Zhbllokim Archives - Albeu.com

Kriza politike vijon, Kuvendi nuk arrin marrëveshje për zhbllokimin e situatës
<html><head></head><body>

Afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Legjislaturës së njëmbëdhjetë përfundoi më 7 gusht, por deputetët nuk arritën ta mbyllnin këtë proces. Përplasjet mes partive politike vazhdojnë, ndërsa funksionimi i institucioneve po përballet me pasoja gjithnjë e më serioze. Nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerësojnë se vendi po afrohet me një proces të ri zgjedhor.

Edhe pse janë zgjedhur nga qytetarët, deputetët nuk e përfunduan konstituimin e plotë të legjislaturës së re brenda afatit kushtetues, i cili skadoi më 7 gusht.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli fituese në zgjedhjet e 7 qershorit, ka kërkuar më shumë kohë për të shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca insistojnë që Kuvendi të konstituohet.

Analisti politik Artan Muhaxhiri e konsideron krizën aktuale tepër të rëndë dhe shqetësuese, duke e lidhur atë me bllokadën politike të vitit të kaluar. Sipas tij, në mungesë të një zgjidhjeje mes partive, Gjykata Kushtetuese mund të jetë sërish institucioni që do t’i japë fund situatës.

Muhaxhiri shprehet se partitë politike po tregohen të paafta dhe të papërgjegjshme për të gjetur vetë një kompromis të pranueshëm. Për këtë arsye, ai pret që Gjykata Kushtetuese të detyrohet të marrë një vendim, i cili, për shkak të papërgjegjshmërisë politike, mund të krijojë një precedent negativ për shtetin e Kosovës.

Analisti paralajmëron se zgjatja e krizës do ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e Kosovës. Sipas tij, zgjidhja politike lidhet me një kompromis për postin e presidentit, i cili duhet t’i takojë partisë që ka fituar zgjedhjet.

Ai thekson se kjo është mundësia e vetme për zhbllokimin e situatës dhe se z. Kurti, bashkë me partinë e tij, duhet të pranojë këtë opsion. Muhaxhiri vlerëson se çdo alternativë tjetër do të nënkuptonte vazhdimin e bllokadës dhe të krizës aktuale. Ai paralajmëron se, nëse çështja nuk zgjidhet përfundimisht, Kosova mund të bëhet objekt talljeje, pasi palët nuk po gjejnë zgjidhje dhe as nuk po i shfrytëzojnë hapësirat ligjore që mund të ndihmonin në tejkalimin e ngërçit.

Situata politike është komentuar edhe nga Instituti Demokratik i Kosovës. Sipas IKD-së, zhvillimet aktuale po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por edhe një proces tjetër zgjedhor mund të rezultojë me një bllokadë të re.

Naim Jakaj nga IKD ka deklaruar se zgjedhjet e reja rrezikojnë të prodhojnë një tjetër ngërç politik. Ai ka bërë të ditur se dhjetëra institucione dhe organe kolegjiale vazhdojnë të jenë të paplotësuara, për shkak se Kuvendi dhe Qeveria nuk kanë bërë emërimet përkatëse. Si pasojë, disa prej tyre janë të paralizuara, disa funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa të tjera nuk kanë borde ose drejtues me mandat të plotë.

Sipas vlerësimit të IKD-së, kjo situatë prek të paktën 24 institucione. Instituti paralajmëron se pasojat dëmtojnë funksionimin normal të shtetit, cenojnë sundimin e ligjit dhe dobësojnë integritetin institucional të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për t’i dhënë fund bllokadës institucionale.

</body></html>

The post Kriza politike vijon, Kuvendi nuk arrin marrëveshje për zhbllokimin e situatës appeared first on Albeu.com.

Të zhbllokohen fondet e IPARD 3/ Bardhi kërkon mocion me debat në Kuvend: Të hetohet ky skandal
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar një mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet e bujqësisë, kërkesa që sipas drejtueses së Kuvendit, Ermonela Felaj, është paraqitur të premten dhe nuk është diskutuar në Konferencën e kryetarëve.

Bardhi tha se duhet të zhbllokohen e fondet e IPARD, për bujqësinë dhe se drejtësia duhet të hetojë këtë skandal.

“Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE.

Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime”, tha Bardhi.

Bardhi: “Anashkaluat një kërkesë të grupit të PD për të zhvilluar mocion me debat sa i takon gjetjeve të zyrës së OLAF për fondet në bujqësi dhe nevojën që grupi jonë parlamentar ka çmuar sa i takon ngritjes së një komisioni të posaçëm dhe për të bërë të mundur adresimin e masave të nevojshme që të zhbllokohen fondet e IPARD 3.

Ne nuk kemi dashur që ta trajtojmë këtë çështje si politike. Por i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të hetojnë këtë skandal të paimagjinueshëm për një vend kandidat për në BE.

Këto hetime nuk mund të presim, sepse BE kërkon rezultatet për këto hetime. Duhet të kemi mundësi që fondin prej 112 mln euro për sektorin e bujqësisë ta bëjmë efektiv për qytetarët”.

Felaj: “Kërkesa për zhvillimin e një mocion trajtohet brenda tre ditëve në konferencën e kryetarëve. Kërkesa është paraqitur të premten dhe kemi kohë për ta trajtuar”.

The post Të zhbllokohen fondet e IPARD 3/ Bardhi kërkon mocion me debat në Kuvend: Të hetohet ky skandal appeared first on Albeu.com.

Ambasadori ukrainas: Anijet e NATO-s nevojiten për “zhbllokuar” Detin e Zi
Vadym prystaiko, ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë për Sky News se anijet e NATO-s janë të nevojshme për të patrulluar Detin e Zi.

Ai thotë se eksportet e grurit ukrainas, të cilat janë përgjegjëse për një sasi të konsiderueshme të sigurisë ushqimore në mbarë botën, janë aktualisht të bllokuara dhe nuk mund të largohen nga vendi për shkak të një grumbullimi të forcave ruse.

“Ne duhet të zhbllokojmë Detin e Zi,” thotë ai.

I pyetur për një video që duket se tregon forcat ukrainase duke vrarë trupat ruse, ai thotë se çdo incident do të “hetohet” dhe “ne po ua bëjmë të qartë të gjithë ushtarëve tanë se ka disa kufij”.

Por ai gjithashtu shton: “Ne po flasim për civilë, dhe rusët po vrasin, përdhunojnë vetëm njerëzit tanë civilë. Ka dallime.

Të gjithë ne e urrejmë luftën ashtu siç është kur njerëzit vrasin njëri-tjetrin. Por ka një ndryshim kur vrisni dhe qëlloni kundër ushtrisë kur luftoni dhe kur vrisni civilë të pafajshëm.”

Nëse videoja është e saktë, ajo mund t’i japë Rusisë prova për pretendimet e saj se forcat ukrainase po kryejnë gjithashtu krime lufte në mënyrën se si po i trajtojnë trupat ruse.

The post Ambasadori ukrainas: Anijet e NATO-s nevojiten për “zhbllokuar” Detin e Zi appeared first on Albeu.com.