zvernec Archives - Albeu.com

“Ka ndërhyrje nga Irani”, Rama për France24: Në Tiranë ka protesta e në Vlorë njerëzit e duan projektin
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin e njohur francez “France24” lidhur me protestën kundër projektit në Zvërnec. Rama ka theksuar se protestat kundër investimit 4 miliardë dollarë në Zvërnec po ushqehen edhe nga faktorë të jashtëm.

Ai përmend Iranin dhe konkurrentë në rajon si pjesë të ndërhyrjeve që sipas tij, synojnë të pengojnë zhvillimin e projektit. Kryeministri ka deklaruar më tej se protestat po zhvillohen në Tiranë, ndërsa në Vlorë, ku projekti pritet të ndërtohet, qytetarët e mbështesin.

“Pikërisht kjo po ndodh. Ka shumë ndërhyrje, qoftë nga Irani, me të cilin jemi në një luftë kibernetike prej tre vitesh, qoftë nga konkurrentë në rajon që nuk e duan këtë zhvillim në Shqipëri. Ka edhe shqetësimet e një pjese të popullsisë që dëshiron gjëra të tjera. Por ne jemi zgjedhur për të bërë atë që kemi premtuar dhe mes premtimeve është edhe ky projekt. Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, ndërsa në Vlorë, ku projekti duhet të realizohet, njerëzit e duan projektin”, deklaroi Rama.

The post “Ka ndërhyrje nga Irani”, Rama për France24: Në Tiranë ka protesta e në Vlorë njerëzit e duan projektin appeared first on Albeu.com.

Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec, ajo që shihni s’është ajo që po ndodh
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Botëror Future Investment Initiative (FII), në një bashkëbisedim me Eleni Giokos, prezantuese dhe korrespondente e CNN.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama pati edhe një përplasje me gazetaren, pasi kjo e fundit e pyeti për projektin në Zvënrnec dhe protestat në Tiranë.

Ai u shpreh se shumica e shqiptarëve e duan projektin dhe ajo që shihet, sipas tij, nuk është ajo që po ndodh.

Pjesë nga debati-

Rama: Dëgjo, mos shko aty, sepse tani më kujton që je nga CNN dhe më vjen keq ta them, por e kam mësuar në mënyrën e vështirë se ju nuk jeni një burim objektiv. Por fakti që je greke më bën të ndihem i detyruar të mos shkoj aty. Po, toka është blerë nga investitorët. Po, është tokë private. Po, është duke u zhvilluar një vlerësim i ndikimit në mjedis. Po, ende nuk është miratuar asnjë projekt. Po, ende nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi. Po, nuk ka asgjë që duhet të shqetësojë ndonjë ambientalist që mendon drejt.

Dhe po, Shqipëria do të ecë përpara, dhe Shqipëria nuk mund ta shpëtojë Europën vetëm në një gjë: nëse rrjetet sociale vazhdojnë të funksionojnë pa kufizim, Europa do të shembet nga brenda. Dhe atëherë edhe mburojat kundër raketave dhe predhave nuk do të vlejnë, sepse nuk do të ketë më asgjë për të mbrojtur.”

Gazetarja e CNN: Zoti Kryeministër, shumë shkurt, Komisioni i BE-së thotë se duhet të respektoni rregullat mjedisore dhe po jep paralajmërime. Keni edhe çështjen e protestave. Si do ta ndryshoni mesazhin që ai të rezonojë me protestuesit dhe të siguroheni që Komisioni Europian të jetë në anën tuaj?

Rama: Kam një lajm për ju. Shumica e popullit shqiptar e do projektin. Qyteti ku do të zhvillohet projekti është, në një shumicë shumë të madhe, në pritje të tij dhe nuk ka protesta. Komuniteti ku projekti do të zhvillohet e dëshiron projektin. Pra, ajo që shihni ju nuk është saktësisht ajo që po ndodh. Zemërimi ekziston, e kuptoj, por kur të zbehet dhe kur t’i dërgoj një ftesë shumë të veçantë CNN-it për të ardhur në inaugurim, të gjithë do të jenë të lumtur. Dhe jam i sigurt se do të jetë një mundësi e shkëlqyer për CNN-in që të rehabilitohet.”

Gazetarja: Të rehabilitohet?

Rama: Të rehabilitohet. Ju keni nevojë për rehabilitim. Keni nevojë për rehabilitim ndaj Shqipërisë, ndaj popullit shqiptar dhe madje edhe ndaj zogjve. E dini, ju duhet një moment rehabilitimi, sepse zogjtë, ujërat, pemët dhe gjithçka tjetër do të jenë shumë më mirë se sa janë sot. Projekti synon të krijojë 25% më shumë sipërfaqe të gjelbër sesa ekziston aktualisht. Sot, ujërat e lagunës janë të ndotura dhe ne do të kemi një sistem krejtësisht të ri për t’i pastruar ato përsëri. Siç thoni ju në Shtetet e Bashkuara: t’i bëjmë ujërat sërish të pastra, jo ‘ta bëjmë Amerikën sërish të madhe’.

Gazetarja: Në rregull!

Rama: Është provokuar kryesisht sepse Kushner dhe Trump, hija pas tyre, mjaftojnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kontinente të ndryshme të reagojnë menjëherë. Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë… Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike e Iranit, dhe ata kanë tre vjet që zhvillojnë një sulm kibernetik të pamëshirshëm kundër Shqipërisë dhe janë përfshirë edhe në këtë çështje.

Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt sesa vonë, do të shkatërrojnë plotësisht ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës. Prandaj është koha që demokracitë të mos besojnë më se ‘liria e shtrirjes së informacionit’ është një zgjatim i lirisë së shprehjes. Liria e shtrirjes së informacionit është ajo që çdo regjim, përmes propagandës, ka përdorur për të futur gënjeshtrën në çdo mendje.

The post Rama përplaset me gazetaren e CNN: Shumica e shqiptarëve e duan projektin në Zvërnec, ajo që shihni s’është ajo që po ndodh appeared first on Albeu.com.

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë: Prona jonë është e padiskutueshme
Ditën e sotme, SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për trafik lëndësh narkotike dhe pastrim parash në shuma të mëdha.

Artur Shehu, është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz.

Ndërkohë, Ilir Shtufi është një nga biznesmenët më të njohur në fushën e ndërtimit

Prokuroria e Posaçme, ka sekuestruar 128 mln euro nga shitja e pronave në Zvërnec ,në llogari të biznesmenit Artur Shehu. Me vendim të gjykatës, janë ekzekutuar sekuestrimet e mbi 128 milionë eurove gjithsej në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec.

Gjatë operacionit, u lëshuan edhe 20 masa sigurie. Ndër të arrestuarit është Orest Sota, ndërsa për biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, të dyshuar për pastrim parash të grupit kriminal, është lëshuar masa sigurie “arrest me burg”.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme, shuma monetare në valutën euro të ndodhura në llogarinë bankare te noteres publike Amela Mukaj , person fizik, si më poshtë vijon:

i) Shuma e parave 110.247.134 euro, sipas kontratës së shitjes me nr. 2062 rep., nr. 1166 kol., datë 24.04.2026 me palë Artur Shehu dhe “Albanian Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

85

ii) Shuma e parave 10.044.684 euro, sipas kontratës me nr. 2060 rep., nr. 1164 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

iii) Shuma e parave 8.062.619 euro, sipas kontratës me nr. 2061 rep., nr. 1165 kol., datë 24.04.2026 me palë Ferdinand Sulaj dhe Burbuqe Sulaj dhe “Albania Land Development” sh.p.k., e ndodhur në llogarinë numër 435001036CLPRBFEURMJ të noteres AMELA MUKAJ PERSON FIZIK.

Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë biznesmeni Artur Shehu foli për çështjen e tokës së tij në Zvërnec. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Shehu u shpreh se ai posedon rreth 253 hektarë tokë në Zvërnec dhe se i ka me çertifikatë pronësie. Në lidhje me hetimet e SPAK, Shehu tha se nuk kishte asnjë problem dhe prokuroria mund të hetojë.

“Unë jam një nga pronarët e tokës në Zvërnec. 460 hektarë janë të fisit tonë. Kemi me certifikatë pronësie rreth 253 hektarë. Prona jonë është e padiskutueshme. Do të vijë avokati im aty që t’ua shpjegojë. Është pronë e vjetër dhe jo e blerë. SPAK-u ka punën e vet. Le ta verifikojë. Puna ime është që të sjell letrat dhe le të shohë letrat. Investitorët nuk i njoh fare. Kam ndërmjetës”, tha Shehu.

The post SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë: Prona jonë është e padiskutueshme appeared first on Albeu.com.

Rama i dhuron libër gazetares dhe i nënshkruan: Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në kryeministri me gazetarë përfaqësues nga mediat e vendeve të Bashkimit Europian ku është duke folur në lidhje me çështjen e protestave për Zvërnecin.

Ndërkohë gjatë një momenti ai i dha një libër të titulluar “The albanian files, freedom and archicecture” , gazetares irlandeze Flor MacCarthy. Ndërsa mes batutash  ai edhe e nënshkroi librin “nga një vrasës flamingosh”

“Dëshironi një dedikim, do shkruaj “Nga një vrasës flamingosh”  Do ia jepni asaj, i besoni bujarisë së saj, për mua irlandezët janë ndër më të mirët, nëse zgjedhje tjetër në jetë do të isha irlandëz, sepse askush nuk do të cuditej se përse jam kokëfortë sepse do ta merrnin ttë mirëqenë. “Për lulen time irlandeze nga një vrasës flamingosh”. Sigurohu që bashkëshorti  yt do ta kuptjë duket shumë e dyshimtë, është një libër i bukur”, u shpreh Rama teksa e shkruante.

The post Rama i dhuron libër gazetares dhe i nënshkruan: Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh appeared first on Albeu.com.

Ndërtimi i resortit në Zvërnec, Rama: Sulm i madh për ta vrarë projektin pa lindur! Nuk do ta lejoj, nuk do të ndodhë, t’i thonë investimit ik!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarë të huaj nga vende të Bashkimit Europian në kryeministri.

Rama iu përgjigj interesimit të të huajve lidhur me projektin e pritur në Zvërnec.

Ai u shpreh se ka sulme të gjithanshme për ta vrarë projektin para se të lindë, por që ai nuk do ta lejoj diçka të tillë.

Kryeministri vlerësoi edhe një herë kompaninë nga Katari që do kryejë investimin në Zvërnec.

Rama: Kompania në krye është një ndër superfuqitë e Lindjes së Mesme. Power Holdin. Mund të shihni ç’kanë bërë disa projekte në ishuj, që flasin vetë. Ata kanë angazhuar njerëzit më të mirë në të gjithë fushat. Ne ju kemi venë shumë piketa për atë çfarë presim. Do kryhet vlerësimi i mjedisit pastaj do kemi projektin. Ky është një sulm shumë i madh për ta vrarë një projekt para se të lindë. Kjo nuk do ndodhë. Nuk do ta lejojë. Ti thuash investimit ik sepse na duhet ta mbajmë atë pjesë të Shqipërisë të paprekur. Jo! Shkoni atje sa probleme të mëdha ka në atë pyll sa i përket mirëmbajtjes, pastrimit.

The post Ndërtimi i resortit në Zvërnec, Rama: Sulm i madh për ta vrarë projektin pa lindur! Nuk do ta lejoj, nuk do të ndodhë, t’i thonë investimit ik! appeared first on Albeu.com.

Rama me gazetarët e huaj: Kemi vendosur kusht për ndërtuesit në Zvërnec, duhet të ketë më tepër gjelbërim pas investimit
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një konferencë me gazetarë të Bashkimit Europian, ku ka folur për disa çështje, përfshirë edhe investimin në Zvërnec. Ai tha se për këtë projekt i është vendosur kusht investitorëve që pas përfundimit të ndërtimit zona të ketë më shumë gjelbërim se më parë, duke theksuar rëndësinë e standardeve mjedisore në zhvillimet e reja.

Edi Rama: E di, unë nuk jam tërheqës, nuk jam një protestues që mbush me gëzim shpirtin e ideologëve në botë se si Shqipëria e vogël po u qëndron oligarkëve… Ne e gjetëm Shqipërinë me më pak se 15% të zonave të mbrojtura, sot kemi 25%. Kusht për projektin është që të ketë më shumë hapësirë gjelbërimi sesa para. Po sikur t’ju them se po punojmë me arkitektët më të mirë të peizazhit? Ka një ekip shumë të madh dhe ky projekt do të jetë një tjetër provë që natyra dhe zhvillimi bashkëjetojnë. Natyra nuk mund të jetë mallkim për mirëqenien e njerëzve.

The post Rama me gazetarët e huaj: Kemi vendosur kusht për ndërtuesit në Zvërnec, duhet të ketë më tepër gjelbërim pas investimit appeared first on Albeu.com.

Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi kritikon Ramën: Merret me numrin e protestuesve, por jo me kërkesat e qytetarëve
Në një reagim publik  në platformën, X ish-e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, ka komentuar protestat e qytetarëve në Bulevard, duke theksuar se fokusi i debatit nuk duhet të jetë te numri i pjesëmarrësve, por te shqetësimet që ata po ngrenë.

Meksi vëren se kryeministri i ka kushtuar vëmendje të madhe madhësisë së protestës, mënyrës se si ajo pasqyrohet në media, si dhe rolit të dezinformimit dhe rrjeteve sociale në formësimin e perceptimeve publike.

Sipas saj, këto janë shqetësime legjitime për çdo demokraci moderne, por thekson se reagimi i kreut të qeverisë i kushton më pak vëmendje pyetjeve që qytetarët po ngrenë lidhur me korrupsionin, transparencën, konsultimin publik, pronësinë, ndikimin në mjedis dhe përfitimet konkrete publike të investimit.

Meksi shprehet se qeveria vazhdon ta trajtojë çështjen si një debat për një projekt që “ende nuk ekziston”, ndërsa protestuesit kërkojnë informacion dhe dialog pikërisht në fazën e hershme të procesit.

Sipas ish-deputetes socialiste, kjo është periudha kur duhet të zhvillohet debati publik mbi dobinë e investimit, ndikimet afatgjata dhe modelin e zhvillimit që synon Shqipëria, duke përfshirë turizmin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe përfitimin e drejtë të qytetarëve nga pasuritë natyrore.

Në përfundim, Meksi nënvizon se në demokraci rëndësi nuk ka vetëm numri i protestuesve, por mesazhi që ta përpiqen të përcjellin.

Gjithashtu, ajo shton se sa më gjatë të vazhdojnë protestat, aq më e madhe bëhet nevoja që shqetësimet e qytetarëve të adresohen përmes dialogut, transparencës dhe fakteve të verifikueshme.

REAGIMI I MEKSIT:

A po dëgjohen nga qeveria protestuesit?

Reagimi i fundit i Kryeministrit në platformën X i kushton shumë vëmendje madhësisë së protestës, mënyrës se si ajo paraqitet në media, si dhe rolit që mund të luajnë dezinformimi, amplifikimi dixhital dhe rrjetet sociale në formësimin e perceptimeve publike.

Këto janë shqetësime legjitime për çdo demokraci moderne.

Por reagimi i tij i kushton shumë më pak vëmendje përmbajtjes së pyetjeve që qytetarët po ngrenë lidhur me korrupsionin, transparencën, konsultimin publik, pronësinë, ndikimin mjedisor dhe përfitimet konkrete publike të investimit.

Kryeministri vazhdon ta trajtojë çështjen si një debat mbi një projekt që “ende nuk ekziston”.

Ndërsa mesazhi që vjen nga protestat duket ndryshe:

“Pikërisht sepse jemi në fazën e hershme të procesit, kërkojmë transparencë, informacion dhe dialog tani, jo pasi gjithçka të jetë vendosur”.

Në fakt, është kjo fazë kur duhet të zhvillohet debati publik mbi dobinë e investimit, ndikimet e tij afatgjata dhe modelin e zhvillimit që duam për Shqipërinë. Jo vetëm për një projekt të caktuar, por edhe për mënyrën se si e kuptojmë turizmin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe përfitimin e drejtë të qytetarëve nga pasuritë natyrore të vendit.

Në demokraci, më shumë se numri i protestuesve, rëndësi ka mesazhi që ata përpiqen të përcjellin.

Sa më gjatë të vazhdojnë protestat, aq më e madhe bëhet nevoja që ai të dëgjohet dhe të adresohet me dialog, transparencë dhe fakte të verifikueshme.

Sepse çështja nuk është numri i atyre që protestojnë, numër qē megjithatë nuk duhet neglizhuar,por sa institucionet janë të gatshme të dëgjojnë dhe t’u përgjigjen në kohë shqetësimeve që ata shprehin.

The post Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi kritikon Ramën: Merret me numrin e protestuesve, por jo me kërkesat e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Protesta për projektin e Zvërnecit, dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit
Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, vërehet nisja e grumbullimit të protestuesve, të cilët duket se janë më të paktë numër në krahasim me tubimet e tjera.

Kujtojmë protestat kundër projektit të Zvërnecit nisën të shtunën e javës së kaluar pas incidentit ku një protestues u tërhoq zvarrë nga dy punonjës të një kompanie private sigurimi.

The post Protesta për projektin e Zvërnecit, dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit appeared first on Albeu.com.

Qytetarët në Fier protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, marshojnë në sheshin qendror
Edhe këtë të premte qytetarët në Fier protestuan kundër resortit në Zvërnec.

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët marshuan në sheshin qendror.

Ditën e sotme qytetarë të shumtë janë mbledhur në disa qytete të Shqipërise.

Ata kërkojnë mosrealizimin e projektit në zonën e Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.

The post Qytetarët në Fier protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, marshojnë në sheshin qendror appeared first on Albeu.com.

Rama acarohet dhe pranon para banorëve të Zvërnecit: Prona u është grabitur, ky është problemi! Qytetari: S’ka shtet, si e bleu investitori kur unë jam në gjyq
Kryeministri Edi Rama pati një debat të nxehtë në Vlorë teksa po fliste mbi investimin e pritshëm me disa banorë të Zvërnecit.

Disa prej tyre u shprehën se kanë pjesë te ajo pronë ku do bëhet investimi, ndërkohë që janë ende në gjykata pa e marrë të drejtën e pronësis.

Rama pranoi se prona është grabitur dhe ky është problemi, por jo për faj të tij, por prej sistemit gjyqësor.

Banori shprehu shqetësimin, se si ai pa e marrë të drejtën e pronësisë, investitori bën gati investimin aty.

Banori: Jam një nga pronarët e Zvërnecit. Ajo pronë është grabitur me dokumente të falsifikuara.

Rama: Ule mikrofonin, se duket se spo më dëgjon. Marrëdhëniet juridike dhe marrëdhëniet e pronësisë bazohen mbi letra. Nuk po të them që nuk është grabitje. Kam 1 orë që të them ky është problemi. Ti ke një titull.

Banori: I nderuar…

Rama: Po pse s’më lë të flas. Unë jam në rregull, më ler të flas. Meqë jam në rregull. Më lër të ta shpjegoj. Ti ke një titull pronësie. Se çfarë është kushtetuese dhe nuk është nuk e vendos partia dhe kryeministri.

Banori: Kush e zbaton ligjin. Nëse nuk zgjidhet si problem, do ngulemi në parcela.

Rama: Do më lësh të flas tani. Merrja mikrofonin. Ti më thua ke të drejtë kjo ka ndodhur në 2006, pse nuk më lë të shpjegoj se nuk kam fuqi të ndryshojë 2006. Por e ka gjykata.

The post Rama acarohet dhe pranon para banorëve të Zvërnecit: Prona u është grabitur, ky është problemi! Qytetari: S’ka shtet, si e bleu investitori kur unë jam në gjyq appeared first on Albeu.com.