zyrtarë shtetërorë Archives - Albeu.com

Takimet e grupit kriminal bëheshin në Aruba e Spanjë! Artur Shehu me “kokat” e zyrtarë shtetërorë bënin planet…
SPAK ka kryer dje një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal pastroheshin nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec. Në kuadër të operacionit u lëshuan 20 masa sigurie, 15 ‘arrest me burg’ e 5 ‘arrest në shtëpi’.

Në dosjen e siguruar nga Dosja.al, SPAK ka dokumentuar se vendi i takimeve mes personave të hetuar ishte në Aruba dhe Spanjë. Sipas dosjes hetimore, Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti kanë bërë veprime të ndryshme për të zhvilluar prona dhe për të siguruar leje ndërtimi. Megjithatë përpjekjet për leje ndërtimi janë penguar nga sekuestrimi i një pjese të pronës dhe probleme me kontratat e mëparshme.

Në një pjesë tjetër të dosjes thuhet se personat nën hetim kanë zhvilluar takime jashtë vendit dhe kanë pasur komunikime për kontakte me funksionarë të lartë shtetërorë, pa u përmendur emra apo detaje konkrete.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

Nga tërësia e veprimeve noteriale dhe komunikime të kryera rezulton se, personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti janë përfshirë në kryerje të veprimeve fillimisht për të zhvilluar pronën, më pas në veprime juridike të maskuara me dhurim me qëllim që me lidhjet e tyre të mund të nxirrnin leje ndërtimi. Për këtë fakt, rezultuar të dhënave të dërguara nga autoritetet spanjolle dhe ato belge, personat nën hetim kanë kryer edhe takime me njëri-tjetrin jashtë shtetit në Spanjë dhe në Aruba, ndërsa ata kanë komunikuar edhe në lidhje me takime me funksionarë të lartë shtetërore.

Nxjerrja e lejes së ndërtimit duket se është penguar nga sekuestrimi që është bërë për pjesën ideale që subjekti Denis Matoshi kishte përftuar me anë të dhurimit, kërkesë e cila ishte dërguar për konfiskim, si dhe fakti që nuk është arrituar të revokohej kontrata e lidhur më parë, si dhe pavarësisht këtyre fakteve, grupi kriminal nëpërmjet personit nën hetim Adrian Rama ndjekin veprimet e kryera edhe në kuadër të ndërtimit të Shkollës së Biçikletave dhe sipas komunikimeve që ai kryen ai për zhvillimin e saj është në pritje të planeve të zhvillimit.

Sa më sipër personat nën hetim rezulton të jenë përfshirë në veprime që konsistojnë në fshehjen e natyrës së vërtetë të veprimit, për të shmangur justifikimin e burimit të ligjshëm të të ardhurave për shkak të vlerës që ka kjo sipërtoke toke, nisur nga pozicioni i saj gjeografik dhe zhvillimit të zonës; – transferimin e pasurisë tek disa persona (veprime të njëpasnjëshme) me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, përfituar nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal;

– si dhe në fshehjen e transferimit të pasurisë tek persona pa probleme, por që janë të lidhur me persona që kryejnë aktivitet kriminal, fakte të cilat tregojnë se këto pasuri zotërohen nga vetë personat nën hetim, por veprimet janë kryer për fshehur lidhjen e tyre me tokën apo zhvillimin e saj.

Aktualisht në lidhje me këtë prone nuk janë përftuar të dhëna nëse për tokën janë kryer veprime të tjera për zhvillim të saj, marrë parasysh edhe karakterin sekret të hetimeve, hetim i zhvilluar pa kryer hetime të hapura.

The post Takimet e grupit kriminal bëheshin në Aruba e Spanjë! Artur Shehu me “kokat” e zyrtarë shtetërorë bënin planet… appeared first on Albeu.com.