zgjedhjet serbe Archives - Albeu.com

Zgjedhjet serbe të 3 Prillit, “zbërthehet” Kurti: Po ju rrëfej arsyen pse BE nuk ishte e lumtur me mua
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar edhe njëherë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 3 prill në Kosovë.

Ai tha se nuk e di nëse zhvillimet rreth këtyre zgjedhjeve do të ndikojnë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë nuk e di se sa ndikojnë në dialog. Kur të na ftojnë për raundin e ardhshëm të bisedimeve normalisht që ne jemi të gatshëm që të angazhohemi me përkushtim, me konstruktivitet dhe me kreativitet. Nuk më takon mua të vlerësoj sepse është ndërmjetësuesi se kur është e përshtatshëm dhe me çfarë agjende të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel”, deklaroi ai.

Kryeministri deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por se nuk ka pasur një marrëveshje për mbajtjen e tyre.

“Nuk do të thosha qe Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por e vërteta është se nuk ka marrëveshje paraprake që normalisht paraqet kushtin për të mundësuar mbajtjen e atyre zgjedhjeve  që nuk është plotësuar. Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesave, të trajtimit tonë por jo gjë nuk ka ndodhur”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera kryeministri deklaroi se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur që nuk ka pranuar që zgjedhjet e Serbisë të mbahen në Kosovë, vetëm përmes një letër shkëmbimi në mes të zyrave ndërlidhëse.

“Bashkimi Evropian  nuk ka qenë i lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letërshkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Jam i bindur që marrëveshje duhet të jetë përmes shkëmbimit të letrave të Qeverisë së Serbisë me Qeverinë e Kosovës. Ne jemi isntanca që jemi autoritete e vendeve përkatëse që do duheshin të merreshin vesh për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha më tutje ai.

“Çështja ka marrë një kahje tjetër dhe ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam se çfarë të them”, deklaroi Kurti. /Express/

The post Zgjedhjet serbe të 3 Prillit, “zbërthehet” Kurti: Po ju rrëfej arsyen pse BE nuk ishte e lumtur me mua appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti ka “dy fjalë” për zgjedhjet serbe të 3 prillit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, Kurti i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore të Kosovës.

Kurti u ka thënë ambasadorëve dhe përfaqësuesve diplomatikë se “ne nuk dëshirojmë që t’ua pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”.

Ai është thënë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit në Kosovë.

Vendet e Kuintit janë: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe Franca.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, në një aktivitet parazgjedhor, se “Qeveria e Kurtit kërkon nga Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të lejohen zgjedhjet”, të cilat mbahen më 3 prill.

“Do të merrni nesër (të martën) përgjigjen”, ka thënë Vuçiq më 21 mars.

Autoritetet serbe kanë paralajmëruar që të martën, në ora 12:00 do të mbahet një takim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të vendosur “rreth hapave të ardhshëm”.

Udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se autoritetet e Kosovës duan t’i pengojnë serbët e Kosovës që të votojnë më 3 prill.

Pjesëtarët e opozitës në Kuvendin e Kosovës i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ketë kujdes në ruajtjen e sovranitetit të vendit në çfarëdo vendimi që mund të marrë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Vendet e Quint-it dhe BE-ja e patën pritur me keqardhje vendimin e Qeverisë së Kosovës për këtë referendum.

Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë.

Nga OSBE-ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm t’i grumbullojnë votat edhe për zgjedhjet e 3 prillit, por me pëlqimin e të gjitha institucioneve përkatëse. /REL/

The post Albin Kurti ka “dy fjalë” për zgjedhjet serbe të 3 prillit appeared first on Albeu.com.

Refuzimi i Kosovës për zgjedhjet serbe, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka caktuar orën 12:00 për mbajtjen e seancës.

Lajmi është bërë i ditur nga Blic.rs, ku thuhet se Vuçiç pas mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, vendi do të vendosë si do veprojë ndaj Prishtinës dhe Podgoricës pas vendimit për ndalimin e votimit në zgjedhjet serbe në vendet ku qytetarët tanë kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

”Prisni gjithçka, sot Qeveria e Malit të Zi, dhe Gjukanoviq nuk e bëri këtë, ndaloi votimin në Berane dhe në vende të caktuara për zgjedhjet tona, qeveria e Kurtit kërkoi që ne ta njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. Nesër përgjigjen për Malin e Zi, por edhe Albin Kurti e dini se çfarë përgjigje do të marri. Përgjigja e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha ai.

Albin Kurti të premten deklaroi se do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve por pa e theksuar rrjedhën e këtij procesi./albeu.com/

The post Refuzimi i Kosovës për zgjedhjet serbe, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare appeared first on Albeu.com.

“Po kërkojmë një zgjidhje”, telefonatat nga Washingtoni që lëvizën qëndrimin e Kurtit për zgjedhjet serbe
Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar ta shkrijë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë më 3 prill. Qëndrimi i ngrirë i Qeverisë së Kosovës se serbët mund të votojnë vetëm përmes postës apo zyrës ndërlidhëse në Prishtinë ka filluar të bymehet dhe tashmë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, po thotë se bashkë me ndërkombëtarët janë duke kërkuar një zgjidhje që s’e cenon shtetin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lideri i VV’së ka thënë se do të gjendet një zgjidhje si shprehje të vullnetit të mirë, që do të jetë brenda Kushtetutës, meqë s’dëshiron që asnjë qytetari të Kosovës me nënshtetësi serbe t’i privohet e drejta për të votuar.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe konsiderojmë që në njërën anë nuk duhet që t’u pamundësojmë serbëve në Kosovë, që përveçse kanë nënshtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhje që do të marrim në të ardhmen. Jemi në kontakt me ambasadat e QUINT-it dhe BE-së këtu në Kosovë në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë që edhe të drejtat të mos shkelen, por kurrsesi të mos cenohet shtetësia, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit dhe rezoluta… Ne do ta gjejmë një zgjidhje për këtë dhe konsiderojmë që ajo zgjidhje nënkupton vullnetin e mirë, por para se të gjitha, edhe dysheme e tavan është kushtetushmëria dhe sundimi i ligjit. Nuk duam asnjë qytetar i Kosovës që e ka nënshtetësinë e Serbisë të privohet nga e drejta e votës”, ka thënë sot Kurti.

Ky qëndrim i kryeministrit Kurti vjen pas dy telefonatave që i ka marrë nga këshilltari speical i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet pas telefonatës së dytë të zhvilluar dje me kryeministrin, ka potencuar se ka pasur një bisedë të mirë me kryeministrin Kurti, dhe ka theksuar se është e rëndësishme që serbët që jetojnë në Kosovë e që kanë të drejtë vote t’iu mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet e Serbisë.

“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar zyrtari amerikan në Twitter.

Telefonatën e parë për çështjen e njejtë, Chollet ia kishte bërë Kurtit sa ky i fundit ishte në Samitin e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Chollet kishte përmendur praktikat e mëhershme ku votat e zgjedhjeve serbe në Kosovë ishin grumbulluar nga OSBE-ja.

Nga Qeveria e Kosovës ka pasur qëndrim të prerë se me zgjedhjet serbe të prillit do të veprohet sikur me referendumin.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të mbajtur më 23 shkurt 2022, kur ishte pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit, kishte thënë se serbët mund të votojnë përmes postës ose zyrës ndërlidhëse dhe se s’ka diçka tjetër lidhur me këtë çështje.

“Ajo do të jetë në linjë me kushtetutën e saj. Konsiderojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta e Kosovës e ligjet në fuqi. Serbët e Kosovës votim me postë ose te zyra ndërlidhëse. Nuk ka diçka tjetër në këtë drejtim”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp.

Qëndrim i ngjajshëm ishte mbajtur edhe për referendumin serbi i cili s’u lejua dhe që u ndalua edhe përmes një rezolute në Kuvend të sponzorizuar nga Vetëvendosje e Qeveria Kurti që ishte përkrahur edhe nga LDK-ja e AAK-ja.

Ka qenë ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, i pari që e ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje që do të rregullonte çështjen e votimit mes Kosovës dhe Serbisë, në një reagim që e kishte bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të mos e lejuar referendumin e Serbisë. /Express

The post “Po kërkojmë një zgjidhje”, telefonatat nga Washingtoni që lëvizën qëndrimin e Kurtit për zgjedhjet serbe appeared first on Albeu.com.