zgjedhjet shba Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në SHBA/ Donald Trump pritet të shpallë në pak orë emrin e kandidatit republikan për nënpresident
Ish-presidenti Donald Trump, i cili i mbijetoi një përpjekjeje për ta vrarë dy ditë më parë, shkon në Kuvendin Kombëtar Republikan pa përzgjedhur ende emrin e nënpresidentit, por ai tha se do ta bënte këtë gjë të hënën.

Mbetet e paqartë nëse sulmi me armë gjatë tubimit në Pensilvani, ka ndryshuar mendimin e ish-presidentit rreth personit që do të garojë krah tij, si kandidat për nënpresident.

Gjatë një bisede telefonike, ai i tha gazetarit të kanalit televiziv ‘Fox News’, Bret Baier se kishte në plan ta bënte përzgjedhjen e tij të hënën.

Pas sulmit me armë, zgjedhja e zotit Trump mbart dukshëm më shumë peshë.

Zoti Trump ka pohuar vazhdimisht se do të përqëndrohej tek përzgjedhja e dikujt që ishte i kualifikuar për të marrë detyrën si komandant i përgjithshëm.

“Është e domosdoshme të përzgjedhësh dikë që mund të jetë i mirë për çdo rast, për çdo rast të tmerrshëm”, tha ai në muajin maj gjatë një interviste për programin radiofonik “The Clay Travis & Buck Sexton Show”.

Në një tjetër intervistë për gazetarin e ‘Fox News-it’, Harris Faulkner e cila u regjistrua disa orë përpara tubimit të tij në Battlër të Pensilvanisë, zoti Trump u pyet se ku ndodhej me procesin e përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident e nëse vendimmarrja e tij do të ndryshonte nëse Presidenti Joe Biden, do të tërhiqej nga gara.

“Është një pozicion shumë i rëndësishëm veçanërisht nëse diçka e keqe ndodh”, tha zoti Trump. “Kjo është më e rëndësishmja, nëse mund të ndodhë diçka e keqe”.

Personat e përfshirë në listën e ngushtë të zotit Trump, kanë nivele të ndryshme të përvojës qeverisëse.

Senatori i Ohajos JD Vance për shembull, ka qenë në detyrë më pak se dy vjet, ndërsa guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum drejton një shtet me një popullsi prej 780,000 banorësh, më e vogël se Kolombus i shtetit Ohajo me 908,000 banorë.

Senatori i Floridës, Marco Rubio, ka qenë në politikë për dekada dhe është në mandatin e tretë të tij në Senat.

Para sulmit me armë, zoti Trump e kishte bërë të qartë se donte ta shpallte emrin në mënyrë dramatike në kuvend, çka sipas tij do ta bënte më “interesant” dhe “më emocionues” procesin.

“Është si një version shumë i sofistikuar i “The Apprentice”, tha ai në një intervistë radiofonike javën e kaluar, duke iu referuar një program televiziv që ai ka drejtuar dikur, ku zoti Trump përzgjidhte mes kandidatësh ata që do të punonin për kompaninë e tij.

Zoti Trump dhe organizatorët e kuvendit kanë thënë se axhenda e tij nuk do të ndryshojë, por do të vazhdojë siç ishte planifikuar pavarësisht sulmit.

Në një postim në faqen e tij të mediave sociale, zoti Trump shkruante se ai nuk mund të lejojë që “një person që sulmon me armë ose një vrasës i mundshëm, të imponojë ndryshimin e orarit, apo ndonjë gjë tjetër”.

“Në këtë moment është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë, duke mbetur të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”, shkruante ai.

Zoti Trump, zhvilloi takime në ditët para sulmit me pretendentët kryesorë, për të marrë pozitën e kandidatit për president.

Të gjithë kanë dorëzuar materiale, përfshirë biografitë dhe fotografi, tek organizatorët e kuvendit sipas shumë personave në dijeni të çështjes e që folën në kushte anonimiteti.

Një prej personave në dijeni të tyre, tha se gjatë takimeve nuk ishte bërë asnjë premtim apo nuk ishte ofruar asgjë.

Pritja e zotit Trump deri tek kuvendi për të zgjedhur numrin dy të tij, vjen më vonë se zakonisht sa i takon viteve të fundit, por vështirë se është e pashembullt.

Në vitin 1980, Ronald Reagan negocioi me ish-presidentin Gerald Ford për orë të tëra gjatë kuvendit republikan në Detroit, por vendosi për ish-rivalin e tij gjatë zgjedhjeve paraprake George H.W. Bush, që të ishte numri dy i tij, kur negociatat dështuan.

Vendimi erdhi më pak se 24 orë para se të pranonte zyrtarisht emërimin nga partia në garën për president.

Vetë zoti Bush priti deri në kuvendin republikan të vitit 1988 që u mbajt në Nju Orlins përpara se të ‘trondiste’ shumë prej pjesëmarrësve – si dhe disa prej këshilltarët kryesorë të tij, duke zgjedhur senatorin pak të njohur të Indianës, Dan Quayle, si numrin 2 të tij, në vend të një kandidati me të njohur e më të pranuar gjerësisht.

Që atëherë, megjithatë, ka qenë traditë që të zgjidhet një kandidat pak përpara hapjes së kuvendit së partisë.

Në vitin 2008, senatori i Arizonës, John McCain, në një përpjekje për t’i dhënë hov garës së tij kundër demokratit Barack Obama, zgjodhi guvernatoren pak të njohur të Alaskës, Sarah Palin, pak përpara se të hapej kuvendi republikan në Minesota. Ai pati një rritje në anketime, por që nuk zgjati shumë.

Joe Biden, emëroi senatoren e atëhershme të Kalifornisë, Kamala Harris si kandidate për nënpresidente, gjashtë ditë përpara se Partia Demokrate të çelte kuvendin që u mbajt kryesisht ‘online’ për shkak të pandemisë së koronavirusit.

The post Zgjedhjet në SHBA/ Donald Trump pritet të shpallë në pak orë emrin e kandidatit republikan për nënpresident appeared first on Albeu.com.

U pëlqeu apo jo votuesve, rimeçi Trump-Biden mund të jetë i pashmangshëm
Fundi i fundjavës së Ditës së Punës shënon praktikisht fillimin e një gare të ashpër në Ajova, pasi kandidatët shtyhen për t’u nominuar për president të Shteteve të Bashkuara nga partia e tyre përkatëse. Por, meqë vëmendja po rritet për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale 2024, furia e zakonshme duket e pashmangshme.

Në mesin e republikanëve, Donald Trump po mbizotëron në garën primare, duke i lënë mbrapa rivalët me rezyme si guvernatorë, diplomatë dhe sipërmarrës, të cilët në kushte normale do të ishin konkurrentë të fortë. Fuqia e ish-presidentit vjen mbase – apo ndoshta për shkak – të aktakuzave të shumta penale të cilat kërcënojnë ta lënë nën hije çfarëdo debati serioz për të ardhmen e vendit.

Dhe tani për tani, miliona dollarët që rivalët republikanë janë duke i derdhur në garë, po bëjnë shumë pak për ta dëmtuar Trumpin, duke nxitur shqetësime në mesin e kritikëve të tij në Partinë Republikane, të cilët druhen se gara primare ka përfunduar para se të fillojë.

Derisa një prirës i garës në telashe po shkon drejt nominimit nga radhët e republikanëve, presidenti Joe Biden është në rrugë të mirë drejt fitores nga radhët e demokratëve. Biden, 80 vjeç, po përballet me opozitë simbolike për të nominuarin e demokratëve, me gjithë shqetësimet për paraqitjet dhe moshën e tij nga shumë zyrtarë brenda partisë së tij.

U pëlqeu apo jo votuesve, rimeçi Trump-Biden mund të jetë i pashmangshëm, i cili do të ofronte një sezon zgjedhor tejet të pasigurt, i cili vetëm i thellon ndarjet politike të vendit.

Trump ka vendosur tashmë të mos marrë pjesë në debatet presidenciale të partisë, dhe paraqitjet e tij para gjykatës po marrin nganjëherë më shumë vëmendje se tubimet e tij elektorale. Dhe Biden e ka nisur tashmë fushatën, teksa përballet me më shumë pyetje rreth moshës dhe për sfidat ligjore të të birit.

“Unë thjesht nuk mund ta paramendoj ndryshimin e gjërave kaq dukshëm. Pra, duket se e kaluara është prolog”, tha guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, i cili është demokrat, duke i lartësuar arritjet e Bidenit, derisa e paralajmëroi partinë e vet të mos e nënvlerësojnë fuqinë politike të Trumpit.

Newsom tha se shqetësimet për moshën e Bidenit “janë kritika me vend dhe Shtëpia e Bardhë e di këtë”.

“Por nëse mosha është e barabartë me rezultatet, atëherë unë mezi e pres ditëlindjen e tij të 85-të”, shtoi ai.

Te republikanët, ka druajtje në mesin e donatorëve dhe liderëve të partisë, të cilët shpresonin se votuesit konservatorë do ta shmangnin Trumpin duke e parë sulmin e 6 janarit në Kapitol të cilin e nxiti ai dhe sfidat serioze ligjore me të cilat përballet.

“Një rimeç Trump-Biden do të ishte katastrofik për vendin. Jam shumë i brengosur për këtë”, tha Bobbie Kilberg, një donatore e rëndësishme republikane, i cila po e përkrah ish-guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie.

Ajo tha se është e frikshme qysh shumë votues në partinë e saj vazhdojnë ta përkrahin ish-presidentin. “Unë refuzoj të besoj se Trumpi është i nominuari jonë i pashmangshëm”.

Ka kohë që peizazhi zgjedhor 2024 të ndryshojë.

Kanë mbetur edhe katër muaj para se të hidhen votat e para në Ajova (për nominimin e kandidatëve për president nga të dy partitë), ndërsa zgjedhjet e përgjithshme janë më shumë se një vit larg. Historia e kohëve të fundit jep shumë shembuj të kandidatëve të anashkaluar dhe gjoja të mposhtur, të cilët dëshmuan se urtësia popullore ishte gabim. Edhe Trump e Biden janë në mesin e tyre.

Trumpi po përballet me 91 akuza penale në Uashington, Nju Jork, Florida dhe Atlanta. Ato përfshijnë gjithçka, nga mbajtja e jashtëligjshme e dokumenteve të klasifikuara, përpjekjet për ta zhbërë disfatën në zgjedhjet 2020 e deri të tentimi për t’ia mbyllur gojën me para një ylli të pornografisë.

Ish-presidenti mund të jetë i dënuar me burgim para se të mbahen zgjedhjet e përgjithshme nëntorin e ardhshëm. Prapëseprapë, liderët e parisë – përfshirë shumica e kundërshtarëve të tij republikanë në zgjedhjet primare – janë zotuar se do ta përkrahin atë edhe nëse shpallet fajtor.

Dhe asgjë në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara nuk ua ndalon të dënuarve marrjen e detyrës së presidentit.

Senatori i Luizianës, Bill Cassidy, një republikan dhe mjek, ngriti shqetësime për gjendjen fizike dhe shëndetin mendor të Bidenit.

“Ai [shëndeti i tij] është thjesht duke u përkeqësuar”, tha ai.

Sipas një sondazhi të Associated Press, Biden është “i vjetër” dhe i “hutuar”, ndërsa Trumpi është “i korruptuar” dhe “i pandershëm”.

Këto ishin në mesin e termeve kryesore që amerikanët i përdorën kur u pyetën për ta përshkruar kandidatin kryesues për president të secilës parti.

Sipas një sondazhi të ri të Associated Press, ka vetëm një gjë për të cilën republikanët dhe demokratët pajtohen kur bëhet fjalë për presidentin Joe Biden: Shumica në të dy partitë mendojnë se ai është shumë i vjetër për të qenë president.

Por, liderët në të dy partitë janë të gatshëm t’i anashkalojnë problemet e tilla.

Presidenti i Demokratëve të Rinj të Amerikës, Quentin Wathum-Ocama, e pranon se votuesit e rinj nuk janë patjetër entuziastë për një rimeç Trump-Biden, por ai shpreson se kandidatura polarizuese e Trumpit do t’i japë partisë së tij energjinë që Bideni nuk mundet.

“Po, njerëzit duan një gjeneratë më të re të politikanëve. Ne gjithmonë kemi folur për Joe Bidenin si – madje edhe ai vetë e ka thënë – si një figurë tranzicionale në jetën tonë politike”.

Zyrtarët demokratë në Kongres dhe në shtetet kryesore janë duke e mbështetur publikisht rizgjedhjen e Bidenit.

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, sfiduesi më i fortë i Bidenit në zgjedhjet primare të demokratëve më 2020, e përkrahu rizgjedhjen e Bidenit pak orë pasi u bë publike kandidatura e tij në pranverë. Bideni i futi në listën e bordit kombëtar të këshilltarëve ata që do të ishin rivalët e tij. Përfshirë republikanin Ro Khanna, senatoren D-Calif, guvernatorin e Illinois J.B. Pritzker dhe Newsom.

Republikanët kanë sugjeruar se Newsom planifikon ta sfidojë Bidenin në zgjedhjet primare, diçka të cilën guvernatori i Kalifornisë e ka hedhur poshtë vazhdimisht. Kjo madje edhe në një kohë kur Newsom e ka menduar mundësinë për një debat të profilit të lartë kundër guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, i cili është në mesin e sfiduesve kryesore republikanë të Trumpit.

Newsom tha se do të ketë debat me guvernatorin e Floridës, mbase në nëntor, edhe pse dy kampet janë duke punuar ende rreth hollësive.

“Do ta bëj gjënë që mezi pres ta bëj më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo [argumenton] për Bidenin dhe atë që e ka arritur ai – dhe ta bëj këtë një kundër një”, tha ai për një debat me DeSantisin. “Kjo është një mundësi, një platformë, të cilën nuk dua ta lëshoj”.

Ndërkohë, e shenjë vetëbesimi, fushata e Trumpit ka filluar tashmë të përgatitet për një betejë kundër Bidenit në zgjedhjet e përgjithshme.

Ekipi i tij thotë se ai planifikon të mos marrë pjesë në asnjë debat presidencial republikan. DeSantis, që dikur mendohej se ishte kërcënim i mundshëm, ka hasur në vështirësi për t’i përmbushur pritjet.

“Presidenti përfiton nga të qenët lider i parisë në tetë vjetët e fundit”, tha Brian Jack, drejtori politik i Trumpit.

Trumpi po i prin garës për përkrahje publike, duke e fituar mbështetjen publike të më shumë anëtarëve të Kongresit dhe zyrtarëve të zgjedhur në mbarë shtetin, se të gjithë të tjerët së bashku.

Kandidatët e tjerë po kanë vështirësi ta mbajnë ritmin me fushatën e qetë të Trumpit për kontrollimin e rregullave për përzgjedhjen e delegatëve për zgjedhjet primare shtetërore për individët. Për shembull, zyrtarët e Trumpit me sukses i shtynë republikanët e Kalifornisë t’ia japin të gjithë 169 delegatët shtetërorë fituesit të zgjedhjeve primare të 5 marsit, në vend se t’ia ndanin delegatët kandidatëve të shumtë bazuar në proporcionin e votës së tyre.

Duke e parë përparësinë jashtëzakonisht të madhe të Trumpit, disa aleatë të fuqishëm të Trumpit kanë nisur t’u bëjnë thirrje kandidatëve të tjerë republikanë për president të heqin dorë. Kryetari i Majamit, Francis Suarez, i dha fund përpjekjes jetëshkurtër për Shtëpinë e Bardhë në fund të javës së kaluar, pasi dështoi të kualifikohej për debatin hapës. Por, të paktën edhe tetë kundërshtarë të profilit të lartë mbesin ende në garë.

“Ka muaj që është e qartë se presidenti Trump do të jetë i nominuari i republikanëve”, tha republikania Elise Stefanik. “Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet në jetën tonë, dhe unë do të vazhdoj t’u bëj thirrje republikanëve që ta përkrahim fushatën e presidentit Trump me tërë mekanizmat e partisë sonë.”

Derisa Trump mbetet favorit i pastër, ai mban një epërsi më të madhe në tërë vendin se në disa shtete ku votohet më herët. Republikanët me ndikim atje nuk janë të gatshëm ta pranojnë nominimin e Trumpit akoma.

Guvernatori i Nju Hempshirit, Chris Sununu, vendit i cili e mban garën e dytë primare të republikanëve pas Ajovës, është duke punuar për t’i forcuar rivalët republikanë të Trumpit, duke paralajmëruar se Trumpi ka shumë të meta për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme.

Edhe ish-guvernatori i Ajovës, Terry Branstad, i cili shërbeu si ambasador i Trumpit në Kinë, ka shprehur dyshime për mundësitë e ish-presidentit për t’i fituar zgjedhjet presidenciale, duke marrë parasysh sfidat ligjore të cilat do të zhvillohen gjatë shumicës së vitit të ardhshëm.

“Përqendrimi i zgjedhjeve duhet të jetë në Bidenin dhe rekordin e tij. Kjo gjë më shqetëson mua. Kjo i jep përparësi demokratëve”, tha Branstad.

Madje as vetë Trumpi nuk është i gatshëm të thotë se e ka siguruar tashmë nominimin republikan për president të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk dua të them se gjithçka ka përfunduar, sepse unë s’e them këtë. Unë nuk besoj derisa të përfundojë, apo jo? Siç do të thoshte Yogi “asgjë nuk ka përfunduar, derisa të përfundojë”, tha Trump./rel

The post U pëlqeu apo jo votuesve, rimeçi Trump-Biden mund të jetë i pashmangshëm appeared first on Albeu.com.

A mund ta ndikojë garën presidenciale në SHBA, një kandidat i tretë?
Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme presidenciale të jenë një garë ndërmjet Presidentit aktual Joe Biden dhe paraardhësit të tij, Donald Trump. Megjithatë, ka politikanë që po shqyrtojnë mundësinë për të hyrë në garë. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, sjell detaje.

Ish-Presidenti Donald Trump tashmë ka një fotografi si i dyshuar dhe një numër identifikues, për shkak të disa aktakuzave penale kundër tij. Por zoti Trump mohon plotësisht se ka bërë ndonjë shkelje dhe disa nga anketat e publikuara tregojnë se, deri më tani, atë nuk po e braktisnin përkrahësit e tij.

Në fakt, shumë nga kandidatët në garën paraprake për të siguruar emërimin zyrtar të Partisë Republikane, thonë se do ta mbështesin zotin Trump, nëse ai do të zgjidhet si kandidati republikan për president.

Njëri nga ata, është zoti Vivek Ramaswamy, që deklaroi në emisionin “Kjo Javë” të televizionit amerikan ABC se ai mbështetë zotin Trump edhe nëse nuk pajtohet me disa nga veprimet e tij gjatë kohës kur ishte president.

“Mendoj se shumë nga këto raste kundër zotit Trump janë plotësisht përndjekje të politizuara përmes prokurorisë. Kjo vendos një shembull të tmerrshëm për shtetin tonë. Nuk dua që të bëhemi si Republikan e Bananave, ku pjesa administrative e shtetit përdorë forcën policore për të eliminuar rivalët nga gara”, thotë ai.

Premtimet për mbështetje që kandidatët republikanë i bënë zotit Trump, u kritikuan fuqishëm nga Senatori demokrat Tim Kaine, në një intervistë dhënë televizionit ABC.

“Nëse nuk je i gatshëm të thuash se sjellja e zotit Donald Trump – që ka provuar të pengojë kalimin paqësor të pushtetit – është sjellje skualifikuese, a e meriton të zgjidhesh, nëse premton se përkundër kësaj do të votosh për të, apo se do ta falësh?”, thotë ai.

Ndërsa po afron sezoni zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Nju Hempshir, Chris Sununu, që u intervistua në emisionin “Takim me Gazetarët” të televizionit NBC, ndau disa këshilla me republikanët të cilët, sikur ai, e kundërshtojnë zotin Trump dhe shqetësohen për disa epërsi politike që demokratët tashmë po i fitojnë në nivelin lokal në disa shtete, përfshirë shtetin e tij.

“Nuk duhet personalizuar çështjet. Bën ato që janë në interesin e banorëve që u shërben, pavarësisht partisë që i takojnë. Për nga botëkuptimi, unë jam konservativ në aspektin fiskal dhe dua të mbështes idealet republikane, por kjo nuk do të thotë se duhet të lakojmë dhe thyejmë rregullat”.

Edhe pse aktualisht vëmendja është përqendruar në garën e mundshme presidenciale mes zotit Trump dhe Presidentit aktual Biden, një kandidat i tretë mund ta ndryshonte garën. Ish-Guvernatori republikan i shtetit Merilend, Larry Hogan u pyet për ambiciet e tij politike gjatë emisionit “Përballë Kombit” të televizionit CBS.

“Nuk e kam mbyllur akoma derën në atë drejtim. Nëse mendoj se mund të fitojmë; që kemi ekip të fuqishëm; që ata dy kandidatë janë të dobët; mbase mund të provojmë të bëjmë diçka që nuk është bërë kurrë”, thotë ai.

Analistët theksojnë se ka më shumë se një vit deri në zgjedhjet e ardhshme dhe se votat e amerikanëve mund të ndikohen nga faktorë të tjerë përtej problemeve ligjore të zotit Trump dhe moshës së shtyrë të zotit Biden.

The post A mund ta ndikojë garën presidenciale në SHBA, një kandidat i tretë? appeared first on Albeu.com.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis shpall kandidaturën për president
Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis tha të mërkurën se do të kërkonte nominimin republikan për president për zgjedhjet e vitit 2024, duke filluar kështu një përballje me aleatin e tij të dikurshëm, ish-Presidentin Donald Trump, një zhvillim ky që do të ketë ndikim të konsiderueshëm tek gara elektorale drejt Shtëpisë së Bardhë.

Zoti DeSantis e bëri njoftimin nëpërmjet një mesazhi me video, përpara një interviste audiofonike në Twitter me drejtuesin e këtij rrjeti, Elon Musk.

“Kemi nevojë për guximin për të udhëhequr dhe forcën për të fituar”, tha zoti DeSantis. “Unë jam Ron DeSantis dhe po kandidoj për president për të udhëhequr rikthimin tonë të madh amerikan”.

Me një profil kombëtar në rritje dhe me ato që priten të jenë burime të mëdha financiare, zoti DeSantis, 44 vjeç, bëhet menjëherë kështu rivali më i madh i ish-Presidentit Trump për nominimin e Partisë Republikane.

Ai pritej fillimisht ta shpallte vendimin gjatë bisedës me pronarin e rrjetit social, ‘Twitter’, Elon Musk.

Duke zgjedhur Twitter-in të mërkurën në mbrëmje, zoti DeSantis u përpoq të përfitonte nga strategjia që ndihmoi ta shndërronte sipërmarrësin e njohur televiziv Donald Trump në një figurë kryesore të skenës politike.

Gjërat nuk shkuan siç ishin planifikuar.

Aktiviteti në internet filloi me defekte teknike që zoti Musk tha se ishin për shkak të “sforcimit” të serverave, sepse njerëz të shumtë po përpiqeshin ta ndiqnin bisedën audiofonike. Fillimi u vonua me mbi 20 minuta përtej kohës së planifikuar, përdoruesit nxirreshin jashtë sistemit, dëgjoheshin eko nga mikrofonat, ndërkohë që luhej muzikë gjatë problemeve teknike që vazhdonin.

“Mund ta dallosh nga gabimet se është e vërtetë”, tha zoti Musk.

Ekipi i ish-Presidentit Trump përqeshi Guvernatorin DeSantis.

“Kjo është një fatkeqësi. Nuk është për t’u habitur”, shkruajti në Twitter këshilltari i lartë i zotit Trump, Chris LaCivita.

Zoti Musk kishte njoftuar që të martën se biseda, që do të transmetohej drejtpërdrejt në ‘Twitter Spaces’, do të ishte vetëm me audio.

“Do të intervistoj Ron DeSantis-in dhe ai ka mjaft për të thënë. Kjo do të jetë hera e parë që diçka e tillë po ndodh në mediat sociale me pyetje dhe përgjigje që do bëhen në kohë reale”, tha zoti Musk gjatë një paneli për Revolucionin Teknologjik i organizuar nga gazeta amerikane, “Wall Street Journal” në Londër.

Ron DeSantis do t’i bashkohet një gare me shumë kandidatë republikanë, ku do të vendoset nëse partia do të largohet nga ish presidenti Donald Trump, në përpjekje për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden.

“Unë e shoh atë duke tërhequr një pjesë të bazës së përkrahësve të zotit Trump dhe duke u bërë më tërheqës për republikanët që duan vërtet një kampion në formën e ish presidentit Trump, por pa problemet e Donald Trumpit”, thotë profesorja e Shkencave Sociale në Universitetin ‘Brown’, Wendy Schiller.

Guvernatori DeSantis deri në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar kishte marrëdhënie të mira me ish presidentin Trump, por fakti, që në vend të mbështetjes për ish presidentin, po hyn vetë në garë, ka bërë që ish presidenti të fillonte sulmet ndaj tij para disa muajsh.

“Ai duhet të thotë unë po ju ofroj diçka që nuk e keni provuar. Unë do të jem më i mirë në planin afatgjatë sesa Donald Trumpi dhe unë mund ta fitojë Shtëpinë e Bardhë. Pra, oferta e tij, si një kandidat i qëndrueshëm mendoj se është një strategji e zgjuar”, thotë profesorja Schiller.

Guvernatori DeSantis gjithashtu u ka shpallur luftë të hapur politikave liberale, duke ndaluar nga sistemi shkollor i Floridës librat që flasin për barazinë racore, ka nënshkruar një ligj, që praktikisht e ka bërë abortin të pamundur dhe ka sulmuar të drejtat e komunitetit LGBTI.

“DeSantis është marrë me disa prej çështjeve më të ndjeshme kulturore, të cilat i shërbejnë për të tërhequr elektoratin republikan këto ditë. Sot është pak e vështirë të kuptosh se cilat janë çështjet kryesore që bashkojnë republikanët, por shqetësimi për disa nga politikat e së majtës duket se i bashkon republikanët”, thotë studiuesi i Qendrës së Politikave Dypartiake, Tevi Troy.

Analistët thonë se DeSantis ka të ngjarë të përpiqet të ecë në një vijë të kujdesshme duke shmangur sa më shumë përballjet që mund të vlerësohen denigruese për përkrahësit e ish presidentit Trump, ndërkohë që e bën të qartë se ai mbështet të njëjtat politika, por duke mos qënë aq kontradiktor sa ish presidenti.

The post Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis shpall kandidaturën për president appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve
Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa kontrolli i Senatit varet nga disa gara të ngushta që sfiduan pritshmëritë për një fitore të madhe të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe drejtimi i Presidentit Joe Biden.

Partia që fiton në Nevada dhe Arizona, ku garat janë shumë të ngushta, mund të sigurojë shumicën në Senat. Por egziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vite, kontrolli i Senatit të përcaktohet nga balotazhi në Xhorxhia mes Senatorit Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker.

Kur flitet për Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën shumë vende në shtetet si Virxhinia, Penslivania, Kansasi ndërsa ende nuk janë shpallur disa fitues në Nju Jork dhe Kaliforni.

Nga ana tjetër, republikanët shënuan disa fitore të rëndësishme në përpjekjen e tyre për të siguruar 218 vendet e nevojshme për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një fitore veçanërisht simbolike, republikanët mundën shefin e fushatës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Sean Patrick Maloney të Nju Jorkut.

Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së programit të Presidentit Biden dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa vendi përballet me një shkallë të lartë inflacioni./voa

The post Zgjedhjet afatmesme në SHBA, republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve appeared first on Albeu.com.