Zvicer Archives - Albeu.com

Granit Xhaka i përkushtuar te Zvicra, por gjithmonë pranë familjes: Momente që kanë rëndësi
Granit Xhaka po luan një rol të rëndësishëm në përfaqësuesen e Zvicrës gjatë ndeshjeve që po zhvillohen në kuadër të Kupës së Botës, e cila tashmë ka nisur dhe është në fazën e saj aktive me përballje të forta ndërkombëtare.

Mesfushori kosovar është sërish një nga liderët kryesorë të skuadrës, duke udhëhequr ritmin e lojës, organizuar ndërtimin e aksioneve dhe duke siguruar stabilitet si në fazën defensive ashtu edhe në atë ofensive.

Përvoja e tij në ndeshje të mëdha është një nga pikat më të forta të Zvicrës në këtë turne.

Në kohën e lirë nga angazhimet me kombëtaren, ai ka ndarë momente edhe me familjen e tij në Kaliforni, duke treguar anën më të qetë dhe personale jashtë futbollit.

Në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar një fotografi me bashkëshorten e tij, Leonita Xhaka, ku ka shkruar: “Momentet që kanë rëndësi”.

Familja gjithashtu është një mbështetje e madhe për të në çdo hap që bën.

Ata tani duket se janë bashkë për të qenë më afër tij në këtë periudhë të rëndësishme të karrierës, duke i dhënë mbështetje të vazhdueshme dhe duke e ndihmuar të ruajë fokusin dhe qetësinë në një turne me intensitet të lartë si Kupa e Botës.

The post Granit Xhaka i përkushtuar te Zvicra, por gjithmonë pranë familjes: Momente që kanë rëndësi appeared first on Albeu.com.

Skandali i Ramës në Zvicër/ Dritan Zagani: Qëndroi në hotelin më të shtrenjtë, ambasadori hante hamburger në rrugë
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë vendit, duke rrëzuar pretendimet zyrtare për udhëtime modeste dhe private.

Ish-shefi i antidrogës, Dritan Zagani, i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ka denoncuar me fakte konkrete sjelljen e kreut të qeverisë gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, që sipas tij, nxjerr zbuluar abuzimin me asetet shtetërore dhe luksin e shfrenuar.

Zagani ka treguar se kryeministri është akomoduar në një hotel super luksoz dhe shumë të shtrenjtë në Bazel, i inaguruar së fundmi dhe i njohur si destinacion i elitës së biznesit botëror.

Megjithatë, ajo çfarë është shqetësuese thekson ish-shesfi i antidrogës, është trajtimi i përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe përdorimi i mjeteve zyrtare të shtetit shqiptar në shërbim të plotë kryeministrit, edhe pse ky i fundit pretendoi se ishte një vizitë private.

“E lexova dhe me vëmendje të madhe, megjithëse ma dërguan se unë jam aq nivel i lartë i armiqësisë sa as në Facebook nuk e lexoj dot atë budalla. Pasi e lexova dola dhe e kontestova direkt realitetin sepse ai vazhdonte shkruante nga hoteli Mövenpick statuset e tij dhe ishte akoma në Bazel duke justifikuar mashtrimet, në kohë që thoshte që prej një dite e gjysmë isha atje u bë nami. Me rrena. Po nejse, unë kam pa ca, ca gjëra që i pashë live. I shikoja nëpër emisionet e juaja, i shikoja, i dëgjoja nëpër rrjete. Si ka mundësi thosha që një, një situatë e tillë.

Po kur e kam pa live, 3 metra, 2 metra afër klounin, se si ishte, se si sillej, se si vishej, se çfarë jetë bënte, me të vërtetë ishin shumë pak ato që dëgjoja për të. Ishin shumë, shumë pak. Po të hysh te detajet, se di ajo mjekra do t’i ketë zënë ndonjë tip morri se e krunde gjithë kohës. E të rrish robi, me bë figurë, i palarë edhe i veshur ashtu si zhuls i zi sado t’i kushtojnë ato rrobat e shtrenjta, të mortjes së fundit, se çfarë mode është ajo vetëm ai di, por një njeri si i pashpirt e në të gjitha senset shkurt. Dhe kjo qe përshkrimi.

Unë mbas një kërkimi shumë të vogël nëpër rrjetet e Bazelit e gjeta që strehohej në një nga hotelet që ka dy vjet që është inaguruar, një hotel super luksoz dhe super i shtrenjtë, që atje në fakt shkojnë shumë… personazhe, po shkojnë të botës së biznesit apo të ndryshme, që shpenzojnë shumë dhe s’e kanë problem. Elita që shkon dhe nuk e ka problem. Biles, një miku im, që u rrinim takoheshim dhe po pinim kafe poshtë te bari i këtij lokalit, po prisja që të mos, fatkeqësisht të takoja liderin e madh, po s’e takova dot aty, më tha: Si ka mundësi që edhe hotelin e ka zgjedhur të ngjitur 100 metra në vijë ajrore larg me godinën që flitet si godina e Rothschild-ve, si qendra e Rothschild-ve këtu. Tashi gjëra t’i dinë vetë pastaj.

Dhe e dëgjova dhe e lexova me vëmendje kur thoshte: Mirë ajo gënjeshtra banale që pinte ujë e hante kush e di se çfarë asnjë gjë, biskota, se ishte ulur vetë i dhjeti në një ndër restorantet më të shtrenjta aty, që aty vetëm një kafe do ta paguajë sa i bie i paguajnë dritat… Jo që po hante darkë me lëng qershie, e kanë ndenjur deri në një të natës aty, me ca pleq që s’e kuptoja çfarë muhabetesh ishin po puna e tij. Por ajo që më bëri përshtypje është që, mes gjithë të tjerave, gënjente komplet hapur për çdo lëvizje, për çdo gjë që bënte që unë po i shikoja live. Në ambasadën tonë ka qenë një makinë, gjithmonë një makinë e ambasadorit që e njoh, që në takimet me, me një prezantim i librit në Zyrih të një gazetari, shkrimtari kosovar e gazetar, kam njohur për herë të parë ambasadorin.

E kam kontakt me makinën që kur ishte ministër Ilir Gjoni. Dhe po ajo makinë ishte prapë në qarkullim aty rreth e rrotull. Por çuditërisht, doli me targën 125 ditën që erdhi Rama. Një BMË nga ato të papërdorur deri më sot, avull, modelet e fundit fare. Që ishte në dispozicion të tij, me një shofer nga do që shkonte, nga do që rrinte ai. Dhe e njëjta makinë ku ishte Rama, ishte dhe ajo makina e parkuar krahas makinës së adjutantit, ambasadorit. Dhe ajo që më bëri përshtypje… ti je përfaqësues i shtetit. Hiqesh sikur… një njeri i një niveli, që prezantohesh para elitës, para s’e di se kujt. Po a nuk e kuptova. Lokali i ngjitur, hante, pinte Edi Rama me ca pleq e plaka, muhabetet e tij, atje pinte verë me gjithë lindjen, ishin veshur edhe bukur. Njëri me të kuqe, ajo me të kuqe, ky me të zeza, e përfaqësonin denjësisht flamurin.

Dhe ngjitur me atë lokal, tre metra më tutje në një tavolinë, ambasadori me shoferin me një shpurë njerëzish që nuk i njihja, nga dy gra dhe burra, hanin hamburger, e pinin birra. Po të paktën, minimumi, merre atë shpurën e ambasadës apo çfarë janë ata, e shoferin, po minimumi ambasadorin një, një kryeministër duhet ta kishte në krah të vetes në vendin që ka udhëtuar. Ose në qoftë se thotë që ka udhëtuar privatisht, privatisht, me lekët tona si gjithmonë, por po e zëmë që ka udhëtuar privatisht, atëherë çfarë do me makinën e ambasadës, e me targën e ambasadës C… BE 1 vizë 125, është makina, targa e ambasadës shqiptare e listuar në listat e targave diplomatike këtu. Pse bredh poshtë e lart me makinë në qoftë se e paske udhëtimin privatit?

Se kur bredh me makinën e ambasadës e të ambasadorit, minimumi thashë ambasadori duhet të jetë prezent me kryeministrin. Jo ambasadorin e kishte lënë atje mbrapa të hante hamburger me shoferin. Pra, imagjinoni kush na përfaqëson dhe si, dhe si na trajton. Se shiko, i shikoj për shembull nëpër këto mediat apo nëpër lajme e gjëra, edhe këta diktatorët e tjerë ose këta sheikët që vijnë nga vendet e pasura që janë mbretër me kuptimin e plotë të fjalës, edhe këta nuk i, nuk i poshtërojnë kaq shumë njerëzit e tyre që kanë, si përfaqësi në vendet ku shkojnë ose si i trajton ky, nuk arrij ta marr një, një, të të jap një ide të them çfarë, çfarë logjike ka ky lloj specie, ky lloj njeriu. Pa hyrë pastaj te gënjeshtrat që i ka kështu hapur fare”, tha Zagani.

The post Skandali i Ramës në Zvicër/ Dritan Zagani: Qëndroi në hotelin më të shtrenjtë, ambasadori hante hamburger në rrugë appeared first on Albeu.com.

Vizita në Zvicër/ Shpërthen keq Rama: Çdo qindarkë e kam fituar me punë të ndershme, s’ka bir nëne a bir k…
Kreministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas shpërndarjes së një videoje ku ai shihej në Basel të Zvicrës dhe thuhej se kreyministri po konsumonte “me shpenzimet e shtetit”.

Rama thotë se në thuajse tre dekada në shërbim publik, nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me fonde shtetërore, dhe se e njëjta gjë vlen, sipas tij, edhe për familjen e tij.

“Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit. Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time. Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit. Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona. Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”: Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale. Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë. Dhe mos e harroni asnjëherë: Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja. Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi”,– shkruan Rama.

Kujtojmë se ish-shefi i Policisë Vlorë, Dritan Zagani, publikoi një video të kryeministrit Edi Rama në lokalet e Zvicrës ku shkruante: “Sheshet e Tiranes plot, ky ha e pi ketej me leket tuaja….vazhdoni ju protestoni paqesisht se jeni pupull i kulturuar, ashtu si do ky”.

The post Vizita në Zvicër/ Shpërthen keq Rama: Çdo qindarkë e kam fituar me punë të ndershme, s’ka bir nëne a bir k… appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Zvicër/ Publikohen pamje të reja, ja se si shpërtheu zjarri në barin në Crans Montana (VIDEO)
Një video e re nga nata e zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation në Crans Montana,  është publikuar, me gazetën italiane Corriere della Sera që raporton se Zyra e Prokurorit Publik të Sionit e ka paraqitur atë si material vizual, duke treguar qartë mënyrën se si shpërtheu zjarri.

Në video, kamarierja 24-vjeçare Sian Panine shihet duke mbajtur dy shishe shampanje, të cilave u janë bashkangjitur fishekzjarrë.

Gruaja ulet mbi supet e kolegut të saj, ndërsa shkëndijat nga fishekzjarrët prekin panelet e shkumës shumë të ndezshme të izolimit të zhurmës të vendosura në tavan. Disa sekonda më vonë, njëri prej paneleve merr flakë.

Sipas dëshmive fillestare, pronarët e restorantit, çifti Moretti, kishin pohuar se ideja për shfaqjen me fishekzjarrë kishte ardhur nga kamarierët, por një dëshmitar tha se Jessica Moretti kishte dhënë personalisht porosinë për këtë veprim.

Përkrenarja që Panine mbante gjatë demonstratës thuhet se i kufizoi rëndë fushën e shikimit, ndërsa sipas prindërve të saj, punëtorja sezonale nuk kishte marrë asnjë trajnim për sigurinë nga zjarri.

“U panikova kur pashë flakët”, tha ajo më vonë. Pronari Jacques Moretti shprehu hidhërimin e tij në seancën e dënimit: “Asnjë prind nuk duhet të kalojë nëpër këtë. Kjo është një katastrofë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet”.

Gruaja e tij, Jessica, shtoi me lot në sy: “Ajo që po kalojnë këto nëna është e papërshkrueshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër këtë. Ne kurrë nuk do t’i shmangemi përgjegjësive tona”.

E pyetur për sjelljen e saj gjatë natës së zjarrit, 40-vjeçarja tha: “Doja të telefonoja menjëherë zjarrfikësit. Mendova se sapo vendi të evakuohej, mund të ktheheshim brenda. Nuk përdora një fikëse zjarri sepse u panikova. Prioriteti im ishte të ngrija alarmin”.

Ajo shtoi se kishte dashur të përqafojë njerëzit dhe të ndihmonte, por nuk e kuptoi seriozitetin e situatës deri vonë. Ngjarja tragjike ka nxitur reagime të forta dhe hetimet vazhdojnë, për të përcaktuar përgjegjësinë për shpërthimin e zjarrit dhe pasojat e tij.

🇫🇷🇨🇭 FLASH | Une nouvelle vidéo obtenue par BFMTV montre exactement d’où est parti l’incendie de Crans-Montana qui a tué 41 personnes.

pic.twitter.com/BcNQBPkCpM

— Cerfia (@CerfiaFR) February 24, 2026

The post Tragjedia në Zvicër/ Publikohen pamje të reja, ja se si shpërtheu zjarri në barin në Crans Montana (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Trump në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigurisë për pritjen e njeriut më të fuqishëm në botë
Pas një mungese fizike vitin e kaluar, kur u kyç vetëm përmes videolidhjes, Donald Trump pritet të zbarkojë sërish në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Siç raporton gazeta zvicerane “Blick”, vizita e tij më 18 janar ka vënë në lëvizje një makineri gjigante sigurie, ku Shërbimi Sekret Amerikan dhe autoritetet zvicerane po përgatisin një dispozitiv mbrojtës të jashtëzakonshëm.

Ardhja e presidentit amerikan do të bëhet me avionin e mirënjohur “Air Force One”, një qendër komande fluturuese e pajisur me teknologjinë më të lartë mbrojtëse, përfshirë sisteme kundër raketave dhe mbrojtje nga impulset elektromagnetike.

Përgatitjet kanë nisur tashmë, teksa avioni i parë transportues me pajisje logjistike ka zbritur në Aeroportin e Zürichut të dielën.

Për të garantuar sigurinë maksimale, agjentët amerikanë pritet të marrin nën kontroll kullën e vrojtimit në Zürich gjatë uljes së avionit presidencial, ashtu siç kanë bërë edhe në vizitat e kaluara të Trumpit në vitet 2018 dhe 2020.

Nëse kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, Trump do të transportohet nga Zürichu drejt Davosit me helikopterë ushtarakë, të cilët shoqërohen gjithmonë nga mjete të tjera për të mbajtur të fshehtë vendndodhjen e saktë të presidentit.

Megjithatë, në rast moti të keq, në lojë hyjnë mjetet tokësore: limuzina e blinduar 9-tonëshe e njohur si “Bisha” (The Beast).

Kjo makinë është një fortesë e vërtetë, me xhama dhe dyer të trasha 15 centimetra, si dhe me rezerva të brendshme oksigjeni dhe gjaku të grupit të presidentit.

Përveç mbrojtjes fizike, delegacioni i Trumpit do të mbajë me vete edhe valixhen me kodet e autorizimit për sulme bërthamore.

Nga ana tjetër, ushtria zvicerane do të mobilizojë një numër të madh trupash për të siguruar zonën e Davosit, ndërsa forcat ajrore do të mbikëqyrin rreptësisht hapësirën ajrore, në koordinim të plotë me shërbimet sekrete amerikane.

The post Trump në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigurisë për pritjen e njeriut më të fuqishëm në botë appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Zvicër me 40 viktima / Pronarët e barit nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe fshehje provash
Çifti që drejtonte barin në resortin zviceran Crans-Montana, ku 40 persona humbën jetën nga një zjarr shkatërrues natën e Vitit të Ri, akuzohen se kanë tentuar të shkatërrojnë prova duke bllokuar llogaritë në rrjetet sociale menjëherë pas tragjedisë.

Jacques Moretti (49 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Jessica Moretti (40 vjeçe) dyshohen për vrasje nga pakujdesia, mes akuzave për standarde të pamjaftueshme sigurie në lokalin e quajtur Le Constellation.

Avokati Romain Jordan, i cili përfaqëson disa nga 116 të plagosurit – shumica të rinj, disa me djegie katastrofike – tha se llogaritë e barit në Facebook dhe Instagram u pezulluan ndërkohë që operacionet e shpëtimit ishin ende në zhvillim.

Ai i tha The Times se llogaritë u bllokuan mes orës 03:00 dhe 06:30 të mëngjesit. “Është e çuditshme që, ndërsa po zhvillohej një emergjencë e tillë, dikush po mendonte për këtë,” u shpreh ai.

Sipas Jordanit, lokali kishte reklamuar festën e Vitit të Ri pak para zjarrit, dhe pezullimi i llogarive tregon se menaxherët ishin të vetëdijshëm për çështjet e sigurisë që në momentet e para pas tragjedisë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 01:30 të mëngjesit, pasi fishekzjarre të vendosura mbi shishe shampanje i vunë flakën një materiali akustik shumë të ndezshëm në tavan. Një ish-zjarrfikës deklaroi se materiali ishte “në thelb i njëjtë” me veshjen e përdorur në kullën Grenfell në Londër.

Pamje të realizuara para zjarrit tregojnë një banakier me helmetë duke mbajtur një fishekzjarr të ndezur, ndërsa qëndronte mbi shpatullat e një kolegu të maskuar. Brenda pak minutash, zjarri u përhap në gjithë klubin nëntokësor në një fenomen të njohur si “flashover”, ku të gjitha materialet e djegshme marrin flakë njëkohësisht.

Personat e bllokuar brenda lokalit kishin vetëm një shkallë të ngushtë për të dalë. Dy ish-punonjës thanë se fikëset e zjarrit shpesh mbaheshin të mbyllura dhe se dera e daljes emergjente ishte shpesh e bllokuar ose e mbyllur me çelës.

Dy ish-punonjës, të identifikuar vetëm si Maxime dhe Sarah, deklaruan se trajnimet për sigurinë nga zjarri kishin qenë “të dobëta”. “Gjithmonë thosha se nëse fishekzjarrët preknin tavanin, gjithçka mund të merrte flakë,” tha Maxime për BFM.

Autoritetet lokale në Crans-Montana pranuan gjithashtu se lokali nuk kishte kaluar inspektimin vjetor të sigurisë për më shumë se pesë vjet. Presidenti i komunës, Nicolas Féraud, e quajti këtë një dështim serioz dhe tha se autoritetet “nuk do t’i shmangen përgjegjësisë”.

Policia e kantonit Valais po vazhdon hetimet ndaj çiftit Moretti për vrasje nga pakujdesia, plagosje të rëndë nga pakujdesia dhe zjarrvënie nga pakujdesia.

Në një deklaratë të përbashkët, çifti u shpreh se është “i shkatërruar dhe i mbushur me dhimbje” dhe se po mendon vazhdimisht për viktimat, duke shtuar se nuk do të përpiqet të shmangë përgjegjësitë.

Të dielën, më shumë se 2,000 persona morën pjesë në një procesion përkujtimor në Crans-Montana, duke marshuar në heshtje nga një shërbesë fetare drejt vendit të tragjedisë. Heshtja u ndërpre vetëm nga duartrokitjet spontane për zjarrfikësit që luftuan flakët.

Një banor lokal tha: “Po kalojmë një moment errësire të thellë, por po e përballojmë së bashku./ Top Channel

The post Tragjedia në Zvicër me 40 viktima / Pronarët e barit nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe fshehje provash appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen katër viktimat e zjarrit në Crans-Montana, mes tyre edhe dy të mitur
Autoritetet zvicerane kanë përfunduar identifikimin e katër viktimave të tjera nga tragjedia që ndodhi natën e Vitit të Ri në barin “Le Constellation”, në qendrën e skive Crans-Montana, dhe i kanë dorëzuar trupat familjeve të tyre.

Sipas njoftimit të policisë së kantonit Valais, pas një procesi të gjatë dhe intensiv identifikimi gjatë orëve të fundit, u konfirmua identiteti i katër shtetasve zviceranë: dy vajza, 21 dhe 16 vjeçe, dhe dy djem, 18 dhe 16-vjeç.

Procesi i identifikimit u krye me ndihmën e njësive të specializuara për viktimat e katastrofave masive (DVI) dhe të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për shkak të rëndësisë së plagëve të shkaktuara nga zjarri.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave mjeko-ligjore dhe administrative, trupat iu dorëzuan familjeve në mënyrë zyrtare.

Si ndodhi tragjedia?

Hetuesit po përpiqen të zbardhin se si dhe pse zjarri vdekjeprurës që shpërtheu natën e ndërrimit të viteve në Crans-Montana u përhap me një shpejtësi kaq të madhe, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit në Zvicër.

Autoritetet zvicerane, deklaruan të premten se fishekzjarrë që shpërthyen mbi shishe shampanje ishin shkaku fillestar i zjarrit.

Megjithatë, mënyra se si flakët u përhapën me një intensitet ekstrem, duke lënë të paktën 40 viktima dhe 119 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, mbetet një nga çështjet kryesore të hetimit, së bashku me historikun e sigurisë së barit Le Constellation.

Sipas BBC-së, ekspertë të sigurisë nga zjarri kanë analizuar video dhe fotografi të realizuara nga të mbijetuarit, në përpjekje për të identifikuar gabimet që çuan në tragjedi.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë persona që mbajnë mbi kokë shishe shampanje me fishekzjarrë të ndezur, shumë pranë tavanit, mes një turme të dendur njerëzish.

Në disa prej imazheve, flakët duken teksa nisin të përhapen në tavan, ndërsa në video të tjera shihen klientë që filmojnë zjarrin, me muzikë të fortë në sfond, përpara se të përfshihen nga paniku dhe të vrapojnë drejt daljes.

Prokurorja e përgjithshme e rajonit Valais, Beatrice Pilloud, deklaroi se të dhënat deri tani çojnë në përfundimin se zjarri nisi nga fishekzjarrë të vendosur mbi shishe shampanje, të cilat “u afruan shumë pranë tavanit”.

Një tjetër element kyç i hetimit është materiali i veshjes së tavanit. Dy ekspertë të sigurisë nga zjarri i thanë BBC-së se në pamje duket një material që i ngjan shkumës akustike prej poliuretani, e cila, nëse nuk është trajtuar me substanca kundër zjarrit, është jashtëzakonisht e ndezshme dhe prodhon tym të dendur toksik.

Sipas specialistëve, zjarri mund të ketë shkaktuar fenomenin e njohur si “flashover”, ku gazrat e nxehtë grumbullohen në tavan dhe përfshijnë pothuajse menjëherë të gjithë ambientin nga flakët. Ekspertët theksojnë se në raste të tilla, mbijetesa është pothuajse e pamundur.

Autoritetet zvicerane deklarojnë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse materiali i përdorur në tavan ishte në përputhje me standardet e sigurisë, ndërsa theksojnë se ndërtesa të përmasave të tilla duhet të inspektohen çdo vit.

Hetimi po fokusohet edhe te daljet e emergjencës së lokalit, i cili shtrihej në dy nivele, kat përdhes dhe bodrum.

Dyshohet se zjarri nisi në bodrum, ndërsa videot tregojnë njerëz që përpiqen të largohen përmes një shkalle të ngushtë, e cila mund të jetë kthyer në një pikë fatale bllokimi gjatë panikut.

Zyrtarët konfirmojnë se ndërtesa kishte më shumë se një dalje, por ende nuk është e qartë nëse dalja e emergjencës ishte e hapur në momentin e zjarrit.

Ndërkohë, dy drejtuesit francezë të barit janë marrë në pyetje nga autoritetet, së bashku me disa nga personat që arritën të shpëtojnë.

Njëri prej pronarëve ka deklaruar për mediat lokale se lokali ishte inspektuar tre herë gjatë dhjetë viteve të fundit dhe se gjithçka ishte në përputhje me rregullat.

Hetuesit kanë zbuluar gjithashtu se fishekzjarrë të vendosur mbi shishe ishin përdorur edhe më herët në këtë bar, të paktën që nga viti 2024, sipas videove të publikuara në internet.

The post Tragjedia në Zvicër/ Identifikohen katër viktimat e zjarrit në Crans-Montana, mes tyre edhe dy të mitur appeared first on Albeu.com.

Tragjedia me 47 viktima në Zvicër/ Dëshmia tronditëse e të riut: Zjarrfikësit po qanin, ishte më keq se…
Pak pas orës 01:30 të mëngjesit të Vitit të Ri, një zjarr i fuqishëm përfshiu barin “Le Constellation” në vendpushimin Crans-Montana, duke shkaktuar mbi 47 viktima dhe 115 të plagosur.

Dëshmia e një 19-vjeçari italian, i cili ndodhej aty pranë, ka tronditur opinionin publik.

I riu Gianni, student i inxhinierisë mekanike në Gjenevë, thotë se mori vesh ngjarjen nga një shoqe e tij, e cila kishte mbërritur në bar pak minuta pas shpërthimit.

“Ajo dëgjoi shpërthime të forta dhe pa flakë. E kuptova menjëherë se ishte diçka shumë serioze”, rrëfen ai për gazetën L’Essentiel.

Ai arriti në vendin e ngjarjes përpara se të mbërrinin ekipet e emergjencës. Sipas tij, situata përkeqësohej minutë pas minute.

“Njerëzit ishin shtrirë përtokë, të plagosur dhe të djegur”, kujton i riu, i cili ofroi ndihmën e tij duke qenë se kishte pak përvojë në mbrojtjen civile.

Për të ndihmuar të plagosurit, kalimtarët krijuan barela të improvizuara me pajisje nga lokali, ndërsa mungesa e personelit dhe pajisjeve e bëri situatën edhe më të vështirë.

“Ndonjëherë na duhej t’i linim njerëzit në tokë për të shpëtuar ata që ishin ende brenda”, tregon ai, duke folur për skena kaotike.

Operacionet e shpëtimit zgjatën deri në orën 05:00, në temperatura deri në –11°C.

“Po kërkoja batanije në baret aty pranë”, thotë i riu, i cili shton se plagët e rënda bënë thuajse të pamundur identifikimin e viktimave.

Gianni beson se ndihma e tij shpëtoi jetë, edhe pse pranon se përjetimet e asaj nate do ta shoqërojnë gjatë. Ai shprehet i zhgënjyer që nuk iu ofrua asnjë mbështetje psikologjike apo mjekësore pas ngjarjes, pavarësisht se kishte qenë i ekspozuar ndaj tymit.

“Jam i sigurt se kam ndihmuar njerëz. Shumë pak civilë erdhën për të ndihmuar, vetëm tre ose katër”. Edhe profesionistët, thotë ai, u tronditën.

“Zjarrfikësit po qanin. Ishte më keq se një film horror. Adrenalina më mbajti gjallë gjithë natën. Ende nuk e kam kuptuar”, thotë ai, duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e mbështetjes pas incidentit.

“Nuk më ofruan asnjë ndihmë apo kujdes mjekësor, edhe pse isha ekspozuar ndaj tymit. I vetmi person që më foli ishte një oficer policie i cili më kërkoi të largohesha”.

Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore raportuan se situata ka qenë një nga më të rëndat e dekadave të fundit në zonë. Hetimet për shkaqet e tragjedisë vijojnë.

The post Tragjedia me 47 viktima në Zvicër/ Dëshmia tronditëse e të riut: Zjarrfikësit po qanin, ishte më keq se… appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Zvicër, rreth 47 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub luksoz skijimi, mbi 100 të plagosur rëndë! Flasin dëshmitarët që panë ‘ferrin’ me sy
Një ngjarje tragjike është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në një prej lokaleve të një resorti luksoz skijimi në Crans-Montana, Zvicër, ku të paktën 47 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Flakët përfshinë diskotekën “Le Costellation”, ku qindra të rinj po festonin ardhjen e Vitit të Ri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga fishekzjarrë të vendosur në shishe shampanje, të cilët u ndezën shumë pranë tavanit të ulët prej druri.

Ende nuk janë zbuluar identitetet e të gjitha viktimave dhe nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në lokal në momentin e tragjedisë.

Sipas një dëshmie okulare të raportuar nga Daily Mail, zjarri duket se ka nisur kur një kamerier, i cili po kërcente mbi supet e një kolegu, mbante një fishekzjarr të ndezur, si ata që përdoren në tortat e ditëlindjes, shumë pranë tavanit.

“U afrua shumë pranë tavanit dhe brenda pak minutash gjithçka u përfshi nga flakët”, tha gruaja që ndodhej në vendngjarje, duke përshkruar momentet para shpërthimit.

Një tjetër grua që arriti të shpëtonte tregoi panikun që pasoi:

“Shkallët e daljes nga klubi i natës ishin jashtëzakonisht të ngushta. Njerëzit shtyheshin në turma. Ne arritëm të dilnim në minutën e fundit.”

Fakti që zjarri nisi në bodrumin e barit u konfirmua nga kreu i policisë lokale, Frederick Giesler, i cili theksoi se më pas u krijua një kaos i madh, ndërsa klientët përpiqeshin me dëshpërim të shpëtonin përmes shkallëve të vetme që çonin në katin përdhes dhe jashtë objektit.

Një tjetër dëshmitare okulare, Emma, tha se zjarri shpërtheu pasi njerëzit filluan të festonin duke mbajtur shishe shampanje me fishekzjarrë të ngulur brenda.

Ndërkohë, disa dëshmitarë pretendojnë se fillimisht u dëgjuan shpërthime të fuqishme dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi të pazakontë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet reale të kësaj tragjedie të rëndë, që ka lënë dhjetëra viktima me kombësi të ndryshme.

The post Tragjedia në Zvicër, rreth 47 të rinj humbën jetën nga flakët në një klub luksoz skijimi, mbi 100 të plagosur rëndë! Flasin dëshmitarët që panë ‘ferrin’ me sy appeared first on Albeu.com.

Plas sherri mes shqiptarëve në klubin e natës në Zvicër/ I riu plagos punonjësin e sigurisë
Mbrëmjen e së dielës së kaluar, një përleshje e dhunshme është regjistruar në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një punonjës sigurie.

Sipas mediave të huaja, i plagosuri është një 34-vjeçar shqiptar nga Kosova, ndërsa autori i dyshuar, 26- vjeç, është arrestuar në banesën e tij pak pas incidentit.

Një dëshmitar, që pretendon se është mik i autorit të dyshuar, ka treguar versionin e tij për ngjarjen:

“Ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po argëtoheshim. Kishim pirë shumë dhe kishim shpenzuar shumë para”, – ka rrëfyer ai.

Sipas dëshmitarit, sherri nisi pasi një nga miqtë e grupit, i cili mezi qëndronte në këmbë, u nxor me forcë jashtë nga rojet e sigurimit. “Ne kundërshtuam dhe dolëm me të. Aty, rojet filluan të na godisnin”, – ka shtuar ai.

Nga përplasja jashtë klubit raportohet se kanë mbetur të lënduar disa persona, përfshirë edhe punonjësin e sigurimit që u godit me thikë.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës në ditët në vijim.

The post Plas sherri mes shqiptarëve në klubin e natës në Zvicër/ I riu plagos punonjësin e sigurisë appeared first on Albeu.com.