Zvicra refuzon kerkesen e Danimarkes Archives - Albeu.com

Zvicra refuzon kërkesën e Danimarkës për të dërguar automjete të blinduara në Ukrainë
Qeveria zvicerane vendosi të mërkurën veton ndaj kërkesës së Danimarkës për të dërguar transportues të blinduar ushtarakë të prodhimit zviceran për në Ukrainë, duke cituar politikën e saj të neutralitetit për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.

Duke cituar konfirmimin e agjencisë, televizioni kombëtar zviceran, SRF bëri të ditur se Sekretariati Shtetëror për Marrëdhëniet Ekonomike (SECO) hodhi poshtë kërkesën e Danimarkës për të dërguar rreth njëzet automjete ushtarake “Piranha III” në Ukrainë.

SECO nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë së lajmeve Reuters mbi vendimin e marrë.

Si shtet neutral, Zvicra kërkon që të gjithë shtetet e huaja që blejnë armë të prodhimit zviceran të kërkojnë leje për ri-eksportimin e tyre.

Në prill ata vendosën veton e tyre për ri-eksportimin e municioneve të prodhimit zviceran, të përdorura në tanket kundërajrorë q Gjermania po dërgon në Ukrainë. Ata gjithashtu kundërshtuan kërkesën e Polonisë për të blerë armë për t’i ardhur në ndihmë fqinjëve të Ukrainës.

Ndryshe nga e kaluara Zvicra ndryshoi qëndrim dhe miratoi sanksionet e Bashkimit Evropian, të vendosura për të ndëshkuar Rusinë mbi pushtimin e Ukrainës, një sulm që Moska e përshkruan si një operacion të posaçëm ushtarak për çarmatosjen dhe “de-nazifikimin” e Ukrainës.

Por neutraliteti zviceran tashmë përballet me provën e tij më të madhe në dekada ndërsa një debat i brendshëm po zhvillohet mbi mënyrën se si të interpretohet politika që e mbajti Zvicrën jashtë të dy luftërave botërore gjatë shekullit të 20-të

The post Zvicra refuzon kërkesën e Danimarkës për të dërguar automjete të blinduara në Ukrainë appeared first on Albeu.com.