zhvillon Archives - Albeu.com

SPAK dha “Ok”, Meta zhvillon takimin e parë me familjarët, ja kush e vizitoi sot te 313-a kreun e PL
Prej një jave në qeli, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot takimin e parë me familjarët e tij në ambientet e paraburgimit 313-të.

Raportohet se SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti i vendit, të vizitohet në burg nga të afërmit.

Mësohet se familjarët e parë që kanë vizituar Metën këtë të hënë, kanë qenë djali me vajzën si dhe motra e tij.

Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Ndërsa në ambientet e Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, Meta është vizituar nga djali, Besar Meta.

Ilir Meta u la në arrest me burg nga GJKKO për akuzat e korrupsionit pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, gjatë seancës që u zhvillua në 23 tetor për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Për Monika Kryemadhin dhe Ema Çokun, gjykata vendosi detyrim paraqitje. GJKKO ndryshoi masën e sigurisë vetëm për ish-drejtorin e AKEP, Pirro Xhixho, i cili nga arrest shtëpie u lë na detyrim paraqitje.

The post SPAK dha “Ok”, Meta zhvillon takimin e parë me familjarët, ja kush e vizitoi sot te 313-a kreun e PL appeared first on Albeu.com.

Opozita zhvillon sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, rrugët që do bllokohen
Këtë të hënë, Aleanca për Teatrin, e mbështetur edhe nga opozita do të protestojnë para Bashkisë së Tiranë, ku do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të kësaj Bashkie Erion Veliaj, për aferat korruptive të drejtorëve të tij në skandalin e korrupsionit të njohur edhe si dosja “5D”, ku disa prej tyre tashmë gjenden prapa hekurave për vjedhjen e taksave të qytetarëve me kompaninë fantazëm “5D”.

Ndërkohë, për këtë protestë policia ka hartuar edhe një plan masash, ku do bllokohet qarkullimi në disa rrugë.

Njoftimi:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e sotme, më datë 10 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

The post Opozita zhvillon sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, rrugët që do bllokohen appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë zhvillon mbledhje urgjente
Ditën e sotme, Dhoma e Avokatisë, do të zhvillojë  një mbledhje urgjente në Tiranë, për dhunën barbare të ushtruar nga juristit Sokol Mëngjesi.

Mbledhja urgjente do të zhvillohet në orën 12:30, ndërsa në fokus të takimit do të jetë përshkallëzimi i qëndrimit të Dhomës së Avokatisë.

Ndërkohë, është kërkuar pjesëmarrja e të gjithë avokatëve që janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm në mbledhje.

“Te nderuar Avokat anetare te Keshillit te Pergjithshem,

Ju njoftoj se diten e Marte, me date 04.6.2024, do te zhvillohet ne Tirane, Mbledhja e Jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes te Avokatise te Shqiperise me rend dite, mbi dhunen barbare te ushtruar ndaj Avokatit Sokol Mengjesi dhe pershkallezimin e qendrimit te DH.A.Sh.

Mbledhja zhvillohet ne oren 12.30 pm tek Kompleksi “Xibraku”. Pjesemarrja juaj per shkak te situates eshte e domosdoshme, prandaj merrni masa per shtyrjen e gjyqeve.

Sekretari i pergjithshem Edmond KONINI”, thuhet në njoftim.

The post Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dhoma e Avokatisë zhvillon mbledhje urgjente appeared first on Albeu.com.