
Shërbimi shtetëror i sigurisë së Ukrainës thotë se po heton 752 raste të tradhtisë dhe bashkëpunimit. Sipas agjencisë, numri më i madh i rasteve është dokumentuar në rajonet e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

“Një hetim po zhvillohet për më shumë se 600 punonjës të prokurorisë që kaluan kufirin pas 24 shkurtit 2022. Puna e zbulimit të tradhtarëve gjatë luftës është çështje e sigurisë së shtetit tonë”.- tha në një deklaratë zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Zyra shtoi se pesë prokurorë dhe tre zyrtarë publikë janë raportuar deri më tani për dyshime. Ukraina ka hapur gjithashtu 1,451 procedime penale për hetimin e krimeve kundër fëmijëve, tha zëvendësprokurori i përgjithshëm Igor Mustetsa.

Të paktën 668 nga procedurat e hapura përfshijnë dhunë ndaj fëmijëve dhe përfshijnë plagosje, vrasje dhe dhunë seksuale. 777 raste të tjera kanë të bëjnë me sulmet ndaj objekteve që kanë të bëjnë me fëmijët, shtoi Mustetsa./albeu.com

The post Pas largimit të zyrtarëve të lartë, Ukraina nis hetimet për 752 raste të tradhtisë ndaj atdheut appeared first on Albeu.com.