Zonat e mbrojtura Archives - Albeu.com

Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit
Deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila ka ndjekur nga fillimi cështjen e zonave të mbrojtura ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të ligjit për zonat e mbrojtura. Zhupa shprehet se dredhitë për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk i ndalojnë.

Ajo thekson se do të vijohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare. Zhupa thotë se zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se është detyrim ndaj brezave të ardhshëm për t’i lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

Reagimi i plotë:

Dredhitë e Gjykatës Kushtetuese për të larë duart nga shkatërrimi që pret zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk na ndalojnë!

Në Strasburg për mbrojtjen e vendit! Nga sot nuk kemi më zona të mbrojtura!

Ndarja 4 me 4, ku 4 gjyqtarët pranojnë që ka shkelje kushtetuese dhe 4 gjyqtarë mendojnë se nuk ka, con në rrëzimin e kërkesën dhe pse nuk ndajnë dot nëse është apo jo antikushtetues. Kjo barazi është përdor dhe në raste të tjera si dredhi për të vendosur pa vendosur, për të ruajtur status quo e qeverisë duke bërë sehir.

Kjo praktikë dënohet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ku në çështjen Marini kundër Shqipërise, 2007 shprehet se “ del në përfundimin se parashikimi për ndarjen e votave në mënyrë të barabartë nuk i shërben sigurisë juridike dhe mund të privojë ankuesin nga e drejta efektive për një vendim përfundimtar për kërkesën e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese”. Nuk mund të fshihen pas ligjit, ku ska asnjë arsye juridike dhe morale se përse katërshja që mendon se nuk ka shkelje duhet të prevaloj mbi katërshen që argumenton se ka shkelje?!

Për sa më lart do shkohet në Strasburg për të gjetur të drejtën e mohuar nga drejtësia shqiptare.

Është fatkeqësi për vendin që lënë në fuqi një ligj antikushtetues dhe dështim për Gjykatën Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatës, ne rrëzohemi pa u rrëzuar me dredhi që nuk respektojnë as standartet europiane.

Pavarësisht kësaj dua të falenderoj edhe organizatat mjedisore për pjesmarrje në çdo pjesë të procesit dhe që kanë pajisur me materiale gjykatën mbi standartet europiane të mbrojtura dhe nga konventat që bën pjesë Shqipëria. Gjithashtu falenderoj për punën e tyre dy avokatët e nderuar Marash Logu dhe Franci Nuri.

Zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se ja kemi detyrim brezave të ardhshëm për ti lënë një Shqipëri më të mirë se sot dhe jo të betonizuar dhe të shkatërruar nga babëzia e klientëve të pushtetit.

The post Kushtetuesja rrëzoi këkesën për ligjin për zonat e mbrojtura, Zhupa: Në Strasburg për mbrojtjen e vendit appeared first on Albeu.com.

Shoqëria Civile shpall lëvizjen për pengimin e zbatimit të ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”: Shqipëria në rrezik nga grykësia e disa privatëve
Organizatat e shoqërisë civile, do të mblidhen këtë të martë në një tryezë të përbashkët në kuadër të një Forumi Publik do të paarqesin argumentet e tyre mbi amendimet e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” të miratuara të enjten e kaluar në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë forum do të miratohet dhe një deklaratë e përbashkët e këtyre organizatave, në dokumentin e të cilave shprehet qartë kundërshtimi me ccdo mjet dhe formë i këtij ligji.

Shoqëria Civile i bën thirrje dhe Presidentit të Republikës që të ngrihet në lartësinë e Kushtetutës dhe ta kundërshtojë këtë ligj që shkatërron përfundimisht pasuritë e fundit që i kanë mbetur pa prekur këtij vendi

Deklaratë e përbashkët e disa organizatave të shoqërisë civile:

Organizatat e shoqërisë civile, pjesëmarrëse në Forumin Publik mbi amendimet e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, janë njohur me amendimet e ligjit në fjalë të javës së kaluar, e cila ishte një nismë ligjore e disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, por e mbështetur thelbësisht nga qeveria dhe institucionet vartëse të saj.

Nga shqyrtimi i amendimeve të miratuara në ligjin bazë të vitit 2017, konstatohet se amendimi është i diskutueshëm përsa i përket anës proceduriale dhe përmbajtjes edhe në sa vijon:

–       në mungesë të një analize mbi problematikat eventuale të pretenduara “që vijnë si pasojë e zbatimit të ligjit në terren, kryesisht në lidhje me bashkëpunimin e qeverisjes vendore, komuniteteve dhe administratës së zonave të mbrojtura”.

–       në mungesë të vlerësimit të ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe harmonizimit me legjislacionin në fuqi vendas e ndërkombëtar, gjë që do të ishte baza e argumentimit të interesit publik që amendimet sjellin;

–       në mungesë të referencave të “dokumenteve ndërkombëtare formojnë detyrim për vendin që të rishikojë ligjin ekzistues”, siç pretendohet në Relacionin përkatës;

–       në mungesë të vlerësimit të shkallës së përafrimit me acquis communautaire, gjë që do të ndihmonte për të kuptuar interesin publik afatgjatë, siç është integrimi Evropian i vendit nga amendimet e kryera;

–       në largimin nga “…qëllimi për një menaxhim efektiv dhe të pavarur të të gjitha zonave të mbrojtura ekzistuese dhe të atyre që do të shpallen…” të ligjit bazë, në përfshirjen e gjerë të pushtetit vendor me prerogativa të reja, shumë më të gjera se deri më sot (sipas amendimeve, bashkitë njihen si institucione të menaxhimit të zonave të mbrojtura),

–       Zgjerimi i pa argmentuar me interesin publik, i llojeve të veprimtarive ekonomike që mund të kryhen në zonat e mbrojtura, duke konsideruar si të tilla “veprimtaritë e lejuara në bashkitë të cilat kanë në administrimin e tyre dhe territore të cilat shpallen apo janë shpallur zona të mbrojtura”, në emër të “…nevojës së përfshirjes së bashkive dhe popullatës vendase në procesin e menaxhimit të tyre”.

–       Ofrimi i përcaktimeve ligjore të paqarta, që lënë shteg për interpretime subjektive si psh “…investimi në një zonë të caktuar është i një niveli të rëndësisë kombëtare…”; “…mundësisë së zhvillimit të veprimtarive ekonomike nga banorët e zonës.”; “…monumenti i natyrës nuk është në zonë të banuar nuk aplikohet përcaktimi i zonës së saj buferike”; “…lejuar përdorimin e tokës dhe kryerjen e aktiviteteve të cilat zbatojnë parimet e zhvillimit të qëndrueshëm me fokus zhvillimin ekonomik të zonës”, “…lejimin e ndërhyrjeve të lejuara urbane, rekreacionit apo industriale brenda zonës…”, etj.

–       Nga përjashtimi i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, si dhe përcaktimi i rolit të ri të Komisionit Kombëtar të Territorit (që nuk ishte në ligjin bazë të vitit 2017), përmes të cilit zhvleresohen jo vetëm procedurat standarde ligjore të konsultimit publik dhe roli i shoqërisë civile në këtë proces, por edhe vetë qëllimi i shpallur për mbrojtjen e këtyre zonave si një pasuri kombëtare e rëndësishme për sot dhe për brezat që vijnë.

–       Gjithashtu, evidenca e ofruar nga institucionet publike dëshmon qartësisht se amendimet e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, janë realizuar duke mos respektuar procedurën përkatëse të një konsultimi të rregullt publik.

Me këtë rast, shprehim bindjen se: vënia në jetë e këtij ligji të amenduar, mbart në vetvete rrezikun e cënimit të interesit publik, përmes transferimit në duart e investitorëve privatë të pjesëve të rëndësishme të zonave të mbrojtura, coptimin e mëtejshëm të tyre për motive thjesht ekonomike e të biznesit, por edhe dëmtime të pakthyeshme të tyre, gjë që na bën të gjithëve humbës në kohën tonë dhe përgjegjës përpara brezave që vijnë.

Në këto kushte, të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e zonave të mbrojtura, organizatat e shoqërisë civile shprehin vendosmërinë e tyre për të ndjekur hapat përkatëse për kontestimin ligjor dhe institucional të amendimeve të Shkurtit 2024, duke filluar së afermi me një takim informues me Presidentin e Republikës, me shpresë se do të ushtrojë të drejtën e vet Kushtetuese të vetos kundrejt Kuvendit të Shqipërisë, si dhe duke vazhduar më tej me kundërshtimin e këtyre amendimeve në Gjykatën Kushtetuese të vendit, protestat publike si dhe me informimin e trupit diplomatik të BE dhe SHBA, të akredituar në Tiranë, rreth këtyre përpjekjeve si dhe të sensibilizimit të popullsisë mbi dëmin që u kanoset pasurive të fundit publike që kanë mbetur pa u përvetësuar. /oranews

The post Shoqëria Civile shpall lëvizjen për pengimin e zbatimit të ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”: Shqipëria në rrezik nga grykësia e disa privatëve appeared first on Albeu.com.

Xhixho thirrje PS: Tërhiquni nga projektligji për zonat e mbrojtura
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho para Parlamentit, i bëri thirrje që të tërhiqen nga projektligji për zonat e mbrojtura.

Xhixho tha se duhet hapur konsultimi me shoqërinë civile dhe delegacionin e BE për këtë nismë.

Ndër të tjera, ajo shprehet; “Qeveria e Maxhorancës së Inceneratorëve po planifikon t’u bëjë zonave të mbrojtura, pasurive të pakthyeshme të krijuara në mijëvjeçarë, që na vijnë trashëgim prej brezave”.

Sipas saj, “qeveria ta ndalë dorën kriminale të fshehur pas Projektligjit për Zonat e Mbrojtura i cili vetëm emrin ka të tillë”.

Deklarata:

“Një vendim krejtësisht në dëm të interesit publik e kombëtar më detyron të jem përpara jush e të ndaj me gjithë qytetarët shqetësimin tim.

Sot dhe jo nesër, tani dhe jo më vonë, është koha që të gjithë t’i themi NDAL rrëmbimit që Qeveria e Maxhorancës së Inceneratorëve po planifikon t’u bëjë zonave të mbrojtura, pasurive të pakthyeshme të krijuara në mijëvjeçarë, që na vijnë trashëgim prej brezave. Ligji i ri i sjellë në Parlament nuk është gjë tjetër por zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh.

Me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese që të ushqejnë me pasurinë kombëtare xhepat e tyre edhe të padronëve të tyre në qeveri, në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit. Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti. Pasojat e tij do të jenë të pakthyeshme.

E njëjta maxhorancë që dy vjet më parë i hapi ditën jeshile grabitjes së portit të Durrësit, apo që më parë shkatërroi Lagunën e Nartës me aeroportin e Vlorës që mund të ndërtohej shumë mirë diku tjetër, sjell për miratim një ligj tjetër që i hap rrugën shkatërrimit të zonave të mbrojtura, në kundërshtim të hapur me rekomandimet e BE.

Delegacioni i BE ka kërkuar sikundër edhe shoqëria civile që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, pas draftit të ri të dorëzuar nga qeveria që lejon investimet strategjike brenda tyre.

U bëj sot thirrje kolegëve deputetë të maxhorancës të tërheqin nga seanca ligjin dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE. Le të dëgjojmë edhe njëherë zërin e ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.

Shqipëria është e të gjithëve ne, është e çdo shqiptari, ndaj Qeveria ta ndalë dorën kriminale të fshehur pas Projektligjit për Zonat e Mbrojtura i cili vetëm emrin ka të tillë. Të gjithë duhet të bashkohemi me reagimin qytetar në protestën qe do zhvillohet pas pak para Parlamentit nën moton: MBRONI ZONAT E MBROJTURA!”.

The post Xhixho thirrje PS: Tërhiquni nga projektligji për zonat e mbrojtura appeared first on Albeu.com.

Investimet strategjike në zonat e mbrojtura, Tabaku: Do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar
Ditën e sotme, gjatë një konference për median, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se hapja e rrugës për investime strategjike në zonat e mbrojtura, i hap rrugë shkatërrimit të këtyre territoreve.

Sipas Tabakut, zonat e mbrojtura do të kthehen në parcela toke, për t’u betonuar dhe rrezikohen në mënyrë të pakthyeshme.

Gjithashtu, ajo shprehet se; “Ndryshimet e minutës së fundit të miratuara në seancën plenare do të jenë një mekanizëm për ta rikthyer sektorin e Lojërave të Fatit në një sektor potencial të pastrimit të parave”.

Deklarata e plotë:

Të enjten e shkuar, Parlamenti i Shqipërisë me 72 vota miratoi “Rikthimin e Marrëzisë” të Lojërave të Fatit përmes një ligji që natyrisht nuk shëron asnjë nga plagët e trashëguara nga projektligji i vitit 2015 dhe madje asnjë nga plagët që mazhoranca socialiste pretendoi se do të mbyllte me ndalimin e Lojërave të fatit.

Ndryshimet e minutës së fundit të miratuara në seancën plenare do të jenë një mekanizëm për ta rikthyer sektorin e Lojërave të Fatit në një sektor potencial të pastrimit të parave dhe informalitetit që do të prekë rëndë xhepat e qytetarëve por edhe gjendjen shoqërore të vendit tonë.

Por sot, përpara jush nuk qëndroj vetëm për të denoncuar votimin dhe miratimin e projektligjit të lojërave të fatit që është një tjetër hallkë e zinxhirit të ligjeve me porosi që miraton një parlament noter.

Si një deputete dhe përfaqësuese e shqiptarëve dhe mbi të gjitha si një qytetare e shqetësuar me Shqipërinë që do t’i trashëgojnë fëmijëve tanë, jam sot këtu për të mbrojtur me aq sa mundem trashëgiminë tonë natyrore dhe integritetin ligjor të vendit tonë.

Në kuvendin e Shqipërisë janë depozituar dy nisma të tjera, që nëse do të kalonin, do të rreziokonin në mënyrë të pakthyeshme territoret dhe zonat e mbrojtura të vendit tonë.

Me një saktësi të orës zvicerane, mazhoranca socialiste, që pak muaj më parë iu krenua botës për shndërrimin e lumit të egër të Vjosës në Park Kombëtar. Ka propozuar një projektligj për ndryshimin e Zonave të Mbrojtura, ndërkohë që qeveria socialistë ka depozituar në kuvend një opinion të sajin për draftligjin e ligjvënësve socialistë.

Draft-ligji i propozuar nga deputetët socialistë dhe më tej mendimi i qeverisë socialiste përmes VKM, kërkon që të fshijë atë që ne e kemi konsideruar si të shenjtë; zonat e mbrojtura me të cilat i krenohemi botës dhe në të cilat ftojmë këdo t’i vizitojë.

Këto zona nuk janë thjesht parcelat e ndërtimit të një toke çfarëdo, por janë mishërimi i bukurisë natyrore të vendit tonë, diversitetit ekologjik dhe trashëgimisë që ne i lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë. Shkatërrimi i tyre, siç edhe parashikohet në propozimet që janë depozituar, apo çmontimi i statusit të tyre si zona të mbrojtura do të thotë zhbërja e viteve dhe përpjekjeve të sa e sa ambientalistëve dhe vullnetarëve për të konservuar mrekullinë tonë natyrore.

Në të vërtetë kërkesat e paraqitura nga kolegët socialistë por edhe nga qeveria nuk janë vetëm se përpjekja për të shkatërruar balancën ekologjike dhe mbi të gjitha amanetin e të parëve tanë që na kanë lënë për këto vende, por dhe tradhëtia më e madhe ndaj fëmijëve tanë.

Ndërsa drafti i dytë i propozuar e rëndon edhe më shumë krimin ekologjik duke i hapur rrugë ndërtimit në këto zona që tanimë do të kthehen në parcela toke vulnerabël për t’u betonuar me pasoja të rënda. Një lëvizje e tillë jo vetëm kundërshton angazhimin tonë ndërkombëtar dhe thyen direktivat e Bashkimit Europian, konventat e nënshkruara nga qeveritë shqiptare dërvite por i hap rrugën dhe një zhvillimi që është më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm në ato zona. Kjo, është një qasje dritshkurtër që mund t’i ofrojë një pakice fitime afatshkurtëra por që do të dënojë përfundimisht shumicën dhe të ardhmen e vendit.

Qartësisht, këto propozime ligjore janë të ndërlidhura me njëra tjetrën si një rrjetë merimange. Janë lëvizje që kundërshtohen fort jo vetëm nga deputetët e opozitës, jo vetëm nga aktorët e shoqërisë civile por edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë.

E kuptoj qartësisht që në kulmin e një krize ekonomike, në një situatë ku shqiptarët më shpejtë mendojnë të largohen, të flasësh për “Zonat e Mbrojtura” është mbase një luks. Por, debati sot nuk është më një çështje mjedisore, kjo më së shumti është një çështje ligjore me shqetësime të mëdha morale. Ajo flet qartësisht për vlerën e vendit tonë, për trashëgiminë tonë kombëtare dhe për angazhimin tonë të marrë përsipër pak javë më parë për një Zhvillim të Qendrueshëm dhe një qeverisje të përgjegjshme.

Shqipëria që ne duam t’i lëmë fëmijëve tanë është vendi i betonit të rezorteve në mesin e luginës së Valbonës? Thethit? Lepushës? Shqipëria që ne dëshumrojmë t’i lëmë fëmijëve tanë është ajo e betonit strategjik përgjatë lumit të Vjosës? Kanioneve të Nivicës?

Duhet të pyesim veten: cilën Shqipëri duam të lëmë për fëmijët tanë? Një të shkëputur nga mrekullitë e saj natyrore dhe pasuria ekologjike, apo një ku zhvillimi dhe konservacioni shkojnë dorë për dore, duke respektuar ekuilibrin delikat të ekosistemeve dhe ligjeve që i mbrojnë ato?

Ne mbrojmë një Shqipëri ku zonat e mbrojtura mbeten streha për biodiversitetin, ku zhvillimi ndiqet me kujdes për mjedisin, dhe ku njohuritë edhe dija e ekspertëve që kanë punuar me vite në mbrojtje të trashëgimisë sonë dëgjohet dhe respektohet. Ku konventat ndërkombëtare, direktivat e BE dhe zotimet për një Zhvillim të Qendrueshëm përpara partnerëve strategjikë nuk janë premtime të pavlera por angazhime.

Prandaj, i bëj thirrje kolegëve të mi deputetë, qeverisë dhe të gjithë palëve të interesuara të rishikojnë rrugën që këto projektligje do të na çonin. Le të punojmë së bashku për të gjetur një qasje të balancuar që siguron që zhvillimi i kombit tonë të mos bëhet në kurriz të trashëgimisë sonë natyrore. Le të mbajmë mbrojtjet që ruajnë zonat tona të mbrojtura dhe të kërkojmë zgjidhje të qëndrueshme që përfitojnë të gjithë shqiptarët, tani dhe në të ardhmen.

The post Investimet strategjike në zonat e mbrojtura, Tabaku: Do të kthehen në parcela toke për t’u betonuar appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Nga shiu në breshër, qeveria i hap rrugë ndërtimeve nëpërmjet investimeve strategjike në zonat e mbrojtura
Pak ditë më parë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, denoncoi ligjin për investimet strategjike, që sipas saj, me këtë qeveria i hap rruge ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se emrat e përfituesve strategjikë janë publik për të gjithë shqiptarët.

Por deputetja demokratike thekson se “rreziku tanimë është që kjo pakicë që ka përfituar në kurriz të shumicës, do të nisë të marrë edhe pjesë të zonave të mbrojtura duke ia ulur vlerën Shqipërisë”.

Deputetja demokrate ngre fort zërin, duke u shpreh se ky ligj nuk duhet lejuar të kalojë.

Postimi i Tabakut:

“Pak dite më parë në një takim me shoqatat ambientaliste lidha shtyrjen e afatit për Ligjin e Investimeve Strategjike me kërkesat e sjella për Ligjin e Zonave të Mbrojtura.

Duke qenë e kursyer me fjalën pa parë faktet nuk mbireagova sepse drafti i Qeverisë mgjs ka një javë që është miratuar akoma se kish parë ende askush.

Tanimë që drafti u bë publik dhe meraqet më të mëdha u kthyen në të vërteta. Mund të flasim qartësisht për lidhjen e qartë mes dy kërkesave, pasi vetë qeveria haptazi deklaron se investimet strategjike do të mund të ndërtohen në mes të zonave të mbrojtura që janë mrekulli e trashëgimisë sonë natyrore.

Se cilat janë investime strategjike sipas qeverisë shqiptare nuk do shumë mend ta kuptojmë; emrat e përfituesve strategjikë janë publik për të gjithë shqiptarët. Rreziku tanimë është që kjo pakicë që ka përfituar në kurriz të shumicës, do të nisë të marrë edhe pjesë të zonave të mbrojtura duke ia ulur vlerën Shqipërisë.

Prandaj dhe pak kohë më parë, propozova që Ligji i Investimeve Strategjike të pezullohej pasi jo vetëm është në shkelje të MSA por sepse ka shkatërruar realisht konceptin e konkurencës dhe tregut.

Ndërsa sot, paturpësia e shkatërrimit të ambientit që deri dje fshihej pas raporteve fiktive del në pah duke dëshmuar fytyrën e vërtetë të qeverisë që nga një anë e deklaron Vjosën si Park Kombëtar dhe me dorën tjetër nënshkruan masakrën e zonave të mbrojtura si Lumi Vjosës.

Ky ligj nuk duhet lejuar të kalojë”, shkruan ajo.

The post Jorida Tabaku: Nga shiu në breshër, qeveria i hap rrugë ndërtimeve nëpërmjet investimeve strategjike në zonat e mbrojtura appeared first on Albeu.com.

Një vit nga rishikimi i kufijve, VOA: Pasojat negative janë shfaqur për zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri
Qeveria shqiptare rishikoi një vit më parë kufijtë e zonave të mbrojtura natyrore në Shqipëri. Në disa prej sipërfaqeve të hequra nga Parku i Butrintit dhe i Divjakë – Karavastasë janë shfaqur pasojat e para negative, ndërsa një përparim pozitiv shihet në statusin e lumit Vjosa si Park Kombëtar. Disa organizata mjedisore në Shqipëri kanë krijuar një koalicion për zonat e mbrojtura që synon adresimin e problemeve që po krijohen, jo vetëm tek autoritetet, por edhe në gjykatë.

Në disa prej tyre kemi konflikte të drejtëpërdrejta. Në Butrint dihet që menjeherë pas heqjes së zonës së mbrojtur është dhënë një leje për resort turistik. Në Karavasta ne shikojmë zënie të territorit nëpërmjet infrastrukturës bujqësore dhe humbje të habitatit dhe jo vetëm. Po shikojmë madje edhe investime startegjike të dhëna brenda zonave të mbrojtura dhe janë inevstime që nuk shkojnë me integritetin ekologjik të vetë zonave të mbrojtura.

Zoti Bino thotë më tej se vetëm në Parkun e Divjakë Karavastasë pas rishikimit të kufijve gjatë vitit 2022 sipërfaqja e habitateve e zënë me aktivitete bujqësore, kryesisht sera, shkoi në 39,58% nga 0.82 % që ishte në vitin 2005 dhe 7,75 % që ishte në vitin 2012.

Pjesë e koalicionit për zonat e mbrojtura është një tjetër organizatë “Eco Albania” . Drejtuesi i saj Olsi Nika thotë se rishikimi i zonave të mbrojtura i ka hapur rrugë investimeve, të cilat po duken dita ditës në ato sipërfaqe që u hoqën nga zonat e mbrojtura.

“Duket dhe e po vërtetohet gjithnjë e më shumë që gjithë rishikimi i rrjetit kombëtar të zonave të mbrotjura është bërë pikërisht për t`i hapur rrugë investimeve. Ka raste që janë shumë të avancuara sic është rasti i Aeroportit të Vlorës, pra është hequr pjesa e zonës së mbrojtur për tu zhvilluar ky investim ashtu si ka të tjera që janë në fazë planifikimi. Unë mund t`ju them që 75% e gjithë investimeve strategjike që kanë kaluar përmes Komisionit të Investimeve Strategjike janë të lokalizuara brenda rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura dhe shumica e tyre pikërisht në këto hapësira që janë krijuar nga procesi i rishikimit.”

Konventa e Bernës, një instrument juridik ndërkombëtar, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar, u kërkoi autoriteteve shqiptare fundvitin e shkuar pezullimin e punimeve për Aeroportin e Vlorës për shkak “të mungesës së dukshme të respektimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Rishikimi i hartës së zonave të mbrojtura duhet parë si për efektet pozitive edhe ato negative, thotë Mirjant Topi, një tjetër studiues dhe aktivist i mjedisit.

“Një prej zhvillimeve pozitive që solli ky proces ishte rritja e sipërfaqes së përgjithshme të rrjetit kombëtar zonave të mbrojtura të vendit që sot ka arritur në 21 % të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Një zhvillim tjetër pozitiv ishte fakti që u përmirësua dhe u njësua statusi ligjor i disa zonave sepse ka pasur kontradiktë ligjore. Psh, Ligji i Zonave të Mbrojtura theksonte që një Monumet Natyre ka një sipërfaqe deri në 15 ha, ndërkohë që ne kishim Monumente Natyre me një sipërfaqe shumë më të madhe.

Ndërsa zhvillimet më negative thotë zoti Topi lidhen ngushtësisht me zonat ligatinore dhe bregdetare që përfaqësojnë dhe zonat më të rralla në Shqipëri të cilat përbëjnë rreth 3% të totalit të zonave të mbrojtura në Shqipërisë.

Por, ndërsa në disa zona të mbrojtur natyrore shihen efektet e para negative pëparime po bëhen në menaxhimin e zonës së lumit Vjosa si një Park Kombëtar.

Ministria e Mjedisit ka nisur këshillimet me komunitetin dhe synohet që brenda këtij viti Vjosa të shpallet Park Kombëtar në gjithë rrjedhën e saj dhe të nëndegëve, sipas Kordinatores Kombëtare të projektit Adelina Greca.

“Jemi në fazën e parë të proçesit kur do të shpallet Vjosa së bashku me tre degë të saj , Drinon, Bënçën dhe Shushicën , Park Kombëtar , ndërkohë që në fazën e dytë synohet shpallja e plotë e Vjosës Park Kombëtar duke përfshirë edhe degët e tjera të saj me derdhje të lirë”.

Organizatat mjedisore, pjesë e koalicionit të zonave të mbrojtura, krahas adresimit të problemeve të krijuara me rishikimin e zonave të mbrojtura tek institucionet përgjegjëse në disa raste u janë drejtuar edhe gjykatave.

Të paktën tre padi janë në shqyrtim e sipër lidhur me vendimarrjet për zonat e mbrojtura, thotë Dorian Matlia i Qendrës ligjore “Res Publika” pjesë e koaliconit të organizatave për zonat e mbrojtura.

Komunitetet e banorëve janë më pak të interesuara për zonat e mbrojtura. Ka disa komunitete në zona të caktuara që janë të interesuara, por jo kudo. Ndërsa organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet shkencore janë më të interesuara për procesin. Praktikisht deri tani janë tre vendim-marrje të Këshillit të Ministrave për zonat e mbrojtura , një prej të cilave është në gjykatë dhe dy të tjerat për pak ditë do të shkojnë në gjykatë”

Sipas Indeksit botëror të Performancës Mjedisore të vitit të shkuar Shqipëria renditet e 62-ta, nga 180 shtete të marra në studim, sa i përket performancës së mbrojtjes së mjedisit. Sipas vlerësimit Shqipëria ka treguesit më të dobët në adresimin e politikave të duhura për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe shëndetin mjedisor në tërësi. /VOA

The post Një vit nga rishikimi i kufijve, VOA: Pasojat negative janë shfaqur për zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

“Krijimi i zonave të mbrojtura kontribuon në sigurinë e ujit dhe energjisë së Evropës”
Konferenca për shtyp, e ndjekur nga mediat e vendosura në Shtetet Anëtare të EUSAIR-it, theksoi rezultatet më të rëndësishme të Forumit të 7-të të EUSAIR-it të mbajtur së fundmi në Tiranë, i kurorëzuar nga “Deklarata e Tiranës” e pranuar gjerësisht. Sipas magjistratit Iztok Škerlič, drejtor i JZP Izola – Bashkia e Izolës, e cila vepron si një Facility Point (pikë lehtësuese) për zbatimin e objektivave të cilësisë së mjedisit në kuadër të strategjisë EUSAIR (bashkëfinancuar nga programi Interreg Adrion dhe Komisioni Evropian), përfaqësuesit e qeverive të rajonit EUSAIR kanë dakordësuar mbi të gjitha temat kryesore në kuadër të Deklaratës.

Temat janë si forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe paqes ndërkombëtare, fuqizimi i të rinjve në vendimmarrje, njohja e ndryshimeve klimatike dhe degradimi i mjedisit si kërcënim ekzistencial për Evropën dhe Botën, zbatimin e mëtejshëm të projekteve kryesore dhe njohjen e atyre ekzistuese, siç është projekti Namirs. – projekti i parë i EUSAIR që arriti të mbledhë fonde në thirrjen ndërkombëtare, me mbështetjen e Shtyllës EUSAIR TSG3.

Gjithashtu, Dr. Mitja Bricelj nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Sllovenisë – Drejtoria për Ujin dhe Investime (koordinator i grupit tematik drejtues për cilësinë e mjedisit në kuadër të strategjisë EUSAIR) prezantoi sfidat kryesore të lidhura me mjedisin dhe zgjidhje për BE-në, si zonat e mbrojtura detare (rajoni Adriatik dhe Jon ka përqindjen më të ulët të deteve të mbrojtura nga të gjitha detet rajonale në Mesdhe) dhe korridoret jeshile/blu në korrelacion me humbjen e biodiversitetit dhe degradimin e mjedisit. Në këtë drejtim, Dr. Bricelj theksoi njohjen e Rritjes Blu, Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane si instrumente novatore drejt ekonomive moderne, neutrale ndaj klimës, burimeve efikase dhe konkurruese, si dhe ndaj sigurisë energjetike të Evropës. Për më tepër, ai theksoi rëndësinë e sesionit të shtyllës së cilësisë së mjedisit EUSAIR në kuadër të Forumit, ku lektorë të shquar nga Sllovenia (Dr. Andrej Sovinc, Dr. Mitja Grbec), Greqia (Dr. Vassiliki Vassilopoulou dhe Stavros Antoniadis), Kroacia (magjistrati Davor Percan) dhe Mali i Zi (Dr. Mirko Gjurović) bënë analiza të thella dhe paraqitën rezultate konkrete të projekteve kryesore në fushën e cilësisë së mjedisit. Ata janë vlerësuar nga Komisioni Evropian për arritjet e tyre të synimeve të EUSAIR dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Në pjesën e fundit të konferencës për shtyp, Dr. Senad Oprašić, Shef i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës (gjithashtu koordinator i grupit tematik drejtues për cilësinë e mjedisit në kuadër të strategjisë EUSAIR) , theksoi prioritetet e Bosnjë dhe Hercegovinës në marrjen e presidencës së EUSAIR për periudhën 2022-2023. Ato i referohen menaxhimit të mjedisit dhe të mbetjeve zero, adoptimit të ndryshimeve klimatike, përfshirjes së të rinjve, turizmit të qëndrueshëm, etj., dhe aktiviteteve/ngjarjeve horizontale dhe individuale në të ardhmen.

Mbi strategjinë e EUSAIR

EUSAIR është një strategji e BE-së për rajonin Adriatik dhe Jon, i cili adreson sfidat e përbashkëta të rajonit dhe forcon angazhimin e palëve të interesuara për kohezionin ekonomik, social dhe territorial. Strategjia u miratua nga Komisioni Evropian në vitin 2014, duke e bërë atë strategjinë e tretë makro-rajonale në BE që përfshin nëntë vende: Greqi, Kroaci, Itali, Slloveni, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Serbi dhe nga viti 2020 edhe Maqedoninë e Veriut. Ai bazohet në katër shtylla tematike: rritja blu, lidhja e rajonit, cilësia e mjedisit dhe turizmi i qëndrueshëm. Sllovenia, së bashku me Bosnjën dhe Hercegovinën, koordinojnë shtyllën e Cilësisë së Mjedisit, ndërsa Bashkia e Izolës si partner slloven i projektit EUSAIR Facility Point kryen detyrat e sekretariatit për këtë shtyllë. Objektivat janë përmirësimi i cilësisë së jetës në brigjet e detit të përbashkët, ruajtja e biodiversitetit dhe administrimi më i mirë i pellgjeve lumore nëpërmjet rregullimeve konkrete dhe zbatimi i regjimeve të bazuara në respektimin e shërbimeve të ekosistemit në tokë, në bregdet dhe në det në rajonin Adriatik dhe Jon. Më shumë informacion mund të gjeni në adresën: https://www.adriatic-ionian.eu/about-eusair/pillars/green-pillar/.

The post “Krijimi i zonave të mbrojtura kontribuon në sigurinë e ujit dhe energjisë së Evropës” appeared first on Albeu.com.

Rrit sipërfaqen në male për të fshehur shkatërrimin e atyre në bregdet, organizatat e mjedisit kundër qeverisë
Qeveria njoftoi të mërkurën, në datë 26 janar, se kishte vendosur shpalljen e lumit Vjosa si park natyrorë dhe kishte vendosur përfshirjen e tij në zonat e mbrojtura në vend. Vendimi dukej sikur kënaqte kërkesat e hershme brenda dhe jashtë vendit për të mbrojtur nga ndërtimi i digave lumin e fundit të egër të Europës.

Por veç hapit, të pamjaftueshëm sipas ambjentalistëve që kërkonin shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar një kategori tjetër e mbrojtjes, qeveria vendosi të mërkurën të ndryshojë hartat dhe të heqë nga lista e zonave të mbrojtura të mijëra hektarëve bregdet e ligatina. Vetëm nga Ishmi në Durrës deri në Kune-Vain në Lezhë, zonat e mbrojtura reduktohen me 85 mijë hektarë. Rreth Liqenit të Shkodrës reduktohen 2500 hektarë, ndërsa Butrintit i hiqen rreth 1 mijë hektarë zonë e mbrojtur.

25 organizata të mjedisit dhe të shoqërisë civile në vend dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës e kundërshtuan vendimin dhe thanë se do të ngrinin padi ndaj tij. Sipas tyre qeveria përmes rritjes totale të sipërfaqes së mbrojtur në male, po përpiqet të fshehë shkatërrimin e zonave të mbrojtura në bregdet, ku edhe kërkesat dhe presioni për ndërtim është i madh.

“Pas tyre fshihen zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbinat ere etj”, thuhet në reagimin e 25 organizatave dhe 4 profesorëve, të cilët i shohin ndryshimet e bëra si një hile e qeverisë për t’i hapur rrugë një sërë projektesh ndërtimi në bregdet.

E pyetur nga BIRN ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro këmbënguli që vendimet e qeverisë përmirësonin zonat e mbrojtura. Kumbaro i mëshoi faktit se sipërfaqja e mbrojtur rritej nga 18 për qind në 21 për qind të territorit dhe këmbënguli se procesi ishte i konsultuar. Kumbaro tha se vendimi vinte pas punës “më shumë se dy-vjeçare që është bërë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe shumë agjenci të tjera shtetërore së bashku me ekspertë ka për qëllim rivlerësimin e zonave të mbrojtura”.

Por 25 organizatat akuzojnë qeverinë për vendimmarrje të pakonsultuar dhe të paligjshme. “Procesi i ndjekur për të miratuar këto vendime është i mbushur me shkelje ligjore të njëpasnjëshme. Përmbajtja e vendimeve mbart paligjshmëri. Për pasojë vetë vendimet janë të paligjshme dhe do të kundërshtohen në gjykatë”, thuhet në reagimin e tyre.

Taulant Bino, nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), një prej organizatave që kundërshtojnë hartën e re, i tha BIRN se ndryshimet kryesisht dëmtonin zonën bregdetare dhe se mund të shiheshin si “fillimi i fundit të Zonave të Mbrojtura ligatinore të Shqipërisë dhe njëkohësisht përbëjnë dëmtim të gjithë larmisë biologjike të vendit”.

Për ambjentalistët ndryshimet janë bërë në favor të projekteve të hershme të qeverisë, që përfshijnë aeroportin e debatuar të Vlorës dhe një sërë projektesh të tjera që prekin zonat e mbrojtura kryesisht në bregdet. Vendimmarrja e fundit e qeverisë po ashtu ndryshon klasifikimin e kategoritë e një sërë zonash të mbrojtura përfshi monumente të njohura të natyrës si “Syri i Kaltër” dhe rrit sipërfaqen e parqeve në zonat malore e ndryshon hartat e tyre.

Olsi Nika, nga EcoAlbania tha se procesi edhe pse ishte prezantuar si një sukses me zgjerimin e hapësirave të mbrojtura, ishte një proces i rrezikshëm.

“Është një precedent i rrezikshëm që tkurr në mënyrë të qenësishme sidomos zonat e mbrojtura bregdetare dhe ndërhyn në kufinjtë dhe kategorizimin e tyre në mënyrë pothuase arbitrare”, tha ai. I pyetur nga BIRN Taulant Bino tha se ndryshimi i kategorive për zona si “Syri i Kaltër”, që nga Monument Natyre kalon në Park Natyror me një sipërfaqe më të madhe, ishte me qëllim legalizimin e ndërhyrjeve të bëra pranë monumentit.

“Deri diku po! Kalimi nga Monument Natyre në Park Natyror lejon në parim dhe investime (ndërtime për bare, restorante etj) në qendër apo në afërsi të Monumentit të Natyrës. Pa këtë ndryshim, të gjitha ndërtimet e derisotme atje, do të quheshin të paligjshme”, tha Bino.

Ministrja Kumbaro pranoi në reagimin e saj se ndryshimet shkonin përtej ruajtjes së këtyre zonave dhe pretendoi se ato kishin për qëllim të hapnin mundësi zhvillimi.

“Korrigjimi dhe përditësimi i kufijve është bërë për t’i hapur rrugë planeve të menaxhimit, ku zonat e mbrojtura nuk janë thjesht territore që duhen ruajtur, por përtej ruajtjes të shkojmë drejt zhvillimit të qëndrueshëm në radhë të parë për banorët që jetojnë aty, t’u japim mundësi të zhvillohen, si edhe për arritjen e turizmit gjithëvjetor përmes agroturizmit, ekoturizmit, turizmit të sporteve natyrore etj”, thuhet në reagimin e ministres.

Kumbaro la të kuptohej se ndryshimet në status mbanin parasysh pikërisht zhvillimet në territorin e zonave të mbrojtura në 30 vitet e fundit.

“Prandaj rivlerësimi në terren është domosdoshmëri për të pasur më pas projekte realiste”, pretendoi ajo.

Por për OJF-të e mjedisit dhe përfaqësuesit e institucioneve shkencore hapja e rrugës për këto projekte të kondisderuara si zhvillim nga ministrja do të dëmtojnë në mënyrë të pakthyeshme këto zona. “Këto investime bien në kundërshtim me funksionet ekologjike të Zonave të Mbrojtura bregdetare”, thuhet në reagimin e tyre. Ata thanë se do ta ankimojnë vendimin edhe në konventat për mbrojtjen e natyrës ku Shqipëria është palë, ndërsa shtuan se ishin të “vendosura për të luftuar jo vetëm reduktimet e sipërfaqes, por edhe planet famëkeqe për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura Ligatinore”./BIRN

The post Rrit sipërfaqen në male për të fshehur shkatërrimin e atyre në bregdet, organizatat e mjedisit kundër qeverisë appeared first on Albeu.com.