zvicera Archives - Albeu.com

Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje, 8.78 milionë franga për transformimin e gjelbër të bizneseve
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila ka bërë të ditur se me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher kanë nënshkruar Marrëveshjen pesëvjeçare për projektin “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK)”, me një buxhet të përgjithshëm prej 8.78 milionë frangash zvicerane.

Kusari-Lila në një postim në Facebook bën të ditur se përmes kësaj marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me bashkëfinancim nga SIDA (Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Suedisë), do të mbështesin tranzicionin e gjelbër të sektorit privat në Kosovë gjatë periudhës 2026–2031.

Lexoni të plotë postimin:

8.78 milionë franga zvicerane për transformimin e gjelbër të ndërmarrjeve private në Kosovë

Bashkë me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, nënshkruam Marrëveshjen pesëvjeçare për projektin “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK)”.

Përmes kësaj marrëveshjeje ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me bashkëfinancim nga SIDA (Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Suedisë), do të mbështesim tranzicionin e gjelbër të sektorit privat në Kosovë gjatë periudhës 2026–2031.

Me një buxhet të përgjithshëm prej 8.78 milionë frangash zvicerane, projekti synon të rrisë konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë klimatike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, duke nxitur përdorimin e teknologjive më të pastra, rritjen e efikasitetit të burimeve dhe adoptimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit.

Transformimi i gjelbër i industrisë dhe ekonomisë është në përputhje të plotë me planet strategjike të Ministrisë, duke kontribuar në krijimin e mundësive të reja inovative për bizneset, fuqizimin e kategorive të nënpërfaqësuara dhe rritjen e rolit e kapaciteteve të sektorit privat në Kosovë.

Përmes këtij bashkëpunimi do të promovohen investimet e gjelbra, inovacioni dhe krijimi i vendeve të punës gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe forcimin e ekonomisë së gjelbër të Republikës së Kosovës.

Falënderoj Qeverinë e Zvicrës, SDC-në, SIDA-n dhe të gjithë partnerët për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në potencialin zhvillimor e ekonomik të Kosovës.

The post Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje, 8.78 milionë franga për transformimin e gjelbër të bizneseve appeared first on Albeu.com.