zhdukja e biznesmenit Archives - Albeu.com

Zhdukja e biznesmenit Rexhepi: Familja ende në pritje, s’ka rezultate të autopsisë
Misteri i zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepit po shkon duke u zbardhur. Një vit e gjysmë pas zhdukjes, janë gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara në Novëbërdë, që dyshohet se janë të tij. Rezultatet e autopsisë s’kanë dalë ende, por familja beson se janë eshtrat e tij.

Prokuroria s’ka pranuar të flas për rastin, duke thënë se cenohet integriteti i hetimeve.

Ende nuk dihet nëse mbetjet mortore që u gjetën në Novërbërdë para dy javësh, janë të biznesmenit Bedri Rexhepi, i cili është raportuar si i zhdukur qe një vit e gjysmë.

Më 30 shtator, Prokuroria Themelore e Prishtinës doli me një komunikatë ku njoftoi se mbetjet mortore që janë gjetur dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e zhdukjes së biznesmenit dhe se do të bëhen ekzaminime mjekësore për të konstatuar idenitetin. Nga ajo ditë, s’ka pasur më ndonjë njoftim për rezultatet e këtyre ekzaminimeve.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se s’mund të japin detaje në këtë fazë, për shkak të cenimit të integritetit të hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, për shkak të cenimit të integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të japim detaje lidhur me këtë rast. Do t’iu mbajmë të informuar për zhvillimet e radhës”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

Gazeta Express ka provuar që ta kontaktojë direkt edhe Prokurorin e rastit, Armend Hamitin, por i njëjti s’e ka hapur telefonin.

Ndonjë informacion të ri rreth rastit s’kanë as familja Rexhepi. Vëllai i Bedri Rexhepit, Vedati i ka thënë Gazetës Express se zyrtarisht ende nuk dihet nëse mbetjet mortore që janë gjetur janë të vëllait të tij, duke shtuar se çdo minutë po presin ndonjë lajm nga Prokuroria.

Por, edhe pse rezultatet e ekzaminimeve ende s’kanë dalur, Vedati beson se mbetjet janë të vëllait të tij.

“Jo, akoma jo. Jemi çdo minutë në pritje, për qata edhe nuk jena prononcu, se s’po dijmë asgjë zyrtarisht. Faktikisht, thujse po dihet po po i pritëm ato rezultatet e AND’së dhe Mjekësisë Ligjore-IML’së. Jo, përveç që janë në pritje prej forenzikës, nuk kanë përgjigje tjetër ata deri të dalin rezultatet e sakta. Në fakt, ajo është gjithcka e konfirmume në atë kuptimin e situatës që u kanë, po e dijmë që është ashtu, mirëpo prapë pa kanë zyrtarisht, s’kemi dasht me u prononcu. Jo, nuk është e vërtëtë (që kemi hap të pame), meqë s’dihet ende zyrtarisht. S’mundemi me hap të pame pa përfundu procedurat e varrimit dhe procedurat tjera. Normalisht na jemi pak kallabllak, njerëzit vijnë, s’mundemi me I ndalë, por të pame jo”, ka deklaruar ai për Express.

Për detajet tjera, ai ka thënë se do të përgjigjen pasi të dalin rezultatet e autopsisë.

Çka dihet deri më tani për zhdukjen e Bedri Rexhepit?

Bedri Rexhepi është zhdukur më 8 prill të vitit të kaluar. Një ditë më vonë, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.

Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rrëmbimin e tij.

Më vonë janë arrestuar edhe vëllai dhe kunata e Vllasaliut.

Pas zhdukjes së Bedriut, vëllezërit e tij patën deklaruar për Express se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qenë klient i 38-vjeçarit, pasi ky i fundit kishte në pronësi një kompani të veturave me qira.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, pati deklaruar deklaruar Adnan Rexhepi.

Ai kishte treguar se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, kishte deklaruar ai. /Gazeta Express/

The post Zhdukja e biznesmenit Rexhepi: Familja ende në pritje, s’ka rezultate të autopsisë appeared first on Albeu.com.

30 mijë euro i morën jetën biznesmenit shqiptar në Greqi, autori: Hajdeni t’ju tregoj vendin ku kam fshehur trupin
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, i cili ishte deklaruar i zhdukur prej disa kohësh.

Pronari i një hoteli luksoz duket se ka qenë vrasësi i sipërmarrësit shqiptar, Xhani Topalli, në Greqi, i cili kishte humbur gjurmë që prej 28 gushtit.

Autori 53-vjeçara ka telefonuar policinë dhe ka rrëfyer krimin, duke zbuluar kështu edhe vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të shqiptarit.

Pas telefonatës autori u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa mësohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, pasi pronari i hoteli nuk e kishte paguar shqiptarin për punën që kishte viktima kishte bërë në hotelin e tij.

Kujtojmë se shqiptari ishte sipërmarrës ndërtimi. Thuhet se greku i detyrohej shqiptarit 30 mijë euro.

46-vjeçari shqiptar kishte caktuar një takim me pronarin e hotelit mbrëmjen e 28 gushtit dhe po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë euro biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për një punë.

Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarës 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.

The post 30 mijë euro i morën jetën biznesmenit shqiptar në Greqi, autori: Hajdeni t’ju tregoj vendin ku kam fshehur trupin appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Greqi, dalin pamjet e mjetit të tij duke lëvizur në rrugë (VIDEO)
Ankthi për zhdukjen e biznesmenit shqiptar në Greqi është në kulmin e tij, pasi ka humbur gjurmët prej mbrëmjes së të dielës së 28 gushtit.

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi këtë ngjarje. Media greke “Protothema” ka publikuar pamjet e mjetit “Jeep” ngjyrë blu që i takon së dielës pasdite të datës 28 gusht, ndërsa po takohej me miqtë e rij.

46-vjeçari kishte qenë me një grup miqsh pasditen e së dielës dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë kishte një takim me një klient në një njësi hoteliere. Një takim që nuk u zhvillua kurrë.

Pamjet e mjetit janë gjurmët e tij të fundit, që besohet se kalon në rrugën e Kallitheas, në Faliraki. Kujtojmë se mjeti tashmë është gjetur nga policia, shumë pranë banesës së biznesmenit Dzani Topali si dhe celulari i tij, por vetë ai jo.

Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat, ndërsa po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babain e tre fëmijëve.

The post Zhdukja e biznesmenit shqiptar në Greqi, dalin pamjet e mjetit të tij duke lëvizur në rrugë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kafja e fundit, shoku rrëfen ku e çoi biznesmenin që u zhduk: Kërkesa dhe telefoni
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zhdukjen prej dy javësh të biznesmenit Ruzhdi Hoxha, që ka në pronësi një fabrike inertesh në Kamzë. 43 vjeçari është baba i dy fëmijëve. Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij ka denoncuar në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa.

U ka thënë policëve se prej 3 ditësh nuk kishte mundur të komunikonte me të. Pas denoncimit, një grup oficerësh kanë zbuluar personat e fundit që kanë takuar dhe kanë parë 43 vjeçarin Hoxha. Njëri prej tyre rezultoi të ishte bashkëmoshatari i tij, Ferdinand Rrushi.

Para grupit hetimor ai tha se bashkë me një shok tjetër të tyre ndodheshin në një lokal në Kamzë duke konsumuar kafe. Sipas tij, Ruzhdiu i kishte kërkuar që ta çonte deri në Fushë Mëzezë dhe pasi e ka lënë atje, nuk kishte pasur më asnjë kontakt me të.

Ferdinand Rrushi

Por nga verifikimi që policia bëri ndaj këtij personi rezultoi të ishte në kërkim. Gjykata e Xhenovas në Itali e kishte dënuar për trafik droge. Rrushi u arrestua me qëllim ekstradimi, por njëkohësish është i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ruzhdi Hoxhës.

Mjeti që përdori Rrushi është kapur nga kamerat edhe në zonën e Zallherrit. Pak ditë më parë, në komisariatin numër 4 një person ka denoncuar se ka gjetur në rrugë, pranë Shkollës së Bashkuar, një celular. Nga verifikimet dyshohet se ky aparat i përket biznesmenit Ruzhdi Hoxha. Hetuesit dyshojnë se celulari mund të jetë hedhur në këtë zonë, për të shpërqendruar hetimet e policisë. Për gjetjen e biznesmenit, policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, por pas deklarimeve ata janë lënë të lirë.

Familjarët e Ruzhdi Hoxhës kanë pohuar se i afërmi i tyre ishte larguar të paktën edhe dy herë të tjera nga banesa, por ishte kthyer pas dy ditësh. Ngjarja është referuar në prokurori për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Si pistë kryesore po hetohet ajo e rrëmbimit dhe zhdukjes për shkak të borxheve që ka pasur Hoxha, ndërsa biznesi i tij ka qenë drejt falimentimit./Albeu.com/

The post Kafja e fundit, shoku rrëfen ku e çoi biznesmenin që u zhduk: Kërkesa dhe telefoni appeared first on Albeu.com.

Dyshimet për pengmarrjen e biznesmenit nga Kamza, vjen reagimi i Policisë
“Po hetojmë për rrëmbim dhe pengmarrje” këto janë dy pistat kryesore ku po heton policia e shtetit lidhur me zhdukjen prej dy javësh të biznesmenit Rruzhdi Hoxha në Kamëz.

43-vjeçari banues në Paskuqan, rezulton i zhdukur prej datës 20.10.2021.

Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë familjarët kanë deklaruar se kjo nuk është hera e parë që biznesmeni është larguar nga banesa, por kësaj radhe “largimi” ka zgjatur shumë.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me zhdukjen e biznesmenit nga Kamza, rast që u bë i ditur ditën e sotme.

Kujtojmë këtu, se personi i fundit që ka pasur kontakt me biznesmenin, ka qenë shoku i vet, i cili ka pasur edhe probleme me drejtësinë italiane.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme

Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

The post Dyshimet për pengmarrjen e biznesmenit nga Kamza, vjen reagimi i Policisë appeared first on Albeu.com.