zgjerimi i be Archives - Albeu.com

Macron dëshiron që zgjerimi i BE “të vijojë më shpejt”
Presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se dëshiron që zgjerimi i Bashkimit Evropian “të vazhdojë më shpejt”, megjithatë, ka sqaruar se diskutimet mes 27-ve sapo kanë filluar dhe nuk është marrë asnjë vendim në këtë fazë.

“Ne jemi të bindur se duhet të ecim më shpejt për këtë çështje”, u tha presidenti francez gazetarëve të premten pas përfundimit të një samiti jozyrtar të BE-së në Granada.

“Për momentin, është ende shumë herët, nuk është marrë asnjë vendim ,” shtoi ai.

Komisioni Evropian do të paraqesë këtë vjeshtë rekomandimet e tij për hapjen e negociatave të pranimit për Ukrainën dhe Moldavinë, të cilat morën statusin e kandidatit në qershor 2022. I njëjti status vlen për pesë vende në Ballkanin Perëndimor.

Macron tha se liderët ranë dakord se “ne po përballemi me një transformim të vërtetë të vizionit tonë gjeopolitik për Evropën tonë “.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha në fund të gushtit se BE-ja duhet të jetë gati të mirëpresë anëtarët e rinj “deri në vitin 2030”./Albeu.com

The post Macron dëshiron që zgjerimi i BE “të vijojë më shpejt” appeared first on Albeu.com.

Varhelyi: Në tetor propozime të guximshme për zgjerimin e BE-së
Zgjerimi i BE-së deri në vitin 2030 është i realizueshëm, por vetëm nëse kandidatët dhe vetë blloku “dyfishojnë përpjekjet e tyre”, tha komisioneri i Zgjerimit Olivér Várhelyi për EURACTIV, duke shtuar se Komisioni Evropian planifikon të bëjë “propozime thelbësore” në tetor.

“Pyetja ka qenë gjithmonë: A duam ta bëjmë? Dhe është hera e parë që dëgjoj nga Këshilli Evropian se ata duan ta bëjnë këtë – është një zhvillim i mirëpritur” tha Várhelyi për EURACTIV.

Komentet e tij erdhën pasi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fillim të kësaj jave sugjeroi që Ballkani Perëndimor dhe vendet e tjera kandidate në BE, si dhe BE-ja duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030.

I pyetur nëse objektivi i Michel 2030 do të ishte i realizueshëm, Várhelyi tha se “çdo gjë është e realizueshme, ajo që ne si BE duam të bëjmë”, por theksoi se nuk duhet të insistojmë në një afat kohor specifik.

“Nuk mendoj se është çështje datash. Është një çështje e vullnetit [politik] dhe një çështje e ofrimit.

2030 është sigurisht e realizueshme, por që kjo të ndodhë do të thotë që të gjithë ne – të gjitha institucionet e BE-së, të gjitha vendet anëtare dhe të gjitha vendet kandidate – do të duhet të dyfishojmë përpjekjet e tyre për të arritur atje”, tha ai.

Várhelyi njoftoi se në tetor, kur Komisioni Evropian pritet të paraqesë raportet e tij vjetore të progresit për të gjitha vendet në procesin e anëtarësimit të bllokut, ekzekutivi i BE-së do të dalë me “propozime thelbësore”. “Ne jemi gati të dalim përpara edhe me propozime të guximshme – të reja – dhe me ide të reja”, tha Várhelyi.

The post Varhelyi: Në tetor propozime të guximshme për zgjerimin e BE-së appeared first on Albeu.com.

Hungaria: Ta anëtarësojmë Ballkanin Perëndimor në BE që tani, pse të presim deri në 2030?
2030 është larg për Hungarinë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ajo kërkon anëtarësimin e menjëhershëm të vendeve të rajonit.

Ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto, duke folur në një panel të forumit strategjik në Bled të Sllovenisë kërkoi përshpejtimin e procesit të pranimit për ta bërë bllokun europian edhe më të madh.

“Zgjerimi është një domosdoshmëri. Procesi duhet të përshpejtohet sa më shumë që të mundet. Ne dëgjuam afatin 2030 dje. Pse të mos ndodhë që nesër? Çfarë na pengon ne që ta themi këtë? Ne duhet t’i përfshijmë të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian në vend që të presim deri në vitin 2030. Le t’i hapim të gjitha kapitujt. Është një historik shumë i keq në vitet e fundit pasi ne nuk kemi qenë në gjendje të hapim kapituj me vendet Kandidate. Ne duhet të anëtarësojmë Ballkanin Perëndimor dhe bashkë me të, blloku do të jetë më i madh. Ne do të jemi më të fuqishëm”, tha Peter Szijjarto, ministër i Jashtëm i Hungarisë.

The post Hungaria: Ta anëtarësojmë Ballkanin Perëndimor në BE që tani, pse të presim deri në 2030? appeared first on Albeu.com.

Zbërthimi i Samitit të Athinës: Matematika e re e zgjerimit të BE-së
Një takim që është mbajtur në fillim të kësaj jave në Athinë midis udhëheqësve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian dhe krerëve të shteteve ose qeverive të disa vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, ka dhënë mjaft indikacione për rrugën që mund ta marrë zgjerimi i bllokut këtë vjeshtë dhe në vitet në vazhdim. Ai ka zbuluar, po ashtu, se i gjithë procesi është i rrethuar me çështje të ndërlikuara.

Së pari, duhet analizuar konteksti i këtij takimi në kryeqytetin grek, me ftesë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Tubimi i tillë është një ngjarje e rregullt në këtë periudhë të vitit, tash e disa vite. Zakonisht përfshin gjashtë vendet kandidate dhe kandidate potenciale për në BE të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Në shumë mënyra, takimi në Greqi ka qenë një mjet për këtë vend për të treguar lidership në një rajon, ku gjendet gjeografikisht dhe ku luan rol të jashtëzakonshëm politikisht.

Për më tepër, ky takim ka shënuar 20-vjetorin e një vendimi historik në Selanik – qytetin e dytë të Greqisë – sipas të cilit, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, një ditë, do të anëtarësohen në BE. Trashëgimia dhe simbolika pas këtij vendimi janë të dukshme.

Megjithatë, takimi ka ofruar diçka të re. Ka pasur dy të ftuar të rinj: Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo e ka transformuar atë në një ‘samit joformal të zgjerimit të BE-së’, pasi Kievi dhe Kishinjevi janë vende kandidate për në BE. Shpresat janë që bisedimet e pranimit me to të nisin deri në fund të vitit. Por, prania e tyre ka ngritur pyetjen se pse kanë munguar vendet e tjera që aspirojnë BE-në, Turqia dhe Gjeorgjia?!

Disa diplomatë të BE-së kanë thënë se Greqia e ka bërë ftesën, por gjithashtu kanë theksuar se ky format nuk synohet të jetë i përhershëm.

I pyetur se pse Turqia dhe Gjeorgjia nuk kanë qenë të pranishme, një diplomat ka thënë: “Vendet e ftuara duket se kanë përparuar më së shumti në rrugën e tyre”.

Ky pohim mund të duket i saktë, pasi Tbilisi është qartazi një hap prapa Moldavisë dhe Ukrainës, sepse nuk është as vend kandidat. Në anën tjetër, bisedimet e pranimit të Turqisë në BE janë ngrirë prej vitesh, për shkak të disa mosmarrëveshjeve midis Ankarasë dhe BE-së për çështje të ndryshme.

Por, teknikisht, Turqia mbetet më e avancuar se shumica e vendeve që synojnë BE-në, pasi ka nisur bisedimet e pranimit në vitin 2006 – gjë që e vendos atë në të njëjtën kategori me Malin e Zi dhe Serbinë. Vlen të theksohet se Kosova, e pranishme në Athinë, as që njihet si shtet i pavarur nga BE-ja.

Megjithatë, duket se këtu ka diçka tjetër në lojë. Një nga temat dominuese të bllokut këtë vjeshtë është “kapaciteti absorbues”. Ky koncept sillet rreth mënyrës se si duhet të funksionojë Bashkimi Evropian kur t’i nënshtrohet zgjerimit të mëtejshëm.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, nuk është më çështja nëse do të zgjerohet blloku, por kur dhe si. Ky ndryshim është nxitur sidomos nga vendet perëndimore të BE-së, që historikisht kanë kundërshtuar zgjerimin e bllokut. Franca dhe Gjermania kanë krijuar një grup të përbashkët pune për këtë çështje, i cili do t’i paraqesë mendimet e tij fillestare në shtator.

Kur Komuniteti Politik Evropian (EPC) të mblidhet në qytetin spanjoll të Granadës, në fillim të tetorit, “kapaciteti absorbues” do të jetë temë kryesore e diskutimit. Vendimet, ndoshta të një natyre politike dhe institucionale, mund të merren në samitin e BE-së në dhjetor.

Kur zyrtarët e BE-së diskutojnë “kapacitetin absorbues”, ata shpesh mendojnë se si do të funksionojë “BE-ja 35”. Kjo nuk i referohet vitit 2035, por anëtarësimit të vendeve të reja. Në atë rast do të ishin tetë të reja, pasi BE-ja aktualisht ka 27 shtete anëtare. Sfidë është se, aktualisht, janë dhjetë vende që kërkojnë t’i bashkohen BE-së: gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjia, Moldavia, Turqia dhe Ukraina. Pra, cilat dy nuk po merren parasysh?

Diplomatët mund të këmbëngulin se termi “BE 35” nuk është i lidhur me vende specifike, por Samiti i Athinës mund të ketë dhënë një indikacion të hershëm se cilat mund të jenë në të vërtetë 35 vendet.

Por, çfarë ka ndodhur me vetë takimin? Në pamje, ai është dukur mjaft i suksesshëm – sidomos në afrimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre ukrainas dhe moldavë.

Disa zyrtarë të BE-së kanë pranuar se ka pasur frikë të vazhdueshme midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor se Kievi dhe Kishinjevi mund ta “kalojnë radhën” dhe t’i bashkohen BE-së përpara tyre. Kjo është vërtet shqetësuese, pasi të gjitha vendet e Ballkanit kanë pritur për më shumë se një dekadë – me pak indikacione – se mund t’i bashkohen bllokut së shpejti. Ato, duke përfshirë edhe Ukrainën e Moldavinë, e gjejnë veten në të njëjtën varkë, pa rrugë të shpejtë për anëtarësim – së paku sipas Brukselit.

Një incident gjatë takimit ka treguar se si marrëdhëniet delikate dypalëshe mund ta pengojnë përparimin drejt Brukselit, pavarësisht se sa reforma mund të jenë ndërmarrë.

Lajm kryesor nga takimi i Athinës ishte se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ishte i ftuar. Arsye për këtë ka qenë arrestimi i Fredi Belerit, një burrë që ka garuar për kryetar bashkie në qytetin jugor shqiptar të Himarës, nën siglën e një partie të minoritetit grek, të lidhur me një koalicion opozitar.

Beleri është arrestuar në mes të majit, nën dyshimet për blerje votash. Edhe pse i ka fituar zgjedhjet, ai mbetet në paraburgim, gjë që ka shkaktuar protesta të zhurmshme nga Greqia dhe akuza nga Tirana se Athina po ndërhyn në drejtësinë e Shqipërisë.

Tani ka mundësi reale që Greqia ta bllokojë Shqipërinë nga hapja zyrtare e kapitujve të anëtarësimit në BE, më vonë këtë vit. E gjithë kjo tregon se, pavarësisht diskutimeve të mëdha për kapacitetin absorbues, rrugëve të shpejta drejt anëtarësimit dhe debateve për 35 ose 37 anëtare të BE-së, procesi, në fund të fundit, mbetet subjekt i politikës kombëtare, e madje edhe lokale të BE-së./rel

The post Zbërthimi i Samitit të Athinës: Matematika e re e zgjerimit të BE-së appeared first on Albeu.com.

ANALIZA: E vërteta e planit “pa ndjenja” të Macronit mbi zgjerimin e BE-së
Komentet e fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, mbi një bashkësi (komunitet) paralele evropiane për vendet që presin të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, janë një ripërtëritje klasike e idesë së vjetër për një kontinent të përbërë nga unaza të ndryshme vendesh që gëzojnë nivele të ndryshme të integrimit në BE, me Eurozonën në epiqendër absolute.

Është një ide që ka të ngjarë të mos realizohet pasi ka shumë kundërshti ndaj saj, jo vetëm jashtë BE-së, por në mënyrë thelbësore edhe brenda unionit.

“Paradhoma” e vërtetë e BE-së është, dhe ka shumë të ngjarë të mbetet e tillë, procesi i anëtarësimit në BE i Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës që tani kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun, dhe kjo do të bëhet gjithnjë e më e dukshme.

Por, ndërsa ideja e Macronit për arkitekturat e reja politike evropiane mund të jetë e paqartë, ai ka plotësisht të drejtë për një gjë tjetër në dukje të diskutueshme: do të duhen dekada që një vend si Ukraina (dhe si rrjedhojë edhe Gjeorgjia me Moldavinë) të anëtarësohen në BE.

Kjo vjen pavarësisht betejës heroike të kombit ukrainas dhe simpatisë së gjerë që gëzon në mbarë botën, përfshirë mbështetjen e qytetarëve në vendet e BE-së, të cilët besojnë se një ditë ajo duhet të bëhet anëtare e saj.

Por, e vërteta e hidhur është se: asnjë vend nuk ka hyrë në Bashkimin Evropian duke u bazuar vetëm mbi emocionet.

Duhen vite reformash të mundimshme politike dhe ekonomike, nevojiten miliarda euro për të rindërtuar vendin dhe vullneti i të 27 anëtarëve të BE-së gjatë rrugës – diçka që nuk do të jetë gjithmonë aty.

Për një vend në mes të luftës, me ekonominë dhe bazën industriale të shkatërruar dhe me një fqinj gjakatar që synon të shtypë gjithë ekzistencën e tij, kjo mund të jetë pothuajse e pamundur. Edhe sikur të shfaqej papritur, ç’gjë ka pak gjasa të ndodhë, një demokrat dashamirës në Kremlin, kjo nuk do ta shndërronte rrugëtimin e Kievit drejt Brukselit nga dekada në vite.

Për të pasur një ide se sa i ngadaltë do të jetë ky proces, mjafton të shihni rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Po, krahasimet gjeografike janë zakonisht të padrejta, dhe kontekstet politike, historike dhe ekonomike ndryshojnë shumë, por këtu ka shumë paralelizma që thjesht nuk mund të anashkalohen.

Argumenti më i zjarrtë për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës janë vetë sakrificat heroike që po bëjnë ukrainasit duke u rezistuar pushtuesve rusë. Ata po luftojnë jo vetëm për kombin e tyre, por për gjithçka që përfaqëson vërtet Perëndimi.

E gjithë kjo është e vërtetë, por kjo ishte e vërtetë edhe për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën. Ata përjetuan gjithashtu masakra, krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe shfaqën stoicizëm dhe heroizëm mbresëlënës për të mbijetuar si popull dhe si komb.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndihmuar shumë ata në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në BE, me Sarajevën dhe Prishtinën që mbeten në pritje me statusin e kandidatëve të mundshëm.

Dikush mund të thotë se kjo është për shkak të situatës problematike në të cilën dy shtetet ndodhen, me Kosovën që ende nuk e njohin një pjesë e vogël e shteteve anëtare të BE-së dhe Bosnjën, me strukturën e saj jofunksionale politike.

Por, çfarë lloj Ukraine po del realisht nga kjo luftë? Cila Ukrainë po aplikon në fakt për në BE?

I gjithë Perëndimi mbështet integritetin territorial të vendit, duke përfshirë Krimenë dhe Donbasin, por sa të mëdha janë shanset tani dhe në muajt dhe vitet në vijim që Qeveria e Kievit të ketë kontroll politik mbi këto rajone?

Të njëjtat pyetje mund t’i shtrohen Moldavisë dhe Gjeorgjisë në lidhje me rajonet e tyre separatiste. Dhe, nëse nuk ka përgjigje të qarta për këto pyetje, është e vështirë të parashikohet ndonjë shans real mbi anëtarësim në BE, pasi Moska do të vazhdojë t’i përdorë këto rajone të pushtuara për të lidhur treshen me sferat e saj të ndikimit.

Por, krahasimet nuk mbarojnë këtu. Ndërsa ka probleme të konsiderueshme në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë korrupsionin, keqfunksionimin e pushtetit gjyqësor, madje edhe kapjen e drejtpërdrejtë të shtetit (gjëra që janë të pranishme edhe në treshen e vendeve lindore që aspirojnë të anëtarësohen në BE), e vërteta është se një arsye tjetër pse ky rajon nuk është tashmë në BE është sepse shumë në union nuk janë veçanërisht entuziastë për integrimin e tyre në radhë të parë.

Më pak se një vit më parë, disa vende anëtare të BE-së vunë në dyshim vendosjen e fjalës “zgjerim” në deklaratën e samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor.

Para pushtimit rus, më 24 shkurt, çdo përpjekje që linte të kuptohej se vende të tilla si Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kishin shanse që një ditë t’i bashkoheshin unionit, hidheshin gjithmonë poshtë nga disa vende të Evropës Perëndimore.

Ndonëse kishte më shumë solidaritet në muajt e fundit nga Bashkimi Evropian, ishte mjaft e qartë në diskutimet që u zhvilluan midis udhëheqësve të BE-së, në muajin mars në Versajë, se ato vende që ishin pro hapjes së portave për treshen, ose të paktën për Ukrainën, ishin anëtaret më të reja të BE-së në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Dhe, nuk kemi prekur ende as çështjen e përparimit të vendeve, të cilat janë mbajtur peng nga çështje të tjera.

Edhe këtu kemi një shembull të Ballkanit Perëndimor, Maqedoninë e Veriut, padyshim një nga vendet që i ka plotësuar më së miri kushtet e BE-së në vitet e fundit. Edhe Franca edhe Bullgaria e kanë bllokuar hapjen e negociatave të saj për çështje që lidhen drejtpërdrejt me Shkupin, për Sofjen, dhe me zgjerimin në përgjithësi për Parisin.

Kush mund të thotë se kjo nuk do të ndodhë me Ukrainën? Ashtu siç Turqia po kundërshton aplikimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO (dhe kërcënimi i presidentit kroat për të bërë të njëjtën gjë), çdo proces zgjerimi paraqet një mundësi të përsosur për të nxjerrë përfitime dhe lëshime të ndryshme, për përdorime të brendshme apo gjetkë.

Pra, kur Komisioni Evropian në fillim të muajit të ardhshëm të vijë me opinionet e tij për aplikimet për në BE, të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, prisni disa hezitime.

Mund të ndodhë shumë mirë që të rekomandohet statusi i kandidatit, të paktën për Ukrainën, por mos u habitni nëse ai kushtëzohet me reforma të mëtejshme dhe detyra të tjera.

Siç kanë mësuar vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni është shpesh më optimist dhe më i gatshëm se Këshilli, ku shtetet anëtare duhet të binden dhe konsensusi është i domosdoshëm.

Në fund mund të jetë më i mundshëm statusi i kandidatit dhe më i pranueshëm për 27 vendet anëtare sesa një status i pakushtëzuar kandidat, pasi ata mblidhen në Bruksel më 23-24 qershor “për të vlerësuar” rekomandimin e Komisionit.

Pak para këtij samiti, ata do t’i presin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin belg.

Shpresa është ende se do të ketë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deri më tani, sinjalet nuk janë shumë inkurajuese.

Por, për të ecur përpara me një rajon, ose të paktën një vend, Ukrainën, por jo me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, sipas disa zyrtarëve të BE-së, kjo do të dërgonte sinjale të gabuara.

Mund të shihet si e padrejtë ndaj Kievit, por Brukseli gjen gjithmonë mënyra për të zhgënjyer – thjesht pyesni çdo zyrtar nga Ballkani Perëndimor. Dhe, Kievi fare mirë mund të ankohet, duke përmendur me të drejtë mungesën e guximit, vullnetit dhe të menduarit gjeostrategjik nga BE-ja dhe të pretendojë se është e gjitha e papranueshme.

Por, ashtu si Ballkani Perëndimor, ata do të kuptojnë se ka pak opsione të tjera në dispozicion për ta, ndërsa zënë vendet e tyre në paradhomën e BE-së./REL

The post ANALIZA: E vërteta e planit “pa ndjenja” të Macronit mbi zgjerimin e BE-së appeared first on Albeu.com.

Osmani: Zgjerimi i BE-së të përshpejtohet në emër të sigurisë
Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani, i cili sot merr pjesë në takimin e jashtëzakonshëm ministror të NATO-s, para fillimit të takimit e shprehi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Porosia e dytë kryesore e shefit të diplomacisë së vendit tonë sot në mëngjes nga NATO-ja ishte se zgjerimi i BE-së tani bëhet çështje jetësore nga pikëpamja e  sigurisë duke i marrë parasysh sulmet ruse në lindje.

“BE-ja duhet ta përshpejtojë zgjerimin ndaj Lindjes”, tha Bujar Osmani, duke aluduar në bllokadën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në kontekst edhe të kërkesës për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Kjo krizë, tha ai, tregoi se politika e zgjerimit është çështje e sigurisë.

I pyetur për aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, thelbi i konfliktit me Rusinë, ministri i Jashtëm theksoi se mu politika e Aleancës e dyerve të hapura do të thotë stabilizim.

“Në Ballkanin Perëndimor anëtarësimi në NATO ishte vendimi më i rëndësishëm i cili e stabilizoi, ai është faktori më i    rëndësishëm në stabilizimin e rajonit”, u përgjigj Osmani.

Maqedonia e Veriut, përmes shefit të diplomacisë sot në mëngjes shprehi admirim dhe mbështetje për trimërinë dhe vendosmërinë e Ukrainës për të arritur zgjidhje dhe Maqedonia e Veriut është e gatshme ta japë mbështetjen e vet   për refugjatët nga kjo vatër e luftës.

“Ukraina nuk është vetëm”, i porositi Osmani ukrainasit.

The post Osmani: Zgjerimi i BE-së të përshpejtohet në emër të sigurisë appeared first on Albeu.com.