zgjedhjet ne Shqiperi Archives - Albeu.com

Zgjedhjet vendore, analistët për VOA: Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve
Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitës pohojnë se fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhejt vendore erdhi më së shumti me gjendjen e rëndë, ku gjendet sot Partia Demokratike.

Ata mendojnë se qytetarët e braktisën Partinë Demokratike, sepse ajo u shfaq e përçarë, pa alternativë dhe konfliktuale dhe se rimëkëmbja thelbësore e saj do të tjetërsojë zhvillimet politike në Shqipëri.

Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se në zgjedhjet vendore nuk u paraqit një opozitë reale, ndaj qytetarët refuzuan opozitën.

“Ka një refuzim masiv të qytetarëve të pavendosur, të qytetarëve të moderuar, të votuesve të rinj dhe njerëzve kritikë të këtij vendi për ofertën e opozitës. Ata kërkojnë që Shqipëria të ketë një alternativë. Mospjesëmarrja në zgjedhje i dedikohet bojkotit, që ata I kanë bërë ofertës së opozitës, e cila nuk ishte një ofertë në emër të opozitës, por ishte një lloj oferte personale dhe një luftë personale e lidershipit të opozitës”, thotë zoti Krasniqi.

Studiues të tjerë vlerësojnë se demokracia shqiptare është në rrezik, sa kohë që qeveria qendrore dhe ajo vendore janë simetrike, dhe se harta njëngjyrëshe e pushtetit vendor nuk sjell asnjë të mirë.

Studiuesja Nevila Xhindi thekson se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet vendore të 2019 dhe projekti i mbrapshtë indivdual i asaj kohe, shkaktuan krizën disa vjeçare, braktisjen e sotme nga qytetarët dhe traumatizimin e elektoratit shqiptar.

“Unë lexoj dy momente: kemi një bojkot të zgjedhjeve vendore dhe kemi një opozitë të vdekur. Pra, demokracia është në rrezik të madh. Njerëzit bojkotuan projektin politik individual të të djathtës shqiptare, si dhe bojkotuan projektin politik të opozitës shqiptare, e cila ishte e thërrmuar, multipolare dhe nuk nxori asgjë”, thotë zonja Xhindi.

Në radhët e deputëteve opozitarë gjendja është po aq e vështirë. Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj, nënkryetari opozitar i Kuvendit, thotë se rezultatet e zgjedhjeve vendore janë një katastrofë elektorale për opozitën.

“Qytetarët shprehën lodhjen e tyre ndaj gjendjes së opozitës, plot përçarje dhe gjuhë të ashpër kundër njëri tjetrit, deri në përplasje fizike mes tyre. Afro 200 mijë vetë e braktisën atë, duke qëndruar në shtëpi, sepse gjuha e konfliktit me SHBA-në dhe botën perëndimore e zotit Berisha nuk u pëlqeu demokratëve”, thotë zoti Gjekmarkaj.

Ai nuk përjashton përjashton abuzimet e socialistëve me pushtetin dhe me votën, por pranoi se në zgjedhje nuk kishte një frymë pro opozitës.

“Nëse Foltorja bunkerizohet dhe Berisha vazhdon me të njëjtën gjuhë, duke ndenjur në krye të saj, bashkë me grupin e vet, që nuk shkëlqen më në asgjë, dhe nëse grupi tjetër do të bëjë zgjedhje, duke u quajtur Partia Demokratike pa qenë Partia Demokratike, se partinë e përbëjnë njerëzit, atëherë ne do të kemi një luftë të vazhdueshme, një asgjësim dhe një vetëvrasje politike”, thotë zoti Gjekmarkaj.

Studiuesit janë ende skeptikë nëse Patia Demokratike do të rimëkëmbet shpejt, edhe pse theksojnë se Shqipëria ka nevojë jetike për reformimin e saj.

Zoti Krasniqi thotë se grupi parlamentar, që duhet ta bëjë reformën është i dobët, i përçarë, klientelist dhe jo përfaqësues.

Ai thekson se interesat e politikanëve, që përfaqësojnë sot opozitën nuk përputhen me interesat që ka sot shoqëria shqiptare.

“ Nuk ka një formulë matematike, që dikush të largohet dhe dikush të vijë, por është qartësisht e dukshme që qytetarët shqiptarë nuk janë të gatshëm të votojnë për individë, që janë provuar gjatë tranzicionit dhe që në fushatën e fundit u investuan më shumë në retorikën kundër SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë perëndimorë se sa kundër sistemit korruptiv dhe oligarkik në Shqipëri”, thotë zoti Krasniqi.

Studiuesit vlerësojnë se demokracia e cënuar brenda partive politike dhe brenda forumeve të tyre rinore pengon daljen e grupimeve reformatore me frymë të re, duke cënuar edhe demokracinë e gjithë vendit.

Zonja Xhindi thotë se zgjedhjet e fundit ishin një thirrje dhe një mësim për opozitën shqiptare.

Ajo theksoi se rikonceptimi i të djathtës, e mbështetur nga një frymë e re motivuese, nuk do të ndodhë lehtë, por duhet të ndodhë, nëse duhet shmangur nga zgjedhjet e 2025 e njëjta gjendje e zymtë dhe një Shqipëri njëngjyrëshe.

“Nevojiten njerëz të rinj, me një filozofi të re për ta rikonceptuar të djathtën si një parti, që do të japë shpresë në këtë vend. Ndryshe situata në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë risi. E lexojmë në të përditshmen e trishtë të këtij vendi, se njerëzit emigrojnë sepse nuk ka shpresë ky vend dhe shpresën në këtë vend e sjell opozita shqiptare”, thotë zonja Xhindi.

Nga ana tjetër, zoti Gjekmarkaj mendon se grupimet në Partinë Demokratike nuk duhet të nxitojnë për të zgjedhur drejtues të rikthyer, Foltorja duhet të ndalë revanshin folklorik dhe agresivitetin absurd, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha duhet të tërhiqet mënjanë dhe të krijojë hapësirën, që dy pjesët e PD të përpiqen për një themelim të ri të opozitës, një opozitë e re pa i humbur mbështetësit e vjetër.

“Grupet nuk duhet të ekstremizohen, dhe të bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë e të flasin për beteja të reja apo fitore të reja. Kjo do ta kthente tragjedinë në një komedi. PD zyrtare nuk duhet të ngutet për të zgjedhur forumet drejtuese në këtë gjendje të rëndë, por të krijojë hapësirë dhe kohë, dhe të pezullojë veprimtaritë e parashikueshme për të zgjedhur drejtues të rikthyer, çka do të ishte një vetëvrasje tjetër. Nëse PD duhet të shpëtohet, mendjet duhet të ftohen dhe PD të ripërcaktohet”, thotë zoti Gjekmarkaj.

Sipas tij, Partia Demokratike duhet të rindërtojë marrëdhëniet e saj me shoqërinë, me ide të reja, dhe dinamikë të re dhe të kryejë një rithemelim të vërtetë me njerëz të rinj dhe pa dy ish kryetarët e saj, Berisha dhe Basha, të cilët janë përgjegjësit kryesorë të kësaj gjendjeje.

“Partia Demokratike nuk ka nevojë të shkojë menjëherë në zgjedhje të nxjerrë një lidership. Ajo ka nevojë të rithemelohet prej së vërteti nga pikëpamja ideologjike, nga pikëpamja praktike, dhe të shkohet pas disa muajsh, pasi të jetë kryer bashkimi dhe integrimi normal drejt një lidershipi të ri, i cili nuk duhet të jetë as Sali Berisha as Lulzim Basha”, thotë zoti Gjekmarkaj.

Analistët e jetës politike në vend mendojnë se Partia Socialiste ka fituar shumë bashki me numra minimalë të saj, ka njësuar veten me shtetitn, dhe ka krijuar një sistem klientelist të rrezikshëm për Shqipërinë, sepse bllokon reformat dhe hapësirën demokratike në Shqipëri.

Studiuesi Afrim Krasniqi thotë se ky sistem asfiksues është bërë tani më i fuqishëm se sa vet Partia Socialiste, sepse militantët votojnë çdo herë në uniformitet.

“Partia Socialiste nuk është reformatore dhe nuk u bë asnjë debat për decentralizimin, për integrimin europian, për reformat e mëdha si një vend në pritje të anëtarësimit në BE. Fuqia e PS për reforma është kufizuar ndjeshëm, por fuqia e Partisë Socialiste për të reformuar vetveten është e pamundur në këtë situatë. Në 15 bashki kryesore nuk ka konkurrencë dhe as llogaridhënie, rizgjidhen të njëjtët njerëz me të njëjtën numër votash, kjo dmth që fiton sistemi dhe jo individët”, thotë zoti Krasniqi.

Ai shtoi se qeveria u përfshi me gjithë segmentet e saj në fushatë, përdori buxhetin, administratën dhe gjithë burimet e tjera, madje edhe kërcënoi se bashkitë që nuk do të votonin për socialistët nuk do të merrnin fonde.

Ndërsa studiuesja Nevila Xhindi thotë se qeveria rimori po ato bashki, që më herët i kishte falë bojkotit të opozitës nga vitit 2019, edhe pse shumë prej tyre janë në pragun e një falimenti ekonomik.

“Kjo gjendje është një pezulli në regres dhe me pasoja të jashtëzakonshme për autonominë vendore. Nga ana tjetër, qytetarët e kishin lexuar qartë se çfarë po ndodhte me të djathtën shqiptare dhe me opozitën shqiptare”, thotë zonja Xhindi.

Bojkotimi i Kuvendit dhe i zgjedhjeve vendore pohojnë analistët, dëmtoi rëndë vet Partinë Demokratike me tensionet që u shkaktuan, ndërsa kthimi në institucione dhe rindërtimi I saj ende duket procese tejet të vështira./voa

The post Zgjedhjet vendore, analistët për VOA: Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Misioni i SHBA në OSBE për zgjedhjet në Shqipëri: Problem shitblerja e votës
Fenomeni i shit-blerjes së votës, përfshirja e administratës nga qeveria në pushtet, publikimi i të dhënave të qytetarëve dhe preferencat e tyre partiake, janë disa nga konstatimet e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në deklaratën zyrtare, misioni kërkon nga SPAK hetimin e të gjitha rasteve që lidhen me manipulimin e votës dhe cenojnë votën e lirë të qytetarëve.

Ndër aspektet pozitive në këto zgjedhje, misioni nënvizon se përfshirja e të gjitha partive politike në zgjedhje, e teknologjisë që bënte të mundur identifikimin elektronik të qytetarëve ishin aspektet pozitive

Deklarata e plotë e misionit të SHBA në OSBE për zgjedhjet në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e pjesëmarrësve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin, si një mënyrë të lehtësuar për minimizimin e rrezikut të votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së, kanë dalë në përfundimin se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpreson se raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti.

The post Misioni i SHBA në OSBE për zgjedhjet në Shqipëri: Problem shitblerja e votës appeared first on Albeu.com.

Ambasadori gjerman thirrje shqiptarëve: Shkoni votoni!
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një intervistë për DW flet për pritshmëritë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Ai u bën thirrje zgjedhësve shqiptarë të votojnë kurse partive të pengojnë manipulimet.

DW: Z. Ambasador, Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare 2021, që zhvillohen këtë të dielë, më 25 Prill dhe shënojnë zgjedhjet e 9-ta parlamentare në tranzicionin e saj të trazuar post-komunist. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këto zgjedhje?

Peter Zingraf: Ju përmendët tranzicionin post-komunist. Por ndërkohë Shqipëria ka lënë pas 30 vite demokraci dhe me këtë përvojë ajo çfarë duhet të presë çdo shqiptare dhe shqiptar nuk mund të jetë asgjë më pak se zgjedhje të lira, të drejta, transparente dhe paqësore. Njëkohësisht dëshiroj t’i bëj thirrje çdo qytetareje dhe qytetari, të shfrytëzojë të drejtën e votës dhe të shkojë të votojë. Në demokracitë tona zgjedhjet janë një instrument qendror që na mundësojnë ne, të gjithëve, të bashkëpërcaktojmë zhvillimin e vendit tonë.

DW: Cili do të ishte mesazhi juaj për aktorët kryesorë politikë lidhur me kapërcimin e polarizimit ekstrem, gjuhës së urrejtjes, konfrontimeve dhe tensioneve, që në të vërtetë po shfaqen në fushatën zgjedhore edhe pse ajo po zhvillohet në një formë jo tradicionale kjo për shkak të pandemisë?

Peter Zingraf: Një shkallë e caktuar konkurrence dhe përballjeje politike është normale në një demokraci. Por, për të gjithë aktorët e përfshirë duhet të jetë e qartë se retorika agresive dhe gjuha e urrejtjes nuk mund të kenë vend këtu. Respekti i ndërsjelltë dhe gatishmëria për dialog duhet të vlejnë edhe në kohë fushatash zgjedhore. Dhe në vend që të shpotisin dhe të flasin për njëri-tjetrin, tani do ishte një mundësi e mirë për partitë dhe kandidatët, të përqendronin debatet në programet e tyre përkatëse dhe në reformat që ata duan të propozojnë për përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.

DW: Ambasador Zingraf, zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit do të mbahen me një kod zgjedhor të ndryshuar sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Çfarë shpresoni se po i sjell procesit zgjedhor ky kod zgjedhor i ndryshuar? A do të mund të garantojë ai integritetin e këtyre zgjedhjeve dhe shmangë sidomos një manipulim të mundshëm zgjedhor përmes blerjes së votës?

Peter Zingraf: Reforma zgjedhore dhe veçanërisht marrëveshja e 5 Qershorit treguan se aktorët politikë janë të aftë të ndërtojnë një dialog politik konstruktiv, edhe pse i arritur ky me vështirësi. Unë do të doja të shihja më shumë nga kjo frymë edhe gjatë fushatës zgjedhore aktuale, dhe po ashtu pas zgjedhjeve, kur bëhet fjalë për respektimin e rezultatit zgjedhor. Disa masa të reformës zgjedhore si p.sh. identifikimi biometrik i zgjedhësve synojnë në të vërtetë të pengojnë proceset manipuluese. Përbërja e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjithashtu ka rezultuar shumë e mirë dhe do të doja të përfitoja nga rasti e të nënvizoja punën e vështirë dhe profesionale të KQZ-së dhe Komisionerit Celibashi, të cilët kishin pak kohë për përgatitjen e zgjedhjeve. Natyrisht dëshiroj t’u bëj thirrje partive politike, të luajnë sipas rregullave dhe të pengojnë çdo formë të manipulimit zgjedhor.

Dëshiroj të shtoj gjithashtu se, në vend ndodhen për momentin, ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, vëzhgues ndërkombëtarë, ku bëjnë pjesë dhe vëzhguesit e ODIHR-it, të cilët do të ndjekin më nga afër procesin. Por do të ketë gjithashtu dhe shumë misione vëzhguesish vendorë, dy prej të cilëve (KRIIK dhe AHC) mbështeten financiarisht nga Ambasada Gjermane. Dhe unë personalisht si dhe kolege dhe kolegë të ambasadës, bashkë me një numër të madh të ambasadave të tjera, do të jemi ditën e votimit në lëvizje.

DW: Sipas mendimit tuaj, cila është sfida më e madhe e institucioneve dhe administratës zgjedhore në këto zgjedhje?

Peter Zingraf: Ne sapo folëm për reformën zgjedhore, e cila sjell me vete disa ndryshime dhe gjithashtu sfida. Një prej tyre është dhe identifikimi biometrik i zgjedhësve që e përmenda dhe më herët, që po zbatohet për herë të parë. Formati i fletës së votimit me listat e hapura për herë të parë është gjithashtu i ri, prandaj mund të presim që procesi i numërimit të zgjasë më shumë se zakonisht. Në fund ka rëndësi që rezultati zgjedhor të jetë sa më i saktë dhe i drejtë. Unë kam besim tek autoritetet përgjegjëse dhe e rëndësishme do të jetë që partitë politike të respektojnë rezultatin që do të kenë përpara.

DW: A është dekriminalizimi i parlamentit të ri deri tani, në rrugën e duhur?

Peter Zingraf: Procesi i dekriminalizimit është i rëndësishëm, shqiptaret dhe shqiptarët presin me të drejtë kandidatë “të pastër”. Edhe ne e presim këtë gjë. Unë mendoj se është ende shumë herët të bëjmë një bilanc përfundimtar për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në lëvizje dhe autoritete të tjera për verifikimin e dokumenteve.

DW: Ambasador, a keni ndonjë mesazh për votuesit shqiptarë?

Peter Zingraf: Mesazhi im për shqiptarët është i thjeshtë dhe të njëjtin mesazh do t’u kisha dhënë edhe zgjedhësve në Gjermani. Shkoni votoni! Përmes të drejtës së votës çdo qytetare dhe qytetar mund të ndikojë në mënyrë aktive në demokraci. Kjo vlen edhe më shumë për njerëzit këtu në Shqipëri, të cilët para 30 vitesh luftuan për një të drejtë të tillë. Ky mesazh u drejtohet në mënyrë të veçantë votuesve të rinj, të cilët votojnë për herë të parë. Për këtë kemi diskutuar me të rinj dhe të reja shqiptare edhe në bisedat online të zhvilluara në lidhje me kryesimin gjerman të Këshillit të Evropës, ende i vlefshëm. Unë jam përfshirë gjithashtu në aksionin “Unë Vendos” të delegacionit të BE-së.

DW: Z. Ambasador, ꞔfarë mendoni për inkurajimin e të rinjve dhe të rejave për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit dhe për të projektuar të ardhmen e tyre në Shqipëri? Largimi i rinisë nga Shqipëria, për një jetë më të mirë në BE ose në përgjithësi në Perëndim, mbetet një çështje akute shqetësuese. Kufizimet për shkak të pandemisë Covid-19 i kanë frenuar largimet por jo dëshirën e një numri të konsiderueshëm të rinsjh e të rejash që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre. Mendoj se ka një rrezik potencial për mos-pjesëmarrjes e rinisë në votim.

Peter Zingraf: Shqipëria është një demokraci relativisht e re. Prandaj është shumë e rëndësishme që veçanërisht brezi i ri të shkojë të votojë. Demokracia duhet të riformësohet dhe mbushet vazhdimisht me jetë. Në zgjedhje, në thelb, bashkënegociohet çështja se si ne duam të jetojmë së bashku në të ardhmen. Prandaj sa më shumë të rinj e të reja të marrin pjesë në zgjedhje në Shqipëri aq më shumë, ata mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit të tyre. Emigrimin ne nuk mundemi dhe nuk duam ta pengojmë, sepse ai është pjesë e ADN-së së Bashkimit Evropian. Por, ashtu si dhe në 30 vitet e shkuara, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet më tej intensivisht, përmes bashkëpunimit për zhvillim, për të përmirësuar kushtet e jetesës këtu në vend dhe do t’i kushtojë një vëmendje të veçantë promovimit të mundësive për të rininë në të gjitha programet e promovimit të mundësive për të rinjtë.

DW: Reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, krijimi i organeve të reja për luftën ndaj korrupsionit, funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe i Gjykatës Kushtetuese janë mirëpritur nga Gjermania dhe BE. Çfarë mbetet për t’u bërë nga Shqipëria në mënyrë që të bindë shtetet skeptike, anëtare të BE-së, për të dhënë votën e tyre pro hapjes „de facto” të negociatave të pranimit në BE këtë vit, duke shpresuar se kjo do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve, ndoshta në qershor?

Peter Zingraf: Të gjitha institucionet që drejtësia reformoi ose krijoi rishtas janë aktive që prej vitit të kaluar dhe po shpalosin efektin e tyre. Kjo ndodhi më vonë sesa mendohej, por reformat e qenësishme hasin pothuajse gjithmonë në kundërshti dhe vështirësi. E rëndësishme është që kursi i reformave mbetet ende dhe të gjithë aktorët në Shqipëri vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent, efektiv dhe profesional.

Plotësimi i vendeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese në dhjetorin e kaluar si dhe në Gjykatën e Lartë në muajin mars të këtij viti, ishin hapa krejtësisht vendimtarë për reformën në drejtësi. Përmes tyre këto dy gjykata rifituan funksionalitetin e tyre. Edhe krijimi i strukturave për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ju përmendët, është i një rëndësie të veçantë. Me nisjen e trajnimit, javën e kaluar, për hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u hodh një tjetër hap i rëndësishëm. Është thelbësore që Shqipëria të vijojë procesin e saj të reformave me vendosmëri. Gjermania njeh përpjekjet e Shqipërisë dhe angazhohet për mbajtjen e konferencës së parë të pranimit sa më shpejt të jetë e mundur. Se kur do të mbërrihet këtu, për këtë nuk do të doja të spekuloja për momentin. Por është e sigurtë që zgjedhjet e drejta, të lira, transparente dhe paqësore do të ndikonin pozitivisht në këtë proces.

The post Ambasadori gjerman thirrje shqiptarëve: Shkoni votoni! appeared first on Albeu.com.