Zgjerimi Archives - Albeu.com

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në panelin e nivelit të lartë në Forumin e Zgjerimit të BE-së:
Zhvillohet sot në Bruksel “Forumi i Zgjerimit”, një platformë e nivelit të lartë e organizuar nga Komisioni Europian dhe aktorë të tjerë të BE-së.

Në këtë forum, do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

“Komisioni Evropian do të organizojë sot Forumin e Zgjerimit të BE, ngjarjen e parë të këtij lloji, kushtuar prioritetit të tij 2024–2029. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grupkapitullit të fundit të negociatave, – do të jetë pasditen e sotme pjesë e panelit. “Forumi i Zgjerimit të BE-së është nisma kryesore e Komisionit Evropian që synon ta ngrejë më lart diskutimin mbi zgjerimin e BE-së si një projekt të përbashkët politik, shoqëror, brezash” – thuhet në prezantimin e ngjarjes, – që do të bëjë bashkë një gamë të gjerë dhe të larmishme pjesëmarrësish nën moton “Plotësimi i Unionit, Sigurimi i së Ardhmes Sonë””, njofton Kryeministria.

Ky forum, u jep mundësinë drejtuesve politikë të vendeve kandidate, të mblidhen së bashku me drejtues të vendeve anëtare të BE-së, përfaqësues të institucioneve europiane, ekspertë të integrimit, etj.

Forumi është një mekanizëm i rëndësishëm me fokus te reformat për sundimin e ligjit, mundësi më të shumta për arsimin e të rinjve, si edhe në stabilitetin dhe mirëqenien e gjithë shoqërisë shqiptare.

Forumi i Zgjerimit do të jetë pika e takimit për të gjithë profesionistët që punojnë mbi një nga prioritetet kryesore të mandatit 2024–2029 të Komisionit Europian, të cilët janë të angazhuar në mënyrë aktive në agjendën më ambicioze të zgjerimit të më shumë se një dekade.

The post Rama sot në Bruksel, merr pjesë në panelin e nivelit të lartë në Forumin e Zgjerimit të BE-së: appeared first on Albeu.com.

Zgjerimi i aksit të rrugës kombëtare Elbasan-Lekaj, banorët protestë: Krijohen problematika në qarkullim
Banorët e fshatit Gryksh në Bashkinë e Peqinit, janë të revoltuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar, pasi ky institucion nuk ka parashikuar ndërtimin e një nënkalimi, për të siguruar lidhjen e fshatit të tyre me segmentin e ri të autostradës që pritet të ndërtohet në këtë zonë.

Fshati Gryksh do të preket nga projekti i autostradës Elbasan-Lekaj, e cila është një investim i rëndësishëm, por deri tani sipas projektit paraprak nga ARRSH nuk është menduar një zgjidhje për komunikimin e banorëve me rrugën ekzistuese, e cila kalon mbi lumin Shkumbin përmes një ure.

Kjo ka shqetësuar banorët, pasi mungesa e një nënkalimi pengon të gjitha shërbimet dhe komunikimin me pjesën tjetër të zonës i cili është jetik për ata.

Nëse nuk parashikohet një nënkalim, banorët do të kenë vështirësi të mëdha në qarkullim dhe të pamundur lidhjen me infrastrukturën tjetër, duke krijuar një problem të thellë për jetesën dhe zhvillimin e zonës.

Protesta është mbështetur edhe nga Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit Tomorr Alizoti, i cili ka shprehur shqetësimin për izolimin e fshatit Gryksh i Madh që sjell zgjerimi i aksit Lekaj-Elbasan.

ARRSH dhe Qeveria, duhet ta marrë seriozisht revoltën e banorëve të kësaj zone që presin zhvillim dhe jo izolimin.

Ndërkohë kreu i PD Peqin, Mustafa Pashja duke mbështetur protestën u bashkua me shqetësimin e tyre, një shqetësim ky mjaft i madh për 1200 banorë të cilëve u privohet e drejta për të marrë shërbimet e domosdoshme të përditshme që i kanë pronat dhe shtëpitë në anën tjetër të rrugës. Në këtë fshat duhet me patjetër një nënkalim për të bërë të mundur marrjen e këtyre shërbimeve.

The post Zgjerimi i aksit të rrugës kombëtare Elbasan-Lekaj, banorët protestë: Krijohen problematika në qarkullim appeared first on Albeu.com.

Zgjerimi i BE, Austria me platformë të re për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor
Ministri i Jashtëm Austriak Alexander Schallenberg dhe Ministrja Austrike për Çështjet Evropiane Karoline Edtstadler, një vit më parë paraqiten propozime për integrimin gradual për ta bërë më dinamik procesin e ngadalësimit të zgjerimit.

Duke u mbështetur në këtë, Ministrat Federalë tashmë synojnë t’i avancojnë më tej këto propozimet dhe të identifikojnë fusha konkrete dhe politika, në mënyrë që të forcojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Austria përgatiti një tjetër propozim për të avancuar konceptin e integrimit gradual, propozim që përfshin katër fusha të integrimit të mundshëm të mëtejshëm: strukturën institucionale, integrimin politik dhe administrativ, mbështetjen financiare dhe fushat tematike të politikave.

“Tani duhet të japim shenja për Ballkanin Perëndimor dhe të çojmë më përpara zgjerimin. Kjo kërkon hapa të prekshme dhe një sistem të arsyeshëm stimulues për reforma, përndryshe do të humbasim njerëzit në rajon. Me sugjerimet tona të mëtejshme për integrim gradual, synojmë t’i afrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor më shpejt institucionalisht, financiarisht dhe bazuar në fusha konkrete. Nuk ka më kohë për të humbur. Realiteti gjeopolitik kërkon shpejtësi dhe qasje inovative”, u shpreh Edtstadler.

“Zgjerimi është instrumenti më i fortë gjeostrategjik i Bashkimit Evropian. Le ta përdorim si të tillë. Ne nuk duhet të presim që vendet kandidate të zbatojnë çdo pikë dhe presje të acquis të BE-së, por t’i integrojmë më parë ato në fushat politike ku kjo është e mundur. Me gjithë fokusin e justifikueshëm në Lindje dhe Juglindje, nuk na lejohet të gabojmë dhe të harrojmë  Evropën. Austria është dhe mbetet një mbështetëse e fortë për një integrimi gradual te Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, deklaroi Schallenberg.

Ky propozim  është i një rëndësie të veçantë pasi krijon një fushë loje të barabartë për partnerët e Ballkanit Perëndimor me vendet e tjera kandidate dhe aspirante që tashmë gëzojnë mundësi të shumta për integrim, për shkak të marrëveshjeve tashmë ekzistuese të thella dhe gjithëpërfshirëse të Tregtisë së Lirë.

“Vitin e fundit ne kemi parë propozime të ndryshme për të integruar Ukrainën dhe Moldavinë në tregun e brendshëm Evropian dhe fusha të tjera. Ne nuk duhet të lejojmë një sistem me dy klasa dhe prandaj duhet urgjentisht të krijojmë një fushë loje të barabartë për të gjitha vendet kandidate dhe aspirante.

Ne kemi parë nga afër mundësitë ekzistuese, të gjitha propozimet tona janë të realizueshme brenda kuadrit ligjor aktual: Kemi instrumente dhe mekanizma që mundësojnë ndjekjen e integrimit gradual: p.sh., duhet të përdorim plotësisht marrëveshjet  ekzistuese të stabilizimit dhe asocimit, ku shohim një potencial të pashfrytëzuar. Ne gjithashtu duhet të bëjmë një analizë të plotë të boshllëqeve midis  marrëveshjet të stabilizimit dhe asocimit dhe Zonës së thellë dhe gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë (DCFTA) dhe si hap tjetër duhet të bëjmë rregullimet e nevojshme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rregulloret individuale.

Ne kemi nevojë urgjente për të zgjeruar dialogun tonë në nivele të ndryshme dhe në forume të ndryshme në mënyrë që  të kuptohen më mirë arsyetimet dhe qëndrimet tona; Prandaj, ne duhet t’i përfshijmë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor më rregullisht në takimet joformale të këshillimeve, grupeve të punës dhe forumeve të tjera të BE-së apo nëpërmjet intershipeve të realizuara në institucione të Bashkimit Evropian.

Një sërë programesh të BE-së janë tashmë të hapura për pjesëmarrje nga vendet të treta dhe atyre kandidate. Ne duhet ta ndjekim këtë rrugë veçanërisht në fusha të rëndësishme për qytetarët. Identifikuam fusha të ndryshme politikash dhe programe të tregut të përbashkët, klimës dhe energjisë, arsimit dhe shkencës etj. ku shohim potencial për integrim më të shpejtë.

Duhet të mbështesim financiarisht rajonin për të ndjekur reformat e nevojshme dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në programet e BE-së. Na duhet dinamizim nëpërmjet një sistemi nxitës të zgjeruar dhe modeluar në planet e rimëkëmbjes dhe nëpërmjet rritjes së mbështetjes për të forcuar marrësit. Prandaj, duhet të ndryshojmë qasjen tonë dhe të përmirësojmë një sistem nxitjeje.

Është e qartë se të gjitha këto masa të integrimit gradual janë të mundshme vetëm kur vendet ndjekin reformat e tyre dhe përmbushin standardet dhe kërkesat e nevojshme. Integrimi gradual duhet të bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe në parimin e meritave vetjake. Por kur të zbatohen reformat e nevojshme, ne duhet të ofrojmë përfitime konkrete. Tani është momenti për të krijuar këto mundësi.

Çështja e integrimit gradual / të përshpejtuar është mbi tavolinë që në vitin 2020. Me metodologjinë e re, Këshilli Evropian i ngarkoi institucionet e BE-së që të avancojnë konceptin në vitin 2022. Është jashtëzakonisht urgjente të ecim përpara me zbatimin e tij. Duhet të shohim një plan veprimi me hapa konkretë zbatimi deri në vitin 2024 e më tej dhe duhet të marrim vendimet e nevojshme deri në fund të vitit”, deklarojnë ata.

The post Zgjerimi i BE, Austria me platformë të re për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor appeared first on Albeu.com.

“BE të përgatitet për zgjerim”, Presidentja e KE: Anëtarësimi duhet të bëhet në bazë të meritave!
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zyra që ajo drejton do të fillojë një rishikim tërësor të politikave për t’u siguruar se blloku 27 anëtarësh do të vazhdojë të funksionojë si duhet, ndërkohë që fton shtete të reja në radhët e tij në vitet e ardhshme.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për zgjerim të mëtejshëm, duke e çuar numrin e shteteve në bllokur në mbi 30 anëtarë.

Duke folur të mërkurën në Parlamentin Evropian, në Strasburg të Francës, ajo tha se blloku gjendet para një momenti historik.

“Dhe historia tani po na thërret ta plotësojmë bashkimin tonë. Në një botë ku disa po përpiqen të qërojnë hesape me shtete një nga një, ne nuk mund t’i braktisim evropianët tanë prapa. Në një botë ku madhësia dhe pesha kanë rëndësi, është qartazi në interesin strategjik të Evropës ta plotësojmë bashkimin tonë,” deklaroi zonja Von der Leyen.

Ukraina, Moldavia dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në mesin e kandidatëve për anëtarësim.

“Duhet t’i shikojmë me kujdes gjithë politikat dhe të shohim se si mund të ndikohen ato nga zgjerimi. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian do të fillojë të punojë për një mori rishikimesh të politikave para zgjerimit, për të parë se si institucionet tona do të punojnë, se si Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian do të punojnë.

Duhet ta diskutojmë të ardhmen e buxhetit tonë. Dhe na duhet të kuptojmë se si duhet të sigurojmë përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë në një botë ku çështjet e parandalimit janë më të rëndësishme se kurrë,” tha ajo.

Bashkimi Evropian aktualisht dhe pa zgjerimin e radhës, e ka të vështirë të marrë disa vendime, sidomos ato që kërkojnë miratim të njëzëshëm.

Megjithatë, trysnia mbi Evropën po shtohet për të hapur dyert e saj përballë ndikimit keqdashës rus në Ballkanin Perëndimor.

Shumë shtete duan që anëtarësimi të realizohet deri në vitin 2030, por Von der Leyen theksoi se anëtarësimi duhet të bëhet në bazë të meritave.

“Anëtarësimi është në bazë meritash dhe Komisioni gjithmonë do ta mbrojë këtë parim. Duhet shumë punë dhe udhëheqje e mirë. Por, tashmë është bërë shumë përparim. Kemi parë përpjekjet e mëdha, që ka bërë Ukraina, që kur i kemi dhënë statusin e kandidatit, dhe kemi parë vendosmërinë e shteteve tjera kandidate për t’u reformuar. Andaj, anëtarë të nderuar, tani është koha që ne t’i përgjigjemi kësaj vendosmërie”, tha presidentja e Komisionit Evropian./VOA

The post “BE të përgatitet për zgjerim”, Presidentja e KE: Anëtarësimi duhet të bëhet në bazë të meritave! appeared first on Albeu.com.

“Po na përzënë nga këtu”: Zgjerimi i portit në Porto Romano shkakton probleme mjedisore
Nga Geri Emiri/ BIRN

Të hënën e 17 korrikut, banorët e Porto-Romanos iu drejtuan bregut të detit dhe ndaluan në grup përpara kangjellave të portit të ri të hidrokarbureve. Me maska në fytyrë, burra, gra dhe fëmijë protestuan kundër ndotjes që shkakton në zonë aktiviteti i portit.

Leonard Hodo, banor i Porto Romanos prej vitit 1992, i tha BIRN se ata po përballen me shqetësime shëndetësore si pasojë e përpunimit në port të mineraleve “rifuxho” që mbërrijnë me anije dhe depozitohen në ambientet e hapura të portit.

“Pemët kanë filluar të thahen. Ka një pluhur gati 2 milimetra mbi gjethe, janë bërë sterr i zi,” tha Hodo gati i përlotur.

Porti i hidrokarbureve në Porto-Romano funksionon prej vitit 2015 falë një kontrate koncesionare 35-vjeçare me qeverinë shqiptare dhe menaxhohet nga një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati “Kastrati Group”. Në vitin 2020, qeveria e amendoi kontratën dhe i dha kompanisë koncesionare Porti MBM edhe të drejtën e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në korrik 2019, ky port u shpall gjithashtu zonë e lirë ekonomike për tregti ndërkombëtare pa taksa, në një territor prej gati 1 milion m2.

Porto- Romano, rreth 7 kilometra larg Durrësit, është një hot-sport mjedisor historik në Shqipëri për shkak se aty ndodhej më parë një fabrikë kimikatesh për prodhimin e lindanit dhe DTT-së. Për banorët e kësaj zone, zgjerimi i aktivitetit në port, ku tashmë depozitohen edhe minerale të papërpunuara përveç hidrokarbureve, ka sjellë probleme të reja mjedisore dhe po bëhet pengesë për jetesën e tyre normale.

Përfaqësuesit e kompanisë koncesionare pretendojnë se problemet mjedisore janë minimizuar me zhvendosjen e portit nga qendra e qytetit të Durrësit.

“Përpunimi i këtyre mallrave rifuxho për më shumë se 40 vite, deri së fundmi, është bërë në Portin e Durrësit, ‘në zemër të qytetit’ dhe spostimi i përpunimit të këtyre mallrave në Porto-Romano, në një qendër rurale pak të banuar, minimizon problemet mjedisore,” i tha BIRN Ahmet Kastrati, administrator i shoqërisë koncesionare Porti MBM.

“Pra ky problem ka qenë i përmasave shumë më të mëdha deri kohët e fundit, por duket që po i jepni vëmendje vetëm tani, kur popullsia e ekspozuar ndaj këtyre problemeve është reduktuar,” shtoi ai, duke theksuar se kompania ka marrë masa për ta minimizuar sa më shumë ndikimin mjedisor.

Martin Çupi, 31 vjeç, gjithashtu banor i Porto-Romanos i tha BIRN se ata u bashkuan në protestë për t’i treguar kompanisë Kastrati dhe autoriteteve të tjera shtetërore se “kështu nuk mund të vazhdohet”.

“Në rastet kur aty vijnë shumë anije dhe ka fluks që të shkarkojnë materiale të ndryshme, që nga qymyri pluhur, por aty ka edhe çimento e materiale të tjera, që sigurisht janë kancerogjene në sasi të mëdhaja për ne këtu,” tha Çupi.

“Duhet vendosur një farë limiti dhe të bëhen të qarta disa gjëra, sepse ne jemi komunitet që ishim këtu dhe porti erdhi tek ne, nuk shkuam ne tek porti,” tha Çupi.

Përpunimi i materialeve në port nuk është problemi i vetëm, pasi banorët ankohen edhe për mënyrën se si këto materiale transportohen përmes zonës së banuar. Një problem tjetër është sipas tyre edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga kamionët transportues.

“Janë edhe kamionët që kalojnë përmes qendrës së lagjes, ku është edhe shkolla dhe aty dalin nxënësit normalisht. Kamionët kalojnë me shpejtësi skëterrë dhe nuk njohin asnjë lloj limiti shpejtësie,” tha për BIRN Martin Çupi.

“Njofton policinë që të vijë t’i kontrollojë këta kamionë që sillen sikur të ishin Zot të këtij vendi dhe policia nuk guxon t’i ngrejë tabelën, sepse thonë na bie direkt telefoni…,” shtoi ai.

Ndryshe nga banorët, administratori i kompanisë portuale, Kastrati i tha BIRN se kishte njoftuar policinë që të marrë masa për kufizimin e lëvizjes së kamionëve në zonën e banuar, e cila është rruga kryesore automobilistike që lidh zonën me qytetin.

“Është kërkuar ndihma e policisë rrugore që të vendosen tabela ndalim qarkullimi i mjeteve të tonazheve të rënda në rrugën ku banorët kanë pretendime,” tha ai.

“Asnjë kamion nuk po lejohet që të largohet nga porti pa i vendosur mbulesën. Zona po laget në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që mos të ketë pluhura. Ngarkimi i çimentos në autobote, i është kërkuar klientëve që të bëhet në mënyrë pneumatike,” shtoi gjithashtu Kastrati mbi masat e marra.

E pyetur nga BIRN, policia e Durrësit pranoi ankesat e banorëve për kamionët, por shtoi se kishte kryer verifikimet e mundshme.

“Sa herë është kërkuar ndihma e policisë, ajo ka ndërhyrë, për aq sa kemi kompetencë ne. Janë bërë të gjitha verifikimet e mundshme,” tha përmes një përgjigje me shkrim Drejtoria vendore e Policisë.

Ndërsa punimet për ndërtimin e portit nisën të qeta në thellësi të detit pas vitit 2015, planet për zgjerimin e tij morën përpara një pjesë të madhe të bregdetit dhe rrafshuan fundin e varg-kodrave të Porto-Romanos. Gjatë punimeve vitin e kaluar u shemb edhe një pjesë e monumentit të kulturës që njihet si “Muret e Portës” dhe që mendohet të jetë ndërtuar në shekullin V të Erës Sonë.

Banorët ankohen se planet për zgjerimin e portit janë kthyer në kërcënim serioz për jetesën e tyre dhe po i detyrojnë ata që të shpërngulen nga Porto-Romano.

“Zgjerimi i portit nuk ka të ndalur dhe ne do të prekemi herët ose vonë. Ne ankesat i kemi bërë tek drejtuesit e portit dhe përgjigja indirekte që kemi marrë, është se do na e vështirësojnë jetën në atë lloj mënyre, sa ne një ditë do të çohemi dhe do të ikim vetë,” përfundoi Martin Çupi.

The post “Po na përzënë nga këtu”: Zgjerimi i portit në Porto Romano shkakton probleme mjedisore appeared first on Albeu.com.

BE: Procesi i zgjerimit mbetet politika kyçe
Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të martën, më 14 dhjetor kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit. Në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ministrat përsëritën përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit, që sipas tyre, mbetet politika kyçe e BE-së.

Por, gjatë diskutimit nuk është arritur pajtimi i të gjitha shteteve anëtare për miratimin e konkluzave, pasi disa shtete kanë pasur vërejtje. Prandaj, më vonë gjatë së martës, ministrat do t’i kthehen edhe një herë kësaj teme, për të parë nëse do të ketë pajtim për konkluzat.

Sipas burimeve diplomatike, Bullgaria ka vazhduar të kërkojë që në dokumente të BE-së të futen edhe kërkesat e saja për problemet bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut. Greqia dhe Qiproja kanë pasur vërejtje për pjesën e tekstit që flet për Turqinë, ndërkaq Kroacia ka pasur vërejte për pjesën e tekstit që i kushtohet reformës zgjedhore në Bosnjë e Hercegovinë.

Presidenca sllovene e BE-së insiston që deri në fund të këtij viti të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndonëse një mundësi e tillë duket pak e arritshme.

Nëse shtetet e BE-së nuk arrijnë pajtim për versionin e ri të tekstit, që mund të dalë gjatë ditës, atëherë konkluzat do të publikohen si “konkluza të Presidencës sllovene të BE-së”. Nëse ndodh kështu, atëherë konkluzat do të jenë më shumë një porosi politike sesa një dokument i përbashkët i Këshillit të BE-së.

Ndryshe, në draftin e konkluzave thuhet se procesi i zgjerimit të bllokut evropian “është një investim në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet në Evropë”.

“Këshilli nënvizon se mbështetja e vlerave themelore të BE-së dhe perspektiva evropiane, janë një zgjedhje e vendosur strategjike, thelbësore për të gjithë partnerët që synojnë anëtarësimin në BE”, thuhet në draftin e konkluzave.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kërkohet që ato të përshtatin qëndrimet e tyre të politikës së jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Po ashtu, kërkohet që edhe politikat e tyre për ruajtjen e mjedisit të jenë në përputhje me strategjinë e BE-së. Kjo kërkohet që të bëhet përmes “agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor” dhe të jetë pjesë përbërëse e planit evropian për investime në Ballkanin Perëndimor.

Këshilli po ashtu thekson se sundimi i ligjit është element kyç nga i cili do të varet edhe dinamika e përparimit të vendeve të Ballkanit në procesin e integrimeve evropiane.

Në pjesën që i kushtohet Kosovës, në dokument thuhet se BE-ja mirëpret konfirmimin e Qeverisë së re të Kosovës për përkushtimin ndaj rrugëtimit evropian dhe reformat e lidhura me këtë i sheh si një zgjidhje strategjike.

Në dokumentin e konkluzave kërkohet që Kosova të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftë kundër korrupsionit dhe po ashtu të zbatojë reforma në përputhje me standardet evropiane.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, nga të dyja vendet kërkohet që të angazhohen me vullnet të mirë në këtë proces, në frymën e kompromisit, për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese.

“Kjo marrëveshje duhet të adresojë të gjitha çështjet e hapura dhe të kontribuojë në stabilitetin rajon. Kjo është kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të mund të përparojnë në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në draftin e konkluzave.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet po ashtu të shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin dhe retorikën, e cila nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në draftin e konkluzave.

Gjatë së martës, disa ministra kanë kërkuar që BE-ja të bëjë më shumë për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Francës për Çështje Evropiane, Clement Beaune, ka shprehur shqetësim për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Shqetësim të njëjtë ka shprehur edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, i cili ka kritikuar aspiratat separatiste të liderët të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik.

Ndërkaq, Sekretarja e shtetit të Kroacisë, Adreja Metelko-Zgombiq, ka thënë se shteti i saj është i përkushtuar për një Bosnje e Hercegovinë unike, të pandarë, në të cilin tri entitetet gëzojnë të drejta të barabarta./REL

The post BE: Procesi i zgjerimit mbetet politika kyçe appeared first on Albeu.com.

Zgjerimi i BE-së: interes strategjik dhe i përbashkët
Zgjerimi i BE-së është interes strategjik dhe i përbashkët shkruajnë ministrat e Jashtëm të Presidencës së Këshillit trio të BE-së Heiko Maas (Gjermani), Augusto Santos Silva (Portugali) dhe Anže Logar (Slloveni).

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë garanti më i mirë për paqen, demokracinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë. Për më shumë se 70 vjet ai na ka ndihmuar të tejkalojmë dallimet tona dhe të rrisim unitetin e kontinentit tonë. Sidoqoftë, ne nuk duhet t’i marrim të mirëqena arritjet e tij. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë t’u përgjigjet sfidave të kohës për të ecur përpara në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë.

Zgjerimi i BE-së është një nga elementet që do të ndërtojnë këtë të ardhme, të mbështetur në një angazhim të vendosur dhe vizion të përbashkët. I udhëhequr nga vlerat e Bashkimit dhe duke iu nënshtruar kushteve të qarta, zgjerimi ka dëshmuar të jetë një nga mjetet më të suksesshme në promovimin e paqes dhe stabilitetit si dhe reformave politike, ekonomike dhe shoqërore. Politika e zgjerimit ka qenë gjithashtu thelbësore për forcimin e prezencës së Bashkimit Evropian në skenën globale, duke garantuar kësisoj sigurinë tonë kolektive. Kjo është arsyeja pse ne duhet të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë.

Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor

Pas procesit të suksesshëm të zgjerimit në jug dhe në lindje, BE-ja po vijon me procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, i cili ndodhet krejt në zemër të kontinentit tonë. Perspektiva e anëtarësimit në BE ju ofrua këtij rajoni për herë të parë në Këshillin Evropian, të mbajtur në Feira në qershor të vitit 2000, nën Presidencën Portugeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, kur krerët e shtetit dhe qeverive pranuan se vendet e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asociimit ishin kandidate potenciale për t’u anëtarësuar në BE. Që prej asaj kohe ky princip, i mishëruar në „Agjendën e Selanikut për Ballkanin Perëndimor” dhe i rikonfirmuar në Sofje në 2018 dhe në Zagreb në 2020, mbeti një gur themeli për politikën e BE-së drejt rajonit tuaj.

Aktualisht, bisedimet e anëtarësimit janë duke u zhvilluar me Malin e Zi dhe Serbinë. Në mars 2020 Këshilli ra dakord për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këshilli gjithashtu miratoi një metodologji të re zgjerimi, e cila do të rigjallërojë procesin e anëtarësimit, duke e bërë atë më të parashikueshëm dhe nën një drejtim më të fortë politik.

Nën këtë metodologji të zgjeruar, ne mbajtëm konferencat e para politike ndërqeveritare me Malin e Zi dhe Serbinë gjatë Presidencës Portugeze të Këshillit. Qëllimi ynë është të fokusojmë përpjekjet e të dy vendeve gjatë gjithë procesit të anëtarësimit në sundimin e ligjit, të drejtat themelore, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën në administratën publike si dhe në kriteret ekonomike. Me pak fjalë: në kushte më të mira jetese për popullsinë dhe qëndrueshmëri më të fortë kundër influencës së vendeve të treta.

Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ne jemi tejet të shqetësuar që nuk ia kemi dalë ende të fillojmë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, edhe pse Këshilli e ka vendosur këtë që prej muajit mars 2020. Të dy vendet kanë përmbushur një sërë reformash dhe Maqedonia e Veriut ka investuar një kapital politik thelbësor për Zgjerimin, duke ndryshuar madje dhe emrin e vet. Ka ardhur koha finale që BE-ja të mbajë premtimet e saj. Presidenca Gjermane dhe Portugeze kanë punuar fort për gjetjen e një kompromisi që do të na lejonte të ecnim përpara, dhe Presidenca Sllovene do t’i vazhdojë këto përpjekje dhe do çojë përpara punën e bërë deri më sot. Ne besojmë se çështjet bilaterale nuk duhet të pengojnë kurrsesi progresin në një hap të një rëndësie kaq themelore për të dy palët: si për BE-në, ashtu dhe për Ballkanin Perëndimor.

Procesi i zgjerimit dhe perspektiva e anëtarësimit në BE është pikërisht ajo çka ofron kuadrin më të mirë të mundshëm për tejkalimin e pikëpamjeve divergjente mes të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Prandaj, ne do të vazhdojmë të punojmë fort dhe do të bëjmë thirrje për tejkalimin e shpejtë të bllokadës aktuale, e cila po minon besueshmërinë e BE-së dhe bie ndesh me interesin strategjik qe ne kemi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të arrijmë sa më parë të jetë e mundur një tjetër gur kilometrik të rëndësishëm në rrugën drejt stabilitetit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

Njëkohësisht, autoritetet dhe të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri nevojitet gjithashtu të vijojnë me reformat dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre për forcimin e demokracisë, luftës kundër korrupsionit dhe të forcojnë sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal, duke përmirësuar njëkohësisht klimën për lirinë e medias dhe shoqërinë civile.

Mjaft kërkues dhe i mundimshëm

Ne jemi të vetëdijshëm se procesi i zgjerimit është tejet kërkues dhe i mundimshëm. Rrugëtimi i vetë Portugalisë dhe Sllovenisë drejt BE-së është një dëshmi e kësaj. Por hapat që nevojiten për të përmbushur kriteret e anëtarësimit kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet administrative të vendeve kandidate dhe kushtet shoqërore të tyre dhe qëllimi i tyre para së gjithash është përfitimi i qytetarëve të tyre. Me fjalë të tjera, zgjerimi nuk ka për qëllim vetëm krijimin e një Unioni më të fuqishëm  por dhe krijimin e institucioneve më demokratike, më të drejta dhe transparente, duke u ofruar njerëzve më shumë mundësi dhe standarde më të mira jetese.

Hapësirë solidariteti

BE-ja është partneri i parë tregtar i Ballkanit Perëndimor. Kompanitë e BE-së janë prej kohësh investitorët kryesorë në rajon. Por marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor shkojnë shumë përtej tregtisë. BE-ja ka dhënë mbështetje financiare dhe teknike për forcimin e institucioneve demokratike dhe përmirësimin e konektivitetit në rajon dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nën Instrumentin e Ndihmës së Para-Anëtarësimit. Udhëtimi drejt BE-së gjithashtu është bërë më i lehtë për shumicën e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon pa liberalizimin e vizave dhe ne jemi të angazhuar për ta çuar përpara këtë proces. Për më tepër, qytetarët dhe kompanitë nga rajoni janë duke marrë pjesë gjithashtu në programet e BE-së si Erasmus+, i cili mbështet shkëmbimet studentore, ose programi i Evropës për  përmirësimin e konkurrencën së sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (COSME), për të përmendur vetëm dy.

Solidaritet në përballjen me pandeminë

Në fund të fundit BE-ja është dhe një hapësirë solidariteti. Që prej fillimit të pandemisë së Covid-19, BE-ja iu përgjigj thirrjes së WHO-së për veprim dhe ka ndihmuar në mbledhjen e pothuajse 16 miliardë eurove. Një në tre euro ose dollarë të shpenzuara për platformën globale të vaksinave, COVAX, nëpërmjet së cilës sigurohet aksesi në vaksina për vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme, vjen nga BE-ja dhe shtetet e saj anëtare. BE-ja ka investuar afro 3 miliardë euro për të parafinancuar prodhimin e vaksinave nëpërmjet Marrëveshjeve të Avancuara të Blerjeve me kompanitë farmaceutike, prej të cilave përfitojnë qytetarët kudo në botë, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor. Dozat e para janë dorëzuar tashmë, pritet të vijnë të tjera. Për më tepër, BE-ja e ka mbështetur rajonin që prej fillimit të krizës, duke mobilizuar një paketë substanciale prej 3.3 miliardë eurosh për të adresuar krizën e ngutshme shëndetësore dhe për të zbutur efektet e saj ekonomiko-shoqërore, si dhe një paketë investimesh në vlerën e më shumë se 9 miliardë eurove për rimëkëmbjen afatmesme dhe zhvillimin e rajonit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë demonstruar gjithashtu mes njëri-tjetrit një solidaritet të rëndësishëm në përballjen me pandeminë. Bashkëpunimi i përmirësuar rajonal mbetet një faktor kyç për shfrytëzimin e potencialit të plotë ekonomik të rajonit dhe për promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si dhe pajtimit. Ne shpresojmë që në Samitin e Procesit të Berlinit më 5 korrik, vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapa ambiciozë të mëtejshëm për kthimin në realitet të projektit të tyre historik të një Tregu të Përbashkët Rajonal, i cili do të sjellë katër liritë në rajon.

Interes i përbashkët

BE-ja, si një bashkim i shteteve të ndryshme anëtare, secili me traditat dhe historinë e tij, nuk do të jetë në gjendje të arrijë sukses, nëse nuk do të ruajë vlerat e saj të përbashkëta. Le të marrim tri vendet tona – Gjermania, Portugalia dhe Sllovenia, “Presidencën Trio” aktuale të BE-së. Ne kemi histori dhe eksperienca të ndryshme. Por ne besojmë në atë që thoshte dikur Jean Monnet, njëri prej baballarëve të themelimit të BE-së: “Bëjini njerëzit të punojnë bashkë; tregojuni atyre se përtej dallimeve që ata kanë dhe kufijve gjeografikë, atje tej qëndron një interes i përbashkët”. Ky interes i përbashkët është një Evropë e paqësore, e fortë dhe e lulëzuar, e aftë të ruajë interesat dhe vlerat e saj në një botë gjithnjë e më konkurruese. Për të arritur këtë Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian./DW

The post Zgjerimi i BE-së: interes strategjik dhe i përbashkët appeared first on Albeu.com.