zjarre Archives - Albeu.com

Zjarret vijojnë edhe në shtator, raportohen 21 vatra në të gjithë Shqipërinë
Vatra zjarri janë shënuar në disa qarqe të vendit gjatë ditës së sotme, ndërsa Shqipëria ndodhet tashmë në muajin shtator.

Nga 21 vatra të raportuara në territorin shqiptar, 5 vijojnë të jenë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar plotësisht. Vatrat aktive ose në monitorim janë kryesisht në qarqet Dibër, Shkodër dhe Fier. Zjarri në Dajt është shuar, ndërsa situata po ndiqet nga strukturat e Mbrojtjes Civile.

Për shuarjen dhe kontrollin e flakëve janë angazhuar 324 forca operacionale vendore dhe lokale, 17 automjete zjarrfikëse, si dhe 92 efektivë të Forcave të Armatosura, 10 mjete, 1 dron dhe 1 ambulancë. Autoritetet njoftojnë se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Përmbledhja e situatës së zjarreve i referohet datës 11.09.2026, ora 20:00.

Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit është shuar. Në ndërhyrje u përfshinë gjatë ditës edhe 33 forca ushtarake, 4 mjete dhe 1 ambulancë. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe vijon të mbahet nën vëzhgim.

Situata mbetet aktive në Qarkun Dibër, ku vijojnë zjarret në Lundre–Madhesh të Matit, Cerrujë–Mali i Allushit në Klos dhe në Selishtë. Vatra në Qafën e Helmes, Bulqizë, është nën mbikëqyrje.

Në Qarkun Shkodër, zjarri në Porav të Fushë-Arrëzit është ende aktiv. Vatra në Rragam të Shkodrës po monitorohet, ndërsa gjatë ditës në operacione u angazhuan edhe 22 forca ushtarake dhe 3 mjete. Edhe vatra në malin e Tërbunit është nën mbikëqyrje. Në Rragam dhe Tërbun nuk raportohen banesa në rrezik.

Në Qarkun Fier, vatra në Çërrilë të Mallakastrës mbetet aktive, por është izoluar. Për shuarjen e saj po punojnë strukturat vendore, të mbështetura nga 32 forca ushtarake dhe 3 mjete. Zjarri në Peshtan vijon të mbahet nën monitorim.

Vatrat e identifikuara në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë janë gjithashtu nën mbikëqyrje. Në Opar të Korçës nuk ka rrezik për banesat, ndërsa në Gallatë të Kurbinit terreni i vështirë kufizon lëvizjen dhe përdorimin e mjeteve. Megjithatë, edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë vendin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Forcat dhe kapacitetet operacionale qëndrojnë në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me fokus mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

The post Zjarret vijojnë edhe në shtator, raportohen 21 vatra në të gjithë Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend tonë, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 34 vatra gjatë 24 orëve, ja zonat më problematike
Ministria e Mbrojtjes, ka bërë bilancin lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje.

Ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes për menaxhimin e situatës, janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse.

Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR.

Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Dibër.

Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivëve të FA-së.

Në qarkun Dibër aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.

Në Vajkal janë aktualisht të angazhuar 61 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë operojnë 78 forca; në Komsi janë angazhuar edhe 25 efektivë të FA-së.

Sipas raportimit, nuk ka rrezik për zonat e banuara në këto vatra.

Në Elbasan, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit, janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Gjatë ditës së djeshme pati ndërhyrje të konsiderueshme edhe në Tërbaç, Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, 2 helikopterë dhe 1 AIR TRACTOR, si dhe në Xhyrë të Librazhdit, ku ndërhyri edhe 1 helikopter i FA-së; të dyja vatrat janë deklaruar të fikura.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

The post Situata e zjarreve në vend tonë, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 34 vatra gjatë 24 orëve, ja zonat më problematike appeared first on Albeu.com.

Situata nga zjarret në vend, pesë vatra vijojnë të jenë aktive në Dajt dhe Bulqizë
Ministria e Mbrojtjes, ka bërë të ditur se deri në orën 14:00 të 25 gushtit në Shqipëri janë evidentuar 11 vatra zjarri. Prej tyre, 5 vijojnë të jenë aktive, 5 janë vendosur nën monitorim, ndërsa 1 vatër është shuar.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 65 forca operacionale dhe 2 automjete zjarrfikëse. Në dispozicion të operacioneve janë vënë gjithashtu 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Në malin e Dajtit, në Tiranë, ndërhyrja po vijon në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren veprojnë forca zjarrfikëse, efektivë të ADZM-së dhe 20 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga një helikopter.

Vatra mbetet aktive, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë të Dibrës, flakët vijojnë në një terren të vështirë shkëmbor. Operacioni po kryhet nga 5 forca të ADZM Dibër, ndërsa banesat e zonës nuk janë të rrezikuara.

Vatra e Qafës së Helmësit në Bulqizë, vijon të jetë aktive dhe po mbahet nën vëzhgim nga 4 efektivë të MZSH Bulqizë. Edhe në këtë rast nuk raportohet rrezik për banesat.

Në malin e Dardhës, në Librazhd, zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 hektarësh. Efektivë të MZSH Librazhd ndodhen në terren për përballimin e situatës, ndërsa banesat nuk kërcënohen.

Ndërhyrja vijon edhe në Valikardhë të Bulqizës, ku janë angazhuar një automjet zjarrfikës dhe 6 efektivë. Forcat po punojnë për izolimin e vatrës, përhapja e së cilës favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata në këtë fazë konsiderohet e menaxhueshme. Përpjekjet e strukturave janë përqendruar te izolimi i vatrave aktive dhe frenimi i përhapjes së tyre.

Ndërkohë, në zonat e Gjegjanit, Gojanit, Prozhmit dhe Tërbunit në Pukë nuk ka më vatra aktive. Këto territore vijojnë të monitorohen.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, po e ndjek situatën në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë vendin, në bashkëpunim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile.

Mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre mbetet prioritet. Kapacitetet operacionale janë ende në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo zonë ku mund të jetë e nevojshme.

The post Situata nga zjarret në vend, pesë vatra vijojnë të jenë aktive në Dajt dhe Bulqizë appeared first on Albeu.com.

Pesë zjarre shpërthejnë sërish në Krastën e Krujës, era e fortë nxit përhapjen e flakëve
Masivi pyjor i Krastës në Krujë është përfshirë sërish nga flakët, pasi gjatë orëve të fundit janë evidentuar pesë vatra zjarri në të njëjtën kohë. Situata ka rikthyer në gatishmëri strukturat e emergjencave civile.

Era e fortë që fryn në zonë po ndihmon avancimin e shpejtë të zjarrit. Vatrat e reja janë shfaqur pranë sipërfaqeve të dëmtuara nga djegiet e ditëve të fundit.

Sipas burimeve zyrtare, deri tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat ose bizneset pranë zonës pyjore.

Në terren janë angazhuar efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe strukturave të emergjencave, me synim izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.

Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe ajri, përmes mjeteve të specializuara, ndërsa terreni i vështirë dhe shtrirja e vatrave e bëjnë operacionin më të ndërlikuar.

The post Pesë zjarre shpërthejnë sërish në Krastën e Krujës, era e fortë nxit përhapjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Dyshime për zjarrvënie pas aktivizimit të disa vatrave në Dukat
Disa vatra zjarri janë shfaqur në të njëjtën kohë në kodrat pranë fshatit Dukat, duke ngritur dyshime se flakët mund të jenë shkaktuar qëllimisht.

Banorët kanë konstatuar zjarrin dhe kanë lajmëruar Policinë dhe shërbimin zjarrfikës. Disa prej tyre janë afruar në zonë për të dhënë ndihmën e tyre në përballimin e situatës.

Flakët po përhapen mes shkurreve, të cilat krijojnë kushte të favorshme për përparimin e zjarrit. Në terren është dërguar edhe një automjet zjarrfikës, por ndërhyrja me mjete po vështirësohet nga konfigurimi i terrenit.

Autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e aktivizimit të njëkohshëm të vatrave, ndërsa banorët po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit.

The post Dyshime për zjarrvënie pas aktivizimit të disa vatrave në Dukat appeared first on Albeu.com.

Maqedonci: Kosova shpreh gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret
<html><head></head><body>

Kosova është e gatshme t’u dalë në ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku zjarre kanë përfshirë zona të ndryshme, ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai bëri të ditur se u ka komunikuar homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mund të ofrojë mbështetje përmes kapaciteteve që vendi ka në dispozicion.

“Nëse autoritetet përkatëse e konsiderojnë të domosdoshme një ndihmë të tillë, Kosova është e gatshme të kontribuojë, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Në rrethana të tilla, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë rëndësi të posaçme. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës vazhdojnë të jenë të gatshme për të dhënë mbështetje dhe për të kontribuar kudo që kapacitetet tona mund të shërbejnë”, deklaroi Maqedonci.

</body></html>

The post Maqedonci: Kosova shpreh gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi në përballjen me zjarret appeared first on Albeu.com.

Pas zjarreve të vitit 2023, mbi 700 raste mbeten pa analiza në IML
<html><head></head><body>

Instituti i Mjekësisë Ligjore vazhdon të ketë mbi 700 raste në pritje për analiza laboratorike, ndërsa afërsisht gjysma e tyre lidhen me vdekje të dyshimta dhe vrasje. Laboratori dhe shërbimi i rëntgenit kanë mbetur jashtë funksionit për më shumë se tri vjet, pas dy zjarreve që përfshinë institutin gjatë vitit 2023.

Si pasojë e mungesës së këtyre shërbimeve, është shtuar numri i rasteve që presin përfundimin e autopsive në rastet e vdekjeve të dyshimta apo vrasjeve. Ndërkohë, autopsitë realizohen në një hapësirë të improvizuar, por nuk mund të kryhen analizat e toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë, për shkak se renovimi i sallës së ekzaminimeve ka zgjatur prej vitesh.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka deklaruar për Radio Kosovën se përfundimi i renovimit pritet të ndodhë më së voni javën e ardhshme.

“Në pritje janë më shumë se 700 raste, nga të cilat rreth 300 janë raste për të cilat Prokuroria ka kërkuar ekzaminim të plotë”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, pas mbylljes së punimeve do të duhet të kryhen testimet dhe kalibrimi i pajisjeve të laboratorit. Këto procedura, siç ka theksuar ai, janë të domosdoshme para se të rifillojnë punën laboratorët e toksikologjisë, histopatologjisë dhe radiografisë.

Radio Kosova ka marrë konfirmim vetëm nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale se ato presin kompletimin e 200 autopsive, për shkak të mungesës së laboratorit dhe rëntgenit.

Thaçi ka bërë të ditur se, me rifillimin e analizave laboratorike, përparësi do të kenë mostrat që aktualisht janë në pritje.

Ministria e Drejtësisë nuk i është përgjigjur kërkesës për raportin e hetimit lidhur me zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Zjarret ndodhën pak kohë pasi, në dhjetor të vitit 2022, ishte raportuar se nga laboratori i toksikologjisë kishin humbur 12 mostra të lidhura me vdekjen në burg të ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Më vonë, rezultoi se mostrat nuk ishin humbur.

Për çështjen e mostrave dhe për zjarret, hetime kishte nisur Prokuroria Speciale, por deri tani nuk është shënuar ndonjë rezultat në këtë rast.

</body></html>

The post Pas zjarreve të vitit 2023, mbi 700 raste mbeten pa analiza në IML appeared first on Albeu.com.

Jepet alarmi në Shqipëri: Sot dhe nesër pritet nivel i lartë rreziku për zjarre në këto qarqe
Instituti i Gjeoshkencës, informoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Berat dhe Vlorë pritet nivel rreziku i moderuar.

Sipas IGJEO në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku i ulët, ndërsa nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht i lartë konkretisht: qarku Shkodër, qarku Tiranë, qarku Berat dhe qarku Vlorë.

Por, IGJEO thekson se rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme.

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 21 / 31 °C, në vendet e ulëta: 19 / 34 °C, në vendet malore: 13 / 27 °C.

Ndërsa era sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

The post Jepet alarmi në Shqipëri: Sot dhe nesër pritet nivel i lartë rreziku për zjarre në këto qarqe appeared first on Albeu.com.

Autoritetet ngrenë alarmin për sezonin e zjarreve dhe kërkojnë vigjilencë maksimale gjatë verës
Institucionet që mbulojnë sigurinë, emergjencat dhe mbrojtjen e pyjeve kanë paralajmëruar për rritje të rrezikut nga zjarret në muajt e verës, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë flakë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Në një paraqitje të përbashkët para mediave, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Agjencisë Pyjore të Kosovës, Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës dhe Departamentit të Pylltarisë theksuan se çdo zjarrvënie, qoftë e qëllimshme apo e shkaktuar nga pakujdesia, do të trajtohet seriozisht dhe sipas legjislacionit në fuqi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se qytetarët duhet të veprojnë me përgjegjësi gjatë stinës së nxehtë, duke kujtuar se Kodi Penal parashikon dënime nga gjashtë muaj deri në 10 vjet burg për veprën penale të zjarrvënies.

Sipas tij, gjatë viteve 2025 dhe 2026, Policia e Kosovës ka kryer 1.222 intervenime në raste zjarresh, ka hapur 258 raste penale dhe ka arrestuar 37 persona.

Hoxha theksoi se kjo konferencë u organizua edhe si apel publik për kujdes gjatë verës, por edhe për të bashkërenduar veprimet mes institucioneve, në mënyrë që të ketë sa më pak zjarre dhe dëmet nga rastet e raportuara të mbahen në minimum. Ai shtoi se personat që identifikohen dhe arrestohen nga Policia e Kosovës për këto raste dërgohen në prokurori për procedura të mëtejshme, ndërsa për zjarrvënien, sipas nenit 322, dënimi i paraparë është nga gjashtë muaj deri në 10 vjet.

Ai bëri të ditur gjithashtu se, në krahasim me vitin 2024, rastet e raportuara të zjarrvënieve të qëllimshme kanë shënuar rritje nga 264 në 469 raste në vitin 2025, ose rreth 70 për qind më shumë.

U.d. i drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Shefki Avdullahu, deklaroi se institucioni që ai drejton e ka ngritur nivelin e gatishmërisë në të gjitha strukturat.

Ai nënvizoi se vetëm në sezonin e kaluar në Kosovë janë evidentuar 11.466 vatra zjarri, çka sipas tij kërkon përfshirje të gjerë të institucioneve si në nivel qendror, ashtu edhe lokal.

Avdullahu tha se qendrat operative emergjente punojnë pa ndërprerje, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë, ndërsa qendrat rajonale të menaxhimit emergjent bëjnë monitorim të vazhdueshëm dhe koordinohen me nivelin lokal. Ai theksoi se të gjitha rastet e zjarrvënieve, pa dallim nëse janë të qëllimshme apo pasojë e pakujdesisë, do të trajtohen në përputhje të plotë me ligjin në fuqi. Sipas tij, personat përgjegjës do të përballen me masat ndëshkuese dhe procedurat ligjore pa asnjë përjashtim, duke e cilësuar këtë si një mesazh të qartë të angazhimit shtetëror për mbrojtjen e rendit publik dhe mjedisit. Megjithatë, ai theksoi se asnjë mekanizëm institucional nuk mund të japë efekt të plotë pa bashkëpunimin e qytetarëve.

Avdullahu përsëriti se përgjegjësit do të përballen me ndëshkimet përkatëse dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura, të mos djegin mbeturina dhe çdo rast ta lajmërojnë në numrin emergjent 112.

Nga ana tjetër, hidrologu i lartë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Bashkim Kastrati, tha se ky institucion i ndjek në kohë reale kushtet meteorologjike përmes 24 stacioneve automatike, të cilat furnizojnë me të dhëna platformën kombëtare për menaxhimin e zjarreve pyjore.

Kastrati u shpreh se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë situatave me temperatura të larta, e shton vazhdimisht vigjilencën përmes njoftimeve që i publikon për opinionin e gjerë, por edhe për informimin e institucioneve.

U.d. i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Menderes Ibra, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 nga zjarret janë përfshirë 2.230 hektarë pyje, prej të cilëve 1.37- hektarë ishin pyje shtetërore dhe 863 hektarë pyje private.

Ai tha se pasojat e zjarreve nuk maten vetëm me humbjen ekonomike.

Sipas Ibrës, raste të paraqitura ka pasur 34 në rajonin e Prishtinës, 20 në rajonin e Mitrovicës, 3 në rajonin e Pejës, 44 në rajonin e Prizrenit, 6 në rajonin e Ferizajt dhe 32 në rajonin e Gjilanit. Ai theksoi se dëmet në pyje janë shqetësim i madh jo vetëm për Agjencinë Pyjore, por për të gjithë shoqërinë, pasi përveç djegies së pyjeve dhe humbjes ekonomike, ato sjellin edhe shkatërrim të florës dhe faunës, rrënim të burimeve ujore, ndikim në lirimin e dioksidit të karbonit dhe ndryshim të cilësisë së ajrit.

Drejtori i Departamentit të Pylltarisë, Tahir Ahmeti, tha se temperaturat e larta dhe niveli i ulët i lagështisë në tokë e shtojnë ndjeshëm rrezikun për shpërthimin e zjarreve, ndaj kërkohet më shumë koordinim institucional dhe bashkëpunim me qytetarët.

Ahmeti deklaroi se vendi po hyn në një periudhë me temperatura të larta dhe lagështi të ulët të tokës, çka krijon potencial të madh për zjarre. Ai theksoi se, në aspektin legjislativ, ligji për pyjet përcakton se ndezja e zjarreve apo e këtyre mjediseve me drunj sanksionohet me ligj dhe të gjithë personat që kryejnë një veprim të tillë përballen me fuqinë e ligjit. Sipas tij, masat parandaluese për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri përcaktohen përmes planeve menaxhuese dhjetëvjeçare dhe institucionet që menaxhojnë pyjet e kanë obligim ligjor t’i kenë dhe t’i zbatojnë ato sipas përshkrimit. Ai shtoi se varësia nga kushtet klimatike e bën këtë proces mjaft kompleks, pasi pyjet kanë qenë gjithmonë ndër ekosistemet më të rrezikuara nga degradimi si pasojë e zjarrit.

Ahmeti rikujtoi gjithashtu se ligji ndalon ndezjen e zjarrit brenda një distance prej 500 metrash nga pyjet, përveç në hapësirat e posaçme të përcaktuara për këtë qëllim, ndërsa theksoi se shkelësit do të ndëshkohen sipas sanksioneve të parashikuara me ligj.

The post Autoritetet ngrenë alarmin për sezonin e zjarreve dhe kërkojnë vigjilencë maksimale gjatë verës appeared first on Albeu.com.

Spanja shpall planin gjigant kundër zjarreve/ Dronë, avionë dhe sisteme të avancuara në vijën e parë
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka prezantuar një plan të ri të gjerë për luftën kundër zjarreve në pyje, pas një viti që u shënua nga dëme të mëdha dhe sipërfaqe rekord të djegura.

Sipas të dhënave zyrtare, Spanja përjetoi në vitin 2025 verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa mijëra kilometra katrorë tokë u shkrumbuan nga flakët.

Kjo situatë ka rritur shqetësimet për rrezikun në rritje nga ndryshimet klimatike.

Plani i ri përfshin rritjen e kapaciteteve ajrore dhe tokësore, me helikopterë, avionë zjarrfikës, dronë, automjete të specializuara dhe sisteme moderne monitorimi për të reaguar më shpejt ndaj zjarreve që po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u kontrolluar.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që sezoni i zjarreve të nisë më herët, duke filluar nga 1 qershori, për të përballuar më mirë periudhat me rrezik të lartë.

Sánchez kërkoi bashkëpunim mes qeverisë qendrore dhe rajoneve, duke thënë se zjarret nuk prekin politika apo administrata, por kërkojnë përgjigje të përbashkët dhe të koordinuar.

Ai shtoi se synimi është krijimi i një sistemi më të fortë parandalimi dhe reagimi, për të shmangur dëmet e mëdha që u panë vitin e kaluar.

The post Spanja shpall planin gjigant kundër zjarreve/ Dronë, avionë dhe sisteme të avancuara në vijën e parë appeared first on Albeu.com.