zgjedhjt Archives - Albeu.com

Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gara është shumë e ngushtë mes kandidatëve në komunat urbane.

Mbi 1 milion votues kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve -KSHZ njoftoi se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa. Informatat flasin se po zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë”, thuhet në KSHZ.

Zgjedhjet për kryetar komune mbahen në 32 komuna si edhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa zgjedhja e këshilltarëve përsëritet në tre qendra votimi në Komunën Shuto Orizarë për shkak të parregullsive të identifikuara në votimin e rrethit të pare me 19 tetor. Sipas Kodit zgjedhor, në balotazh përballen vetëm dy kandidatët me numër më të madh të votave nga rrethi i parë zgjedhor.

MPB evidenton shkelje të heshtjes zgjedhore

Gjatë heshtjes parazgjedhore deri në hapjen e vendvotimeve, janë regjistruar 10 raportime për shkelje të heshtjes zgjedhore. Tre në zonën e Shkupit , Ohrit dy në zonën e Shtipit dhe nga një në zonën e Tetovës dhe Manastirit. Përveç kësaj, gjatë heshtjes zgjedhore janë  regjistruar 19 postime në rrjetet sociale, që i referoheshin një thirrjeje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe videove dhe fotografive të publikuara nga aktivitetet partiake.

Në zyrën e Avokatit të Popullit në ditë e votimit po funksionojnë linja falas e telefonit ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore. Siç njoftoi zyra e Ombudsmanit, përveç zyrës kryesore në Shkup do të jenë gjithashtu të hapura edhe zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë, me qëllim që qytetarëve t’u ndihmohet në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.

Garë e ngushtë mes kandidatëve në komunat urbane

Në qytetin e Shkupit gara po zhvillohet midis kandidatit të VMRO-DPMNE-së Orce Gjeorgjievski dhe kandidatit të opozitës nga e “Majta” Amar Micinoviç. Të pyetur qytetarët kryeqytetit thonë, se “qyteti i Shkupit ka nevojë për një udhëheqës pragmatik, ta shndërroj qytetin në metropol të vërtetë, deri më tani Shkupi po humb në përpjekjet për tu bë metropol”. Një qytetar tjetër shpjegon, pse nuk do të votoj në Shkup. “Sepse anjëri prej kandidatëve nuk më ka bindur se dëshiron të mirën qytetit, ka patur shumë premtime që për mua janë të parealizueshme.”

Garë e ngushtë po zhvillohet edhe në komunën e Tetovës ku garon kryetari aktual  Bilall Kasami kundrejt rivalit të tij nga rradhët e BDI-së Bajram Rexhepi. Në komunën e Kërçovës në balotazh janë kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Në raundin e parë të zgjedhjeve në epërsi ka qenë kandidati i VMRO-s, por nga kampi politik i kandidatit shqiptar presin që kjo epërsi të përmbyset meqë për raundin e dytë ka ardhë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga diaspora për të votuar. Edhe në qytetin e Strugës po zhvillohet një betejë e barabartë midis kandidatit të pavarur Mendy Qyra dhe rivalit të tij nga rradhët e BDI-së.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret që rezultatet e para preliminare të dalin nga mesnata, por nga shtabet e partive politike rezultatet i publikojnë shumë më herët./ DW

The post Mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.