zgjedhore Archives - Albeu.com

Sot heshtje zgjedhore/ Pesë Bashki në zgjedhje nesër, qytetarët zgjedhin kryebashkiakët e rinj
Ditën e nesërme, qytetarët e Beratit, Vlorës, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës, do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

KQZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në pesë bashkitë, ku do të votojë 334.539 mijë votues.

Teksa sot është heshtje zgjedhore, edhe gjatë fushatës kandidatët e kanë zhvilluar fushatën pa liderët e partive të mëdha, Kryeministri Edi Rama dhe Kryedemokrati Sali Berisha, nuk janë parë në asnjë takim elektoral.

Bëhet me dije se në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600.

Në Berat, Ervin Ceca kandidat i Partia Socialsite do të jetë përballë Pavlo Shkarpës. Në Vlorë, Brunilda Mersini e PS, e cila la mandatin e deputetes për kandidimin si kryebashkiake, do të garojë përballë dy demokratëve, Dionis Sota dhe Gjergj Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Parisë Demokratike.

Ndërsa në Cërrik, Florenc Doka i PS do të kandidojë përballë kandidatit të pavarur Amarildo Hoxha, të cilin e mbështet edhe Partia Demokratike dhe Eligert Hima, nën logon e partisë ‘Lëvizja Shqipëria Bëhet’.

Ndërkohë në Mat, Altin Bojni, është kandidati i PS që jetë përballë Suzana Pashës, e cila është kandidate e pavarur dhe Eduart Brahilikës i mbështetur nga PD.

Në Tepelenë, PS ka propozuar kandidatin Gramoz Sako, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Gabriel Guma.

Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla, u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë.

Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës.

The post Sot heshtje zgjedhore/ Pesë Bashki në zgjedhje nesër, qytetarët zgjedhin kryebashkiakët e rinj appeared first on Albeu.com.