zjarret ne kanada Archives - Albeu.com

Cilësia e dobët e ajrit nga zjarret kanadeze ndikon deri në Karolinën e Veriut
Zyrtarët paralajmëruan banorët të qëndrojnë brenda dhe të kufizojnë aktivitetet në natyrë të enjten pasi një mjegull e dendur dhe e rrezikshme tymi nga zjarri u shfaq në të gjithë SHBA-të dhe Kanada për të tretën ditë dhe pritet të vazhdojë edhe në fundjavë.

Në një sezon zjarri kanadez që sapo ka nisur, por që mund të bëhet më i keqi i regjistruar ndonjëherë në vend, më shumë se 400 zjarre – mbi një e treta e tyre në Quebec – u dogjën të enjten. Tymi që dilte nga zjarret dërgoi shtëllunga të grimcave të imta deri në Karolinën e Veriut dhe Evropën veriore.

Sistemi i motit zgjeroi alarmet e cilësisë së ajrit “Code Red” në disa vende pasi parashikimet treguan se erërat vazhdonin të shtynin ajrin e mbushur me tym në jug.

Meteorologu i Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA, Bryan Ramsey tha se kjo do të thotë se tymi ndoshta do të jetë aty për disa ditë.

“Kushtet ka të ngjarë të mbeten të pashëndetshme, të paktën derisa drejtimi i erës të ndryshojë ose zjarret të shuhen. Meqenëse zjarret po shpërthejnë – ato janë vërtet të mëdha – ato ndoshta do të vazhdojnë për javë të tëra. Pra gjithçka do të varet nga ndryshimi i erës”.

Tymi ka lëvizur mbi Grenlandë dhe Islandë që nga 1 qershori dhe pritej të arrinte në Norvegji të enjten, tha Instituti Norvegjez i Kërkimeve Klimatike dhe Mjedisore, por nuk pritej të përbënte një shqetësim shëndetësor.

Në Uashington DC, rrugët ishin pa trafik pasi shumë qëndruan në shtëpi dhe rreth gjysma e njerëzve në rrugë mbanin maskat e pandemisë. Qeveria vendore anuloi të gjitha aktivitetet në natyrë të shkollave publike dhe qendrave të të moshuarve, mbylli të gjitha parqet publike, pezulloi punën e ekipeve të ndërtimit të rrugëve dhe asfaltimit të qytetit dhe vonoi mbledhjen e plehrave.

Cilësia e dobët e ajrit detyroi gjithashtu mbylljen e Kopshtit Zoologjik Kombëtar, një atraksion popullor turistik në kryeqytetin e vendit. Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se po ndërmerrnin hapa “për sigurinë e kafshëve, stafit dhe vizitorëve”.

Në periferi të Filadelfias, zyrtarët krijuan një strehë emergjente në mënyrë që njerëzit që jetojnë jashtë të mund të strehohen.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha në një konferencë të enjten në Albany se “kjo vazhdon të jetë një krizë e shëndetit publik”, me cilësinë më të keqe të ajrit që nga të paktën vitet 1960.

Qyteti i Nju Jorkut po sheh një numër “më të lartë se zakonisht” të vizitave të lidhura me astmën në dhomat e urgjencës, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë së qytetit Pedro Frisneda, duke vlerësuar se ato ishin në “qindra vizita”. Shkollat publike të qytetit njoftuan se do të zhvillonin mësimim në distancë të premten.

Më shumë se 400 zjarre që digjen në të gjithë Kanadanë kanë lënë 20,000 njerëz të zhvendosur. SHBA ka dërguar më shumë se 600 zjarrfikës dhe pajisje në Kanada. Edhe vende të tjera po ndihmojnë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau foli me presidentin Joe Biden në telefon të mërkurën. Zyra e zotit Trudeau tha se ai e falënderoi zotin Biden për mbështetjen e tij dhe se të dy udhëheqësit “pranuan nevojën për të punuar së bashku për të adresuar ndikimet shkatërruese të ndryshimeve klimatike”.

Në një deklaratë të enjten, presidenti Joe Biden e quajti tymin e mbetur në lindje të SHBA-së “një tjetër kujtesë të fortë të ndikimeve të ndryshimeve klimatike” dhe tha se zyrtarët e kabinetit po monitoronin ndikimin e tymit në udhëtime dhe cilësinë e ajrit.

Zyrtarët kanadezë thonë se ky do të jetë sezoni më i keq i zjarreve i shënuar ndonjëherë në vend. Tymi nga flakët ësëtë zhvendosur në SHBA që nga muaji i kaluar, por u intensifikua me zjarret e fundit në Quebec, ku rreth 100 vatra u konsideruan jashtë kontrollit të mërkurën.

Tymi ishte aq i dendur në kryeqytetin e Kanadasë, Otava, sa kullat e zyrave përtej lumit Otavë mezi dukeshin. Në Toronto, Yili Ma tha se grupi i saj i ecjes anuloi një ecje të planifikuar këtë javë dhe ajo po anulonte uljet në oborret e restoranteve që janë një traditë e dashur verore në një komb të njohur për dimër të vështirë.

“E lashë maskën për më shumë se një vit dhe tani po e vendos përsëri”, tha zonja Ma.

Në SHBA, zyrtarët federalë vonuan disa fluturime të enjten në mëngjes për në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut; Newark, Nju Xhersi; dhe Filadelfia sepse tymi po kufizonte dukshmërinë. Administrata Federale e Aviacionit tha në një deklaratë se ka të ngjarë të marrë hapa për të menaxhuar rrjedhën e trafikut ajror në Uashington, DC dhe Karolinën e Veriut.

Dy lojëra të ligës së bejzbollit u shtynë. Guvernatorja Hochul tha se cilësia e ajrit mund të ndikojë në garën Belmont Stakes me kuaj të planifikuar për të shtunën në zonën e qytetit të Nju Jorkut.

Në Broadway, “Hamilton” dhe “Camelot” anuluan shfaqjet e së mërkurës dhe ylli i “Prima Facie” Jodie Comer la shfaqjen pas 10 minutash për shkak të vështirësisë në frymëmarrje.

The post Cilësia e dobët e ajrit nga zjarret kanadeze ndikon deri në Karolinën e Veriut appeared first on Albeu.com.

Re tymi dhe ajër që po lë miliona njerëz pa frymë, pamje apokaliptike nga New York (FOTO LAJM)
Zjarret masive në Kanada kanë ndikuar dhe në New York duke bërë që qyteti të mos njihet.

Retë e dendura të tymit kanë mbështjellë qytetin, duke e zhytur atë në një ngjyrë të kuqërremtë.

Nga pamjet e publikuara në rrjet, vihet re se statuja e Lirisë mezi shihet nga shëtitorja e Manhattan-it.

Mbrëmë ndotja e ajrit në Nju Jork ishte më e lartë se në çdo metropol tjetër në botë, ndërsa për shkak të vështorësise në frymëmarrje për shkak të ajrit të ndotur, banëorëve u është kërkuar të përdorin maska dhe të shmangin sa më shumë daljet jashtë shtëpisë.

Metereologu Karsten Brandt ka shpejguar këtë fenomen duke thënë: “Nuk është e pazakontë që grimcat e tymit të transportohen në distanca shumë të gjata. Në rastet e zjarreve të egra, tymi përshkon një distancë nga 1 mijë deri në 1500 kilometra përmes një sistemi me presion të ulët, i cili e thith ajrin nga Kanadaja dhe më pas e çon atë në bregun lindor të SHBA”.

Ekspertët kanë vënë në dukje një stinë  më të ngrohtë dhe më të thatë se normalja si arsyen e trendit.

Këto kushte parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë verës.

Zjarret në të gjithë Kanadanë kanë djegur tashmë më shumë se 9.4 milion hectare tokë,një sipërfaqe 12 herë më shumë se mesatarja 10-vjeçare për këtë periudhë të vitit.

Më shumë se 600 zjarrfikës amerikanë janë dërguar në Kanada për të ndihmuar zyrtarët lokalë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Gjithashtu të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau zhvilluan një telefonatë për të diskutuar situatën aktuale.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve./albeu.com

The post Re tymi dhe ajër që po lë miliona njerëz pa frymë, pamje apokaliptike nga New York (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Zjarret e mëdha në Kanada, miliona njerëzve u kërkohet të vendosin maska
Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska N95 jashtë për shkak të niveleve të dobëta të cilësisë së ajrit të shkaktuara nga zjarret intensive në Kanada.

Nju Jorku do të fillojë shpërndarjen e maskave falas sot, ndërsa Kanadaja ka thënë se njerëzit duhet të mbajnë maskë nëse dalin nga banesa.

Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet e rrezikshme të tymit pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku ka 150 vatra zjarri.

Më shumë se 15,000 banorë pritet të detyrohen të evakuohen në provincë, thanë zyrtarët të mërkurën.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë një milion maska për banorët e shtetit të enjten.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid,” tha ajo në një konferencë shtypi.

Ekspertët kanë vënë në dukje një stinë më të ngrohtë dhe më të thatë se normalja. Këto kushte parashikohet të vazhdojnë gjatë gjithë verës.

Zjarret në të gjithë Kanadanë kanë djegur tashmë më shumë se 9.4 milion hektarë tokë – një sipërfaqe 12 herë më shumë se mesatarja 10-vjeçare për këtë periudhë të vitit.

Më shumë se 600 zjarrfikës amerikanë janë dërguar në Kanada për të ndihmuar zyrtarët lokalë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Gjithashtu të mërkurën, presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau zhvilluan një telefonatë për të diskutuar situatën aktuale.

The post Zjarret e mëdha në Kanada, miliona njerëzve u kërkohet të vendosin maska appeared first on Albeu.com.