zhberje Archives - Albeu.com

Analisti paralajmëron: Kërkesa për shpërbërjen e Gjykatës së Hagës mund ta dëmtojë Kosovën
<html><head></head><body>

Lavdrim Lita, i ftuar këtë të diel në emisionin “Review” të Greta Topjanës në Euronews Albania, komentoi thirrjet e protestuesve për zhbërjen e Gjykatës së Hagës, pas dënimit me gjithsej 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së. Analisti tha se nuk njeh asnjë rast kur një gjykatë është shpërbërë vetëm sepse vendimi i saj nuk është pranuar, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të përbënte rrezik për Kosovën.

Sipas tij, provokimet nga agjentë provokatorë apo persona të tjerë mund të ndodhin shpesh. Në epokën e teknologjisë, informacionit dhe telefonave, një incident mund të marrë përmasa shumë më të mëdha nga sa ka realisht, ndaj situata duhet administruar me maturi.

Lita vlerësoi se përparësi duhet të jetë normalizimi i jetës institucionale në Kosovë nga partitë politike, qeveria dhe kryeministri Kurti. Ai theksoi nevojën që, së bashku me opozitën, të krijohen kushtet për një marrëveshje ndërpartiake rreth zgjedhjes së presidentit dhe funksionimit të institucioneve.

Ai deklaroi se dëmi tashmë është shkaktuar, pasi vendimi i gjykatës ka prekur Kosovën dhe udhëheqjen e saj politike, duke i paraqitur ato ndërkombëtarisht në një dritë shumë negative. Megjithatë, sipas Litës, ky dëm mund të mbahet nën kontroll dhe të kufizohet, ndërsa shndërrimi i tij në tragjedi do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm. Për këtë arsye, ai kërkoi maturi nga politika kosovare.

Analisti kujtoi se Thaçi dhe shumë të tjerë e kanë pranuar procesin gjyqësor. Ai përmendi gjithashtu Haradinajn dhe persona të tjerë, të cilët kanë votuar dhe kanë pranuar të gjykohen, kanë angazhuar avokatë, u janë përgjigjur pyetjeve dhe kanë paraqitur kundërprovat e tyre. Sipas tij, procesi ligjor duhet ndjekur deri në fund, duke përfshirë edhe të drejtën e apelimit.

“Ndryshimi i rregullave gjatë lojës nuk do të ishte një zgjedhje e mençur për Kosovën. Me aq sa di unë, në asnjë shtet nuk ka ndodhur që një gjykatë të zhbëhet vetëm sepse vendimi i saj nuk pëlqehet. Një kërkesë e tillë është shumë e rrezikshme”, tha Lita.

</body></html>

The post Analisti paralajmëron: Kërkesa për shpërbërjen e Gjykatës së Hagës mund ta dëmtojë Kosovën appeared first on Albeu.com.