zgjedhjet parlamentare Archives - Albeu.com

Fitorja historike e Peter Magyar/ Berisha uron kryeministrin r ri të Hungarisë: Shembull i zgjedhjeve të lira, Rama manipulon votën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Peter Magyar, për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungaria, duke e cilësuar procesin si shembull të demokracisë.

Ish-kryeministri i vendit Berisha, vlerësoi edhe qëndrimin e Viktor Orban për pranimin e humbjes pas 16 vitesh në pushtet, ndërsa krahasoi zgjedhjet në Hungari me situatën në Shqipëri, duke akuzuar Edi Rama për manipulim elektoral.

“Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit”, shprehet Berisha.

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me TISZA-n dhe falënderoi Fidesz për mbështetjen ndër vite ndaj PD-së.

“Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare”.

Reagimi i plotë:

Hungaria ndryshon qeverinë.

Të dashur miq,

Dje populli hungarez, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, votoi masivisht alternativën e paraqitur nga Péter Magyar, kryetar i partisë së qendrës së djathtë TISZA, anëtare e EPP-së. Me këtë rast, uroj zotin Magyar për fitoren elektorale dhe besimin e madh që mori nga qytetarët e vendit të tij. Shpreh gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim të frytshëm me TISZA-n, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë të EPP-së, në interesin më të mirë të dy vendeve tona.

Dje, përmes votës së lirë, qytetarët hungarezë nxorën në opozitë kryeministrin Viktor Orbán dhe partinë e tij Fidesz, pas 16 vitesh në pushtet. Kryeministri Viktor Orbán, pasi pranoi publikisht dhe me dinjitet humbjen, uroi kundërshtarin e tij për fitoren dhe e vlerësoi ditën e djeshme si një festë të demokracisë, duke dëshmuar kështu respektin e tij të palëkundur ndaj votës së lirë të qytetarëve hungarezë dhe vlerave themelore të demokracisë e shtetit ligjor.

Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

Ai nuk përdori organizata kriminale dhe kartele droge për të terrorizuar qytetarët e për të kontrolluar vullnetin e tyre, ashtu siç bëri “Ramaduro” në Shqipëri. Ai nuk dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis për vota, siç veproi narkodiktatori në Shqipëri. Qeveria e tij nuk ndërtoi një komision zgjedhor karikaturë si ky i Shqipërisë, por ngriti një komision me përfaqësim të gjerë të spektrit politik. Së fundmi, kryeministri Orbán nuk vendosi nën kontroll 90% të mediave të vendit dhe nuk bllokoi TikTok-un si Edi Rama; përkundrazi, televizionet më të shikuara të Hungarisë mbështetën kundërshtarët e tij.

Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare.

Së fundmi, dëshiroj të përcjell një urim te përzemërt për kombin mik hungarez për zgjedhje parlamentare model të datës 12 prill 2026.

The post Fitorja historike e Peter Magyar/ Berisha uron kryeministrin r ri të Hungarisë: Shembull i zgjedhjeve të lira, Rama manipulon votën appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora.

Konkretisht, do të numërohen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të cilat janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, u shpreh se numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë, ndërsa shtoi se ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare.

Ndaj për këtë arsyeje, ende nuk dihet se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës.

“Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës. Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026”, thotë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas tij, deri më tani, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë.

“Nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit”, tha Elezi.

Në fund ai tha se nga votimi jashtë Kosovës, kanë votuar nga 29 përfaqësi diplomatike 16,165 persona.

The post Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Nis sot numërimi i mbi 27 mijë fletëvotimeve nga diaspora appeared first on Albeu.com.

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca
Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht.

Zgjedhjet parlamentare në Siri – të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë – fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator.

Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”.

Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze të Sirisë – përjetoi dhunë vdekjeprurëse sektare.

Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte të tensionuara me Qeverinë në Damask.

Al-Daghim, duke folur për Dpa-në, nuk dha një datë të re, por tha se zgjedhjet në këto tri provinca do të mbahen kur të lejojnë rrethanat.

Më herët gjatë javës, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ratifikoi një dekret që ka të bëjë me një sistem të përkohshëm zgjedhor, sipas të cilit ai ka fuqinë të emërojë një të tretën e 210 anëtarëve të Asamblesë. Dy të tretat e mbetura do të zgjidhen nga votuesit.

Duke komanduar një aleancë të rebelëve të udhëhequr nga islamistët, al-Sharaa e rrëzoi nga pushteti al-Assadin në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti sirian u largua nga shteti drejt Rusisë.

Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit.

Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh.

Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile./REL

The post Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi mban nesër zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VOA: Nga rezultati i tyre varet zgjidhja e krizës politike
Të dielën në Mal të Zi mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kanë ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm në opinion, pasi nga rezultati i tyre varet zgjidhja e krizës politike që po mbretëron në skenën e Malit të Zi që nga zgjedhjet e gushtit 2020. Analistët vlerësojnë faktin që fushata u zhvillua e qetë dhe pa fërkime politike, gjë që sipas tyre sinjalizon se një atmosferë e tillë do të përçohet edhe në koalicionet paszgjedhore, duke ndikuar pozitivisht për të zgjidhur krizën politike në vend.

Sipas analistëve malazezë dhe të anketimeve të ndryshme pritet të kryesojë lëvizja “Evropa Tani”, e cila u formua në mesin e vitit të kaluar dhe të cilës i përket edhe presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Ndërkaq, si forcë e dytë në këto zgjedhje pritet të dalë Partia Demokratike e Socialistëve, e ish-presidentit Milo Gjukanoviç, e cila për herë të parë shkon në zgjedhje me një udhëheqës të ri dhe në koalicion me disa parti të vogla.

Një ndryshim i madh ndodhi tek koalicioni i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili në zgjedhjet e kaluara formoi shumicën aktuale parlamentare. Ky koalicion politik është ndarë tashmë në tre parti të pavarura dhe sipas të gjitha anketimeve do të ketë një rënie të theksuar.

Dy partitë që pas zgjedhjeve të vitit 2020 së bashku me Frontin Demokratik përbënin shumicën në nivel shtetëror , Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit me mandat të përkohshëm Dritan Abazoviç, dhe Demokratët kandidojnë së bashku në zgjedhjet e së dielës.

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu.

Këto zgjedhjet kanë ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm në opinion, pasi nga rezultati i tyre varet zgjidhja e krizës politike që mbizotëron në skenën e Malit të Zi që nga zgjedhjet e gushtit 2020.

Analisti i njohur, Goran Popoviç tha për Zërin e Amerikës se fushata zgjedhore ishte e qetë dhe sipas tij, kjo jep shpresë për zgjedhje të lira që padyshim do të ndikojnë në krizën politike të zgjatur në Malin e Zi.

Zoti Popoviç tha se kohëve të fundit fushatat elektorale kanë ndryshuar duke u zhvilluar shumë të qeta dhe pa fërkime politike, gjë që tregon se një atmosferë e tillë do të përçohet edhe në koalicionet paszgjedhore. Një qasje e këtillë pa sforcime dhe tensione mund të ndikojë pozivisht në krizën politike në Malin e Zi, tha zoti Popoviç.

Ndërkaq, analisti Bekim Çobaj beson se fituesit e këtyre zgjedhjeve do ta përshpejtojnë rrugëtimin e Malit të Zi drejt integrimeve europiane.

“Pritet me të drejtë që pas zgjedhjeve të 11 qershorit partitë politike proeuropiane të formojnë shumicën dhe në opozitë të mbesin ato parti që nuk janë proeuropiane dhe të cilat kanë treguar se nuk janë të gatshme të bëjnë atë që kanë deklaruar dhe të shkojnë në atë drejtim”, tha zoti Çobaj.

Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi.

Gjatë viteve të fundit, shumica e paqëndrueshme parlamentare zëvendësoi dy qeveri, të cilat e zhytën Malin e Zi në një krizë institucionale dhe thelluan edhe më tej ndarjet në skenën politike.

Për këtë arsye faktori ndërkombëtar në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin për krizën e zgjatur politike në vend, bllokimin e institucioneve, polarizimin në rritje të shoqërisë dhe pamundësinë e autoriteteve për të gjetur një rrugëdalje nga kriza.

Mali i Zi u bashkua me NATO-n në vitin 2017, pas një përpjekjeje të pasuksesshme për grusht shteti një vit më herët, për të cilën Podgorica akuzoi agjentët rusë dhe ultranacionalistët serbë.

Pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar, Mali i Zi i është bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Kremlini në këmbim e vendosi Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore. /VOA

The post Mali i Zi mban nesër zgjedhjet e parakohshme parlamentare, VOA: Nga rezultati i tyre varet zgjidhja e krizës politike appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, kush janë 7 kandidatët shqiptarë në garë
Në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi po marrin pjesë në garën elektorale edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.

Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.

Kryesia e Komuniteti shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të datës 21 maj 2 dhe aktivistë të komunitetit, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” tha sekretari organizativ Irfan Abazaj.

Sipas zotit Abazaj për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jeten social – politike greke.

Sipas Televizonit Tribuna që trasmeton në gjuhë shqipe në Athinë, që nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë.

Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet paramenatre greke të 21 majit.

Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Ambasada shqiptare në Athinë tha pak ditë më parë se zyrtarja Koordinuese për Diasporën, Joneda Dodaj zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Politikat e Migracionit të Republikës Helene, z. Patroklos Georgiadis .

Sipas selisë diplomatike shqiptare temat kryesore të diskutimit ishin: lidhur me vonesat kohore në lëshimin e lejeve të qëndrimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme të shtetasve shqiptarë si, në sigurimin shëndetësor dhe në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Po ashtu është disktuar edhe rishikimi i kuadrit ligjor lidhur me lejet e qëndrimit për brezin e parë të shtetasve shqiptarë, të cilët janë në prag të moshës së pensionit si dhe përshpejtimi i procedurave të pajisjes me leje qëndrimi përmes digjitalizimit të plotë të procedurave dhe rritjes së personelit të posaçëm për ekzaminimin e kërkesave.

The post Zgjedhjet parlamentare në Greqi, kush janë 7 kandidatët shqiptarë në garë appeared first on Albeu.com.

REZULTATET/ Partia e qendrës së djathtë GERB kryeson në zgjedhjet në Bullgari
Partia e qendrës së djathtë GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari.

Fitorja u arrit me 25.4% të votave, nga 99% e votave të numëruara të hënën.

Partia e qendrës kundër ryshfetit, ‘Ne vazhdojmë ndryshimin’, ishte e dyta, me 20.2%, në sondazhet e katërta kombëtare në vendin e Bashkimit Evropian në më pak se dy vjet.

Rezultatet përfundimtare zyrtare që do të përfshijnë edhe fletëvotimet nga jashtë priten të enjten.

The post REZULTATET/ Partia e qendrës së djathtë GERB kryeson në zgjedhjet në Bullgari appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare, kryeministrja e Suedisë pranon humbjen dhe jep dorëheqjen
Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, ka pranuar humbjen e së majtës dhe fitoren e koalicionit të së djathtës dhe të djathtës ekstreme në zgjedhjet parlamentare, pasi numërimi i votave në vend thuajse është drejt përfundimit.

Rrjedhimisht, kryetarja e socialdemokratëve ka njoftuar gjatë një konference për media dorëheqjen e saj, të cilën do ta dorëzojë zyrtarisht nesër, të enjten.

The post Zgjedhjet parlamentare, kryeministrja e Suedisë pranon humbjen dhe jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Habit legjenda e kinematografisë italiane, në moshën 95-vjeçare shpall kandidimin në zgjedhjet parlamentare
Legjenda e kinematografisë italiane, Gina Lollobrigida ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme për Parlamentin në Itali, pavarësisht se është në moshën 95-vjeçare.

Një nga figurat ikonike të kinematografisë italiane, Gina ka shpallur kandidaturën e saj për senatore me partinë ISP në zgjedhjet e ardhshme, duke deklaruar se është lodhur nga grindjet e politikanëve.

ISP është një aleancë e re politike euroskeptike kundër Mario Dragit dhe kundërshton dërgimin e armëve në Ukrainë dhe Atlanticizmin e shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Gina Lollombrigida  tenton të merret me politikë, pasi në vitin 1999 mori pjesë në zgjedhjet evropiane si kandidate e demokratëve të Prodit.

Në një intervistë për Corriere della Sera, Gina tha se ishte frymëzuar nga Mahatma Gandhi dhe “nga mënyra se si ai i bënte gjërat, duke mos përdorur dhunë”.

Ajo gjithashtu shtoi se ka qenë një mike e ngushtë e kryeministres së parë femër të Indisë, Indira Gandi.

“E shihja sa herë që vinte në Romë. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme”, tha Gina Lollobrigida për Indira Gandin.

“Isha dhe jam e vendosur të mbetem kreative dhe tani dua ta përdor një pjesë të kësaj energjie për gjëra të rëndësishme, veçanërisht për vendin tim”, nënvizoi aktorja 95-vjeçare.

The post Habit legjenda e kinematografisë italiane, në moshën 95-vjeçare shpall kandidimin në zgjedhjet parlamentare appeared first on Albeu.com.

Le Pen më e qeshur se kurrë, çfarë po ndodh me zgjedhjet parlamentare në Francë
Këtë të dielë u mbajt në Francë raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare. Pas më pak se dy muajsh nga zgjedhjet presidenciale ku Emmanuel Macron mori mandatin e tij të dytë, tani më ky i fundit kërkon që të zotërojë edhe shumicën parlamentare.

Në këtë raund të parë janë më shumë se 6000 kandidatë të cilët konkurrojnë për të fituar një nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare. Ata të cilët do të sigurojnë më shumë vota, pritet të kalojnë në raundin e dytë i cili do të mbahet në datën 19 Qershor.

Sondazhet paraprake tregojnë se koalicioni i Macron gjendet përpara një rreziku për të fituar më shumë se gjysmën e vendeve në parlament.

Ndërkohë Marine Le Pen, kandidatja e të djathtës ekstreme e cila humbi zgjedhjet presidenciale përball Macron iu drejtua ditën e sotme kutive të votimit më e qeshur se kurrë.

Pjesëmarrja e votuesve në raundin e parë të këtyre zgjedhjeve ishte më pak se 47% më e ulëta e shënuar në 20 vite. Pjesa më e madhe e qendrave të votimit u mbyll në 18 dhe rezultatet e para priten pas orës 20:00.

The post Le Pen më e qeshur se kurrë, çfarë po ndodh me zgjedhjet parlamentare në Francë appeared first on Albeu.com.

Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare, kush është favorit
Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.

Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz.

Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur.

Gara e ngushtë rrit shqetësimet se Orban nuk do të respektojë mbajtjen e zgjedhjeve fer.

Në një lëvizje të paprecedent për shtetet e Bashkimit Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka dislokuar një mision monitorues të zgjedhjeve, pas shqetësimeve se mund të ketë manipulim të votave dhe përdorim të burimeve shtetërore që do t’i jepnin një avantazh të padrejtë partisë në pushtet.

Ndërkaq, çështjet e brendshme kanë mbetur në hije gjatë fushatës, e cila u dominua nga lufta në Ukrainë, shtet në kufi me Hungarinë.

Edhe pse Orbani në përgjithësi e ka mbështetur Ukrainën, ai ka refuzuar që të lejojë që armët e NATO-s të transferohen përmes shtetit të tij për në Ukrainë, duke thënë se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë luftës.

Ai mesazh, sipas liderit opozitar, Peter Marki-Zay, e ka bërë votimin e 3 prillit të thjeshtë:

“Pyetja është e qartë: Presidenti rus, Vladimir Putin apo Evropa”.

Marki-Zay,49 vjeç, gjatë një interviste për Shërbimin Hungarez të Radios Evropa e Lirë, e quajti Orbanin “tradhtar” që sipas tij po vë hungarezët në rrezik.

“Unë vazhdoj të them se ne duhet ta ndalim Putinin, jo Brukselin. Le të jemi vetëm një herë në anën e duhur të historisë, le të jemi vetëm një herë në anën e fitores”, tha ai.

Ndërkaq, Orban e ka përdorur luftën për të përzier konservatorizmin dhe nacionalizmin, që i ka lejuar atij të qeverisë në 12 vjetët e fundit, me të ashtuquajturën supershumicë në Parlament, pasi ka pasur të paktën dy të tretat e ulëseve duke i lejuar Fideszit që të bëjë ndryshime pa pasur nevojë për votat e opozitës.

Gjatë një tubimi më 1 prill, Orban paralajmëroi se një fitore e opozitës do të bënte se armët të shkonin në Ukrainë “ditën tjetër”, ndërkaq importet e energjisë nga Rusia do të ndërpriteshin, që sipas tij, do të dëmtonin hungarezët dhe ekonominë e vendit.

Ai po ashtu ka kritikuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ka kritikuar Qeverinë hungareze për lidhjet me Moskën.

“Zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, por me luftën dhe mundësinë e një krize ekonomike në Evropë, rreziku është më i lartë se kurrë”, tha Orban gjatë një interviste dhënë më 1 prill për Radio Kossuth.

Përveç zgjedhjeve të përgjithshme, hungarezët më 3 prill votojnë edhe për referendumin për çështjet e komunitetit LGBTQ, pasi Hungaria votoi një ligj vitin e kaluar, që u cilësua si homofobik.

Referendumi do të përfshijë pyetje për programin e edukimit seksual në shkolla dhe qasjen e informacioneve për fëmijët lidhur me ndryshimin e gjinisë./REL

The post Hungarezët votojnë për zgjedhjet parlamentare, kush është favorit appeared first on Albeu.com.