zubin potok Archives - Albeu.com

PAMJET/ Ushtarët amerikanë patrullojnë në Zubin Potok, KFOR: Trupat tanë të gatshëm për t’u vendosur dhe për të ofruar siguri
Ushtarët amerikanë të KFOR-it po kryejnë patrullime në Zubin Potok, në veri të Kosovës. Misioni paqeruajtës i NATO-s publikoi fotografi të ushtarëve amerikanë në atë pjesë të vendit, ndërsa theksoi gatishmërinë për të ofruar siguri.

“Trupat e KFOR-it qëndrojnë të gatshëm të vendosen dhe të ofrojnë siguri për të gjithë njerëzit e Kosovës. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë”, thuhet në postimin e KFOR-it.

KFOR-i më tej rikujton se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i gjithashtu tha se po punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

The post PAMJET/ Ushtarët amerikanë patrullojnë në Zubin Potok, KFOR: Trupat tanë të gatshëm për t’u vendosur dhe për të ofruar siguri appeared first on Albeu.com.

Sulmi në Zubin-Potok/ Berisha: Një skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon për shtat edhe Kremlinit
Këtë të shtunë, në një konferencë për media, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot në kanalin e Ibër Lepencit në Veri të Kosovës.

Berisha u shpreh se qëllimi i këtij sulmi është destabilizimi i Kosovës.

Gjithashtu, kryedemokrati shtoi se qëllime të tilla janë tipike të “Rusisë së vogël” dhe i shkojnë për shtat interesave të Moskës.

“Së pari dua të dënon me forcën më të madhe, aktet terroriste në Zubin-Potok, Zveçan të furnizimit me ujë të qytetarëve të Kosovës, por edhe institucionet e Kosovës në ato territore.

Këto akte terroriste të cilat zhvillohen pas shpalljes nga presidentja e Kosovës të datës së zgjedhjeve dhe shprehjes së vullnetit të Listës Serbe për marrjen pjesë në këto zgjedhje, kanë synim madhor destabilizimin e atij rajoni dhe dekurajimin e serbëve, për të marrë pjesë në proceset demokratike, në Kosovë në vendin e tyre.

Këto akte janë një aktakuzë e rëndë e Beogradit, i cili kërkon me çdo kusht një zonë konfliktuale të re, kërkon me çdo kusht, destabilizimin e Kosovës.

Natyrisht një skenar i tillë, është skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon në interesin më të madh edhe të Kremlinit.

Situata në Kosovë, kriza e konservuar në Kosovë, është rrjedhojë e qëndrimeve fund e krye konfliktuale të Beogradit, synimit të tij për të mbajtur shtetin serb në Kosovë dhe për të zmadhuar siç shprehej vetë Vuçiçi Serbinë, duke nënkuptuar këtë zmadhim me territoret e Kosovës.

Kjo situatë është në interesin më të mirë të Kremlinit, i cili kërkon që krahas fronit të luftës në agresionin që bëri ndaj Ukrainës, të ketë edhe një konflikt tjetër në Ballkan, po në interesa të tij ”, u shpreh Berisha.

The post Sulmi në Zubin-Potok/ Berisha: Një skenar tipik i Rusisë së vogël, që i shkon për shtat edhe Kremlinit appeared first on Albeu.com.

Sulmi në Zubin Potok, qeveria e Kosovës: Sigurohet furnizimi i rregullt me energji
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, shprehet se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit, Prishtinë, pas sulmit ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit.

Një shpërthim mbrëmjen e së premtes, i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.

Nga ky kanal furnizohen me ujë disa qytete të vendit përmes Liqenit të Ujmanit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

“Ibër-Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’. Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacenuar”, tha Rizvanolli në një postim në Facebook të shtunën në mëngjes.

Ajo tha se pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është marrë vendim po ashtu që autoritetet e vendit të bashkërendohen me Korporatën Energjetike të Shqipërisë, për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale.

Rizvanolli shtoi se “nga ky akt terrorist”, është ndikuar edhe furnizimi me ujë.

“Përderisa në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm”, tregoi ajo.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc nuk ka shkaktuar viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Ibër-Lepenci, rreth orës 02:00 pas mesnate, në një afat rekord, ka vendosur gjashtë tuba të përkohshme me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit ‘Kosova B’. “Kësisoj, presim që furnizimi me energji elektrike të vazhdojë i pacenuar”, tha Rizvanolli në një postim në Facebook të shtunën në mëngjes.

Ajo tha se pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, është marrë vendim po ashtu që autoritetet e vendit të bashkërendohen me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale.

Rizvanolli shtoi se “nga ky akt terrorist” është ndikuar edhe furnizimi me ujë.

“Përderisa në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm”, tregoi ajo.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc nuk ka shkaktuar viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

The post Sulmi në Zubin Potok, qeveria e Kosovës: Sigurohet furnizimi i rregullt me energji appeared first on Albeu.com.

Zbardhen detaje rreth shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok
Mbrëmjen e djeshme, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar rëndë kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Ky kanal është thelbësor për furnizimin me ujë të pijshëm, për rreth 700 mijë banorë të Kosovës dhe për ftohjen e turbinave të termocentraleve të KEK-ut.

Të paktën kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, i cili, e cilësoi incidentin si një akt terrorist, duke theksuar rëndësinë kritike të këtij sistemi.

Ai shtoi se ekipet emergjente janë duke punuar për sanimin e dëmit dhe shpresohet që funksionimi të rikthehet brenda disa orësh.

“Është akt terrorist mendoj hera e parë në Kosovën e pasluftës që sulmohet një infrastrukturë kaq jetike, siç është Iber-Lepenci. Mjeti shpërthyer është vendosur ën kanalin kryesor dhe ka pamundësuar qarkullimin e lirë nëpër kanalin kryesor. Kanali kryesor i furnizon 700 mijë banorë të Kosovës më ujë të pijes dhe furnizon KEK-un për ftohjen e turbinave. Ky gyp për momentin është jashtë funksionit. Ekipet emergjente janë këtu. Brenda 4-5 orë ta bëjmë këtë punë”, ka thënë Muja në një lidhje direkte në Debat Plus.

Ndërkohë, KEK ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse dhe po monitoron situatën. Në një komunikatë për shtyp, KEK shprehu shpresën për një sanim të shpejtë të dëmit, por theksoi se ende nuk ka informacion të detajuar mbi ngjarjen apo kohën e rikuperimit të plotë.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Iber Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Iber-Lepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira. KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit. Për çdo zhvillim të ri, të gjitha palët e interesuara do te informohen ne kohe optimale”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, konfirmoi se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme, përfshirë përmbytjen një shtëpie.

“Në kanalin e Ibër-lepencit, në kanalin që përcjell ujin prej liqenit të Ujmanit dhe natyrisht është shumë jetik për qytetarët kjo rrjedhje e ujit. Është bërë dëmin bukur i rëndë në këtë kanal.

Pasojat janë të mëdha munden me qenë. Ekipet janë në terren, Ibër-Lepenci, polica, zjarrfikësit e të gjitha për të vlerësuar dëmin dhe sanimin e dëmit.

Disa qytetarët kanë pësuar edhe nga rrjedha e ujit. Uji ka vërshuar shtëpinë e janë qytetari aty dhe ka bërë dëme materiale koxha shumë. Mirëpo dëme në njerëz nuk ka. Bëhet fjalë për qytetarë serbë, u informova edh prej tyre nëse kanë dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë Zeqiri.

Në anën tjetër Lista Serbe ka thënë se shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit të premten vonë është kundër interesave të popullit serb.

Ata kanë kërkuar hetim të menjëhershëm nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Lista Serbe dënon ashpër shpërthimin në kanalin Ibër-Lepencë në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut. Ky sulm ka rrezikuar furnizimin me ujë të qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar shqetësim për serbët në veri të Kosovës. Duam të theksojmë qartë se ky akt është absolutisht në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i hetim të menjëhershëm lidhur me këtë rast”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Në orët e vona të së premtes, një shpërthim dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok. Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me ujë.

Në dy ditët e fundit, në veri pati disa incidente të tjera. Në Zveçan, u gjuajtën bomba në stacionin policor dhe në oborrin e komunës.

Për këtë, Policia të premten njoftoi se ka rritur masat e sigurisë në të gjithë vendin.

Kurse Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka dal tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.

“Po, në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë prokurori kujdestar bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë e Antiterrorit. Është duke u punuar për zbardhjen e këtij rasti”, bëri të ditur për Nacionalen, Preteni.

The post Zbardhen detaje rreth shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok appeared first on Albeu.com.

Vjosa Osmani reagon ashpër për sulmin në Zubin Potok: Bandat kriminale serbe e kanë humbur çdo betejë me institucionet
Pas shpërthimit që ka ndodhur mbrëmë në kanalet e Ibër-Lepencit, ka reaguar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Kryetarja e Shtetit, ka deklaruar se bandat kriminale serbe do të humbasin sërish në “në përpjekjet e tyre, për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”.

“Bandat kriminale serbe kanë humbur në çdo betejë me institucionet e Kosovës. Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste. Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, tha Osmani.

The post Vjosa Osmani reagon ashpër për sulmin në Zubin Potok: Bandat kriminale serbe e kanë humbur çdo betejë me institucionet appeared first on Albeu.com.

Policia konfiskon pajisje për prodhim të kriptovalutave në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 11 pajisje për prodhim të kriptovalutave në fshatin Uglar të Zubin Potokut.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se qytetarët e lagjes ku kanë qenë të instaluara pajisjet për prodhim të kriptovalutave raportuar rastin në polici pasi sic thuhet, ata kanë pasur probleme të vazhdueshme me energji elektrike që si pasojë ka dëmtuar pajisjet shtëpiake .

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin [shtëpinë] e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë pajisje për prodhimin e kriptovaluatave [Bitcoin]”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se nuk ka gjetur në shtëpi personin e kërkuar meqë “i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur [në Zubin Potok].

Që nga viti i kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar dhjetëra aksione për konfiskimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave. Në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë konfiskuar qindra pajisje dhe në të kaluarën janë identifikuar ‘ferma’ për prodhim të kriptovalutave.

Prodhimi i kriptovalutave është i ndaluar në Kosovë që nga shfaqja e krizës energjetike vitin e kaluar. Prodhimi i kriptovalutave në vitet e fundit ka qenë i koncentruar në katër komunat veriore pasi që atje, qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike që nga viti 1999.

The post Policia konfiskon pajisje për prodhim të kriptovalutave në Zubin Potok appeared first on Albeu.com.

Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok
Në Zubin Potok, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka përfunduar protesta e serbëve lokalë.

Ndonëse në numër më të vogël sesa ditën paraprake, të martën serbët lokalë protestuan sërish në Zubin Potok kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave në veri.

Protestuesit po ashtu kërkojnë që Kosova të tërheqë njësitë speciale policore nga veriu.

Në Zveçan, ndërkaq, një zyrtar i Listës Serbe u kërkoi më herët qytetarëve të tubuar që të shpërndaheshin rreth orës 16:00, duke i ftuar për një protestë të re të mërkurën.

Policia e Kosovës dhe trupat paqeruajtëse të KFOR-it kanë qëndruar afër ndërtesave komunale të tri komunave në veri, pasi në mëngjes qytetarët serbë u tubuan pranë tyre.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar ashpër “hyrjen me forcë” të krerëve të rinj komunalë dhe ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të shtensionojnë menjëherë situatën.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 30 maj kërkoi nga Kosova që të pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave komunale në veri, në mënyrë që, sipas tij, të ulen tensionet në këtë pjesë.

Paraprakisht, Qeveria e Kosovë ka mbrojtur vendimin e saj për të çuar kryetarët e rinj në ndërtesat komunale, teksa për dhunën në Zveçan ka fajësuar Beogradin për “dirigjim të turmës ekstremiste”./rel

The post Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok appeared first on Albeu.com.

Digjen dy makina me targa të Kosovës nëZubin Potok
Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Policia tha se dy persona, të nacionalitetit serb, kanë paraqitur rastin në polici, duke treguar se veturat e tyre ishin djegur rreth orës 02:30 nga persona të panjohur.

“Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit”, thuhet në njoftim.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se “strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë të kërcënojnë serbët lokalë” në Zubin Potok.

“Mbrëmë, dy makina në pronësi të serbëve të Kosovës duket se u dogjën vetëm pse kishin targa RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, këto janë targat e vetme legale në gjithë Kosovën”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë djegur vetura me targa RKS.

Në fund të vitit të kaluar, në veriun e Kosovës u rritën tensionet për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale të lëshuara nga Serbia t’i konvertonin ato në targa RKS.

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë ngritën barrikada në veri.

Barrikadat u hoqën disa ditë më vonë pasi ish-policit Dejan Pantiq iu ndryshua masa e sigurisë, nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Në ndërkohë, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u pajtuan për çështjen e targave. Përkatësisht, Kosova hoqi dorë nga veprimet që parashihte vendimi për riregjistrimin e targave, ndërkaq Serbia u pajtua se nuk do të lëshonte më targa të reja për makinat që qarkullojnë në Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina deri më tani janë ri-regjistruar në RKS, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 22 mars se gjithnjë e më shumë qytetarë nga veriu po pajisen me targa RKS.

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia. /REL

The post Digjen dy makina me targa të Kosovës nëZubin Potok appeared first on Albeu.com.

“Palët të përmbahen nga provokimet”, KFOR-i nis hetimin për të shtënat në Zubin-Potok
Mbrëmjen e së dielës në Zubin Potok është shtënë me armë zjarri në afërsi të patrullës së KFOR-it. Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë ka nisur hetimet lidhur me rastin. KFOR thekson se nuk ka të lënduar apo dëme materiale nga ky incident.

“Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga provokimet dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i ftojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurimin dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se e mbështet dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës.

Ai mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces.

“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet e tij gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin tonë sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në reagimin e KFOR-it./klankosova

The post “Palët të përmbahen nga provokimet”, KFOR-i nis hetimin për të shtënat në Zubin-Potok appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Veri, sulmohet ekipi i KFOR-it në Zubin-Potok
Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok këtë të dielë. Mediat në Kosovë nuk raportojnë për të lënduar nga sulmi, por bëhet me dije se pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Sot janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është shprehur se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.

The post Tensionet në Veri, sulmohet ekipi i KFOR-it në Zubin-Potok appeared first on Albeu.com.