zhvillimet ne pd Archives - Albeu.com

“Kë njihni, Berishën apo Alibeajn?” Përgjigjet eurodeputeti gjerman
Deputeti i Bundestagut gjerman është shprehur se nuk mund të komentojë çdo gjë që ndodh në vend me politikat e brendshme.

Kjo përgjigje e tij erdhi pas pyetjes që ju bë gjatë një konference për mediat, ku u pyet nëse njeh Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike apo Enkelejd Alibeajn.

Ai theksoi gjithashtu se Gjermani mbështet pozicionin e qeverisë shqiptare sa i përket agjendës së politikës së jashtme dhe integrimit të vendit.

“Unë nuk mund të komentoj gjithçka që ndodh në politikën e brendshme. E thashë shumë qartë pozicioni i qeverisë dhe i shumicës në parlamentin shqiptar është i duhuri…Ju po luftoni vit pas viti për të hedhur hapat e mëtejshëm për t’u bërë pjesë e BE. Por iu desh të prisni sërish, megjithatë Shqipëria nuk ndali së punuari për këtë ide të BE, kështu që qeveria, partitë politike në parlament kanë mbështetjen tonë të plotë për këtë agjendë”, është shprehur ai./albeu.com/

The post “Kë njihni, Berishën apo Alibeajn?” Përgjigjet eurodeputeti gjerman appeared first on Albeu.com.

Zhvillimet në PD, Topi: Rikthimi i Berishës për halle personale, fatkeqësi që mungon roli i opozitës
Zhvillimet në partinë më të madhe opozitare në vend PD, kanë qenë në qendër të vëmendjes prej kohësh, e duket se do mbeten gjatë.

Kriza e brendshme e partisë ka qenë një shqetësim i madh për demokratët dhe gjithë shoqërinë, pasi mungesa e opozitës padyshim që nuk është poziteve.

Për situatën në PD, i ftuar në “Pikat mbi i” ka folur edhe ish-Presidenti Bamir Topi, i cili rikthimin e Berishës e cilëson si rikthim për “halle personale”.

Më tej ai shton është fatkeqësi që mungon roli i opozitës dhe gjenerimi i elitave.

Topi: Duke parë një gjendje të pashpresë të kohezionit të grupeve të ndryshme të PD dhe parashikuar se deri kur do të shkonte akuza e ndërsjelltë kam thënë që për hir të demokracisë në Shqipëri që ka nevojë për opozitë. Për hir të emrit dhe historisë së bukur që ka PD, kjo histori dhe sigla duhet të arshivohen.

Rruga e nisur do të çonte në një dekompozim në sy të publikut të historisë së PD dhe në një përplasje që do të shkonte sikurse është një lloj tradite. E kam parashikuar këtë situatë dhe aty jemi. Sipas meje si një mjek njeriu duhet ta thotë diagnozën ashtu siç e vështron. Ndryshe ajo s’i shërben as mjekut e as pacientëve. Diagnoza në rastin e PD është e disfavorshme. Ka një sigël që po e kalon betejën në disa standarde të pa imagjinueshme.

Një parti e cila solli pluralizmin, që e adëroi Shqipërinë në të gjitha organizmat duke filluar me Këshillin e Evropës, NATO-s, heqjen e vizave. Këto i dedikohen qeverisjes së PD. Historia është e lexueshme, por ajo nuk po merret në konsideratë. Të gjithë po luajnë për historinë e tyre. Berisha nuk është njeri që fantazon në rrugëtimin e tij. Berisha është njeri konkret, çdo vendimmarrje është e mirëmenduar. Ajo që më bën të mendoj rikthimin e tij kur Shqipëria e ka domosdoshmëri për të gjitha krahët e politikës të ketë gjenerim të elitave, këtu kemi rikthim që bëhet për halle personale. Kjo më bën të mendoj që situata atje do të degjenerojë.

Ky degjenerim do të shkojë në qelizë. Ka një grupim që de facto e kontrollon PD dhe një grupim tjetër që de jure është në drejtim. Ka edhe një grup tjetër që ka të bëjë me frymën. Ajo frymë nuk është më atje. Ajo që e dallon opozitës nga pushteti është fryma. Opozita ka frymë, ndërsa mazhoranca tenton të forcojë strukturën për të mbajtur pushtetin.

The post Zhvillimet në PD, Topi: Rikthimi i Berishës për halle personale, fatkeqësi që mungon roli i opozitës appeared first on Albeu.com.

“Lufta” për vendin e dytë në PD, detyra e mundshme për Jozefina Topallin
Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike miratoi të shtunën datën 22 maj për të organizuar zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Gara për liderin e ri të PD-së duket se nuk do të ketë surpriza në një kohë që Sali Berisha, i cili inicioi lëvizjen e foltores ka shpallur kandidaturën për rikthimin në krye të të djathtëve. Vet lideri historik i Partisë Demokratike është zotuar për një garë me mundësi të barabarta, por mbështetja e demokratëve duket qartë në favor të Sali Berishës dhe çdo kandidat tjetër është në disavantazh përball ish-kryeministrit.

Në kushte kur gara për kreun e PD-së është e paracaktuar, duke parë mbështetjen, brenda Partisë Demokratike kanë nisur diskutimet për kandidatët për sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarët apo edhe drejtuesin e Këshillit Kombëtar. Burime nga Komisioni i Rithemelimit bëjnë me dije se tri kandidaturat më të mundshme për sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike janë Belind Këlliçi. Këlliçi është ndër figurat e reja të Partisë Demokratike që ka qenë i angazhuar intensivisht në këto 9 vite që Partia Demokratike ka qenë në opozitë.

Aktualisht, ai është ende kryetar në detyrë i forumit rinor të Partisë Demokratike, por për shkak se ka mbushur moshën 35-vjeç nuk mund ta mbajë më atë post. Nga ana tjetër, Flamur Noka është një nga kandidaturat e mundshme. Ai ka qenë më herët edhe sekretar Organizativ i Partisë Demokratike dhe konsiderohet se ka njohje me strukturat e Partisë Demokratike.  Sakaq, Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike pritet që të zgjedh edhe dy nënkryetarët e selisë blu, një prej tyre më pas do të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Gazeta “Panorama” mëson përmes burimeve se kandidaturat më të mundshme për nënkryetar të PD-së pritet të jenë Luçiano Boçi dhe Agron Shehaj. Të dy deputetët në zgjedhjet e 25 prillit rezultuan me mbështetje pasi të dy thyen herësin. Ndërkohë Deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi pritet të jetë edhe kryetari i ri i grupit parlamentar. Aktualisht Boçi është një nga nënkryetarët e grupit parlamentar Bashkë me deputetin Ervin Salianji.

Surpriza pritet te drejtuesi i ri i Këshillit Kombëtar. Në Kuvendin e 30 prillit pati disa rikthime të ish-funksionarëve të Partisë Demokratike, të tillë si Arben Imami, Rudian Hajdari apo Jozefina Topalli. Pikërisht kësaj të fundit pritet ti jepet drejtimi i Këshillit Kombëtar të PD-së, megjithëse një nga pretendentët e mundshëm është edhe Edi Paloka, i cili e drejtoi për disa muaj.

The post “Lufta” për vendin e dytë në PD, detyra e mundshme për Jozefina Topallin appeared first on Albeu.com.

Bylykbashi për Bashën: Të japësh dorëheqjen kur je i shkarkuar, është si të vrasësh veten mbasi ke vdekur
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi e ka cilësuar të pavlerë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Kjo pasi sipas tij, ai ishte i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Bylykbashi duke shpjeguar në terma juridikë regjistrimin e Kuvendit të “11 Dhjetorit” nga gjykata, ritheksoi edhe njëherë se Lulzim Basha dhe gjithë organet e tjera të PD ishin të shkarkuar, duke e bërë dorëheqjen pa vlerë.

“Të japësh dorëheqjen kur je i shkarkuar është si të vrasësh veten mbasi ke vdekur”, tha Bylykbashi./albeu.com/

The post Bylykbashi për Bashën: Të japësh dorëheqjen kur je i shkarkuar, është si të vrasësh veten mbasi ke vdekur appeared first on Albeu.com.

Shpërthen Frrok Çupi: Shqipëria shpëtoi 3 herë nga Sali Berisha! Tani e “hoqëm qafe”, është përtej Lanës
Analisti Frrok Çupi ka folur rreth situatës në Partinë Demokratike pas përleshjeve në seli në datën 8 janar dhe pas përjashtimeve të fundit nga kjo forcë politike.

Çupi thotë se Berisha ka tentuar 3 herë për ta shkatërruar Shqipërinë dhe sipas tij tani ai është përtej Lanës dhe i lau duart me PD-në.

Komenti i Frrok Çupit:

Një atdhe që shpëton tri herë nga një atdhetas

Ndoshta po mendon se gabova me fjalën ‘atdhetas’?… Jo. Fjalën e mirë ‘atdhetar’ e kanë zënë prej shekujsh, nuk kam si e përdor në këtë rast. Një ‘atdhetas’ që e ka çuar atdheun deri në pikën e vdekjes disa herë, nuk mund të quhet atdhetar.

Tani atdheu krenohet se ‘shpëtoi’ më në fund, tri herë: Që nga viti 1992, 97, 98, 2008, 2011… Po edhe nuk u ka hije banorëve të atdheut që të thonë ‘, shyqyr, shpëtuam tri a katër herë’; në fakt duhet të ndjehen të poshtëruar e të thonë ‘u dhunuam disa herë’ nga atdhetasi.

Ja kjo është.

Hera e tretë, ndoshta edhe e katërta apo e pesta, është kjo e kësaj radhe: Sali Berisha me ushtrinë e tij u nxorën nga radhët e ‘këtej Lanës’, tani janë në anën tjetër të lumit.

Po çfarë ka ndodhur kësaj radhe për të cilën po themi se ‘shpëtuam’? Në stilin e përrallës mund ta tregojmë kështu: Një ditë prej ditësh erdhi Amerika, na zbuloi si popull që kishim vuajtur diktaturën komuniste, dhe na mëkoi. Erdhi prapë e na pa se po vuanim një ‘budallallëk’ tjetër; na bëhej sikur kishim kapur demokracinë, por në fakt ishim duke hyrë më thellë në vuajtje. Erdhi prapë dhe prapë na pa që lideri na poshtëronte, na fuste në luftë me njëri tjetrin; na merrte kursimet e familjes dhe na linte ‘nën hënë’; vriste njerëz dhe me të vrarët ngrinte lavdinë e vet para të gjallëve…

Erdhi Amerika përsëri dhe vendosi të flasë si doktori i mirë që ka konstatuar kancerin. Këtë herë Amerika i vuri emrin ’kancerit’, e shpalli Brishën ‘të korruptuar, anti-ligj dhe minues të demokracisë’.

… Kjo është ngjarja e treguar si në përrallë.

E vërteta e treguar si në politikë është kjo:

Partia Demokratike, përgjatë gjithë natës deri në mëngjes sot, mundi të përjashtojë ‘përjetësisht’ Sali Berishën nga Partia Demokratike. PD i kishte shërbyer si ‘dashi’ mesjetar për të goditur si portën e kështjellës, si ekonominë, si çerdhen e fëmijëve edhe sigurinë e atdheut. Berisha, gjatë goditjes me ‘dash’, u përjashtua së bashku me një ‘shtab zyrtarësh’ të tij të korruptuar: Presidentë shteti, ministra deri zëvendësministra. Ora 3.30 e mëngjesit, siç shkruajnë kronikat, i gjeti të gjithë përtej Lanës, nën hijen e pallatit më të lartë që është ndërtuar në vendin tonë. Ata, ‘përjetësisht’ nuk mund ta kalojnë më Lanën për të ardhur ‘këndej’.

Çfarë është ‘këndej’?

Këndej është ana ku rrinë njerëz të zakonshëm, njerëz të frikësuar ose të trimëruar; fëmijë e të rritur; nevrikë me ata që kërkojnë burgosjen e Berishës apo të etur që ta shikojnë prapa hekurave; të pafajshëm apo edhe fajtorë… Të gjithë janë nga ana e Lanës ku nuk mund të jetë më Berisha dhe enturazhi i korruptuar. Nga grupi i njerëzve të zakonshëm të popullit, me siguri, nesër do të dalin disa mëkatarë përkundrejt ligjit ose pronës, që edhe ata do të kenë fatin e grupit ‘Berisha’. Por kurrë nuk do të ketë më njerëzimi ynë atë rrezik që erdhi prej atij grupimi. Kur PD tha sot në ora 3.30 se përjashtohet ‘përjetësisht’, kishte parasysh pikërisht këtë gjë.

Por edhe këtë e bëri Amerika, e cila na pa për herë të fundit që nuk kishim ‘sy për çapje’ që ta shpëtojmë ‘atdheun nga atdhetasi’.

Pesha e aktit të ‘përjashtimit përjetë’, shkon më tej e më tej.

Më tej, fillesa:

Nëse Sali Berisha dhe enturazhi, guxojnë t’i hyjnë me dhunë selisë ose Kuvendit, ose Gjykatës, ose shtëpisë së dikujt…, këtu del një hendek: Berisha nuk ka më mandat politik, as ‘demokratik’, as ‘lesh-e-li’, dhe që këtu merret drejt Prokurorisë. U morëm vesh, zoti Berisha, që nuk mund të këpusësh më asnnjë fije bari, e jo më jetë njerëzish ‘në emër të Partisë’?

Më tej, hapi i dytë:

Në ‘lumin Lana’, si në ujëra të ndotura gjatë 30 vjetësh, po  hidhen rrjetat nga ku do të dalin krime, vjedhje, korrupsion…, me kuintalë. Të gjithë zyrtarët e neveritshëm që mbështetën Berishën, secili prej tyre ka pjesën e vet në krim dhe korrupsion. Këta i ishin ngjitur në lëkurë Berishës dhe Berisha PD-së dhe PD e ngjitur pas atdheut…

Më tej, hapi i tretë:

Tentativa për të krijuar një grupim politik ‘ombrellë’, me qëllim që të përsërisin ‘menynë e 30 vjetëve’, do të jetë e dështuar që në fillim. Secili që i vjen rrotull Berishës dhe fatkeqësisë së këtij dheu, e ka të ndaluar të komunikojë me Shtetet e Bashkuara. U.S nuk është një shtet inatçi, siç duan ta quajnë këta; U.S e di mirë se këta kanë ndërtuar skeletin e një fryme dhe grupimi terrorist anti- amerikan. Vetë Berisha e la vendin, në vitin 1997, me më shumë se 100 celula terroriste, ku përfshiheshin organizatat e al- Qaedas të bin- Laden, etj… Edhe këtej, grupimi që kaloi përtej Lanës, ka përpara tabelën ‘no- pasaran’.

Shumë punë të mëdha vijnë për një arsye ‘të thjeshtë’. Kështu ndodhi edhe në ora 3.30, sot. Kjo mund të jetë dita e fundit kur ‘atdhetarët’ të ndjehen mirë se ‘shpëtuam edhe kësaj here’. Herën tjetër e mendojnë prapë me shpresë se ‘prapë do të kalojë Amerika këtej pari..’/albeu.com/

The post Shpërthen Frrok Çupi: Shqipëria shpëtoi 3 herë nga Sali Berisha! Tani e “hoqëm qafe”, është përtej Lanës appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunim Berisha-Basha? Artan Fuga ka një këndvështrim tjetër mbi zhvillimet në PD
Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka dhënë një opinion ndryshe rreth zhvillimeve në Partinë Demokratike pas protestës së 8 janarit dhe pas përjashtimeve të mbrëmjes së djeshme.

Fuga është shprehur se Basha i ka bërë një nder Sali Berishës, pasi sipas tij ai i ka dhuruar një grup parlamentar, me përjashtimet që bëri mbrëmjen e djeshme.

Fuga ka shtuar se tashmë Berisha e konsolidoi grupin e tij të deputetëve dhe sipas tij të dyja palët e arritën qëllimin.

Postimi i Fugës:

Nderi lahet me nder!

Pas dhunës dhe skenave të dhunës që u “dhuroi” shqiptarëve në televizion, dhe gjithë planetit, skenat e turpit ku nga të dy palët u kthye logjika barbare dhe primitive e ushtrimit të dhunës paramilitare ndaj kundërshtatit, çështjet u “zgjidhën” me vetëgjyqësi, trupi i deputetëve dhe i politikanëve u përdor si “dash” prej mishi për goditje, ose si mburojë prej mishi për të ruajtur kështjellën, reciprokisht, Partia demokratike kaloi në një fazë të re.

Zoti Lulzim Basha i “dhuroi” mbrëmë vonë zoti Sali Berisha grupin e vet parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke përjashtuar “për jetë” një numër deputetësh tani këta nuk e kapërcejnë dot më “ylberin” dhe grupi i deputetëve në Kuvend rreth z. Sali Berisha u konsolidua plotësisht.

Të dy liderët u “rehatuan” pasi problem i para 9 shtatorit u zgjidh “me sukses”.  Basha “plotësoi” kërkesën amerikane për t’a hequr nga grupi deputet demokrat Berishën, dhe Berisha që sikundër theksonte kishte ikur tashmë, dhe mbetej i izoluar në Kuvend, tani ka të dhuruar grupin e ri parlamentar nga partia e tij dhe nga njeriu që e futi dhe kapapultoi në politikë.

Nga i përjashtuar nga grupi i deputetëve demokratë, z. Berisha rivjen po me “ndihmën” e partisë së tij dhe të drejtuesit të saj, me një grup të konsoliduar deputetësh në Kuvend.

Nderi lahet me nder!

Ky ishte rezultati politik objektiv i ngjarjeve! E them pa pikë pasioni!

Të dy palët e arritën qëllimin maksimal.  E ndihmuan njeri tjetrin në ditë të keqe!/albeu.com/

The post Bashkëpunim Berisha-Basha? Artan Fuga ka një këndvështrim tjetër mbi zhvillimet në PD appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha “zbërthen” zhvillimet në PD: Ju tregoj se kush do i pengojë demokratët të hyjnë në seli (FOTO LAJM)
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me situatën brenda PD, pas përplasjeve mes Bashës e Berishës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, gazetari ka shpjeguar mënyrën se si mbrohet ligjerisht Basha nga Garda e Republikës.

Hoxha thotë se garda ka për detyrë vetëm mbrojtjen fizike të Bashës dhe sipas tij nuk mund t’I ndalojë demokratët të hyjnë në PD.

Gazetari shton se demokratët nuk do i ndalojë garda të hyjnë në seli, por sipas tij nëse kjo ndodh, do të bëhet nga persona civil të kontraktuar nga vetë Basha.

Reagimi i Artan Hoxhës

Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim… Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise… Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes. Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes. Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten.  Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese.  Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda. Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet. Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend… Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht./albeu.com/

The post Artan Hoxha “zbërthen” zhvillimet në PD: Ju tregoj se kush do i pengojë demokratët të hyjnë në seli (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.