zjarri ne lushnje Archives - Albeu.com

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal: Do të zbardhim shkaqet e kësaj ngjarjeje me pasoja të konsiderueshme
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier informon publikun se për ngjarjen e ndodhur në qendrën tregtare “Metropol  Center”, lagjia “Çlirimi”, Lushnjë, ka regjistruar procedimin penal nr. 1846/2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Prokurorja e gatshme ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe janë kryer veprimet e para hetimore.

Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores. Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit. Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

The post Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal: Do të zbardhim shkaqet e kësaj ngjarjeje me pasoja të konsiderueshme appeared first on Albeu.com.

Zjarri shkatërroi pallatin në Lushnje, flet kryebashkiakja: Do t’i kompensojmë pas ekspertizës
Në një dalje para mediave, kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, tha se bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike, për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e shkuar në qytetin e Lushnjes.

“Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

E pyetur për gjendjen e banorëve që shkuan në spital, ata thanë se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Personat e fundit janë larguar rreth orës 1. Ka qenë çifti i fundit që janë larguar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi ajo.

Ndërsa ende nuk dihet numri i bizneseve të prekura, Sefa tha se Drejtori e Tatimeve po nxjerr informacionin e nevojshëm për të gjithë bizneset.

The post Zjarri shkatërroi pallatin në Lushnje, flet kryebashkiakja: Do t’i kompensojmë pas ekspertizës appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Lushnje, shkatërrime dhe dëme të mëdha
Zjarri i ditës së djeshmë në Qendrën Tregtare në Lushnje, ka shkaktuar dëme të mëdha. Këto pamje janë ato çka kanë mbetur, pas rënies së zjarrit.

Kati i katërt dhe i pestë i një kompleksi pallatesh, brenda të cilit ishte vendosur qendra tregtare janë shkrumbuar plotësisht, duke lënë pas një ndërtesë thuajse fantazmë.

Si pasojë e flakëve që nisën pasditen e së hënës dhe vijuan për orë të tëra, bëri që dhjetëra persona të kërkonin ndihmë mjekësore në spital.

Për të vënë nën kontroll flakët, atje shkuan edhe nga zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

The post Zjarri në Lushnje, shkatërrime dhe dëme të mëdha appeared first on Albeu.com.

“Kisha fëmijët brenda”, banori tregon makthin kur ndërtesa në Lushnjë u përfshi nga flakët
Orë ankthi dhe frike kanë përjetuar banorët në Lushnjë, pasi qëndra tregtare “Metropol” u përfshi nga flakët, duke përfshirë edhe disa kate banimi.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe një nga banorët e pallatiti 12-katësh. Ai tregoi se ishte në punë kur ndërtesa u përfshi nga flakët. Qytetari tregon se kur ndërtesa u përshi nga flaka fëmijët dhe vjehrri ka qenë në banesë, por që nuk ka mundur të ngjitet për shkak të flakëve.

“Isha në punë, më mori bashkëshortja, ishin kalamajtë lart, vjehrri… ishte e pamundur të ngjitesha lart nga tymi. Sa u qetësua pak situata u ngjitëm bashkë me policinë dhe zjarrfikësit sipër dhe nxorëm fëmijët. Ishte gjë e frikshme”, u shpreh ai.

Kujtojmë që pas 5 orësh ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin 39 banorët në katet e sipërme. Nga ngjarja u shtruan në spital për shkak të asfiksis nga tymi disa persona, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

E teksa situata po qetësohej, tashmë nje tjetër vatër është rindezur në qendrën tregtare, ku zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët. Sakaq grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

The post “Kisha fëmijët brenda”, banori tregon makthin kur ndërtesa në Lushnjë u përfshi nga flakët appeared first on Albeu.com.

Vështirësohet situata pas riaktivizimit të zjarrit në Lushnjë, flakët përfshijnë dy kate të godinës
Një vatër zjarri u riaktivizua sërish në qendrën tregtare që ndodhet në një pallat 12-katësh në qytetin e Lushnjës.

Situata tanimë është vështirësuar sërish, pasi zjarri ka nisur të marrë  përmasa të madha.

Mësohet se flakët kanë përfshirë dy kate , me konkretisht të tretin dhe të katërtin.

Zjarri nisi që prej mesditës së sotme (25 dhjetor), por u vu në kontroll nga forcat zjarrfikëse disa orë më vonë.

Kujtomë që forcave zjarrfikëse të qytetit i erdhi në ndihmë shërbimi zjarrfikës i Tiranës dhe forcat RENEA që po ashtu përfunduan edhe operacionin e evakuim shpëtimit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, rreth 42 persona përfunduan në spitalin e Lushnjes, përfshirë fëmijë, zjarrfikës dhe forca policie, të gjithë  jashtë rrezikut për jetën.

The post Vështirësohet situata pas riaktivizimit të zjarrit në Lushnjë, flakët përfshijnë dy kate të godinës appeared first on Albeu.com.

“Flakët në pallat janë shuar”, kreu i Zjarrfikëses Tiranë: S’ka rrezik për riaktivizim të vatrave
Kreu i shërbimit Zjarrfikës të Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka zbuluar gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë për News24 se situata në pallatin 12-katësh në Lushnje është vendosur nën kontroll.

Goxhaj u shpreh se zjarri tanimë është shuar dhe në godinë ka vetëm sasi tymi, për të cilat po punohet nga forcat zjarrfikëse.

Sakaq, ai shtoi se nuk ka më rrezik për një riaktivizim të zjarrit apo ndonjë vatre tjetër.

“Nuk kemi qenë aty momentet e para, por për momentin situata është nën kontroll. Ka vetëm sasi tymi në ambientet e qendrës tregtare, nuk ka më zjarr. Punonjësit ende po punojnë në vendin ku ishte vatra kryesore. Situata është normalizuar, nga kontrollet që kemi ushtruar janë evakuuar të gjithë banorët. Nuk ka më rrezik për një riaktivizim të zjarrit apo ndonjë vatre tjetër, të gjitha forcat janë në gatishmëri”, u shpreh ai.

The post “Flakët në pallat janë shuar”, kreu i Zjarrfikëses Tiranë: S’ka rrezik për riaktivizim të vatrave appeared first on Albeu.com.

“Rreziku nuk ka përfunduar”, Balla për situatën e zjarrit në Lushnjë: Po punohet në kushte të vështira, ja pse e sollëm helikopterin
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur në lidhje me situatën e zjarrit në Lushnjë, ku tha se rreziku ende nuk ka mbaruar pasi janë dhe disa vatra të vogla aktive.

Balla gjithashtu tha se zjarrfikësit po punojnë në kushte të vështira për shkak të temperaturave të larta të krijuara, ndërsa për shkaqet tha se do të kryhet një hetim për të zbuluar se çfarë e shkaktoi.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se qarkut Fier do t’i shtohen dhe dy zjarrfikëse që do të përdoren për situata emergjente.

“Ju e keni ndjekur dhe vetë. Ka qenë një situatë tepër e vështirë, por falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë të forcave zjarrfikësve dhe ndërhyrjes së të gjitha strukturave të policisë së shtetit, u bë ndërhyrja në banesa dhe u gjetën njerëz të asfiksuar, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Nëse do të jetë e nevojshme do të dërgohen për trajtim të specializuar.

Rreziku nuk ka përfunduar, pasi ka ende disa vatra të vogla zjarri, por aty po punonjës shërbimet zjarrfikëse të Fierit, Tiranës, Durrësit dhe Lushnjës. Po punohet në kushte të vështira për shkak se temperatura është shumë e lartë.

Unë nuk jam prokuror i çështjes të di shkakun, por policia ka krijuar një kordon sigurie, dhe pasi zjarri të jetë në kontroll do të ketë një hetim të plotë. Nuk dua të bëj deklarata hipotetike sepse dua që hetimi të jetë i plotë dhe shpresoj të mos kemi asnjë jetë të humbur.

Ndërhyrja nga ajri ishte hapi i fundit i sigurisë, për të evakuuar banorët nëse do të ishte e nevojshme. Nuk ndodhi pasi ndërhyri RENEA.

Kemi planifikuar që shërbimit zjarrfikës të qarkut Fier do t’i shtohen dy makina të reja për t’u përdorur në raste të tilla”, tha Balla.

The post “Rreziku nuk ka përfunduar”, Balla për situatën e zjarrit në Lushnjë: Po punohet në kushte të vështira, ja pse e sollëm helikopterin appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Lushnjë ende aktiv, forcave zjarrfikëse u bashkohet RENEA, në spital po marrin ndihmë edhe zjarrfikës e punonjës policie
Situata në pallatin 12-katësh në Lushnje, i cili prej mesditës së sotme (25 dhjetor) është përfshirë nga flakët vijon të mbetet  e rëndë dhe kaotike.

Forcave zjarrfikëse të qytetit, fillimisht iu bashkua shërbimi zjarrfikës i Tiranës, e tanimë të pranishëm janë edhe  forcat RENEA.

Sipas ministres së Shëndetësisë, aktualisht  në urgjencën e spitalit të Lushnjes  po marrin ndihmë mjekësore 35 persona, mes tyre punonjës zjarrfikës,  efektiv policie e fëmijë.

Fatmirësisht të gjithë personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në pallatin 12-katësh  po punohet për avakuimin e të gjithë banorëve, ky dyshohet se janë ende të bllokuar edhe 40 persona.

Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Zjarri dyshohet se ka nisur katin e tretë, i cili është qendër tregtare, në një dyqan këpucësh që ka qenë i mbyllur në momentin që ka rënë zjarri.

The post Zjarri në Lushnjë ende aktiv, forcave zjarrfikëse u bashkohet RENEA, në spital po marrin ndihmë edhe zjarrfikës e punonjës policie appeared first on Albeu.com.

Mbi 30 persona të asfiksuar përfundojnë në spital, mes tyre një zjarrfikës dhe një fëmijë, vijon ende zjarri në qendrën tregtare
Mbi 30 persona ndodhen në spitalin e Lushnjes, pas asfiksimit nga tymi masiv që ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh, pas flakëve që ranë në katin e tretë që shërben si qendër tregtare.

Gazetari Enea Verria bën me dije se mes personave që kanë përfunduar në spital, është edhe një fëmijë dhe një punonjës i zjarrfikëses, por për fat të mirë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende flakët vijojnë të jenë aktive.

Ndërkohë dyshohet se ende ka banorë të bllokuar brenda banesave të tyre, ndërsa nga qendra tregtare, e cila përbehet nga tre kate, thuhet se janë evakuuar të gjithë personat që ndodheshin aty.

The post Mbi 30 persona të asfiksuar përfundojnë në spital, mes tyre një zjarrfikës dhe një fëmijë, vijon ende zjarri në qendrën tregtare appeared first on Albeu.com.

Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Goxhaj: Dyshohet se shkak ka qenë mbinxehja e një objekti! Personat e bllokuar, të dalin në tarracën e pallatit
Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë nëpërmjet një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv dha detaje mbi zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” që prej orës 14:40 të ditës së sotme.

Sipas tij, dyshimet janë se zjarri mund të ketë ardhur nga mbinxehja e ndonjë objekti brenda qendrës tregtare.

“Në këto momente nuk mund të quhet shkëndojë elektrike por këto zjarre shkaktohen nga mbingarkesa e pajisjeve. Këto zjarre vijnë si pasojë e mos përballimit të fuqisë elektrike nga ana e objekteve në përdorim”- u shpreh Goxhaj.

Ndërsa duke folur për situatën aktuale, Goxhaj u shpreh se nga Tirana kanë mbërritur 4 automjete zjarrfikëse me 12 zjarrfikës të cilët me aspiratorë do të bëjnë të mundur pastrimin e tymit.

Sa i takon mundësisë që brenda pallatit shumëkatësh të ketë ende banorë të bllokuar, shefi i zjarrfikëses së Tiranës ka dhënë disa këshilla për personat që dyshohet të jenë ende brenda të apartamenteve.

“Po punohet me fikjen e zjarrit. Situata më problematike është si pasojë e tymit. Duhet kujdes me evakuimin e qytetarëve, mos të lëvizin nga apartamentet e tyre por të presin ekipet.  Kemi edhe aspiratorë që do ndihmojnë në pastrimin e tymit dhe situatnë do ta përmirësojmë. Këshilla është që në objekte të tilla asnjëherë nuk duhet hapur dera kryesore por të vendosin rroba të lagura poshtë derës në mënyrë që tymi mos të futet në brendësi të banesave.  Ata që janë në katet e sipërme të pallatit duhet të dalin në tarracë dhe të qëndrojnë aty derisa të vijnë forcat zjarrfikëse”- shtoi ai.

The post Zjarri në qendrën tregtare të Lushnjës, Goxhaj: Dyshohet se shkak ka qenë mbinxehja e një objekti! Personat e bllokuar, të dalin në tarracën e pallatit appeared first on Albeu.com.