zjarri ne komisariat Archives - Albeu.com

Zjarri në Komisariatin e Kamzës ku humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici, çfarë u zblulua nga ekspertët e zjarrfikëses
Panorama ka siguruar raportin e ekspertëve të zjarrfikesve pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Komisariatin e Kamzës ku humbi jetën si pasojë e flakëve i arrestuari 26-vjeçari Arben Mici.

“Nga kronologjia e ngjarjes, mendohet se shkaku u rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm, pasi në atë ambient nuk ka pasur burim energjie , nga i cili mund të shkaktohet zjarri, çka do të thotë se në këto ambiente është përdorur lëndë ndezëse’, thuhet në raportin e zjarrfikëses.

Njoftimi i Plotë:

Nga raporti i ndërhyrjes nr. 374 , datë 27. 03. 2022, përpiluar nga eksperti i MZSH, Kamëz rezulton se pas marrjes së njoftimit dhe pas ndërhyrjes së tyre është konstatuar se në njërën nga dhomat e shoqërimit të Komisariatit Policisë nr.5 Kamëz kishte rënë zjarr, ku vatra e zjarrit ndodhej në dhomën e parë djathtas , në hyrjen e korridorit në dyshemenë e së cilës po digjeshin dyshek sfungjeri dhe batanije, ndërsa në pjesën tjetër të këtij ambienti nuk vëreheshin vatra të tjera zjarri , por kishte prani të theksuar tymi dhe bloze.

Pas ndërhyrjes së tyre dhe shuarjes së zjarrit është konstatuar se në fund të korridorit ndodhej një duralumini e mbyllur , të cilën pasi e kanë hapur me forcë , brenda tualetit kanë vërejtur një person të shtrirë në dysheme, të cilin e kanë nxjerrë nga ambientet e komisariatit duke e transportuar te ambulanca.

Brenda këtij ambienti kishte edhe tre dhoma të tjera të mbyllura, por nga informacionet e punonjësve të policisë këto dhoma kishin kohë të mbyllura dhe brenda nuk kishte persona. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes vërehet se të dhoma e izolimit ku ka filluar zjarri, ndodhet një krevat mbi të cilin vërehen mbetje sfungjeri dhe të batanijeve të djegura nga zjarri si dhe në anën e djathtë të përballë krevatit dallohen grumbull materiali prej sfungjeri, rrobash të djegura.

Grumbull i cili mendohet të jetë dhe vatra fillestare e zjarrit, ku shikohet djegia sipërfaqësore e dyshekut dhe batanijes ka një masë gati 80 %, duke mos u djegur e gjitha si pasojë e ndërhyrjes së forcave së forcave zjarrfikëse, fakti i cili na bën të mendojmë se zjarri ka filluar në dysheme, tek grumbulli i sfungjerit dhe batanijeve që ndodhen në dysheme.

Theksohet se vatra fillestare e zjarrit është tek dhoma e izolimit, e cila ndodhet e para djathtas korridorit të hyrjes për në dhomat e izolimit, konkretisht tek grumbullimi i sfungjerit dhe batanijes i cili ndodhet në anën e djathtë të hyrjes për në dhomë. Zjarr ka pasur vetëm në këtë dhomë, ndërsa pjesa tjetër e dhomave të izolimit , përfshirë edhe banjon , ku u gjet trupi i personit, nuk ka pasur prani zjarri , por vetëm prani të theksuar tymi dhe bloze.

Nga kronologjia e ngjarjes, mendohet se shkaku u rënies së zjarrit ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm, pasi në atë ambient nuk ka pasur burim energjie , nga i cili mund të shkaktohet zjarri, çka do të thotë se në këto ambiente është përdorur lëndë ndezëse’, thuhet në raportin e zjarrëfikëses.

The post Zjarri në Komisariatin e Kamzës ku humbi jetën 26-vjeçari Arben Mici, çfarë u zblulua nga ekspertët e zjarrfikëses appeared first on Albeu.com.

Del fotoja, ky është i riu që humbi jetën nga zjarri në komisariatin e Kamzës
Fotoja që shihni më poshtë është e 26-vjeçarit Arben Mici, i cili dy ditë më parë humbi jetën pas flakëve të zjarrit në ambientet e Komisariatit nr.2 në Kamëz.

Dyshohet se ishte Arben Mici ai që i vuri zjarrin komisariatit, ndërsa hetimet vijojnë.

Sot gjithashtu është zbardhur dhe dëshmia e një prej dy të plagosurve. I paraburgosuri Dilaver Idrizi i është shprehur se është nxjerrë nga dhomat e izolimit nga punonjësi i policisë Hajredin Boja, përgjegjësi i dhomave të izolimit.

Punonjësi i policisë Boja ende nuk ka dhënë deklarime për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë. Hetimet vijojnë nga AMP, prokuroria e Tiranës dhe një ekspert i jashtëm zjarrfikës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije zjarri ka rënë në orën 20: 53 dhe rreth 30 minuta më pas kanë mbërritur forcat zjarrfikëse. Fillimisht dy efektivet kanë tentuar të shuajnë zjarrin vetë, dhe kur flakët janë përhapur janë telefonuar forcat zjarrfikëse.

The post Del fotoja, ky është i riu që humbi jetën nga zjarri në komisariatin e Kamzës appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Zjarri me një të vdekur në komisariatin e Kamzës, prangosen 2 efektivë
Dy efektivë të policisë janë arrestuar pas zjarrit në komisariatin numër 5 të Kamzës, ku humbi jetën i paraburgosuri për dhunë ndaj nënës së tij, Arben Mici, 26 vjeç.

Të arrestuar janë polici Hajredin Boja, i cili mbeti i lënduar teksa po tentonte të nxirrte të burgosurit, si dhe inspektori Fatmir Isufi. Nën hetim janë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisar Ylli Çollaku.

Njoftimi i plotë:

Më datë 26.03.2022, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, në bashkëpunim me ekspertë kriminalistë dhe ata zjarrfikës, nën drejtimin e  Prokurorit  të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka zhvilluar hetime paraprake për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit në ambientet e paraburgimit të Komisariatit Nr. 5, Tiranë.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë dyshohet se ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.M., 26 vjeç, i arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa kanë mbetur të lënduar (jashtë rrezikut për jetën) shtetasit D.I., i arrestuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, si dhe punonjësi i policisë, H.B.

Pas hetimeve paraprake, janë krijuar dyshime të bazuara në fakte dhe prova ku si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të punonjësve të Policisë të këtij komisariati, të cilët nga pakujdesia dhe në kundërshtim me procedurat standarde dhe rregullat teknike të trajtimit të personave të ndaluar dhe arrestuar, kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasit e arrestuar A.M. dhe D.I., të cilët kanë shkaktuar zjarrin në këto ambiente.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë arrestuar në flagrancë, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”, punonjësit e policisë:

Inspektor F. I., 64 vjeç, me detyrë oficer sigurie në dhomat e paraburgimit të personave të ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë;

Inspektor H. B., 64 vjeç, me detyrë oficer sigurie në dhomat e paraburgimit të personave të ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Po kështu, për shkak të mos ushtrimit të kompetencave dhe moskryerjen e veprimeve për parandalimin e ngjarjeve të rënda të kësaj natyre, si të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Mosdhënia e ndihmës”, janë proceduar në gjendje të lirë edhe punonjësit e policisë:

– Inspektor L. M., 64 vjeç, me detyrë Përgjegjës i dhomave të sigurisë për personat e ndaluar/arrestuar në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë;

– Inspektor M. M., 52 vjeç, me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë;

– Komisar Y. Ç., 44 vjeç, me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë.

Nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë qëllim vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, përcaktimin e saktë të vatrës së zjarrit dhe mjeteve që kanë shërbyer për vënien e zjarrit në ambientet e brendshme të dhomave të paraburgimit të këtij Komisariati, nga ekspertët e shërbimit zjarrfikës, ndërsa grupi hetimor vijon edhe gjatë ditës së sotme këqyrjen e vendit të ngjarjes për mbledhjen e provave.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./albeu.com/

The post EMRAT/ Zjarri me një të vdekur në komisariatin e Kamzës, prangosen 2 efektivë appeared first on Albeu.com.

Vdekja e 26-vjeçarit nga zjarri në komisariatin e Kamzës, Avokati i Popullit: Nevojë emergjente për përmirësimin e kushteve
Pas zjarrit të rënë ditën e djeshme në komisariatin e policisë numër 5 në Kamëz, një 26-vjeçar, Arben Mici, që ndodhej aty për shkak se kishte dhunuar të ëmën, ka ndërruar jetë.

I asfiksuar nga tymi ka mbetur Hajredin Boja, me detyrë efektiv policie në komisariatin e Kamzës, ndërsa Dilaver Idrizi 62-vjeç i cili dyshohet të jetë dhe autori i kësaj zjarrvënieje ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar Avokati i Popullit. Përmes një njoftimi, ai ka bërë thirrje për përmirësim të kushteve të paraburgimit.

Reagimi i plotë i avokatit të popullit:

Nga informacionet e marra, mësohet se si pasojë e një zjarri me origjinë të paqartë në Komisariatin nr.5 në Tiranë, kanë pësuar dëmtime shtetasit e ndaluar A. M., D. I., si dhe punonjësi i policisë H. B. Sikurse është bërë e ditur nga njoftimet zyrtare, shtetasi A. M., i cili ishte person i ndaluar në mjediset e këtij komisariati, ka ndërruar jetë në spital.

Avokati i Popullit u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar. Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombetarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare. Në rekomandimin më tē fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale.

Më specifikisht Avokati i Popullit ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera. Rekomandimi i plotë gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit nënvizon që rekomandimet e përpiluara prej tij drejtuar institucioneve të shtetit shqiptar, nuk kanë qëllim tjetër përveçse përputhjen e standardeve faktike me angazhimet e marra nga shteti shqiptar në raport me grarantimin e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu ato të qytetarëve që vuajnë dënime në institucione penitenciare apo janë të ndaluar në njësi policore.

The post Vdekja e 26-vjeçarit nga zjarri në komisariatin e Kamzës, Avokati i Popullit: Nevojë emergjente për përmirësimin e kushteve appeared first on Albeu.com.