zgjedhjet ne SHBA Archives - Albeu.com

“Rrezikon sigurinë kombëtare!”, Republikanët ngrenë pikëpyetje mbi mprehtësinë mendore të Presidentit Biden
Rivalët republikanë po ngrenë pikëpyetje lidhur me mprehtësinë mendore të zotit Joe Biden, pas një lapsusi verbal të presidentit amerikan që ka thelluar shqetësimet mes votuesve amerikanë për moshën e tij.

Fushata e kandidates Nikki Haley ripublikoi një reklamë me video duke vënë në objektiv moshën e thyer të kandidatëve për president.

Pyetje: Çfarë mendoni, a duhen të testohen politikanët mbi aftësitë e tyre mendore? “Unë besoj se po”, thotë një votuese.

Zyrtarë të fushatës së zonjës Haley thanë se: “Bidenit i mungon kapaciteti mendor për të shërbyer në mënyrë efektive si president”.

Jason Miller, këshilltar i fushatës së zotit Trump, tha: “Bideni nuk do të jetë më i mprehtë (mendërisht) në nëntor”. Ekipi i fushatës së zotit Trump tha se: “Joe Biden jo vetëm që shfaq shenja të plakjes, por ai rrezikon sigurinë tonë kombëtare”

“Kujtesa ime është në rregull….hidhini një sy punës time që kur jam bërë president”, tha zoti Biden.

Të enjten gazetarët ngritën pikëpyetje mbi gjendjen e presidentit pas një raporti të prokurorit të posaçëm lidhur me dyshimet për mbajtjen në mënyrë të paautorizuar të dokumenteve sekrete. Në raport përmenden edhe problemet e presidentit me kujtesën.

Gjatë konferencës së shtypit të enjten, ndërsa zoti Biden foli për përpjekjet për të siguruar ndihma për popullin e Gazës, ai përmendi gabimisht emrin e presidentit egjiptian si “president i Meksikës”

“Fillimisht presidenti i Meksikës, Sissi nuk donte të hapte portën për të lejuar hyrjen e materialit humanitar”, tha ai.

Është hera e tretë gjatë javëve të fundit që zoti Biden i ngatërron emrat e udhëheqësve botërorë.

Ndërsa afrojnë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, gabimet e zotit Biden po shtojnë kritikat në mesin e republikanëve që thonë se presidenti nuk është i aftë për të udhëhequr. Kjo ka rritur ankthin e demokratëve për moshën e tij si dhe shkaktuar reagime nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti gjatë tre viteve të fundit ka përmirësuar ekonominë, kujdesin shëndetësor dhe vendin”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Gjendja mendore dhe fizike e presidentit Biden kritikohet sa herë që ai bën gafa, i merret goja apo po rrëzohet nga biçikleta. Por për të qenë udhëheqës duhen shumë gjëra të tjera, më të rëndësishme.

“Qeverisja kërkon menaxhimin, ndërtimin e ekipit dhe formimin e koalicioneve. Nuk ka asnjë shenjë që Biden të ketë ngritur pikëpyetje në këto fronte”, thotë Ëilliam Hoëell, profesor i politikave amerikane në Universitetin e Çikagos.

Sipas një sondazhi të rrjetit “NBC Neës” të publikuar këtë javë, 76% e votuesve thonë se kanë shqetësime të mëdha ose të moderuara lidhur me shëndetin mendor dhe fizik të zotit Biden. Vetëm 48% e të anketuarve shprehin shqetësime për zotin Trump.

Në fillim të shkurtit, ish-presidenti iu referua gabimisht rivales së tij Nikki Haley si ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

The post “Rrezikon sigurinë kombëtare!”, Republikanët ngrenë pikëpyetje mbi mprehtësinë mendore të Presidentit Biden appeared first on Albeu.com.

Kush ka të drejtë të kandidojë për president? Çfarë thotë Kushtetuta amerikane
Hedhja e dyshimeve ndaj rivalëve të tij politikë, nëse ata i plotësojnë kushtet për të kandiduar për President të Shteteve të Bashkuara, është një nga strategjitë kryesore të fushatës së zotit Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, kandidatja tjetër republikane, Nikki Haley është objekti i fundit i akuzave që kanë të bëjnë me kriteret që përcakton Kushtetuta se kush mund të kandidojë për president.

“Ajo nuk ka të drejtë të jetë presidente. Këtë e di shumë mirë”, tha ish Presidenti Trump për zonjën Nikki Haley ndërsa bënte fushatë në Ajova.

Ai i është rikthyer një taktike të njohur të fushatës, duke ngritur dyshime nëse rivalët kanë të drejtë ligjore të kandidojnë për president.

Këto taktika përfshijnë si keqinterpretimin e ligjit, ose hedhin dyshime mbi vendlindjen e kandidatëve.

Në janar, zoti Trump shpërndau në internet një artikull që pretendonte në mënyrë të rreme se rivalja Haley nuk kualifikohej sepse prindërit e saj indianë nuk ishin shtetas amerikanë në kohën e lindjes së saj.

Zonja Haley ka lindur në Karolinën e Jugut. Kushtetuta amerikane është e qartë se kush mund të bëhet President, shpjegojnë ekspertët.

“Kushtetuta kërkon që kandidati të jetë mbi 35 vjeç dhe të jetë i lindur brenda vendit. Të gjithë ata që kanë lindur në Shtetet e Bashkuara janë qytetarë me të drejtë kandidimi, pavarësisht nga statusi i imigrimit, apo shtetësisë së prindërve të tyre”, thotë Allan Richtman, Profesor i Historisë në Universitetin Amerikan.

Zonja Haley nuk është e para që është vënë në shënjestër nga zoti Trump. Ish-presidenti demokrat Barack Obama dhe rivalët republikanë të zotit Trump gjatë garës brenda partisë, në vitin 2016, Ted Cruz dhe Marco Rubio, ishin po ashtu objekt i këtyre akuzave dhe iu desh t’i përgënjeshtronin ato.

“Unë e di të sigurt se ku kam lindur dhe mendoj se shumica e njerëzve e dinin këtë”, thotë Barack Obama, ish-President i Shteteve të Bashkuara.

Ka një arsye pse vetëm ata që kanë lindur në SHBA kanë të drejtë të kandidojnë për President.

“Kjo shmang dyshimin se presidenti mund të jetë besnik ndaj ndonjë vendi tjetër, ose të ketë prirje që të veprojë kundër interesave amerikane”, thotë profesori i shkencave politike të Universitetit të Çikagos, Mark Hansen.

Ky kusht nuk pritet të hiqet nga kushtetuta.

“Ndryshimi kushtetues kërkon miratimin me dy të tretat e votave të të dy dhomave të Kongresit dhe më pas miratimin nga tre të katërtat e shteteve. Nuk kam parë asnjë kërkesë për të hequr, ose zbutur kushtin e nënshtetësisë sipas Kushtetutës”, thotë historiani Allan Lichtman nga Universiteti Amerikan.

Çdo qytetar i lindur në SHBA ka mundësi për të sfiduar akuzat se nuk kualifikohet për postin e Presidentit.

“Kundërshtimi mund të bëhet duke treguar certifikatën e lindjes. Pretendimet se ku kanë lindur fëmijët zakonisht mbështeten në një formë racizmi dhe ksenofobie dhe për këtë nuk duhet të ketë vend në politikën amerikane”, thotë Ravi Perry, profesor i Shkencave Politike në Universitetin Howard.

Nikki Haley ka të drejtë të jetë presidente dhe i ka hedhur poshtë teoritë kundër, duke përfshirë edhe talljen me emrin e saj indian Nimarata, nga ana e zotit Trump.

“Unë nuk shqetësohem nëse është personale apo çfarë do të thotë ai me këtë”, thotë zonja Haley.

Ndërsa luftërat politike bëhen më të zjarrta, analistët inkurajojnë votuesit të mos bien pre e akuzave që kanë të bëjnë me vendin e lindjes së kandidatit dhe dezinformatave të tjera që lidhen me zgjedhjet presidenciale, duke njohur Kushtetutën dhe duke kontrolluar pretendimet e diskutueshme që qarkullojnë, në mënyrë që të marrin vendime të mbështetura në informacione të sakta, kur të shkojnë në qendrat e votimit në nëntor.

The post Kush ka të drejtë të kandidojë për president? Çfarë thotë Kushtetuta amerikane appeared first on Albeu.com.

“Është për të ardhur keq”, Trump reagon për herë të parë pas seancës në Gjykatën Supreme: Ndërhyrje zgjedhore nga demokratët
Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar në lidhje me çështjen e Gjykatës së Lartë në lidhje me kualifikimin e tij për zgjedhjet presidenciale të këtij viti.

“Është për të ardhur keq që ne duhet të kalojmë një gjë të tillë,” tha Trump nga Mar-a-Lago në Florida pas përfundimit të argumenteve ligjore që u dhanë sot, përpara se të thoshte “lajmi i mirë” është se Trump vijon të dominojë sondazhet presidenciale deri më tani.

Ai u shpreh më tej se rasti është ” një ndërhyrje më shumë në zgjedhje nga demokratët”.

The post “Është për të ardhur keq”, Trump reagon për herë të parë pas seancës në Gjykatën Supreme: Ndërhyrje zgjedhore nga demokratët appeared first on Albeu.com.

A do të garojë për Shtëpinë e Bardhë ish-Presidenti? Trump përballet sot me Gjykatën e Lartë, çfarë mund ta skualifikojë nga beteja me Biden
Gjykata e Lartë e SHBA do të dëgjojë argumentet ditën e sotme në çështjen e rrezikut të lartë që pritet se do të përcaktojë nëse Donald Trump ka të drejtë të kandidojë për president në zgjedhjet e këtij viti.

Gjashtë votues të Kolorados ngritën një padi vitin e kaluar duke pretenduar se Trump nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president sipas një dispozite pak të përdorur të amendamentit të 14-të të kushtetutës.

Dispozita thotë se çdo anëtar i Kongresit ose oficer i Shteteve të Bashkuara që bën betimin për të mbrojtur kushtetutën dhe më pas angazhohet në kryengritje, i ndalohet të mbajë postin.  Ndalimi mund të anulohet vetëm me dy të tretat e votave nga të dy dhomat e Kongresit.

Sjellja e Trump gjatë sulmit të 6 janarit në Kapitol e skualifikon atë nga mbajtja e postit federal, pretenduan votuesit e Kolorados në padinë e tyre, të paraqitur vitin e kaluar në gjykatën shtetërore . Pas një gjyqi pesë-ditor, një gjykatës zbuloi se Trump ishte përfshirë në kryengritje , por nuk ishte një “oficer i Shteteve të Bashkuara” dhe refuzoi ta hiqte atë nga fleta e votimit. Në një vendim 4-3 në dhjetor, gjykata e lartë e Kolorados e anuloi atë vendim dhe e ndaloi atë nga votimi. Gjykata e Lartë ra dakord të dëgjojë çështjen në janar.

Ndërsa ka pasur disa padi që kërkonin të hiqnin Trump nga fleta e votimit, vetëm Kolorado dhe Maine e kanë bërë këtë deri më tani. Një gjykatës i Maine muajin e kaluar urdhëroi Sekretarin e Shtetit atje që të ndalonte përjashtimin e Trump derisa gjykata supreme amerikane të lëshonte një vendim.

Një vendim që mbështet vendimin e Gjykatës së Lartë të Kolorados nuk do ta largonte automatikisht Trumpin nga fletëvotimet në të gjithë vendin. Ndërsa disa shtete kanë kundërshtuar përpjekjet për të hequr Trump nga votimi primar, një gjykatë supreme që thotë se Trump mund të skualifikohet ndoshta do të shkaktonte një stuhi sfidash të shpejta në gjykatat shtetërore dhe gjykatat e tjera për ta skualifikuar atë nga votimi në zgjedhjet e përgjithshme.

The post A do të garojë për Shtëpinë e Bardhë ish-Presidenti? Trump përballet sot me Gjykatën e Lartë, çfarë mund ta skualifikojë nga beteja me Biden appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në SHBA, bie mbështetja për Presidentin Biden, shkak politikat ekonomike
Një anketim i fundit tregon se amerikanët janë të shqetësuar për politikat ekonomike të Presidentit Joe Biden, pavarësisht se në mënyrë të vazhdueshme administrata ka vënë në dukje shifrat pozitive të ecurisë së ekonomisë.

Siç njofton nga Shtëpia e Bardhë korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell anketimi tregon se përkrahja për zotin Biden në janar ishte në nivelin 38 për qind, çka lë shteg për një garë të ngushtë me sfiduesin Donald Trump.

Sipas administratës së Presidentit Biden, Shtetet e Bashkuara po shënojnë rritje të ekonomisë.

“Gjatë tre viteve të fundit, Presidenti Biden dhe unë kemi ulur kostot, kemi krijuar mundësi dhe po ndërtojmë një ekonomi në dobi të njerëzve që punojnë. Kemi krijuar më shumë se 14.5 milionë vende të reja pune, kemi rritur pagat për dhjetëra miliona amerikanë. Sot, besimi i konsumatorëve është rritur dhe shpenzimet konsumatore janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Dhe megjithëse kemi më shumë punë për të bërë, duhet të jemi të qartë: ekonomia e Amerikës vazhdon të jetë më e forta në botë”, u shpreh Nën Presidentja, Kamala Harris.

Kreu i Bankës Qendrore Amerikane që ruan me vendosmëri pavarësinë e saj nga trysnitë politike, është në një mendje.

“Ndjejmë se inflacioni po bie. Rritja ka qenë e fortë. Tregu i punës është i fortë. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të arrijmë në një vetëbesim në lidhje me inflacionin, ta kthejmë atë në nivelin 2 për qind dhe të fillojmë pastaj procesin e uljes së masave kufizuese”, tha Jerome Powell, Kryetar i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara.

Por rezultatet e një ankete të re nga agjencia e hulumtimeve Ipsos tregojnë se një numër në rritje i votuesve amerikanë nuk e besojnë një gjë të tillë dhe kjo po dëmton shanset e Presidentit Bien për t’u rizgjedhur.

“Pozicioni i Presidentit Biden në këtë fillim viti është dobësuar. Anketimi ynë tregon se aktualisht mbështetja ndaj tij është në nivelin 38 për qind. Dhe kjo është e rëndësishme sepse bazuar në përvojën tonë, një president në detyrë, që ka një përkrahje prej 40 për qind ose më shumë, ka më tepër shanse për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh

Cliff Young nga agjencia e hulumtimeve Ipsos .

Sipas zotit Young, shqetësimi kryesor i votuesve është ekonomia.

“Thelbi i problemit është se ata janë shumë të shqetësuar për inflacionin”, tha ai.

Votuesit demokratë të Karolinës së Jugut mbështetën masivisht Presidentin Biden në zgjedhjet e fundit paraprake, por edhe mbështetësit e tij thonë se e ndjejnë inflacionin.

“Çmimet e ushqimeve janë të larta. Më të lartat me të cilat jemi përballur prej kohësh. Karburanti po ashtu është rritur. Por më inkurajon fakti se normat e interesit të kredive kanë filluar të bien”, shprehet Saundra Trower, votuese në Karolinën e Jugut.

Kjo, sipas zotit Young, i ngjason slloganit që u përdor gjatë fushatës presidenciale të Presidentit Clinton, sipas të cilës, amerikanët kanë një përparësi të përbashkët – ekonominë.

“Dhe në fakt, po, është rritja e inflacionit. Dhe meqë ra fjala, ne nuk e dimë me saktësi se si ndikon inflacioni tek politika, tek opinioni publik. Gjatë periudhave të fundit, në Shtetet e Bashkuara nuk kemi patur shumë përvoja të inflacionit të lartë,” thekson zoti Youg.

Gjatë fushatës së tij elektorale, ish Presidenti Donald Trump ka vënë në dukje aftësitë të tij për të marrë vendime të mira lidhur me ekonominë.

Ish-presidenti, megjithatë po përballet me katër çështje penale dhe një civile, ku ai akuzohet për fryrje të vlerës së pasurive të tij.

A ka gjasa që kjo t’i ndikojë votuesit, të cilët duket se e kanë mbledhur mendjen se për kë do të votojnë? Këtë do ta marrim vesh në zgjedhjet e nëntorit.

The post Zgjedhjet në SHBA, bie mbështetja për Presidentin Biden, shkak politikat ekonomike appeared first on Albeu.com.

Nuk përfundojnë telashet për Trump, propozohet heqja e emrit të tij nga fletëvotimi në Illinois për zgjedhjet paraprake
Gjykatësi në pension Carl Erickson i rekomandoi bordit zgjedhor të Illinoit të largojë ish Presidenti amerikan Donald Trump nga fletëvotimi për zgjedhjet paraprake në këtë shtet, por tha se vendimin përfundimtar duhet ta marrin gjykatat. Ish gjykatësi argumentoi se Trump duhet të hiqet nga fletëvotimi për shkak të përfshirjes së tij në trazirat e 6 janarit, 2021 gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

Bordi shtetëror elektoral i Illinoit pritet të shqyrtojë rekomandimin të martën.

Avokatët e zotit Trump dhe qytetarët që kërkojnë ta largojnë nga fletëvotimi ish presidentin republikan paraqitën argumentet e tyre të premten para ish gjykatësit Erickson. Ish gjykatësi, që ka shërbyer për një kohë të gjatë si gjykatës qarku është republikan.

Përpjekja për ta hequr zotin Trump nga fletëvotimi për zgjedhjet në mars është e ngjashme me ato të disa shteteve të tjera. Gjykata e Lartë amerikane pritet t’i dëgjojë argumentet e palëve në muajin shkurt për vendimin historik të Gjykatës së Lartë të Kolorados, që e hoqi zotin Trump nga fletëvotimi në atë shtet.

Rasti paraqet herën e parë që gjykata e lartë shqyrton një nen të Amendamentit 14 të Kushtetutës, që ua ndalon atyre që “janë përfshirë në rebelim” të drejtën të ushtrojnë funksione në poste publike.

Rekomandimi 21 faqesh i ish gjykatësit Erickson arrin në përfundim se “mbizotërimi i provave” të paraqitura dëshmon se zoti Trump ishte i përfshirë në rebelimin e janarit.

Por ai tha se bordi elektoral nuk mund të bëjë “analizë kushtetuese të sofistikuar dhe kuptimplotë” që kërkohet për ta larguar emrin e zotit Trump para zgjedhjeve paraprake, që do të mbahen me 19 mars.

“Në përgjithësi, të provosh të zgjidhësh një çështje kushtetuese përbrenda afatit kohor të përshpejtuar para bordit elektoral është sikur të përpiqesh ta caktosh një ndeshje dy-minutëshe ndërmjet boksierëve të kategorisë së rëndë brenda një kabine telefonike”, shkruan ai.

Megjithatë, ish gjykatësi Erickson tha se edhe nëse bordi nuk pajtohet me logjikën e argumentimit të tij, emri i zotit Trump duhet të largohet nga fletëvotimi për zgjedhjet paraprake në Illinoi.

Bordi elektoral përbëhet nga katër demokratë dhe katër republikanë.

Grupi “Liri Shprehje për Njerëzit”, që paraqiti kërkesën për heqjen e emrit të zotit Trump, në fletëvotimin në Illinio, përshëndeti rekomandimin e ish gjykatësit republikan si “të rëndësishëm” por tha se ligji i Illinoit i jep bordit të drejtën të marrë vendim mbi fletëvotimin.

“Presim që bordi dhe gjykatat e Illinoit do të mbështesin analizën e matur të gjykatësit Erickson se përse zoti Trump nuk mund të jetë në listën e kandidatëve. Por, argumenti i ish gjykatësit duhet përmirësuar, pasi ligji i Illinoit i jep të drejtë bordit të marrë vendimin”, deklaroi drejtori ligjor i grupit, Ron Fein.

The post Nuk përfundojnë telashet për Trump, propozohet heqja e emrit të tij nga fletëvotimi në Illinois për zgjedhjet paraprake appeared first on Albeu.com.

Pikat e dobëta të koalicioneve të kandidatëve Trump dhe Biden
Sipas rezultateve të garave zgjedhore paraprake në Ajova dhe në Nju Hempshër, Joe Biden dhe Donald Trump duket se do t’i ofrojnë vendit një vazhdim të zgjedhjeve të vitit 2020.

Megjithëse arritën fitore të bindshme këtë javë, për të dy kandidatët janë zbuluar tashmë edhe pikat e tyre të dobëta.

Sipas anketimit “VoteCast” të bërë nga agjencia e lajmeve Associated Press në Ajova dhe Nju Hempshër, duket se ish-presidenti Trump ka krijuar një bazë ndjekësish besnikë republikanë.

Por kjo besnikëri duket se mbart një çmim: Deri më tani ai nuk ka fituar terren në radhët e të diplomuarve nga universitetet dhe personave që banojnë jashtë qendrave urbane, të cilët mund të jenë vendimtarë për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Presidenti Biden gëzon mbështetjen e një koalicioni të gjerë dhe me përbërje të larmishme nga radhët e demokratëve. Por kjo shtrirje e koalicionit dëshmon edhe për brishtësinë e tij, me dallimet në pikëpamje për konfliktin në Lindjen e Mesme dhe emigracionin, që mund të ndajnë votat e këtij blloku.

Nga këto luhatje nuk varet vetëm se kush do ta marrë presidencën, por edhe se si e percepton veten vendi më i pasur dhe më i fuqishëm ushtarakisht i botës.

Ndasitë në popullsi kanë krijuar premisat për një të ardhme të pasigurtë, ku një grupi votuesish të lodhur nga pandemia dhe çrregullimi politik mund t’i duhet sërish të zgjedhë mes dy drejtimeve shumë të ndryshme.

Për anketimin “VoteCast” u pyetën 1989 votues në Nju Hempshër të cilët morën pjesë në zgjedhjet paraprake republikane dhe 915 votues që morën pjesë në zgjedhjet e demokratëve.

Anketimi u bë nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra NORC për Studimin e Marrëdhënieve Publike.

KUFIJTË E NDIKIMIT TË ISH-PRESIDENTIT TRUMP

Shumë republikanë që kanë adhuruar dikur ish-Presidentët Abraham Linkoln dhe Ronald Regan, janë tashmë në sintoni me ish-presidentin 77-vjeçar Donald Trump, i cili e ka transformuar partinë sipas imazhit të tij.

Në shtete si Nju Hempshëri dhe Ajova ka shumë votues nga qytezat dhe komunitetet rurale. Shumica e tyre nuk kanë diploma universitare.

Pothuajse të gjithë janë të bardhë. Në vitin 2020, anketimi VoteCast konstatoi se 43% e të gjithë votuesve amerikanë në zgjedhjet e përgjithshme ishin të bardhë, që nuk kishin bërë studimet e larta. Zoti Trump fitoi bindshëm 62% të votave nga ky grupim katër vite më parë.

Kjo e bën atë një kandidat të fortë brenda Partisë Republikane dhe më gjerë.

Anketimi tregon se këtyre votuesve u pëlqejnë mesazhet për kufizimin e emigracionit, për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe për nxjerrjen e më shumë hidrokarbureve nga nëntoka amerikane.

Por këto qëndrime politike shkaktojnë gjithashtu kundërshti me votuesit që e shohin emigracionin si pozitiv, apo muret kufitare si joefikase, madje dhe ndoshta të dëmshme, si dhe burimet fosile të energjisë si përkeqësuese të dëmeve nga ndryshimi klimatik.

Megjithë tubimet dhe fjalimet e bujshme, zoti Trump nuk arriti të fitojë votën popullore në zgjedhjet e vitit 2016, apo në ato të vitit 2020. Anketimet tregojnë se ai nuk arrin të tërheqë shumë të diplomuar nga universitetet dhe personat që vetëidentifikohen si të moderuar politikisht.

Në Nju Hempshër, ish-presidenti Trump humbi shumicën e të moderuarve dhe rreth dy të tretat e atyre që identifikohen si të pavarur. Ai humbi gati 6 nga 10 votuesit që kanë bërë studimet e larta dhe ka dëshmuar dobësi të vazhdueshme në radhët e votuesve që jetojnë jashtë qendrave urbane.

Rezultatet e Nju Hempshërit ofrojnë tregues se si mund të jetë elektorati për zgjedhjet kombëtare të nëntorit, pasi në këtë shtet lejohet të votojnë në zgjedhjet paraprake edhe personat që nuk identifikohen me ndonjërën nga partitë.

Gati gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet paraprake republikane nuk identifikoheshin me partinë dhe zoti Trump duket se nuk ka fituar mbështetjen e tyre.

Ndër personat që votuan në zgjedhjet paraprake republikane në Nju Hempshër, një e treta thanë se nuk do të votojnë për zotin Trump në zgjedhjet e përgjithshme në nëntor. Gati gjysma e tyre, përfshirë edhe ata që do ta votonin në zgjedhjet e përgjithshme, thanë se do të ishin të pakënaqur nëse ai do të jetë kandidati zyrtar republikan.

Ndërkaq, rivalja e fundit kryesore përballë tij në Partinë Republikane përballet me një problem tjetër: Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley gëzon mbështetje më të gjerë nga të moderuarit dhe votuesit me arsim të lartë, si dhe nga ata që kanë dyshime tek aftësia e zotit Trump për të fituar në zgjedhjet e përgjithshme.

Por, ajo gëzon pak mbështetje brenda bazës së Partisë Republikane.

Kjo ia vështirëson asaj gjithnjë e më shumë rrugëtimin drejt marrjes së emërimit si kandidate zyrtare e partisë. Dhe nëse do ta arrinte këtë me sukses, një tjetër sfidë për zgjedhjet e përgjithshme do të ishte mobilizimi i bazës republikane për të dalë në votime.

Emri i Presidentit Biden nuk ishte i përfshirë në fletën e votimit në zgjedhjet paraprake demokrate në Shtetin Nju Hampshër. Demokratët e zhvendosën garën e tyre paraprake në Karolinën e Jugut, duke bërë që votimet në Nju Hampshër të kishin një vlerë simbolike që kërkonte nga mbështetësit e tij të shkruanin emrin e tij.

Disa muaj para zgjedhjeve paraprake, sondazhet nga Associated Press dhe Qendra NORC për Hulumtime të Çështjeve Publike, treguan zbehjen e mbështetjes ndaj zotit Biden.

Sipas sondazheve, inflacioni i lartë ishte shtytësi kryesor për zbehjen e mbështetjes ndaj zotit Biden, ndërsa politikat e tij të suksesshme për infrastrukturën, trajtimin e ngrohjes globale dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve në vend, nuk ndikuan shumë tek votuesit.

Votimi simbolik në Nju Hampshër solli një rezultat të këndshëm për zotin Biden. Tetë në dhjetë votues demokratë e mbështesin punën e presidentit në çështje si ekonomia, çka tregon mbështetje pak më të madhe se në sondazhet në mbarë vendin mes demokratëve, të realizuara nga AP-NORC.

Ky optimizëm vjen mes të dhënave që tregojnë se ekonomia u rrit me shpejtësi gjatë vitit 2023 pas rënies së ndjeshme të inflacionit dhe shtimit të vendeve të punës.

Afro 9 në 10 prej atyre që votuan në zgjedhjet paraprake demokrate thanë se do të votonin për zotin Biden në zgjedhjet e nëntorit. Megjithatë, zoti Biden nuk arriti të fitonte shumicën mes votuesve të pavendosur që zgjodhën të votonin në anën demokrate.

Mes demokratëve nën moshën 45 vjeçare, 81-vjeçari Biden gëzon një mbështetje prej 40%. Shtatë nga dhjetë votues demokratë mbi moshën 45 vjeçare votuan për zotin Biden në Nju Hampshirë, ndërsa rreth dy të tretat e votuesve të moshuar nuk pajtohen.

Në zgjedhjet e vitit 2020, 26% e votuesve ishin jo të bardhë dhe zoti Biden mori mbështetjen e 73% të votuesve të atij grupi, një avantazh që e ndihmoi atë të mundte zotin Trump.

ÇFARË PRITET TË NDODHË NË MUAJT E ARDHSHËM?

Ka ende një numër të madh shtetesh që do të mbajnë zgjedhjet paraprake; do të ketë shumë fjalime të kandidatëve, kuvende kombëtare të partive dhe një numër të madh reklamash dhe postimesh në mediat sociale përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Por me pakësimin e numrit të kandidatëve në zgjedhjet paraprake, ndryshon edhe strategjia kryesore e kandidatëve mbi sulmet ndaj kundërshtarëve.

Presidenti Biden tashmë ka filluar të bëjë krahasime mes deklaratave të zotit Trump dhe retorikës naziste. Ai ka fajësuar ish presidentin Trump për rrëzimin e vendimit për çështjen Roe kundër Wade nga Gjykata e Lartë, që e bëri të ligjshëm abortin në nivel federal.

Tani e drejta e abortit është kufizuar në shumë shtete të drejtuara nga republikanët. Zoti Trump tashmë ka filluar të sulmojë Presidentin Biden për moshën e madhe dhe aftësinë e tij për të qenë president i vendit.

Gara do të varet nga mënyra se si do të ndërtohen koalicionet e votuesve nga kandidatët në secilin shtet në përpjekjet e tyre për të siguruar 270 votat e nevojshme të kolegjit elektoral.

Në këtë drejtim, gara në Nju Hempshër ofron një pasqyrë të strategjive që do të ndiqen nga kandidatët në muajt e ardhshëm në shtetet e tjera amerikane.

Ish Presidenti Trump mund të përpiqet të fitojë duke e rritur shkallën e mbështetjes nga votuesit e bardhë pa diplomë universiteti.

Por Presidenti Biden mund të përpiqet të përmirësojë shkallën e mbështetjes nga ky grup votuesish duke reklamuar mbështetjen që ai ka marrë nga sindikatat e punëtorëve.

Presidenti demokrat e ka bërë përparësi faljen e kredive studentore. Kjo mund të tërheqë mbështetjen e të diplomuarve dhe votuesve të rinj. Por votuesit e rinj duket se nuk janë aq të entuziazmuar mbi mbështetjen për zotin Biden.

Fushata e zotit Trump sheh potencial në sigurimin e një mbështetjeje më të madhe nga votuesit me ngjyrë, një grup që ka mbështetur në masë dërrmuese demokratët në zgjedhjet e kaluara.

Enigma themelore me të cilën përballen të dyja fushatat është se si të ndërtohet një koalicion fitues. Rezultatet e vendimeve të tyre për këtë çështje do të bëhen më të qarta me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit dhe në ditën e zgjedhjeve kur përfundimisht do të bëhet i qartë fituesi i zgjedhjeve.

The post Pikat e dobëta të koalicioneve të kandidatëve Trump dhe Biden appeared first on Albeu.com.

Njoftim “surprizë”, një tjetër kundërshtar i Trump del nga gara për President
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, është larguar nga gara presidenciale e vitit 2024, shtatë muaj pas një fillimi të vështirë të fushatës së tij.

Njoftimi “surprizë” vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të kësaj jave në New Hampshire, ku DeSantis po votonte me një shifër.

Më herët gjatë ditës, DeSantis kishte hequr dorë nga disa dalje të planifikuara në media. Largimi i tij e lë Nikki Haley si rivalin e vetëm të rëndësishëm të Donald Trump.

The post Njoftim “surprizë”, një tjetër kundërshtar i Trump del nga gara për President appeared first on Albeu.com.

Joe Biden njofton se do të kandidojë për një mandat të dytë si president i SHBA-ve
Joe Biden do të kandidojë për t’u rizgjedhur president i SHBA në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Njoftimi për kandidimin e tij për zgjedhjet e 2024 vjen katër vjet pas ditës që kur ai deklaroi ofertën e tij fillestare për Shtëpinë e Bardhë duke premtuar se do të shëronte “shpirtin e kombit” mes administratës së trazuar të ish-presidentit Donald Trump.

Tashmë presidenti më i vjetër në histori, Biden do të jetë 86 vjeç në fund të një mandati të dytë, nëse e fiton.

Biden tha në një video-mesazh: “Liria. Liria personale është thelbësore për atë se kush jemi ne si amerikanë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Asgjë më e shenjtë. Kjo ka qenë puna e mandatit tim të parë: Të luftojmë për demokracinë tonë. Kjo nuk duhet të jetë një çështje e kuqe apo blu. Dhe ky është momenti ynë. Pra, nëse jeni me mua, shkoni në JoeBiden.com dhe regjistrohuni. Le ta përfundojmë këtë punë, e di që mundemi. Sepse këto janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë nëse e bëjmë së bashku.”

Një pjesë e konsiderueshme e votuesve demokratë kanë treguar se do të preferonin që ai të mos kandidonte, pjesërisht për shkak të moshës së tij, shqetësimet që vetë Biden i ka quajtur “krejtësisht legjitime”.

Një sondazh i fundit nga Qendra Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike tregoi se vetëm 47% e demokratëve thanë se dëshironin që ai të kërkonte një mandat të dytë, nga 37% në shkurt./albeu.com

The post Joe Biden njofton se do të kandidojë për një mandat të dytë si president i SHBA-ve appeared first on Albeu.com.

Mike Pompeo: Nuk do të garoj për president në zgjedhjet e 2024
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka dklaruar se nuk do të kandidojë për president në vitin 2024.

“Ky nuk është momenti ynë”, tha Pompeo për Fox News.

Pompeo, i cili kishte nxitur spekulime për një ofertë të mundshme, tha se zgjedhja për të mos kandiduar në 2024 ishte një “vendim thellësisht personal” për të dhe gruan e tij, Susan. Ai kishte udhëtuar në një sërë shtetesh me votime të parakohshme muajt e fundit.

Pompeo pretendoi se Donald Trump nuk ndikoi në vendimin e tij, por hodhi disa “kunja”ndaj ish-presidentit, kabineti i të cilit Pompeo shërbeu si drejtor i CIA-s dhe sekretar i shtetit.

“Mendoj se amerikanët janë të etur për njerëz që bëjnë argumente, jo vetëm për postime në Twitter. Mendoj se ata po kërkojnë dikë që mund të artikulojë qartë vizionin e tyre për atë që prindërit duhet të bëjnë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të jenë të suksesshëm në shkolla dhe se si ne e kthejmë krimin nga rrugët dhe qytetet tona, “tha Pompeo.

“Nuk e di nëse do të përfundojë të jetë presidenti Trump që zgjedh populli amerikan ose nëse këtë do të zgjedhë partia jonë për të qenë kandidati i saj. Por shpresoj se do të jenë ato debate rreth argumenteve reale, gjëra që kanë vërtet rëndësi.”, shtoi ai./albeu.com

The post Mike Pompeo: Nuk do të garoj për president në zgjedhjet e 2024 appeared first on Albeu.com.