zhvillimi kapitalit njerëzor Archives - Albeu.com

Raporti/ Fëmijët shqiptarë nën mesataren rajonale, rrezik për zhvillimin e kapitalit njerëzor!
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 evidenton se fëmijët e lindur sot në vend pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre produktiv në moshë madhore.

Kjo do të thotë se një fëmijë që lind sot në Shqipëri, nuk po merr ende të gjitha kushtet që do t’i duheshin për të zhvilluar plotësisht aftësitë e tij dhe për të qenë sa më produktiv kur të rritet.

Dokumenti, i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e vendos këtë tregues nën mesataren rajonale prej 69%, duke e lidhur situatën me nevojën për investime më të forta në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, arsimin cilësor, mbrojtjen sociale dhe mirëqenien.

Sipas dokumentit, sfidat shoqërohen edhe me zhvillimet demografike të viteve të fundit. Të dhënat e Censusit 2023 tregojnë rënie të përshpejtuar të popullsisë, nivele të larta emigracioni dhe zgjerim të pabarazive territoriale, faktorë që sipas agjendës ndikojnë drejtpërdrejt në aksesin e fëmijëve në shërbime dhe në zhvillimin afatgjatë të vendit.

Agjenda vëren se Shqipëria ka avancuar në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të drejtat e fëmijëve, por mbeten sfida të konsiderueshme në garantimin e aksesit të barabartë në shërbime cilësore, forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe reduktimin e pabarazive sociale dhe territoriale.

Dokumenti nënvizon gjithashtu se Raportet e Progresit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijës vazhdojnë të evidentojnë nevojën për përmirësime në arsim, mbrojtje sociale dhe koordinim institucional.

Në sektorin e arsimit, agjenda referon se Shqipëria vazhdon të përballet me rezultate të ulëta në të nxënë, kompetenca digjitale nën mesataren e Bashkimit Evropian, mungesë mësuesish në zonat e largëta dhe pabarazi në aksesin ndaj shërbimeve cilësore.

Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 e hedhur për konsultim e konsideron zhvillimin e kapitalit njerëzor si një nga elementët kyç për mirëqenien e brezave të ardhshëm dhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë./Monitor

The post Raporti/ Fëmijët shqiptarë nën mesataren rajonale, rrezik për zhvillimin e kapitalit njerëzor! appeared first on Albeu.com.