zona Shengen Archives - Albeu.com

Shtyhet hyrja në fuqi e ETIAS-it, liberalizimi i vizave jo më vonë se 1 janar 2024
Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në faqen e ETIAS-it nuk janë dhënë arsye për shtyrjen e këtij vendimi.

Pikërisht mundësia e bllokimit të procesit të vizave për Kosovën, i ka shtyrë disa vende të BE-së që të insistojnë për të pasur datë për këtë proces, edhe nëse do të ketë vonesa për ETIAS-in.

Disa burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëndrimi që “jo më vonë se 1 janar 2024 nuk do të thotë se [liberalizimi] nuk mund të ndodhë më herët“.

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon lëvizjen e lirë me vendet e zonës Shengen.

Si funksionon ETIAS?

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vendeve të treta, që nuk nevojë për vizë, për të hyrë në Zonën Schengen.

Aty kërkohet emri, vendi i lindjes, gjinia, kombësia dhe secili që plotëson formularin duhet të ketë pasaportë, email dhe një kartelë krediti për të kryer pagesën simbolike për këtë dokument.

Autorizimi për udhëtim lëshohet shpejt dhe në mënyrë automatike, përveç nëse ka dyshime për të kundërtën.

Dokumenti valid ETIAS më pas rishikohet nga roja kufitare e shtetit, që merr vendimin final për hyrjen potenciale të udhëtarit në një vend të Zonës Schengen./rel

The post Shtyhet hyrja në fuqi e ETIAS-it, liberalizimi i vizave jo më vonë se 1 janar 2024 appeared first on Albeu.com.

BE-ja kërkon që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania t’i bashkohen zonës Shengen
Komisioni Evropian bëri thirrje, më 16 nëntor, që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania të pranohen në zonën Shengen, për të lejuar udhëtimin midis këtyre vendeve dhe pjesës më të madhe të Evropës, pa kontrolle kufitare.

Ekzekutivi i BE-së i kërkoi Këshillit Evropian të marrë vendimet e nevojshme për të pranuar tri vendet e Evropës Lindore në zonën për lëvizjen e lirë, Shengen

Bullgaria dhe Rumania përfunduan procesin e vlerësimit në vitin 2011. Këshilli konfirmoi në dhjetor 2021 se Kroacia, e cila u bë anëtare e BE-së në 2013, kishte përmbushur kushtet për t’u bashkuar me zonën Shengen.

Në fund të gushtit, kancelari gjerman, Oalf Scholz tha se këto tri shtete plotësojnë të gjitha kriteret që të bëhen anëtare me të drejta të plota në këtë zonë.

Aktualisht pesë anëtare të BE-së – Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Irlanda dhe Rumania – nuk janë anëtare të Shengenit dhe, për këtë arsye, nuk mund të lëshojnë viza për gjithë zonën. Kërkesat për vizë janë të ngjashme, por viza është e vlefshme vetëm për vendin që e lëshon atë.

Në anën tjetër, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra nuk janë anëtare të BE-së, por janë anëtare të zonës Shengen. Prandaj, ato mund të lëshojnë viza për gjithë zonën./REL

The post BE-ja kërkon që Bullgaria, Kroacia dhe Rumania t’i bashkohen zonës Shengen appeared first on Albeu.com.