Zoran Zaev Archives - Albeu.com

A po planifikon puç në LSDM dhe largimin e Kovaçevskit dhe BDI-së nga qeveria? Flet Zaev
“Unë nuk do të dorëzohem dhe as nuk do të pranoj një kandidaturë për president të vendit. As që do të mendoj ta përça LSDM-në, as të bëj ndonjë grusht shtet imagjinar në LSDM apo diçka të ngjashme”, thuhet në reagimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev.

Reagimi i tij vjen ndaj informacioneve se ai dhe njerëzit e tij të afërt janë pjesë e një tentativa për grusht shteti në partinë në pushtet.

Reagimi i plotë:

“Këto ditë qendra të ndryshme (të kota, edhe kriminale, edhe kombinime të të dyjave, të cilave iu bashkua edhe ish-kryeministri dhe i arratisuri nga drejtësia, Nikolla Gruevski) më përmendin në konotacione të ndryshme. Nga fakti se do të kisha bërë puç në LSDM, deri te fakti se do të isha kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

E kam thënë në disa raste në periudhën e kaluar se nuk kam ambicie politike dhe dëshiroj të mohoj edhe një herë insinuata të tilla për riangazhimin tim në politikë.

Unë nuk do të paraqes dhe as nuk do të pranoj një kandidaturë për president të vendit.

Si kryetar i LSDM-së e kam bashkuar partinë. Dhe LSDM-ja e bashkuar bashkë me qytetarët rrëzuan një regjim, dhe pikërisht atëherë ai regjim ishte më i fortë dhe më i lirshëm. Nuk do të mendoj as që ta përçaj LSDM-në, as të bëj ndonjë puç të vetëbërë në LSDM apo diçka të tillë. Dëshmi për këtë janë udhëheqja ime tetëvjeçare e gjysmë në parti, si dhe fitoret shtetërore dhe elektorale të fituara nga LSDM, së bashku me shoqërinë e fuqishme civile.

Në të njëjtën kohë, Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga LSDM-ja nuk pushoi së shkruari suksese historike. Ne e futëm Maqedoninë e Veriut në NATO, zgjidhëm tensionet dhe përçarjet e brendshme ndëretnike, u miqësuam me të gjithë fqinjët tanë dhe të gjithë botën demokratike. Falë politikës së ndërtimit të miqësisë me fqinjët, por edhe politikave të përgjithshme ndërkombëtare, ne morëm Autoqefalinë e KOM-it tonë-Arqipeshkvisë Ohër, u bëmë një nga tre vendet që themeluan nismën ekonomike Open Balkans dhe filluam negociatat me BE-në.

Nuk mund të harrohet se edhe atëherë kishte kundërshtarë për gjithçka që bëmë dhe gjithçka që arritëm. Disa ishin kundër vetëm sepse nuk arritën të bënin atë që arritëm bashkë me popullin në katër vjet. Në mesin e tyre ishte edhe ish-kryeministri dhe i arratisuri nga drejtësia, Gruevski, por edhe të tjerë që për arsye të njëjta apo të ngjashme thjesht nuk donin të ndodhin sukseset maqedonase. Disa sepse kotësia e tyre është shumë e madhe (Gerovski me siguri do ta njohë veten këtu). Të tjerët, nga ana tjetër, ishin kundër sepse kanë nevojë të ankohen vazhdimisht, të urrejnë dhe të fyhen, ata që nuk preken nga asgjë (këto janë njerëz si akrepat nga historia e akrepit dhe bretkosës). Grupi i katërt ishin ata që thjesht nuk mund t’ia falin suksesin dikujt, sepse në Maqedoni mund të falesh për gjithçka, por suksesi nuk falet.

Por koha ka treguar deri më tani, e sidomos do të tregojë se sa të guximshme, korrekte dhe të drejta kanë qenë vendimet që kemi marrë për popullin dhe vendin maqedonas, pavarësisht nga bllokadat që na bëhen vazhdimisht nga të gjithë kundërshtarët tanë.

konkluzioni…

E bukura e gjithë këtyre kundërshtive, frenimeve, ankesave, ankimeve, kotësive, të parë nga larg si kjo, është se pikërisht këta njerëz, me kundërshtimet e tyre, pa dëshirë, dhe për Zotin disa prej tyre edhe me vetëdije edhe me qëllim (për shembull, Gruevski). i ndihmoi të gjitha këto procese. Të gjithë ata, me veprimin dhe kundërshtimin e tyre, inkurajuan shumicën e njerëzve që të këmbëngulin në besimin e tyre në sigurimin e së ardhmes euroatlantike të vendit, në ndërtimin e miqësisë me vendet fqinje, në vendosjen e kohezionit në shoqërinë tonë multietnike përmes një koncept që duartrokitet nga e gjithë bota demokratike – koncepti “Një shoqëri për të gjithë”.

Ata njerëz, politikanë, gazetarë, analistë… indirekt, dhe për Zotin edhe drejtpërdrejt, në momente kyçe për vendin, ndihmuan që të sigurohen edhe dy të tretat në parlament për Marrëveshjen e Prespës dhe vendime të tjera të rëndësishme, duke mposhtur kështu pastaj politikat anti-NATO dhe anti-BE të menaxhmentit aktual të VMRO-DPMNE-së.

Sot, Maqedonia e Veriut është shtet anëtar i NATO-s dhe nuk ka frikë për paqen dhe sigurinë e saj. Sot po jetojmë ditët e procesit të skriningut si një fazë e negociatave me BE-në që nisëm disa muaj më parë. Sot presim me padurim bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në vendlindjen tonë”, ka shkruar ndër të tjera Zaevi./ina

The post A po planifikon puç në LSDM dhe largimin e Kovaçevskit dhe BDI-së nga qeveria? Flet Zaev appeared first on Albeu.com.

Pendarovski: Shfuqizimi i Marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut
Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se nuk mund të bisedojmë për integrime evropiane nëse nuk duam marrëveshje për fqinjësi të mirë me fqinjët. Nuk mbështet referendum me të cilin do të shfuqizohej Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, sepse kjo, siç tha, do ta ndërpriste integrimin evropian të vendit. Kjo, thekson, do të ishte njëjtë sikur të besojmë se mund ta shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, ndërsa të besojmë se mund të bëhemi anëtare e NATO-s. Kjo, potencoi Pendarovski, nuk është e mundur.

“Ky nuk është qëndrim im ad-hok, ky është i bazuar në argumente dhe në proces të të menduarit çka mund të sjellë ai referendum nëse është i suksesshëm. Të mos ketë ndonjë huti, të përsëris edhe një herë. Nëse ju e kontestoni ose bëni përpjekje që ta kontestoni përmes referendumit Marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe integrimet dhe bisedimet evropiane, kjo është njëjtë sikur dikush tu thotë se mundeni në referendum ta kontestoni ose shfuqizoni Marrëveshjen me Greqinë dhe të bëheni anëtare të NATO-s, nuk është e mundur. Domethënë, të mos kemi iluzione, marrëveshjet dypalëshe me fqinjët dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore siç i quajnë në BE janë një prej parakushteve kyçe, gjithnjë edhe kanë qenë, për integrim të cilitdo shtet jo vetëm nga ky rajon, por edhe nga e gjithë bota pas komunizimit pas vitit 1990”, deklaroi Pendarovski.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media me presidenten sllovake Zuzana Çaputova, përsëriti se nuk mund të flasim për integrime evropiane nëse nuk duam të kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë, me siç theksoi, fqinjët e parë.

Lidhur me atë se a do të iniciojë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski, partia e të cilit ka iniciuar procedurë për shpalljen e referendumit, presidenti Pendarovski theksoi se kushdo që ka dashur të bisedojë me të për çfarëdo çështje e ka marrë atë dhe se ai si president inicioi takime dhe bisedime me të gjithë aktorët politikë.

“Mbetem i hapur për diskutime për çdo çështje që prek interesat e shtetit dhe mbi të gjitha interesat e qytetarëve. Por, në lidhje me këtë pyetjen tuaj, qëndrimi im dihet dhe dje ia kam bërë të ditur opinionit maqedonas”, tha Pendarovski.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka filluar procedurën për nismën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit të detyrueshëm. Pyetja e referendumit, siç njoftuan nga partia, do t’i referohet Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, të nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, e cila, sipas VMRO-DPMNE-së, “është burimi dhe fillimi i të gjitha problemeve për Maqedoninë dhe baza mbi të cilën atëherë Bullgaria bazonte kërkesat dhe qëndrimet e saj maksimaliste”./TV 21/

The post Pendarovski: Shfuqizimi i Marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

Pranimi i propozimit francez, bëhet “i gjallë” Zaev: RMV nga çdo marrëveshje e nënshkruar ka dalë fituese
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur entuziast për miratimin e propozimit francez.

Zaev e ka quajtur fitore miratimin e këtij propozimi, pasi sipas tij, çdo vendim që Maqedonia ka marrë ndër vite i është shpërblyer me ndonje arritje edhe më madhore.

“Me Marrëveshjen e Prespës fituam anëtarësimin në NATO, por edhe me realizimin e Autoqefalisë së Kishës sonë Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit, kemi një konfirmim të drejtpërdrejtë të identitetit tonë autokton maqedonas. Me fillimin e negociatave me një gjuhë maqedonase të verifikuar dhe të pakontestueshme në kuadër të Bashkimit Evropian, marrim një tjetër fitore identitare”, tha ish-kryeministri Zoran Zaev në një prononcim për mediat në vend.

Zaev tha po ashtu se qeveria e LSDM-së, ka mbajtur leksion politik për opozitën e vendit.

“Qeveria progresive e udhëhequr nga LSDM-ja edhe një herë mbajti leksion patriotik se përparimtarët janë e ardhmja. Mësimi në fund të fundit për popullin tonë, për të kuptuar kush janë në fakt mbrojtësit e Maqedonisë dhe të ardhmes. Ne, përparimtarët në krye me LSDM-në, me politikat tona të guximshme dhe të mençura, sollëm statusin e kandidatit në BE, e futëm vendin në NATO, më në fund mundësuam Autoqefalinë e KOM- OA, u qetësuam dhe miqësuam bashkësitë etnike, krijuam miqësi me të gjithë fqinjët, pas 17 vitesh filluam negociatat me BE-në”, nënvizoi ish-kryetari i qeverisë për kornizën e negociatave.

Kujtojmë që propozimi francez u miratua nga Kuvendi i Maqedonisë me gjithsej 68 vota pro./albeu.com/

The post Pranimi i propozimit francez, bëhet “i gjallë” Zaev: RMV nga çdo marrëveshje e nënshkruar ka dalë fituese appeared first on Albeu.com.

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar dhe garantuar në kohën e negociatave
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev thotë se me propozimin në fjalë është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas.

“Çështja më e rëndësishme, gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë të siguruar dhe garantuar në kohën e negociatave dhe prandaj janë njohur dhe pranuar nga BE-ja. Kjo është e para dhe absolutisht më e rëndësishmja. Protokolli që do të nënshkruanin Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria bullgare shpjegon rrugën për tejkalimin e çështjeve të hapura që janë të zgjidhshme. Ndërtimi i marrëdhënieve të mira dhe miqësore me fqinjët është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e një rajoni siç është Ballkani Perëndimor. Prandaj, ne nga pala maqedonase dhe kolegët tanë nga pala bullgare duhet të punojmë së bashku për të mbyllur çështjet e hapura. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që në bisedime të ruhet plotësisht dinjiteti kombëtar i të dyja palëve. Miqësia krijohet dhe ndërtohet kur dy palë kujdesen reciprokisht për njëra-tjetrën gjatë zgjidhjes së çështjeve të hapura.” – ka shkruar Zaevi.

Zaev shton se, një pjesë tjetër thelbësore e propozimit francez është përfshirja e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Kushtetutë. Sipas ish-kryeministrit, është një hap që duhet të bëjmë dhe i cili në asnjë mënyrë nuk do të dëmtojë shtetin, shoqërinë apo asnjë nga komunitetet në vendin tonë.

“Ne tashmë kemi shtatë bashkësi etnike në Kushtetutën tonë. Me ndryshimet kushtetuese do të jenë 10 bashkësi etnike. Vetëm për inat, për qëllime të këqija ose për përfitime personale politike dikush mund të jetë kundër futjes së tri bashkësive të reja etnike në Kushtetutë. Kundërshtimi i multikulturalizmit është kundërshtim ndaj integrimit evropian të atdheut tonë.” – thekson Zaev.

The post Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar dhe garantuar në kohën e negociatave appeared first on Albeu.com.

Rusia pas “Ballkanit të Hapur”? “Zbërthehet” Vuçiç dhe tregon të vërtetën e tij
Pas kryeministrit Edi Rama, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka mohuar se pas nismës së “Ballkanit të Hapur” të qëndrojë Rusia.

Vuçiç u shpreh se “Ballkani i Hapur” ka qenë ide e tij, Zoran Zaevit dhe Edi Ramës.

Komentet e tyre erdhën pas deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili tha se “Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Moska.

Presidenti serb theksoi se ai nuk turpërohet nga marrëdhëniet e mira që kanë me Rusinë, por përjashtoi çdo ndikim të mundshëm të Kremlinit në nismën “Open Balkan”.

“Në takimin e parë ka qenë Zorani, unë dhe Rama. Nuk ka qenë asnjë ministër i jashtëm. Nuk kam turp për politikën që bën Serbia. Nuk iu turpërohem marrëdhënieve të mira që kemi me Federatën Ruse. Por asnjë tjetër përveç nesh s’kishte asnjë ide. Kjo është ideja jonë. Ardhmëria është në bashkëpunim.

Kjo është ideja e njerëzve që fermerët do të jenë shumë më të kënaqur sepse kanë ku të eksportojnë. Të kenë shumë më tepër qytetarë serb që të vinë në bregdetin shqiptar. Të mendojmë si ta bëjmë diçka të përbashkët. Ideja është e Zoran Zaev, Edi Ramës dhe e imja. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide”, tha Vuçiç./albeu.com/

The post Rusia pas “Ballkanit të Hapur”? “Zbërthehet” Vuçiç dhe tregon të vërtetën e tij appeared first on Albeu.com.

“Qytetarët e votuan Zaevin për kryeministër”, Kovaçevski: Legjitimiteti del nga Kuvendi, kemi mbështetjen e 64 deputetëve
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, thotë se legjitimiteti i qeverisë buron nga deputetët në Kuvend.

I pyetur se si i komenton deklaratat e opozitës se qytetarët në zgjedhje kanë votuar Zoran Zaevin për kryeministër, Kovaçevski tha se Qeveria gëzon mbështetjen e 64 deputetëve.

“Nëse e shohim legjitimitetin e kësaj Qeverie, ka legjitimitet edhe më të madh nga e kaluara, duke marrë parasysh që e mbështesin 64 deputetë, shtesë edhe një parti politike, kjo është partia Alternativa”, deklaroi Kovaçevski.

Qeveria aktuale është stabile dhe se ka legjitimitet të plotë.

“Kemi Qeveri me legjitimitet të plotë politik dhe legal dhe Qeveri që ka partnerë që kanë program të harmonizuar transparent, të bërë dhe të shpërndarë me publikun, program të qeverisë që përfshin përcaktimet kyçe të të gjitha partnerëve qeverisës, përfshi edh të kësaj partie”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ndryshe, nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë njoftuar Komiteti Ekzekutiv i kësaj partie ka vendosur që nga 10 maji të organizojë bllokadë aktive të Kuvend. Nga VMRO-DMPNE-ja për heqjen e këtij vendimi kërkojnë që të organizohet takim i liderëve të partive ku do të caktohej data për zgjedhje të parakohshme parlamentare./tv21.tv

The post “Qytetarët e votuan Zaevin për kryeministër”, Kovaçevski: Legjitimiteti del nga Kuvendi, kemi mbështetjen e 64 deputetëve appeared first on Albeu.com.

Pas dorëheqjes, Zaev udhëtim me familjen, destinacioni që ka zgjedhur
Pasi ish-kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen, ai udhëtoi me familjen e tij në një nga resortet dimërore më të shtrenjta dhe luksoze në Evropë.

Portalet maqedonase opozitare shkruajnë se Zaevi u mburr se janë në vendin më luksoz dhe më të shtrenjtë dimëror në Evropë – shijojnë Chamonix! Vajza e tij Alexandra këtë e shkroi në Instagram se janë në Francë duke shijuar aplet e Mont Blanc.

Ky është një vend ku një qëndrim dhjetëditor kushton sa dy vjet shpenzime të jetesës për një familje mesatare në Maqedoni me katër anëtarë.

Ky resort prezantohet si një nga më luksozët në planet./INA

The post Pas dorëheqjes, Zaev udhëtim me familjen, destinacioni që ka zgjedhur appeared first on Albeu.com.

Meta takon Zaevin në Shkup, zbulon çfarë ka biseduar me të
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shkup ka gjetur kohë për të takuar dhe kryeministrin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Meta tha se me Zaev kanë diskutuar për kontributet e këtij të fundit për Maqedoninë dhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Meta./albeu.com

The post Meta takon Zaevin në Shkup, zbulon çfarë ka biseduar me të appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut drejt formimit të Qeverisë së re
Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski.

Kovaçevski, i cili drejton Lidhjes Social Demokrate (LSDM), sipas Kushtetutës, do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Qeveria e re pritet të votohet më së voni deri më 15 janar, 2022, me 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi.

Shumica parlamentare numëron 64 deputetë; 44 të LSDM-së, 15 janë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), katër të Alternativës dhe një deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kandidati për kryeministër, Dimitar Koçavevski, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jetë përballja me sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa sa i përket përbërjes së Qeverisë, ai tha mes partnerëve qeveritarë tashmë janë definuar postet ministrore, por nuk ka dhënë detaje lidhur me kuadrot që do të jenë pjesë e ekzekutivit.

Darko Kovaçevski, në postin e kryeministrit dhe të kryetarit të LSDM-së, zëvendëson Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 31 tetor.

“Prioritetet tona kanë të bëjnë për përshpejtimin dhe forcimin e kursit të integrimit evropian të vendit, përballja me sfidat më të rënda, si kriza energjetike, përballja me pandeminë, forcimi i sistemit arsimor, e kështu me radhë”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sa i përket drejtimit të ministrive, ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në radhët e LSDM-së. Oliver Spasovski më nuk do të jetë ministër i Punëve të Brendshme.

“Kryetarit të ri duhet t’i jepet mundësia, t’i jepet autoriteti i plotë në zgjedhjen e ekipit të tij. Mbase ai duhet të bëjë përzgjedhje të reja, njerëz të rinj dhe për këtë mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri, për të mos e ngarkuar as kryetarin, as ekipin e tij”, ka deklaruar për mediat Spasovski, një nga bashkëpunëtorëve të afërt të ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Edhe Radmilla Sheqerinska, ministrja e deritanishme e Mbrojtjes nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, sikur edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

“Unë kam vendosur që të mos jem pjesë e Qeverisë së re me mandatarin e ri. Gjatë mandatit tim bëm shumë punë në interes të qytetarëve. Këtë kurs do të ndjek edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Carovska.

Pjesë e kabinetit, jozyrtarisht thuhet se nuk do të jetë as Lupço Nikollovski, i cili deri tani ishte zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit, sikur që nuk do të jetë as ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në Qeverinë e re, partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa pas largimit të saj nga ekzekutivi, do të ketë tre poste ministrore; Shëndetësinë, Ministrinë e Administratës Publike dhe Informatikës si dhe një ministër pa resor, përgjegjës për diasporën. Kjo parti do të ketë edhe tre zëvendësministra.

Marrja e posteve të rëndësishme nga Alternativa, ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa partive politike maqedonase që janë në koalicion me LSDM-së. Për të heshtur pakënaqësinë e tyre dhe për të mos rrezikuar shumicën, LSDM-ja ka vendosur që me Ministrinë e Mbrojtjes të udhëheqë një kuadër i partisë Liberal Demokrate.

BDI-ja në Qeverinë e re do të ketë po ashtu pozicione të forta. Përveç zëvendëskryeministrit të parë, që do të jetë Artan Grubi, partia që drejtohet nga Ali Ahmeti do të drejtojë edhe Ministrinë e Arsimit, me të cilën bazuar në deklarimet e zyrtarëve të saj, do të udhëheqë Jeton Shaqiri, aktualisht ministër në detyrë i Administratës Publike dhe Informatikës.

Partia e Ahmetit edhe në Qeverinë e re do të vazhdojë të mbajë Ministrinë e Financave, të Ekonomisë, dhe Ministrinë e Ekologjisë. Kjo parti do të ketë edhe pesë poste të zëvendësministrave dhe po aq sekretarë shtetërorë në disa ministri tjera.

Partitë shqiptare në Qeverinë e re do të drejtojnë gjysmën apo tetë nga 16 ministri që përbejnë qeverinë e re, e cila do të jetë e dyta që nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të vitit 2020./REL/

The post Maqedonia e Veriut drejt formimit të Qeverisë së re appeared first on Albeu.com.

Kuvendi maqedonas konstaton dorëheqjen e Zoran Zaev
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konstatuar dorëheqjen e Kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev.

Dorëheqja e kryeministrit tërheq edhe dorëheqjen e gjithë Qeverisë.

Me këtë pamundësohet edhe mbajtja e seancës për pyetjet e deputetëve.

Kjo shkaktoi edhe reagimin e VMRO-DPMNE-së, që sipas koordinatorit të saj është e pa pranueshme që ministrat të mos marrin pjesë në seancën për pyetje të deputetëve por të mund të paraqiten në seancat e radhës të caktuara nga kryetari i Kuvendit.

“Sot janë caktuar 4 seanca ku duhet të marrin pjesë ministrat. Është skandal që nuk mund të marrin pjesë në seancën për pyetje deputetësh, por mund të marrin pjesë në mbledhjet tjera të Kuvendit”, tha Micevski.

Xhaferi me sqarim deri te deputeti Micevski me çrrastë nënvizoi se qeveria edhe pas konstatimit vazhdon të kryej funksionin deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që Qeverisë në dorëheqje deputetët t’i parashtrojnë pyetjet”, u përgjigj Xhaferi.

The post Kuvendi maqedonas konstaton dorëheqjen e Zoran Zaev appeared first on Albeu.com.