zyre Archives - Albeu.com

SPAK kryen kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të Belinda Ballukut, dhe në një zyrë
SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, emri i të cilës është regjistruar si person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për News24 dhe BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Kontrollet janë ushtruar në banesat e dy zonjave, bashkëpunëtorëve të ngushta të Ballukut, si dhe në një zyrë.

Njëra prej këtyre bashkëpunëtorëve, nuk është më në detyrë.

Nga informacionet e deritanishme, çështja ka derivuar ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, që është pas hekurave nën akuzë zyrtare për ‘korrupsion’, shkelje të barazisë në tendera dhe akuza për pasurinë e tij.

Kanë derivuar dhe disa çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe disa zyrtarë të lartë të tjerë, si Gentian Gjyli, që lidhen me detyra në OSHEE dhe KESH.

Fakti që i është bërë me dije zonjës Balluku se po hetohet për tendera, është e paqartë se për çfarë po hetohet. Ajo ka statusin e personit nën hetim.

Fakti që është ftuar në SPAK ditën e hënë, të jetë e shoqëruar nga një avokat, nënkupton se mund t’i komunikohet apo bëhet me dije një akuzë penale.

Sipas Lalës, me gjasë mund t’i komunikohet akuza e shkeljes së barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.

FLETETHIRRJA

Në fletëthirrje, Ballukut i bëhet me dije se në momentin e paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme duhet të jetë e shoqëruar nga një avokat, çka në raste të tilla lajmëron se mund t’i komunikohet akuzë penale. Kjo nënkupton ndërkohë që me gjasë SPAK do ta ushtrojë ndjekjen penale ndaj numrit dy të mazhorancës pa masë sigurie e në këtë mënyrë prokurorët e posaçëm shmangin edhe kërkesën për autorizim në Kuvendin e Shqipërisë. SPAK është tejet i rezervuar për të dhënë detaje lidhur me çështjen që po e heton zëvendëskryeministren Balluku, pasi ndaj saj ka një sërë kallëzimesh penale, përfshirë edhe atë të tunelit të Llogarasë ku vlera e tenderit që u fitua nga një kompani turke u rrit me mbi 50 mln euro.

Nuk dihet nëse zonja Balluku do t’i përgjigjet fletëthirrjes së SPAK dhe në këtë pozitë të re përballë drejtësisë do të vijojë apo jo të qëndrojë në postet qeveritare apo do zgjedhë të largohet me dorëheqje e ta zhvillojë betejën e saj pa mburojën e Partisë Socialiste. Belinda Balluku e ushtron detyrën e zv/kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019. Balluku ishte drejtuese politike e qarkut Fier ku ne zgjedhjet e 11 majit fitoi 12 mandate./BalkanWeb

The post SPAK kryen kontrolle në dy banesat e bashkëpunëtoreve të Belinda Ballukut, dhe në një zyrë appeared first on Albeu.com.

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”
Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

Kthimi në zyrë: Si të kapërceni sindromën pas pushimeve
I nxirë, ende me kripë në lëkurë, me zhurmën e valëve që jehojnë në vesh dhe me përtacinë që shoqëron pas pushimeve verore, kthehesh në zyrë.

Mezi buzëqeshni dhe përpiqeni t’u thoni “mirëmëngjes” kolegëve tuaj, të cilët vetë janë kthyer nga ndonjë ishull – real, jo imagjinar – duke u përpjekur të përshtaten me rrethanat e reja. Ju shkëmbeni një vështrim me ta dhe asgjë më shumë nuk duhet të thuhet. Ata e kuptojnë “dhimbjen” tuaj.

Qysh në vitet 1950, James McKeen Cattell, profesori i parë i Psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, shpiku termin “sindromi i pushimeve“, të cilin ai e lidhi me emocionet e vështira që amerikanët përjetuan nga disa ditë para Ditës së Falënderimeve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, Cattell identifikoi ankthin e përhapur, dobësinë, nervozizmin, nostalgjinë për pushimet dhe depresionin.

A ka zgjidhje dhe metoda për të zbutur shqetësimin që shpesh pason periudhën e verës?

– Largohuni disa ditë përpara se të ktheheni në zyrë

Ekspertët sugjerojnë që të ktheheni nga vendi i pushimeve të paktën dy ditë para rifillimit të punës. Kjo do t’ju lejojë të ktheheni në rutinën tuaj, të lani rrobat, të organizoni shtëpinë tuaj, të rimbusni frigoriferin tuaj dhe të përshtateni me orarin tuaj të zakonshëm të gjumit.

– Përgatitni veten

Rritni besimin tuaj duke marrë pak kohë për t’u përgatitur përpara se të ktheheni në zyrë. Studioni dhe kapni atë që ndodhi gjatë pushimeve tuaja, në mënyrë që të mos keni boshllëqe dhe të ndiheni gati për të arritur qëllimet tuaja të përditshme të punës.

– Përqendrohuni në atë që ju pëlqen më shumë në punën tuaj

Sigurisht që ka diçka në punën tuaj që ju emocionon. Filloni me këtë, duke i lënë detyrat më sfiduese për më vonë. Kujtojuni vetes se çfarë ju pëlqen në punën tuaj dhe përqendrohuni në atë që ju intereson më shumë.

– Bëni një listë

Përgatituni mendërisht dhe praktikisht duke bërë një listë të asaj që duhet bërë dhe duke vendosur prioritete. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar dhe të shmangni shpenzimin e kohës në detyra që nuk janë aq të rëndësishme.

– Takohuni me kolegët

Sigurohuni që të takoheni me kolegët tuaj herët në mëngjes për të kapur lajmet, për të folur shkurtimisht për pushimet tuaja dhe për t’u përditësuar për çdo ngjarje të rëndësishme që ka ndodhur gjatë kohës që keni qenë larg, si dhe për afatet.

– Planifikoni diçka argëtuese

Në ditët e para, sigurohuni që të bëni diçka të këndshme pas punës. Dilni me miqtë për ushqim ose pije, vizitoni një muze ose galeri arti, shikoni filma në një kinema në natyrë, lexoni libra, shikoni seritë tuaja të preferuara ose organizoni një ikje fundjave me familjen tuaj në fshat.

The post Kthimi në zyrë: Si të kapërceni sindromën pas pushimeve appeared first on Albeu.com.

Rama do të bëjë ndryshime në Qeveri? Bajram Begaj shkon në zyrë në ditë pushimi
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, mbledh Kongresin Zgjedhor, ku në fokus do të jetë puna mes Partisë dhe qeverisë.

Mbledhja zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku do të mësojmë mesazhet që do të përcjellë kryeministri Edi Rama, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, apo do të bëhet publik emri që do të pasojë Lindita Nikollën në drejtimin e Parlamentit.

Në një kohë që PS zhvillon Kryesinë, në ambientet e Presidencës është parë të shkojë kreu i Shtetit, Bajram Begaj, i cili mesa duket do ta ndjekë aktivitetin e Partisë Socialiste.

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Presidentin Bajram Begaj, të shkojë në zyrë këtë ditë të dielë.

A do të jetë në pritje të firmosjes së ndonjë dekret? Kjo nuk dihet, por do të presim se çfarë do të ndodhë.

AXHENDA

Mbledhja do të jetë e ndarë në disa panele. Në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” do të parqesin arritjet e deritanishme.

Në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj, të cilit Edi Rama i ka besuar kryesimin e Komisionit Antikorrupsion.

Pjesa e tretë do të fokusohet tek punët e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ministrja për Parlamentin Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të përqëndrohen tek nisma “Deputeti që duam”, rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.

Fjalimi kryesor do t’i përkasë kreut të PS, Edi Ramës, i cili në mëngjes publikoi dhe një foto të dekorit të Kongresit ku dhe do të mbahen fjalimet. Rama pritet të prezantojë edhe platformën për zgjedhjet e ardhshme, “deputeti qe duam”.

The post Rama do të bëjë ndryshime në Qeveri? Bajram Begaj shkon në zyrë në ditë pushimi appeared first on Albeu.com.

OpenAl njofton për hapjen e zyres së re në Japoni, e para në Azi
OpenAl po zgjerohet edhe në Japoni me një qendër të re në Tokio dhe plane të reja për një model GPT-4 në gjuhën japoneze.

Prodhuesi i ChatGPT hapi zyrën e parë ndërkombëtare në Londër vitin e kaluar, e ndjekur nga zyrja tjetër në Dublin muaj më vonë.

Ndërsa Tokio do të përfaqësojë zyrën e parë të OpenAl në Azi dhe të katërtën në të gjithë planetin, duke përfshirë edhe selinë në San Francisko me në krye Sam Altman.

Ndryshe, përpjekjet globale të zgjerimit të OpenAl deri më tash kanë qenë mjaft strategjike.

E se kush do ta drejtojë zyrën në Japoni është mjaft e dukshme. OpenAl Japan do të udhëhiqet nga Tadao Nagasaki.

Si udhëheqës i OpenAl Japan, Nagasaki do të ngarkohet të ndërtojë një ekip lokal në terren dhe të ndikojë në rritjen e kompanisë në Japoni.

Bëhet e ditur se tashmë ChatGPT po përdoret nga qeveritë lokale japoneze për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve publike.

The post OpenAl njofton për hapjen e zyres së re në Japoni, e para në Azi appeared first on Albeu.com.

Humb jetën në zyrë kryebashkiaku turk
Kryetari i Bashkisë së Erenlerit të Sakaryas, Fevzi Kilç ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Mediat e huaja shkruajnë se 59-vjeçari ndërroi jetë pasditen e sotme, ndërsa mësohet se Kilç ka qenë në zyrën e tij duke punuar. Punonjësit e bashkisë ishin ata që lajmëruan urgjencën, dhe u transportua me urgjencë për në spital.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, Kliç nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Kilıç, u zgjodh Kryetar i Bashkisë Erenler nga AK, Partia në Zgjedhjet e Administratës Vendore të 31 Marsit 2019.

The post Humb jetën në zyrë kryebashkiaku turk appeared first on Albeu.com.

Ky është gabimi që bëni kur pini kafe në zyrë
Shumica e njerëzve janë mësuar të pinë kafen e parë të mëngjesit në zyrë ose në përgjithësi në punën e tyre.

Megjithatë, hulumtimi i bërë në Arizona zbulon gabimin që shumë njerëz bëjnë dhe nuk e dinë. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse të përdorim filxhanet e zyrës për të pirë kafen tonë.

Hulumtimi i udhëhequr nga Charles Gerba, profesor i mikrobiologjisë mjedisore në Universitetin e Arizonës, tregoi se 90% e filxhanëve të zyrës janë plot me mikrobe edhe nëse janë larë. Është më mirë, siç sugjeron ai, të marrim një filxhan ose termos nga shtëpia ose të përdorim vetëm një filxhan që do ta lajmë çdo ditë në shtëpi dhe do ta kthejmë.

The post Ky është gabimi që bëni kur pini kafe në zyrë appeared first on Albeu.com.

Gabimi që bëni kur pini kafen në zyrë
Shumica e njerëzve janë mësuar të pinë kafen e parë të mëngjesit në zyrë ose në përgjithësi në punën e tyre.

Megjithatë, hulumtimi i bërë në Arizona zbulon gabimin që shumë njerëz bëjnë dhe nuk e dinë. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse të përdorim filxhanet e zyrës për të pirë kafen tonë.

Hulumtimi i udhëhequr nga Charles Gerba, profesor i mikrobiologjisë mjedisore në Universitetin e Arizonës, tregoi se 90% e filxhanëve të zyrës janë plot me mikrobe edhe nëse janë larë. Është më mirë, siç sugjeron ai, të marrim një filxhan ose termos nga shtëpia ose të përdorim vetëm një filxhan që do ta lajmë çdo ditë në shtëpi dhe do ta kthejmë.

The post Gabimi që bëni kur pini kafen në zyrë appeared first on Albeu.com.

A keni një punë zyre? Bëni këto ushtrime në vendin e punës pa e ditur askush
A keni një punë zyre? Ushtroni në vendin e punës pa e ditur askush

Ndërsa jeni ulur në zyrë, shtrini këmbët. Ngrini këmbën e poshtme nga dyshemeja derisa këmbët tuaja të jenë drejt në gju dhe të ndjeni një tkurrje të muskujve. Përsëriteni sa herë të mundeni.

Nëse jeni duke pritur në radhë për një fotokopje, mos qëndroni vetëm aty, por hipni në gishta.

Nëse askush nuk ju shikon, bëni 30 përsëritje – ngrini thembrat dhe qëndroni në gishtat e këmbëve, pastaj uleni 30 herë. Nëse dikush po ju shikon, ngrihuni në gishta dhe qëndroni sa më gjatë që të mundeni.

Ndërsa shkruani në kompjuter, drejtoni shpinën dhe ngrini gjunjët, mbajini për disa sekonda, më pas ulni dhe përsërisni sa herë të mundeni.

Në vend që të shkoni në tualet në të njëjtin kat, shkoni lart ose poshtë. Nëse shkoni në tualet disa herë gjatë ditës, do të digjni deri në 100 kalori.

Vendosni duart poshtë tavolinës, mbështetni pëllëmbët mbi të nga poshtë dhe shtyjeni lart. Ose vendosni pëllëmbët poshtë dhe shtyni poshtë.

Ndërsa jeni ulur në një karrige, shtrëngoni muskujt tuaj gluteus. Mbajini të shtrënguara për një kohë të gjatë, pastaj relaksohuni befas. Nëse dikush është ulur afër, mbajini muskujt të tendosur për më gjatë.

Gjatë pushimit të drekës, ecni në zyrën tjetër në vend që të uleni dhe hani drekën vetëm në gjysmën e fundit të orës.

Bëni veten të ngjiteni shkallët për në zyrë. Harrojeni ashensorin. Dy ditët e para do të jenë të vështira, por çdo inflamacion i muskujve është një shenjë e mirë si për këmbët ashtu edhe për të pasmet.

The post A keni një punë zyre? Bëni këto ushtrime në vendin e punës pa e ditur askush appeared first on Albeu.com.

Pandemia rriti numrin e punonjësve nga shtëpia, puna në zyrë drejt “mbylljes”
Nga Catherine Nixey, The Economist

Në pranverën e vitit 1822, një punonjës në një nga zyrat e para në botë në Londër  i shkroi një letër një miku. Nuk dihet nëse personi në fjalë ishte i emocionuar që do të punonte në një ndërtesë që ishte revolucionare, ose ishte i emocionuar se do të ishte pjesë e një institucioni të ri që do të transformonte botën në shekujt që pasuan.

“Nuk e dini sa e lodhshme është”, shkroi Charles Lamb, “të thithësh ajrin e katër mureve të mbyllura, ditë pas dite.

Bota nga e cila shkroi Lamb tani është zhdukur prej kohësh. Kompania famëkeqe u shemb në vitet 1850. Trashëgimia e saj më e famshme, sundimi kolonial britanik në Indi, u shpërbë një shekull më vonë. Por letra e tij ekziston sot, sepse, ndërsa perandori të tjera kanë rënë, perandoria e zyrës ka triumfuar mbi jetën moderne profesionale. Dimensionet e kësaj perandorie janë të mrekullueshme.

Ajo dominon horizontet e qyteteve tona, ndërtesat e tyre më të larta nuk janë më katedrale apo tempuj, po ndërtesa shumëkatëshe të mbushura me punëtorë. Ai përshkruan shumë nga jeta jonë. Nëse jeni një  punëtor i kësaj perandorie, do të kaloni më shumë kohë me kolegun  në të majtë dhe do të dëgjoni ankesat e tij, ndoshta dhe problemet e  familjarëve të tij.

Këtë pranverë, pothuajse brenda natës, zyrat e botës u boshatisën. Në Nju Jork dhe Paris, në Madrid dhe Milano nuk kishte me njerëz që punonin në zyra. Edhe para se të përhapej koronavirusi, puna në zyra kishte ndryshuar qasjen. Një kombinim i qirave në rritje, revolucioni digjital dhe kërkesa në rritje për punë fleksibël bëri që popullsia e saj të emigronte ngadalë në mjedise të ndryshme.

Më shumë se gjysma e fuqisë punëtore amerikane tashmë punon nga shtëpia, të paktën disa herë. Në të gjithë botën, puna në shtëpi ishte në rritje të vazhdueshme për një dekadë. Ekspertët parashikuan se do të rritet më tej. Askush nuk e imagjinonte që një goditje dramatike do të vinte kaq shpejt.

Është shumë herët për të thënë nëse puna në zyra ka  marrë fund. Puna në zyra  gjithashtu ka thelluar pabarazitë sociale. Në vitin 2018, kishte më shumë burra sesa gra në mesin e shefave ekzekutivë të kompanive. Zyrat madje priren të jenë vende fizikisht më të pakëndshme për gratë sesa për burrat.

Por ka një fenomen që ka ekzistuar prej shekujsh. Prindërit përpiqen të ruajnë pretendimin e vjetër se fëmijët nuk ekzistojnë, duke përdorur teknika që variojnë nga mosvendosja e fotografive të fëmijëve të tyre në punë, deri te pretendimi se ata vetë janë të sëmurë, në mënyrë që të mund të kujdesen për foshnjat e sëmurë, thotë Oster.

Pavarësisht udhëtimit dhe kolegëve, takimeve bajate, zyrat na sjellin edhe diçka tjetër: gëzim. Lucy Kellaway, e cila shkroi një kolonë të gjatë në Financial Times mbi absurditetet e jetës në zyrë, flet për “artificialitetin e madh” që ne përqafojmë në momentin që hyjmë në një zyrë.

Tani që të gjithë po punojmë nga shtëpia pasi diçka është shumë pozitive.  Dhe kështu, me gjithë kërcënimin me të cilin po përballet puna në zyra, ka edhe arsye për optimizëm. Edhe pse shumë prej nesh e kanë të vështirë ta pranojnë, të gjitha ato tavolina dhe të gjithë ata njerëz, gjithë ajo zhurmë dhe humbje kohe, ka përfitimet e tyre.

Njerëzit kanë nevojë të punojnë në zyra. Takimet në internet mund të na mbajnë gjallë si qenie sociale tani, por takimet live  janë shumë shpesh transaksionale dhe të sikletshme. Zyrat mund të mos mbushin faqet e antologjive poetike, por sipas Kellaway, ajo që na pengon nuk është puna në kompjuter në shtëpi apo në zyra por marrëdhënia që kemi me njerëzit.”/abcnews.al

The post Pandemia rriti numrin e punonjësve nga shtëpia, puna në zyrë drejt “mbylljes” appeared first on Albeu.com.