zogu Archives - Albeu.com

Elia Zaharia sqaron pse mban ende mbiemrin Zogu: Kam mbi dy vite që përpiqem…
Elia Zaharia ka reaguar pas pyetjeve të shumta mbi përdorimin e mbiemrit “Zogu” në rrjetet sociale, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga divorcimi i saj nga Princ Leka. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjet, ajo shpjegoi se bëhet fjalë për një çështje krejtësisht teknike, të cilën ka tentuar ta zgjidhë për një kohë të gjatë, pa sukses.

“E mbaj akoma mbiemrin Zogu sepse nuk hiqet. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim”, u shpreh Zaharia.

Ajo shtoi se në çdo aktivitet profesional përdor gjithmonë mbiemrin Zaharia, dhe se për momentin përdorimi i “Zogu” mund të shihet thjesht si një referencë për vajzën e saj, Geraldinën. Zaharia theksoi se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet personale apo qëllime të tjera, por është një pengesë teknike e rrjeteve sociale.

Ky sqarim vjen pas interesit të medias dhe publikut, duke hequr çdo spekulim rreth divorcit dhe mbiemrit të saj.

The post Elia Zaharia sqaron pse mban ende mbiemrin Zogu: Kam mbi dy vite që përpiqem… appeared first on Albeu.com.

Tiranë/ 100-vjetori i Legalitetit dhe kthimit të Zogut në pushtet, princ Leka: Nga fundi i ’30 Noli ndryshoi mendim! Përplasja mes tyre ka qenë brenda një familje politike
Partia e Legalitetit dhe Pallati Mbretëror kujtuan sot 100-vjetorin e rikthimit në pushtet të ish-mbretit Ahmet Zogu në dhjetor 1924. Në aktivitetin e zhvilluar mbajti fjalën e tij edhe pasardhësi i familjes mbretërore princ Leka.

Ai theksoi se rikthimi i qeverisë së Zogut dhe vendosja e republikës presidenciale shënon kthimin e legalitetit në vend dhe kushtetueshmërisë.

‘Sot kemi nderin të përkujtojmë 100 vjetorin e triumfin e Legalitetit. Ky akt i lavdishëm shënoi kthimin e qeverisë Vrioni. Ishte thjeshtë një akt jo vetëm politik por një hap drejt Shqipërisë moderne bazuar mbi rendin. Shqipëria e Zogut forcoi rolin në arenën ndërkombëtare dhe ndërtoi themelet e shtetit që sot vlerësojmë. Në këtë përvjetor duhet të kujtojmë se uniteti dhe fuqizimi i institucionet janë themelore për të ardhmen tonë. Në një moment të rëndësishëm ishte bashkëpunimi me Nolin. Fillimisht  kishte lidhje me Partisë Popullore të Zogut dhe më pas u bë kundërshtari.’

Më tej princ Leka preku dhe marrëdhënien e Zogut me kundërshtarin e tij politik Fan Noli. Sipas tij, ky ishte një konflikt brenda një partie politike, pasi të dy fillimisht ishin pjesë e Partisë Popullore, por më pas shton ai Noli ndryshoi mendim nga mbretit Zog në fund të viteve ’30.

‘Në një moment të rëndësishëm ishte bashkëpunimi që erdhi me Fan Nolin. Në fund të ‘30 ndryshoi qëndrim. Ishte në këtë moment që Noli ka qenë ministër i Jashtëm i Xhafer Ypit, ka qenë Luigj Gurakuqi ministër drejtësie dhe ministër Brendshëm Ahmet Zogu. Ka pasur një përplasje në një familje politike. Uniteti dhe interesi kombëtar duhet të qëndrojnë mbi çdo ndarje politike.’

Së fundmi princi bën thirrje për kapërcimin e konflikteve politike kur bëhet fjalë për interesin dhe unitetin kombëtar.

‘Kjo është dita për të respektuar të kaluarën dhe për të avancuar vlerat e legalitetit. Le të qëndrojmë për një Shqipëri ku uniteti dhe integrimi të jenë prioritet ku fëmijët tanë e meritojnë.’

The post Tiranë/ 100-vjetori i Legalitetit dhe kthimit të Zogut në pushtet, princ Leka: Nga fundi i ’30 Noli ndryshoi mendim! Përplasja mes tyre ka qenë brenda një familje politike appeared first on Albeu.com.

Kur Shqipëria u bë me Mbretëreshë (FOTO LAJM)
Geraldina ia kushtoi jetën djalit të saj, i cili u shpall Mbret i Shqipërisë në një dhomë hoteli në Paris, menjëherë pas vdekjes së babait të tij. Në vitin 1997, ai u kthye me nënën e tij në Tiranë dhe u mbajt një referendum nëse monarkia duhej rikthyer në Shqipëri. Vetëm 30% e shqiptarëve votuan në favor të monarkisë, kështu që vendi mbeti një republikë

Më 27 prill 1938, Geraldina u bë Mbretëresha e Shqipërisë. Ajo është një shembull prekës sesi rrethanat, historia dhe njerëzit mund të manovrojnë fatin e një vajze të bukur. Kthesat e jetës i dhanë një shans të vetëm: për të përballuar gjithçka që i doli para në rrugën e saj. Kontesha Geraldine Apponyi de Nagy-Appony ishte vajza e një konti të varfëruar hungarez dhe një trashëgimtareje amerikane. Lindi në Budapest, që asokohe në vitet ’20-të ishte pjesë e perandorisë austro-hungareze.

Kaloi një fëmijëri të lumtur në pronat e familjes, por gjatë kohës që ishte adoleshente, familja e saj ishte e falimentuar. Kështu u detyrua të punonte me kohë të pjesshme. Kontesha e re dhe e hijshme shiste kartolina në muzeun e Budapestit pasdite, ndërsa mëngjeset i kushtoheshin orëve të zyrës në kompani të ndryshme, ku bënte detyra sekretarie. “Histori Hirusheje?” Ndoshta… me një kthesë.

Në moshën 17-vjeçare, jeta e saj ndryshoi në mënyrë dramatike… jo nga një këpucë e humbur, por nga një fotografi, e cila u shkrep në një ballo që e prezantoi me shoqërinë hungareze.

Jo shumë larg Hungarisë, në Shqipëri, presidenti Amet Bej Zogu e kishte shpallur veten Mbret Zog I dhe ishte i etur për të siguruar vazhdimësinë e dinastisë së tij të sapoformuar. Një rioshe e bukur do të kishte qenë zgjidhja perfekte. Zogu ishte i vetëdijshëm se popullariteti i familjes së tij do të shtohej nga një fytyrë e re dhe e pafajshme që njerëzit mund ta konsideronin “Mbretëreshën e tyre”.

Ai dërgoi motrat e tij në Vjenë dhe Budapest, në kërkim të një gruaje të përshtatshme dhe ato u kthyen me një numër fotografish që Mbreti mund të zgjidhte. Duke parë foton e Geraldinës, ai i hoqi tej të gjitha fotot e tjera të paraqitura. Mbreti u magjeps menjëherë dhe e ftoi Konteshën hungareze në Tiranë. Nuk ishte një histori dashurie e zakonshme. Ajo ishte 22, ai ishte 42 dhe dukej shumë më i moshuar. Ajo nuk fliste shqip dhe nuk dinte asgjë për vendin ku do të mbretëronte. Ai ishte mësuar më shumë me debate politike dhe ishte i shqetësuar për të ardhmen e vendit të tij në kontekstin e Luftës së Dytë Botërore sesa të interesohej për të argëtuar zonjushat e reja. Por Geraldina e vlerësoi atë për “pjekuri dhe autoritet” dhe pranoi propozimin e tij për martesë.

Dasma u zhvillua më 27 prill 1938, në Tiranë dhe fotografitë e atyre kohërave shfaqin një nuse të re të qeshur dhe një dhëndër serioz, një kontrast që do të shënojë gjithë jetën e tyre martesore. Ndoshta vlen të përmendet se dëshmitari kryesor në dasmën e tyre ishte Konti Ciano, i dërguari i Musolinit dhe se të sapomartuarit morën një Mercedes të kuq si dhuratë nga Hitleri. Geraldina do të kalonte vetëm 354 ditë si Mbretëreshë në Shqipëri, por burri i saj e rrethoi atë me një luks që do ta mbante mend për pjesën tjetër të jetës së saj të mërguar. Ajo kishte më të mirën prej gjithçkaje: shtëpi, stoli, fustane… Asgjë nuk ishte shumë e shtrenjtë për Mbretëreshën e tij të dashur. Në prill të vitit 1939, pikërisht një vit pas martesës së tyre, ajo u bë nëna e Lekës së vogël, i cili mori titullin e Princit të Kurorës. Por historia humbi durimin e saj dhe, njëmbëdhjetë ditë më vonë, Italia pushtoi Shqipërinë. Mbreti, Mbretëresha dhe princi i tyre ikën në Greqi.

Fjalët e fundit të Zogut, transmetuar shqiptarëve, qenë të “luftonin deri në pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur pavarësinë tonë”. Ai nuk do të kthehej më kurrë në Shqipëri.

Gjatë viteve në vijim, Geraldina dhe Zog-u jetuan në Britani. Fillimisht në hotelin Ritz në Londër dhe, më pas, në një shtëpi madhështore me qira. Pas përfundimit të luftës në Evropë, ata u transferuan në Egjipt si mysafir të Mbretit Farouk (ku Geraldina kaloi vitet më të mira të jetës së saj, siç deklaronte më vonë) derisa vetë monarku egjiptian u rrëzua, në 1952. Familja mbretërore shqiptare u vendos përfundimisht në Paris, ku Zogu vdiq në 1961. Geraldina ia kushtoi jetën djalit të saj, i cili u shpall Mbret i Shqipërisë në një dhomë hoteli në Paris, menjëherë pas vdekjes së babait të tij. Në vitin 1997, ai u kthye me nënën e tij në Tiranë dhe u mbajt një referendum nëse monarkia duhej rikthyer në Shqipëri. Vetëm 30% e shqiptarëve votuan në favor të monarkisë, kështu që vendi mbeti një republikë. Në muajt e fundit të jetës së saj të gjatë, Mbretëresha Geraldine u vendos në Tiranë. Ajo vdiq në 2002, e rrethuar nga familja e saj, e cila përfshinte Mbretëreshën Susan, gruan e lindur në Australi të Lekës dhe djalin e tyre, Princin e Kurorës Leka. Një rreth i jetës dhe detyrës mbretërore u mbyll.

The post Kur Shqipëria u bë me Mbretëreshë (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.