zotohet Archives - Albeu.com

Ministrja e re e Shëndetësisë zotohet në Kuvend: O sjell Pet-Scanin ose do të jap dorëheqjen!
Ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e ka nisur punën e saj me një premtim, që të sjellë në spitalin Onkologjik pet-scanin, ose në të kundër ajo do të japë dorëheqjen.

Premtimin e bëri në Parlament, ku edhe zhvilloi interpelancën e parë, madje premtoi se këtë pajisje në shërbim të pacientëve me sëmundje tumorale do ta sjellë në fillim të vitit 2027.

Nga foltorja e Kuvendit, Spahiu tha se çdo orë e punës së saj do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të pacientëve, duke garantuar se zyra e saj do të jetë e hapur për të gjithë.

Po ashtu ajo iu drejtua deputetëve të opozitës, duke i thënë se nuk do të lejojë që të dezinformojnë sa të jetë ajo në krye të këtij institucioni.

“Është një sfidë kombëtare. E kuptoj që ju bëni zhurmuesin, por unë jam e vendosur. Kam 32 vite në sistem, kam 16 vite deputete dhe 16 vite në Komisionin e Shëndetësisë. Mos harroni një gjë, unë di shumë mirë ca ka ndodhur, ca ndryshimesh ka patur sistemi dhe çfarë do ti ofroj qytetareve shqiptarë.

Çdo orë e punës time do jetë në shërbim të qytetarëve dhe pacientëve dhe çdo ankesë e tyre, zyra ime është e hapur që në ditën e parë të punës. Nga ora 8 deri në 8 të darkës. Dhe nuk do lejoj sa të jem unë këtu ministre e Shëndetësisë, nuk do ju lejoj që të disinformoni. Në janar fillon instituti i Onkologjisë, në fillim të vitit 2027 unë o e sjell atë pet-scanin ose jap dorëheqjen. Ja ku po ua them këtu”, tha Klodiana Spahiu.

Po ashtu, ministrja Klodiana Spahiu tha se, “sot Spitali Onkologjik ka marrë një udhëzim se çfarë do të ndodhe me pacientet qe diagnostikohen me kancer dhe per një pacient që duhet të ndiqet pas kirurgjisë”.

The post Ministrja e re e Shëndetësisë zotohet në Kuvend: O sjell Pet-Scanin ose do të jap dorëheqjen! appeared first on Albeu.com.