Zhvillim Archives - Albeu.com

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim
Shqipëria, renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare, për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D.

Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Ekspertët e lidhin këtë nivel të ulët shpenzimesh në Shqipëri, me mungesën e vëmendjes institucionale ndaj kërkimit shkencor dhe me strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila është e përqendruar kryesisht në sektorë si ndërtimi dhe turizmi – të cilët nuk nxisin kërkim, teknologji apo risi.

Për më tepër, mungesa e një politike të qartë kombëtare për kërkim dhe zhvillim ka çuar në një nënfinancim të qëndrueshëm dhe në mungesë të infrastrukturës akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë.

Sipas Eurostat, investimet publike në R&D, janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro).

Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro).

Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

Të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rritur buxhetet e tyre për kërkim dhe zhvillim gjatë periudhës 2014–2024, të llogaritura në euro për banor.

Rritjet më të mëdha në përqindje janë regjistruar në vendet e Europës Lindore, duke reflektuar një përpjekje për të kapur hendekun me pjesën tjetër të kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024.

Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF.

Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapesires/Monitor

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Albeu.com.

Shkencëtarët: Pesë gjëra që i duhen një foshnje për t’u zhvilluar
Shkencëtarët kanë nxjerrë në pah pesë faktorë që janë vendimtarë për zhvillimin e trurit të të porsalindurve gjatë vitit të parë të jetës.

Këto janë ushqimi i mirë, një mjedis stimulues dhe i sigurt, kujdes cilësor, një ritëm i rregullt cirkadian dhe gjumë, sipas një studimi të Universitetit të Uashingtonit.

Ndërsa studimet e mëparshme kanë ofruar prova për përfitimet e këtyre faktorëve individualë të zhvillimit, hulumtimi i ri fokusohet në rëndësinë e tyre kolektive dhe se si ato ndikojnë në zhvillimin e trurit në mitër dhe në fëmijërinë e hershme.

“Kur foshnjat i kanë këto pesë gjëra, zhvillimi i trurit, njohja dhe zhvillimi social-emocional i tyre përmirësohet,” tha Joan Luby, profesor i psikiatrisë së fëmijëve.

Në studimin e tyre, Lubi dhe kolegët ekzaminuan 232 të porsalindur dhe nënat e tyre, duke u fokusuar në faktorët pozitivë në mjedisin e tyre gjatë shtatzënisë dhe në vitin e parë të jetës së foshnjave. Ekipi zbuloi se fëmijët që kishin të pesë faktorët e rritjes, të quajtur edhe faktorë T, u zhvilluan në mënyrë të shëndetshme.

Më e rëndësishmja, studimi zbuloi gjithashtu se edhe fëmijët që rriten në kushte të pafavorshme mund të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme nëse përfshihen faktorët e mësipërm.

Megjithëse gjenetika luan një rol në zhvillimin kognitiv të një të porsalinduri, hulumtimet tregojnë se shëndeti ynë ndikohet shumë nga mjedisi ynë psikosocial. Me fjalë të tjera, faktorët mjedisorë – të tillë si ndjenja e sigurt dhe e ushqyer mirë, gjithashtu formojnë zhvillimin tonë, ndoshta edhe më shumë se sistemet tona biologjike.

Studimi është publikuar në revistën “JAMA Pediatrics”.

The post Shkencëtarët: Pesë gjëra që i duhen një foshnje për t’u zhvilluar appeared first on Albeu.com.

Sfidat e Agjendёs 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm
Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, një “plan shpëtimi global”. Guterres vuri në dukje se vetëm 15% e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të miratuara në 2015 ka të ngjarë të arrihen.

Dhënia fund e varfërisë në të gjitha format e saj është një nga 17 synimet e Agjendës 2030 të OKB, për zhvillimin e qëndrueshëm. Synimi i agjendës është “Të sigurojë mobilizimin e burimeve, përfshirë bashkëpunimin që vendet në zhvillim dhe pak të zhvilluara të zbatojnë programe dhe politika për t’i dhënë fund varfërisë në të gjitha dimensionet e saj”.

Varfëria në botë është përgjysmuar që nga viti 2000, megjithatë një ndër dhjetë vetë që jetojnë në vendet në zhvillim ende vazhdon të jetojë me më pak se 1,90 dollarë në ditë.

Varfëria shumë më tepër se mungesa e të ardhurave

Synimet e agjendës 2030 janë që të krijohen strategji zhvillimi në nivel kombëtar dhe rajonal që t’u sigurojnë burrave dhe grave të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses në shërbime, pronësi dhe kontroll mbi tokën dhe format e tjera të pronësisë, në trashëgimi, në burime natyrore, teknologji të reja të përshtatshme dhe shërbime financiare, duke përfshirë edhe mikrofinancat. Ulja e varfërisë në botë tregon se ky është një sukses që arrihet prej njerëzve. Banka Botërore ka vendosur synime të reja, për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.

Por varfëria është shumë më tepër se mungesa e të ardhurave dhe e burimeve për të siguruar jetesën. Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria ka të bëjë edhe me aksesin e limituar në edukim dhe shërbime të tjera bazë, lidhet me diskriminimin social dhe mungesën e pjesëmarrjejes në vendimmarrje.

Indikatorët e varfërisë

Nisma për zhvillimin human të Universitetit Oxford ka përcaktuar në tre sektorë të jetës, që janë shëndeti, edukimi dhe standardi i jetës, dhjetë indikatorë që maten për matjen e varfërisë. Ato janë ushqimi dhe mortaliteti foshnjor, vitet e shkollimit, uji i pijshëm, banesa, kanalizimi, elektriciteti, lënda djegëse për gatim.

Kur personi privohet nga 20 deri 30 përqind e këtyre indikatorëve atëherë ai është i prekur nga varfëria.

Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 me 17 Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm është komplekse dhe jo domosdoshmërisht e lehtë për t’u kuptuar. Kjo është edhe arsyeja pse e ka të vështirë të depërtojë tek publiku për ndërgjegjësimin e tij.

E megjithatë fakti që vetë kancelari Olaf Scholz merr pjesë në Nju Jork në Samitin e Qëndrueshmërisë së OKB-së nënvizon se sa e rëndësishme është kjo agjendë për qeverinë gjermane. /DW

The post Sfidat e Agjendёs 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm appeared first on Albeu.com.

Veliaj: Njerëzit kanë një arsye të fortë pse votojnë PS-në, pasi ata e duan zhvillimin
Kandidati i PS për Bashkinë Tiranës, Erjon Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë 27 në Laprakë, nga ku ka bërë sërish thirrje se vota për të dhe Partinë Socialiste ëhstë votë për të ardhem dhe zhvillimin e mëtejshëmtë kryeqytetit.

Siaps tij zonat të cilat votojnë PS në Tiranë kanë një arsye të fortë, pasi qytetarët që jetojnë aty kanë parë transformimin.

“Ne kemi thyer një mit. Kemi fituar në të 27 njësitë e Tiranës. Por në Laprakë, në Njësinë 11, ne jemi më në fund forca e parë politike e këtij komuniteti. Ka një arsye pse Astiri voton PS, ka një arsye pse Liqeni i Thatë voton PS, ka një arsye pse Sauku voton PS. Ata besojnë që kush bën 40 shkolla, bën edhe 44! Kush bën 100 rrugë, bën edhe 105. Kush bën 1 milionë mbjellje pemësh mund të bëjë edhe më shumë se aq, sepse vetëm puna na çon përpara,” deklaroi Veliaj.

The post Veliaj: Njerëzit kanë një arsye të fortë pse votojnë PS-në, pasi ata e duan zhvillimin appeared first on Albeu.com.

VOA: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë
Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse me burime të shumta në fushën e energjetikës, pyjeve, mineraleve dhe vlerave turistike, kjo zonë vlerësohet si ndër më të varfërat në Shqipëri. Komunitetet lokale nuk arrijnë të përfitojnë thuajse asgjë nga shfrytëzimi që i bëhet pasurive natyrore që gjenden në territorin e bashkive të tyre. Kështu, në bashkinë Vau Dejës, që përfshihet në Qarkun e Shkodrës, gjenden një numër hidrocentralesh që mbulojnë me energji elektrike një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, e megjithatë, nga shfrytëzimi i kësaj pasurie ujore, komuniteti i kësaj zone nuk përfiton thuajse asgjë.

“Bashkia Vau Dejës është një pikë e rëndësishme në prodhimin e energjisë elektrike, sepse nuk kemi vetëm dy hidrocentrale, por kemi Komanin, Vaun e Dejës, kemi Ashtën 1 dhe Ashtën 2. Gjithashtu edhe dy hidrocentrale të vogla që po bëhen në zonën e Vig-Mnelës. Të them të drejtën, të ardhurat prej hidrocentraleve janë të vogla, po të thuash nuk ndikojnë absolutisht në ekonominë e bashkisë Vau Dejës”, thotë kryetari i kësaj bashkie Mark Babani.

Sipas Institutit të Statistikave, Qarqet Kukës dhe Dibër kanë normat më të larta të varfërisë në Shqipëri. Për shkak të kësaj situate, mbështeten me ndihmë ekonomike 18 mijë e 88 familje të varfëra. Ndërkohë, Qarqet Dibër dhe Kukës vazhdojnë të kenë nivel të lartë të migracionit të brendshëm. Vetëm gjatë vitit 2021 nga të dy këto qarqe u larguan 5487 persona. Qarku i Kukësit, ku përfshihen bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, është një nga zonat më të pasura me minerale dhe burime ujore, që shfrytëzohen nga kompani private, por, prej tyre, komunitetet lokale vazhdojnë të mos përfitojnë asgjë.

“Vetëm bashkia Kukës ka diku 34 kompani minerare, të cilat marrin të ardhura të konsiderueshme përmes investimit që kanë kryer në miniera, sikurse janë edhe 18 hidrocentrale të ndërtuar përgjatë lumenjve dhe rrjedhave ujore në rrethin e Kukësit. Por, fatkeqësisht, Kukësi vazhdon të mbetet rrethi dhe qarku më i varfër në Shqipëri për shkak se kompanitë, që kanë investu, thjesht kanë shfrytëzu natyrën, burimet, por nuk është kthyer asgjë në këmbim për komunitetin”, thotë Rifat Demalija, drejtuesi i Qendrës për Progres Rinor në Kukës.

Në më të shumtën e rasteve, kompanitë private shfrytëzojnë pa kriter dhe jashtë kontrollit pasuritë natyrore të kësaj zone, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore dhe mjedisin natyror, me pasoja për jetesën e komuniteteve lokale. Janë të herëpashershme protestat e banorëve të fshatrave të Mirditës, Dibrës dhe Tropojës për marrjen e burimeve të ujit nga ndërtimi i HEC-eve, apo protestat e banorëve të Postribës, në Shkodër, për ndotjen e burimeve të ujit të pijshëm nga guroret. Sipas zotit Demalija, pjesa më e madhe e kompanive, nuk përmbushin detyrimin ligjor për t’a kthyer mjedisin në gjendjen fillestare.

“Kompanitë duhet të derdhin një taksë në qeverisjen vendore, që është diku tek 400 mijë lekë për megavat, apo 500 mijë lekë për shfrytëzim minerali për km2 të cilat, sigurisht, mund të mblidhen nga qeverisja vendore. Por, në fakt, këto nuk shkojnë tek banorët e zonave ku kompanitë shfrytëzojnë burimet natyrore. Këtë e them me bindje sepse shikojmë zona të pazhvilluara, me rrugë të degraduara, me shkolla në gjendje të mjerueshme, pa qendra shëndetësore, mungesë ujësjellësash”, thotë ai.

Ndërkohë, sipas kryetarit të bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, në vend që të shtohen detyrimet ligjore të kompanive për të kontribuar nga fitimet e tyre në ekonominë e komuniteteve lokale, këto detyrime po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

“Me një vendim qeverie janë hequr taksat për mbi ndërtimin dhe mbi truallin e hidrocentraleve. Nuk merret më prej bashkisë, kështu që bashkia nuk ka përfitime prej hidrocentraleve”, thotë ai.

Ecuria ekonomike e qarqeve veriore të Shqipërisë, dëshmon shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore, përdorimi i të cilave nuk i çon të ardhura qytetit dhe as komuniteteve lokale. Kjo është edhe një nga shkaqet, që zona veriore e Shqipërisë vazhdon të ketë ritmet më të ulëta të zhvillimit dhe treguesit më të lartë të largimit të banorëve, kryesisht të rinjve. Sipas “Vjetari Rajonal Statistikor-2022”, publikuar nga INSTAT, 4 qarqet veriore, Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra, regjistrojnë 10839 persona të larguar nga 42.500 të larguar në shkallë vendi./VOA

The post VOA: Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Plumbi i artë” është në zhvillim, Nano: Nuk kemi ndalur pavarësisht se nuk janë bërë mediatike
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mesditën e sotme ka konfirmuar se operacioni “Plumbi artë” është në zhvillim duke mos u ndalur në asnjë moment edhe pse nuk është bërë mediatike.

Nano ka shtuar se janë kryer kontrolle dhe në orët në vijim pritet të ketë arrestime.

Gjihashtu ai theksoi se po hetohet për dekonspirim të operacionit dhe kushdo që do të gjendet përgjegjës, do të dalë para ligjit.

Pyetje: Lidhur me operacionin e SPAK, ku u lëshuan 32 urdhër-arreste, 14 prej tyre nuk janë kapur, keni informacione që operacioni mund të jetë dekonspiruar?

Nano: Jemi në operacion e sipër, nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit. Për pjesën e dekonspirimit jemi duke e hetuar së bashku me SPAK dhe agjencitë e tjera. Nëse diçka e tillë ka ndodhur, çdokush do të marrë dënimin e duhur. Nuk jap informacione mbi zhvillimet e fundit sepse aktualisht operacioni është nën zhvillim e sipër.

The post Operacioni “Plumbi i artë” është në zhvillim, Nano: Nuk kemi ndalur pavarësisht se nuk janë bërë mediatike appeared first on Albeu.com.