zorret Archives - Albeu.com

Lëkura një nga indikatorët që tregon se keni probleme me zorrët
Dëmi që mund të shkaktojë inflamacioni i zorrëve shtrihet përtej sistemit tretës, madje duke prekur lëkurën.

Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, dhe çelësi i këtij reagimi qëndron në mikrobiomën e zorrëve.

Tashmë është treguar se ndryshimet në mikrobiomën janë shoqëruar me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të ndryshme, si astma, artriti reumatoid dhe skleroza e shumëfishtë.

Studimi u botua në Cell Reports dhe ekipi hulumtues shikoi se si koliti ulceroz , inflamacioni kronik i zorrës së trashë, mund të shkaktojë kushte të dhimbshme dhe të vazhdueshme të lëkurës që duken si infeksione të lëkurës, por në fakt nuk përmbajnë patogjenë të lëkurës.

“Ajo që kemi gjetur është se faktorët që lidhen me inflamacionin e zorrëve në fakt shkaktojnë reaksione të lëkurës ndaj mikrobeve me të cilat është mësuar tashmë”, thotë dermatologia Tiffany Scharschmidt, autorja kryesore e studimit.

Siç vëren ajo, “përbërja e baktereve në lëkurë nuk ka ndryshuar. Në vend të kësaj, ajo që ndryshoi ishte përgjigja imune e lëkurës ndaj tyre.”

Sistemi imunitar dhe mikrobioma e zorrëve janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe shqetësimi i kësaj të fundit mund të çojë edhe në ndryshime të lëkurës.

Ky fenomen ndodh në një sërë kushtesh, duke përfshirë kolitin ulceroz, i cili bie nën ombrellën e sëmundjes inflamatore të zorrëve (IBD).

The post Lëkura një nga indikatorët që tregon se keni probleme me zorrët appeared first on Albeu.com.

Merrini seriozisht këto tingujt, jo vetëm uri, çfarë tregon kërcitja e zorrëve për shëndetin tuaj
Tingulli i tillë i zorrëve që kërcasin, te disa është qesharak, te disa i pakëndshëm, por më së shpeshti shfaqet kur jemi të uritur. Kërcitjen e zorrëve do ta dëgjojmë në çfarëdo kohe të ditës, ndonjëherë mund ta shoqërojnë edhe simptoma të tjera, dhe ja për se shfaqet.

Ky tingull dhe kjo shfaqje profesionalisht quhet borborigmus dhe ka të bëjë me lëvizjen e gazrave apo ushqimit nëpër traktin tretës. Kur hamë ushqim, zorrët lëvizin lëngun dhe thërrmijat e ushqimit me procesin e peristaltikës, domethënë përmes kontraktimit dhe relaksimit. Kur ushqimi dhe lëngu kalojnë, ky proces vazhdon ta lëvizë ajrin dhe atëherë e dëgjojmë kërcitjen e zorrëve.

Kërcitja në stomak zakonisht do të thotë që nuk keni ngrënë ushqim tashmë një kohë. Më shpesh do ta dëgjoni nëse jeni të uritur, sepse nuk ka mbetur ushqim në stomak i cili do të “fashitë” tingullin e lëvizjeve të ajrit nëpër zorrë.

Por nëse shpesh jeni të fryrë, keni kapsllëk ose diarre, mund të ketë një problem tjetër, paralajmëroi ajo.

Ngërçet e shpeshta të stomakut të shoqëruara me gazra, diarre apo kapsllëk mund të tregojnë për sindromën e zorrës së irrituar. Nëse i keni këto simptoma prej disa kohësh, është më mirë të konsultoheni me mjekun”, tha infermierja.

The post Merrini seriozisht këto tingujt, jo vetëm uri, çfarë tregon kërcitja e zorrëve për shëndetin tuaj appeared first on Albeu.com.

6 ushqime që luftojnë kapsllëkun
Kapsllëku është një problem që prek të paktën 20% të popullsisë. Një nga shkaqet më të zakonshme është lëvizja e reduktuar e ushqimit përmes sistemit të tretjes. Nëse nuk ushtroni fare dhe nuk hani mjaftueshëm fibra, problemi mund të përkeqësohet. Përpara se të duhet t’i drejtoheni ilaçeve për të luftuar kapsllëkun, mund të përfshini ushqimet e mëposhtme në rutinën tuaj të përditshme dhe të trajtoni problemin e zorrëve me një metodë natyrale.

Mollët

“Një mollë në ditë mban doktorin larg” dhe kjo nuk është shprehje kot. Fruti që ju jep 4 gram fibra dhe ndihmon zorrët të lëvizin çdo ditë. Mollët përmbajnë pektinë, e cila është një fibër e tretshme e njohur për vetitë e saj laksative. Në një studim, 80 pjesëmarrës morën suplemente pektine dhe rezultatet ishin spektakolare, pas 4 javësh. Pra, hani mollët tuaja të thjeshta, së bashku me kos, tërshërë, sallatë frutash dhe çdo mënyrë tjetër gjeniale që mund të mendoni.

Kivi

Fruti njihet për veprimin e tij kundër kapsllëkut. Stimulon sistemin tretës dhe përshpejton lëvizjen e zorrëve. Në një studim të mëparshëm të pjesëmarrësve që ishin të ndarë në kapsllëk dhe jo kapsllëk, u vu re se kishte rezultate pozitive në të gjithë grupin. Pra, bëni një smoothie me kivi. Dhe lehtësim dhe freski në verë.

Fiqtë

Fiqtë e thatë, në veçanti, ju japin edhe më shumë fibra. Mendoni se gjysmë filxhani është i barabartë me 30% të nevojave tuaja ditore për fibra. Në një studim me 40 vullnetarë, fiqtë përmirësonin strukturën e jashtëqitjes dhe reduktuan ndjeshëm ngërçet e barkut të shkaktuara nga kapsllëku.

Thjerrëzat

E dini që shumica e bishtajoreve ndihmojnë shumë në lëvizjen e zorrëve. Përveç marrjes së shumë fibrave, thjerrëzat rritin prodhimin e acidit butirik, i cili rrit lëvizjen e sistemit tretës. Në verë do t’i hani më lehtë në sallata të freskëta me perime.

Patate e ëmbël

Tashmë keni mjaft arsye për të ngrënë patate të ëmbla. Por tani zbuloni se ju ndihmojnë të shkoni më shpesh në tualet. Ato kanë aq shumë fibra sa nuk mund t’i përfshini në receta të ndryshme dhe të zëvendësoni me to patatet klasike.

Kefir

Qumështi i fermentuar përmban probiotikë, të cilët janë baktere të shëndetshme në zorrë. Studime të panumërta kanë treguar se kefiri është një aleat i madh kundër kapsllëkut dhe kontribuon ndjeshëm në hidratimin e zorrëve. Mund të bëni smoothie me kefir në vend të qumështit klasik ose ta kombinoni me tërshërë.

The post 6 ushqime që luftojnë kapsllëkun appeared first on Albeu.com.

Fryrjet e barkut, si ta kuptoni që zorrët janë mbushur me ajër, Ylli Merja: Ja bimët që ju shpëtojnë
Një shqetësim që krijohet shpesh në organizëm është fryrja e zorrëve. Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja thote se këto probleme shfaqen kur zorrët mbushen me ajër.

Sipas tij shkak janë skuqjet e zorrëve të trasha e të holla dhe prania e parazitëve. Duke marrë në shqyrtim raste konkrete në varësi të moshave, Merja sqaron se tek fëmijët që ushqehen me gji duhet bërë kujdes që bebet e vogla teksa pinë qumësht të mos e hapin shumë gojën, pasi kjo do pengonte futjen e ajrit të tepërt në aparatin tretës. Për të qetësuar dhimbjet e krizat që provokon fryrja tek foshnjat përdoret çaj i lehtë me mendër.

Një tjetër shkak i acarimit të zorrëve tek fëmijët është edhe mungesa e njëtrajtshme e tretjes e cila krijon boshllëqe në zorrë. Dhjozma është një zgjidhje shumë e mirë duke u përgatitur si çaj i lehtë, po ashtu mendra frenon edhe të vjellat në rast të tjera. Merja “ngërçin e zorrëvë”, siç e etiketon ai, e lidh me pasoja që reflektohen tek serotonina e cila prodhohet tek kjo pjesë e aparatit tretës. Lambia, prania e parazitëve kërkon vëmendje të posaçme pasi pasojat janë shumë të ndjeshme. Për të qetësuar dhimbjet nga fryrja për shkak të lambias e që shoqërohen me kolit të fortë, përdorim rrënjë podiqe apo shege të ëgër, hudhra e qumësht.

“Për të shëndoshur zorrën e trashë përdorim barin e majazëllit e kolitit. Shmang skuqjet e zorrës së trashë. Nëse e përdorim për një muaj e gjymë, ka efekt.”-thotë Merja ndërsa rendit një tjetër grup personash që vuajnë nga fryrjet.

Njerëz që kanë aromë të keqe në gojë apo që edhe stomaku u rri i forte, kjo lidhet me shtim të parazitëve në zorrë ose duhet të kontrollojnë ushqimet që hanë. Po ashtu ai bën të ditur se dyshimet ndaj një stomaku të fortë janë nga mungesa e mjaftueshme e acidit klohidrik.

Më tej zbulon se edhe femrat me çrregullime të hormoneve, uterusi u rri si ngërç dhe gjithë pjesa e barkut acarohet. Njohës i mirë i bimëve, Merja veçon sherebelën si “miken “ më të mirë të femrave. Përveç këtyre kategorive, ai shton se në rastin kur kemi skuqje të zorrëve, pa shkuar deri në ulçera, kjo krijon probleme me defekimin. Kapsllëku pengon jashtëqitjen duke depozituar feçe në zorrë të cilat kthehen në toksike, po ashtu edhe diahrrea nuk i jep kohën e duhur zorrëvë që qimet thithëse të marrin vlerat ushqimore.

Serotonina fillon të toksifikohet dhe organizmi ka nevojë të shërohet e ripërtërihet.

“Çaji i nenexhikut qetëson lëzijet nervoze të stomakut duke qetësuar fijet nervore.”- shton Merja

“Hedhim 1-2 lugë tek gjella e preferuar e fëmijëve ose bar blete duke i shoqëruar me lule shtogu dhe këto i largojnë dhimbjet.”

I pyetur nga Kolka, në “Vila 24” se cilat janë ushqimet që duhet të shmangim, Merja thotë se produktet ushqimore që hamë duhet të vëzhohen për të parë se cilat krijojnë pasoja. Sa i përket tretjes, ai kërkon që të bëhet defekim i rregullt me qëllim që të mos ketë mbetje për një kohë të gjatë në zorrë. Po ashtu Merja sqaron se jo çdo zorrë e fryrë lidhet me intolerancën nga laktoza dhe se nëse ato lihen pa u trajtuar që në fillim, kjo çon në sëmundje të rënda.

The post Fryrjet e barkut, si ta kuptoni që zorrët janë mbushur me ajër, Ylli Merja: Ja bimët që ju shpëtojnë appeared first on Albeu.com.

Mjekja Albana Daka: Dialogu i vazhdueshëm mes trurit dhe zorrëve
Nga PhD.MD.Albana Daka* Mjeke laboratori-nutricioniste

Ekziston një dialog i vazhdueshëm midis trurit dhe zorrëve, i ndërmjetësuar nga sistemi nervor autonom, i çliruar nga njohuritë dhe vullneti ynë. Zorrët janë shqisa e gjashtë e trupit tonë. Zorra dhe truri ‘flasin’ me njëri-tjetrin përmes gjuhës biokimike, të ndërmjetësuar nga nervi vagus. Skenari i trurit, i njohur  si truri i parë, me zorrën, i konsideruar si truri i dytë, është një paradigmë shkencore e vjetëruar!

Sot, nga ana tjetër, ne po flasim për këtë  lidhje të dyanshme dhe të ndërlidhur midis zorrëve dhe trurit, me ushqimin referues të kësaj marrëdhënie jetike. Truri dhe zorrët ndërlidhen vazhdimisht. Nuk ka asnjë organ superior në trupin e njeriut. Çdo organ ka kontribuotin e tij  në jetë.

Në këtë vizion të ri dhe aktual sistematik të trupit të njeriut, jo i ndarë në organe individuale, ne flasim për trurin e përhapur në të gjithë organizmin tonë, jo vetëm si organ të mbyllur në rastin e kafkës.

Ne mendojmë se trurin e kemi vetem në pjesen kraniale. Sot ne flasim për trurin e përhapur në të gjithë trupin, të përbërë nga neurone që ndodhen në pjesen kraniale (truri kranial), neuronet që përmbahen në sistemin e zorrëve (truri enterik) dhe neuronet e shpërndara në të gjithë trupin (truri i përhapur).

Truri  nuk ekziston vetëm në trurin e kafkës, ai artikulohet nga të gjitha neuronet e shpërndara në të gjithë trupin. Neuronet që kemi në trupin tonë janë qelizat më të vjetra që kemi brenda nesh, ato  formohen gjatë muajve të parë të jetës sonë, që në fetus. Të gjitha qelizat e tjera somatike kanë ndryshuar dhe ndryshojnë çdo ditë. Neuronet janë qeliza të qëndrueshme dhe shumëvjeçare.

Truri i kafkës peshon rreth 1500 gram dhe përbëhet nga rreth 100 miliardë qeliza nervore, të quajtura neurone. Pesha e tij është e njëjtë për të gjithë, pavarësisht nga pesha trupore që ka secili prej nesh. Një person që peshon 50 kg dhe një tjetër që peshon 80 kg të dy kanë një tru me të njëjtën peshë dhe me të njëjtat kërkesa ushqyese dhe energjie. Sot, duke pasur nje dietë te pasur, ne mund të përmirësojmë jetëgjatësinë tonë, madje mund të jetojmë më shumë se 100 vjet. Dialogu i vazhdueshëm biokimik midis zorrëve dhe trurit ndërmjetësohet nga ushqimi që hyn në trupat tanë çdo ditë.

Neuroinflamimi  dhe ‘shkaterrimi’ konjektiv cerebral

Kequshqyerja, ulja e oksigjenimit, një zorrë e irrituar me një mikrobiote agresive dhe një organ me një shtrese dhjamore të lartë mund të shkaktojë inflamacion te trurit, nje gjendje kjo qe con ne shkaterrim konjektiv, ‘cmenduri’ vaskulare dhe degjenerative, çrregullim i humorit (depression,ankth,apati,lodhje psiko-fizike…) dhe semundje psikiatrike.

Ushqimi ka per qellim mbrojtjen e trurit nga neuro inflamacioni permes zgjedhjeve te ushqimit si nje zgjedhje e vetedijshme njelloj sikurse ajo e  ilaceve parandaluese per te siguruar cilesi per vite me rradhe. Dhe jo vetem kufizimin e te ushqyerit ne humbjen e peshes!

Ne ,ne fakt,jemi rezultat i asaj cfare ndodhet brenda nesh: ushqimit, frymemarrjes, stimulimeve ndijore dhe kulturore.  Ajo qe hyn tek ne permes zorreve, sistemit te frymemarrjes dhe pese shqisave tona perpunohen permes profileve tona metabolike, hormonale, mikrobiologjike, dhe gjeneve (ADN).

Po, edhe mikrobiologjikisht!

Masa e mikrobeve te strehuara ne trupin tone eshte me e larte se masa qelizore e trupit tone dhe keto baktere mund te kushtezojne emocionet tona me molekulat e tyre. Mireqenia jone, gezimi dhe lumturia, trishtimi, depresioni, ankthi, toni I humorit mund te jene te kushtezuara nga bakteret e zorreve.

Ushqimi i supermarketeve dhe ‘trishtimi’ i ushqimit

Por le te perpiqemi te mendojme per diten tone te perditshme. Ushqimi actual I bazuar kryesisht ne ushqime qe permbajne additive kimike,ushqimet me baze miellin(buka,brume,pica,produkte te pjekura,biskota,embelsira…) te pasura me gluten, ushqime me origjine shtazore (mish I kuq, qumesht, djathe…) me doza te larta te acideve yndyrore te ngopura dhe mungesa e fibrave dietike te tretshme ne uje (perime,bishtajoret,farat e ndryshme….),eshte nje  ushqim qe krijon trishtim,  neuroinflamim  te trurit, ‘shkaterrim’ konjektiv te trurit.

Keto ushqime jan gjithashtu ushqime obeziogjenike  sepse mund te gjeneroje nje gjendje te rezistences insulin-sistemike qe favorizon mbipeshen ne cdo moshe  dhe mund te veproje ne metabolizmin e glukozes ne neuronet e trurit,  nje gjendje fiziopatologjike pergjegjese per crregullimet psikike dhe ‘cmendurite’ demnces.

Ky “trishtim” i ushqimit vjen nga inflamacioni zorreve iu shkatktuar nga nje mibrobiote aggressive dhe prodhimi I reduktuar i serotonines.

Nje gjendje qe ndryshon funksionalitetin e sistemit nervor autonom dhe ben qe dialogu misdis zorreve dhe trurit te ndrmjetesohet nga nervi vagus. 90% e serotonines ne trupin tone prodhohet nga qelizat enterokromafine te zorreve dhe vetem 10% prodhohen ne tru. Shendeti psikik, pra, lind kryesisht nga zorra.

Serotonina eshte neurotransmetues I mereqenies dhe gezimit. Me mungesen e serotonines kemi trishtim, melankoli, mungese energjie.

Te ngrenit dhe te menduarit

Ushqimi pa menduar per efektet qe ka cilesia e ushqimit te pertypur ne sistemin nervor autonom dhe mukozen e zorreve mund te ekspozoje crregullimet dhe semundjet e zorreve, sistemike dhe psikike qe prekin te gjithe trupin.

The post Mjekja Albana Daka: Dialogu i vazhdueshëm mes trurit dhe zorrëve appeared first on Albeu.com.

Keni shqetësime dhe probleme me zorrët? Konsumoni vetëm këtë produkt për të shpëtuar
Sipas një studimi në Shkencën e Ushqimit dhe Mirëqenien e Njeriut, hudhra ndikon në rritjen e bakterieve ‘shoqërore’ në zorrë dhe parandalon rritjen në të njëjtën kohë të bakterieve që shkaktojnë sëmundje.

Hudhra është e pasur në mënyrë natyrale me një lloj karbohidrati që ushqen bakteriet e mira në sistemin tuaj tretës.

Ajo shërben si furnizues për këto bakterie që ta bëjnë punën e tyre më mirë.

Gjithashtu, hudhra është e njohur për vetitë e saj antioksiduese dhe antikancerogjene, dhe mund të parandalojë sëmundjet e zemrës.

Në mënyrë që vlerat e hudhrës të mos zbehen, provoni ta përfshini atë në një tost ose në sallatë, në vend që ta gatuani.

Bëni kujdes me sasinë, pasi nëse e konsumoni shumë ajo mund të ketë efekt të kundërt, prandaj niseni me pak. Për më tepër, nëse vuani nga sindroma e zorrëve të irrituara, bëni mirë të konsultohuni me mjekun, pasi studimet thonë se eliminimi i saj mund të ndihmojë që të pastroheni nga këto probleme.

The post Keni shqetësime dhe probleme me zorrët? Konsumoni vetëm këtë produkt për të shpëtuar appeared first on Albeu.com.

Lakra turshi e pandarë në tryezat tuaja, por nuk i keni ditur këto 3 përfitime shëndetësore
Lakra turshi është një burim i shumë vitaminave dhe një pjatë e shkëlqyer shtesë për pothuajse të gjitha gatimet “dimërore”.

Përveçse është e ulët në kalori (dhe numëron rreth 30 kalori për filxhan), ajo gjithashtu përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si vitamina C, vitamina K, vitamina B6, fibra, hekur, bakër, mangan, folate dhe kalium.

Të mirë për zorrët

Për shkak se është një ushqim i fermentuar, lakra turshi përmban natyrshëm probiotikë dhe fibra prebiotike, dhe probiotikët funksionojnë në mënyrë efektive kur bëhet fjalë për kapsllëkun, diarrenë e lidhur me përdorimin e antibiotikëve dhe infeksionet, si dhe sindromën e zorrës së irrituar.

Forcon sistemin imunitar

Meqenëse afërsisht 70 deri në 80 për qind e imunitetit tonë varet nga shëndeti i zorrëve, të dy sistemet janë të lidhura pazgjidhshmërisht, që do të thotë se çdo ushqim që mbështet zorrët e shëndetshme gjithashtu mbështet një sistem të shëndetshëm imunitar.

Një ekzaminimi i kontrolluar e rastësishme tregoi se lakra turshi është i vetmi ushqim i fermentuar që është vërtetuar klinikisht se ndihmon me sindromën e zorrës së irrituar.

Fibrat probiotike ndihmojnë në ushqimin e baktereve të mira në zorrë, shkruan gastroenterologu integrues Marvin Singh.

Sipas bazës së të dhënave ushqimore të Departamentit Amerikan të Bujqësisë (USDA), një filxhan lakër turshi përmban katër gram fibra, që është e barabartë me 15 për qind të vlerës së rekomanduar ditore.

Ndikon në uljen e stresit

Është treguar se probiotikët menaxhojnë ankthin dhe simptomat e depresionit tek njerëzit për shkak të lidhjes midis zorrëve dhe trurit. Zorrët e shëndetshme janë baza për funksionimin e të gjithë trupit të njeriut.

The post Lakra turshi e pandarë në tryezat tuaja, por nuk i keni ditur këto 3 përfitime shëndetësore appeared first on Albeu.com.