zgjedhjet ne serbi Archives - Albeu.com

Parlamenti Evropian kërkon hetime ndërkombëtare për parregullsitë gjatë zgjedhjeve në Serbi
Parlamenti Evropian, përmes një rezolute të veçantë, pritet të kërkojë hetime të pavarura ndërkombëtare për parregullsitë që janë raportuar gjatë zgjedhjeve në Serbi. Për këtë rezolutë pritet të votohet të enjten, më 8 shkurt, gjatë një seance plenare të PE-së në Strasburg.

Në tekstin e draftit të rezolutës së dakorduar nga disa grupe politike në PE, për të cilin do të votohet, shprehet keqardhje për faktin se Serbia nuk ka siguruar zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve dhe normave ndërkombëtare. Aty po ashtu shprehet keqardhje edhe për refuzimin nga autoritetet e Serbisë që të pranojnë se kanë ndodhur parregullsi në zgjedhje.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet lokale, parlamentare dhe krahinore më 17 dhjetor 2023.

“Bëjmë thirrje për hetime të pavarura nga ekspertë dhe institucione të respektuara ndërkombëtare për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare, krahinore dhe lokale, me kujdes të posaçëm në zgjedhjet për Asamblenë e qytetit të Beogradit”, thuhet në tekstin e draftit të rezolutës.

“I bëjmë thirrje Komisionit Evropian që të shqyrtojë dërgimin e një misioni ekspertësh në Serbi, për të vlerësuar situatën dhe zhvillimet pas zgjedhjeve të fundit dhe të bëjë përpjekje për të lehtësuar një dialog shoqëror, i cili do të çonte deri te kthimi i besimit në institucione”, theksohet në draft-rezolutën.

Sipas tekstit të kësaj rezolute të propozuar, PE-ja ka dënuar mungesën e pluralizmit politik gjatë procesit zgjedhor, favorizimin e partisë në pushtet, Partisë Progresive Serbe (SNS) nga ana e mediave gjatë fushatës, fushatat e shumta të dezinformimit, në të cilat, sipas përpiluesve të këtij teksti, pos mediave pro-qeveritare në Serbi ishin përfshirë edhe struktura të Rusisë. PE-ja po ashtu dënoi edhe kërcënimet ndaj organizatave joqeveritare dhe gazetarëve të pavarur.

Ndër parregullsitë në zgjedhje në Serbi Parlamenti Evropian përmendi votimin e shtetasve nga vendet tjera, posaçërisht nga Bosnja e Hercegovina për zgjedhjet lokale, sjelljen në mënyrë të organizuar të votuesve në vendvotime nga partia në pushtet, shlyerjen e votuesve nga regjistri në disa raste, joshja e paligjshme e votuesve dhe forma tjera të shkeljeve të parimeve të zgjedhjeve të lira.

Deputetët e Parlamentit Evropian janë të mendimit se një vend si Serbia, që është kandidat për anëtarësim në BE, duhet të respektojë standardet themelore demokratike.

Në draft-rezolutë po ashtu dënohet edhe përdorimi i tepruar i forcave policore në Serbi ndaj protestuesve gjatë protestave kundër parregullsive në zgjedhje.

Po ashtu deputetët e Parlamentit Evropian përmes rezolutës, dënojnë edhe sulmet verbale nga përfaqësuesit e pushtetit në Serbi ndaj vëzhguesve nga BE-ja si dhe pohimet se vende të BE-së ishin përfshira në organizimin e protestave pas zgjedhjeve. Po ashtu është dënuar edhe gjuhën kundër BE-së që është përhapur në Serbi nga mediat e afërta me partinë në pushtet. Në tekst përmendet se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, publikisht i ka falënderuar shërbimet e Rusisë për informata rreth protestave, të organizuara nga opozita në Serbi.

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të shqyrtojë edhe pezullimin e fondeve të BE-së për Serbinë nëse dëshmohet se autoritetet e Serbisë kanë qenë direkt të përfshira në manipulimin e rezultateve zgjedhore.

“Shprehim keqardhje për mungesën e kritikave të zëshme nga Komisioni Evropian, posaçërisht nga komisionari për zgjerim në një varg dyshimesh për mashtrime zgjedhore në Serbi dhe bëjmë ftesë që Komisioni të adresojë këto çështje që solli deri te dyshimet, pa vonesa”, u tha në tekst.

PE po ashtu kërkoi që edhe negociatat e anëtarësimit të Serbisë me BE-në të lidhen me reforma, përfshirë edhe me adresimin e problemeve me zgjedhjet. Pa këto, u tha në tekst, nuk do të duhej të vazhdojnë negociatat.

Partitë opozitare në Serbi kanë akuzuar Qeverinë për manipulimin e procesit zgjedhor dhe kanë organizuar protesta pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Nga BE-ja është shprehur shqetësim për raportet rreth parregullsive. Por, më kritik, duke kërkuar edhe masa, ka qenë Parlamenti Evropian i cili edhe i kishte dërguar vëzhguesit në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi. Në Parlamentin Evropian ishte zhvilluar edhe debate rreth këtyre zgjedhjeve dhe tash pritet të miratohet edhe rezoluta. Qeveria e Serbisë i ka hedhur poshtë kritikat e eurodeputetëve dhe ka bërë akuza personale ndaj deputetëve që kanë folur për parregullsi në zgjedhje.

The post Parlamenti Evropian kërkon hetime ndërkombëtare për parregullsitë gjatë zgjedhjeve në Serbi appeared first on Albeu.com.

Kritika të shumta në PE për zgjedhjet në Serbi
Shumë deputetë të Parlamentit Evropian kanë shprehur vërejtje dhe kritika të ashpra për procesin zgjedhor që u mbajt në Serbi në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për zhvillimet edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Për situatën politike në Serbi është diskutuar më 23 janar në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Aty folën edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS). Edhe ata thanë se zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore në Serbi, që u mbajtën më 17 dhjetor, nuk u zhvilluan në kushte të barabarta.

Zëvendësdrejtori menaxhues, Marko Makovec, që foli në emër të EEAS-it, rikujtoi deklaratën e përbashkët të cilën e kishin dhënë përfaqësuesi i lartë Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerimit, Oliver Varhelyi, se janë të shqetësuar për disa çështje që duhet të hetohen e adresohen dhe se janë të domosdoshme reformat.

Makovec tha se sundimi i ligjit mbeten në qendër të procesin të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai rikujtoi se Serbia duhet të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve me Kosovën, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

“Viti 2023 ishte një vit me zhvillime të përziera në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pamë përshkallëzime serioze, sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në maj dhe sulme të dhunshme në Banjskë më 24 shtator. Por, pamë edhe përparim në disa fusha”, tha ai, duke nënvizuar se viti 2023 përfundoi me disa hapa pozitiv, siç ishte çështja e targave të makinave dhe ajo e energjisë.

Megjithatë, Makovec konstatoi se sipas vlerësimit të BE-së, sa i përket situatës në veriun e Kosovës, e banuar me shumicë serbe, nuk ka pasur përparim ashtu siç është pritur.

“Zbatimi i marrëveshjes nga dialogu, pa vonesa dhe pa parakushte, mbetet kusht i qartë. Të gjithë duhet të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të nxisin tensionet”, theksoi ai.

Makovec po ashtu deklaroi se duhet të ketë përgjegjësi për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Për sulmin, Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Makovec tha se Serbia po ashtu duhet të përshtat politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe mospërshtatja, sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainë, tashmë ka prodhuar pasoja për procesin integrues evropian të Serbisë. Ai po ashtu theksoi se Serbia po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Serbinë.

David Muller nga Komisioni Evropian, tha se pret që Serbia të zbatojë të gjitha vërejtjet sa i përket procesit zgjedhor, që do të jenë pjesë e raportit të misionit vëzhgues zgjedhor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ai po ashtu shprehu keqardhje që Serbia nuk ka bërë hapa përpara në procesin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

“Dua të them se kanë kaluar dhjetë vjet prej kur i kemi hapur negociatat e anëtarësimit me Serbinë. Por, hapi i fundit ka qenë në vitit 2021. Serbia po bashkëpunon me BE-në në aktivitetet për të parandaluar shmangien e sanksioneve nga Rusia. Por, fakti që Serbia nuk është përshtatur me sanksionet ndaj Rusisë është pengesë serioze”, tha ai.

Disa eurodeputetë thanë se delegacioni vëzhgues i zgjedhjeve në Serbi nga Parlamenti Evropian ka qenë dëshmitar i manipulimeve në zgjedhje, dhe kur ky delegacion ka raportuar parregullsitë është sulmuar verbalisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeveria serbe. Ligjvënësit evropianë kërkuan nga Komisioni Evropian dhe shërbimi diplomatik i BE-së të dënojnë sulmet e tilla.

Deputeti nga Sllovenia, Klemen Groshelj, që ishte shef i misionit vëzhgues të PE-së për zgjedhjet në Serbi tha se “çështja është shumë e thjesht, sepse e zgjedhjet e lira janë kriter bazë për BE-në dhe Serbia nuk e respektoi këtë standard”.

“Nuk mund të pretendojmë se institucionet në Serbi, që janë përgjegjëse vetë për këto parregullsi, do të hetojnë të njëjtat. Ata nuk do ta hetojnë vetveten”, tha ai.

Misioni ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se partia e Vuçiqit, Partia Progresive Serbe, kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.

Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza.

Gjatë debatit të 23 janarit, deputetja nga Gjermania, Viola von Cramon, tha se për 12 vjet ka qenë vëzhguese e zgjedhjeve të ndryshme, por asnjëherë nuk kishte parë diçka si ajo që ndodhi në zgjedhjet serbe.

“Ky nivel i mashtrimeve zgjedhore është i papranueshëm”, tha ajo.

Ndërkaq ligjvënësi nga Kroacia, Tonino Piculla i quajti parregullsitë zgjedhore në Serbi si përkeqësim të demokracisë në këtë shtet dhe veprimet e Beogradit, i cilësoi si rrezik edhe për vendet fqinje, sikurse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Gjatë muajit shkurt pritet që në Parlamentin Evropian të diskutohet edhe miratohet edhe një rezolutë e veçantë për zgjedhjet dhe situatën politike në Serbi.

The post Kritika të shumta në PE për zgjedhjet në Serbi appeared first on Albeu.com.

“Vuçiç, je totalisht i izoluar”, 24 eurodeputetë thirrje BE: Nisni hetimet për manipulim të zgjedhjeve në Serbi
24 eurodeputetë kanë nënshkruar një letër përmes së cilës kërkojnë hetim të pavarur për mashtrimin në zgjedhjet e fundit në Serbi që nxorën fitues partinë e Aleksandër Vuçiçit.

Lajmi është njoftuar nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Michael Roth.

“I dashur President Aleksandër Vuçiç kjo s’është as konspiracion as fushatë socialiste. Ju jeni totalisht i izoluar! 24 deputetë nga e gjithë Europa i bëjnë thirrje BE-së që të hetojë në mënyrë të pavarur akuzat për mashtrim dhe të bëjë rekomandime për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Serbi”, ka shkruar ai.

Në letër këta deputetë europianë thonë se e duan Serbinë brenda një dekadë në BE, por se për këtë duhet një demokraci funksionale në Serbi.

“Në hijën e pretendimeve për manipulime masive zgjedhore gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe lokale serbe që u zhvilluan më 17 dhjetor 2023, i bëjmë thirrje BE-së të kryejë një hetim të pavarur për të gjitha parregullsitë zgjedhore të raportuara dhe pretendimeve për mashtrim. Qëllimi ynë i përbashkët është ta shohim Serbinë si anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade. Një kërkesë e domosdoshme për këtë është një demokraci funksionale dhe shteti ligjor. Manipulimet masive zgjedhore të vëzhguara nga misioni ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhguesit e pavarur të shoqërisë civile janë shkelje të qarta të parimeve të zgjedhjeve të lira, të barabarta dhe të fshehta dhe të cilat s’janë në pajtim me këtë kërkesë. Kjo ngre shqetësime të mëdha për legjitimitetin e rezultateve zgjedhore në nivel kombëtar dhe veçanërisht në lidhje me zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Beogradit”.

Deputetët europianë thonë se këto ngjarje dhe reagimi represiv i shtetit pas tyre, tregojnë një përshkallëzim të mëtejshëm të zhvillimit autokratik të vendit.

The post “Vuçiç, je totalisht i izoluar”, 24 eurodeputetë thirrje BE: Nisni hetimet për manipulim të zgjedhjeve në Serbi appeared first on Albeu.com.

Thirrjet për hetim ndërkombëtar për parrëgullsitë në zgjedhje, Vuçiç i refuzon: Është çështje e institucioneve shtetërore
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar thirrjet për një hetim ndërkombëtar lidhur me parregullsitë e supozuara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, që nxitën protesta të organizuara nga opozita, e cila po kërkon anulimin e zgjedhjeve.

Demonstruesit po protestojnë në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera në Serbi që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat sipas rezultateve preliminare i ka fituar Partia Progresive Serbe (SNS) e Vuçiqit.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, që doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, e ka akuzuar SNS-në për mashtrime të gjera zgjedhore, akuza që autoritetet i mohojnë.

Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.

Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza.

Duke refuzuar çdo hetim të jashtëm, Vuçiq tha më 2 janar se zgjedhjet në Serbi “janë çështje e institucioneve shtetërore [serbe]”.

Vuçiq sugjeroi se koalicioni “Serbia kundër dhunës”, që ka udhëhequr protestat, kundërshton rezultatin zgjedhor, veçmas zgjedhjet lokale në Beograd, sepse sipas tij, kjo parti nuk doli aq mirë në zgjedhje ashtu siç priste.

Në zgjedhjet parlamentare, koalicioni “Serbia kundër dhunës” ka dalë në vendin e dytë me 23.56 për qind të votave, pasuar nga Partia Socialiste e Serbisë me 6.56 për qind.

Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen gjatë këtij muaji.

Mijëra persona protestuan në Beograd më 30 dhjetor të vitit 2023, në atë që u cilësua si protesta më e madhe deri më tani lidhur me zgjedhjet, përderisa protestuesit brohoritën “Hajna”.

Ajo protestë ishte organizuar nga iniciativa e pavarur qytetare, ProGlas, që para zgjedhjeve bëri fushatë për dalje më të lartë në votime.

Më 17 dhjetor, Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, lokale dhe krahinore. Opozita ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar, pasi përfaqësuesit e disa organizatave të huaja që kanë monitoruar procesin raportuar për parregullsi, përfshirë mbushjen e kutive dhe blerjen e votave.

Monitoruesit lokalë të zgjedhjeve po ashtu kanë thënë se votues nga e mbarë Serbia dhe nga shtetet fqinje ishin regjistruar në Beograd për të votuar në zgjedhjet lokale.

The post Thirrjet për hetim ndërkombëtar për parrëgullsitë në zgjedhje, Vuçiç i refuzon: Është çështje e institucioneve shtetërore appeared first on Albeu.com.

Mediat franceze: Serbia, lojë të rrezikshme të dyfishtë! Vuçiç nuk heq dorë nga ambicia për të rimarrë Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fitues i zgjedhjeve të dëmtuara nga parregullsitë, ka refuzuar që t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë dhe nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij për ta rimarrë Kosovën, duke rrezikuar që ta shtyjë të ardhmen e integrimit të vendit të tij në BE.

Larg nga fushëbetejat e Ukrainës, një front tjetër i luftës së Rusisë po shpaloset në Ballkan, ku Moska ka qenë duke u përpjekur që t’i shfrytëzojë tensionet nacionaliste kundër aspiratave të vendeve të këtij rajoni për të hyrë në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja diplomatike e Rusisë, Maria Zakharova, rishtazi i krahasoi protestat në Serbi, me të cilat po denoncohej mashtrimi i pretenduar në zgjedhjet e 17 dhjetorit, me ato në Sheshin “Maidan” në Kiev më 2014 – të cilat çuan në ardhjen në pushtet të udhëheqësve pro-perëndimorë në Ukrainë.

Që nga shpallja e rezultateve të këtyre zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, qindra protestues çdo ditë i kanë sfiduar forcat e sigurisë për të protestuar kundër parregullsive të vërejtura zgjedhore. Përderisa rezultatet zyrtare tregojnë një fitore prej 46,72 për qind për nacionalistët e Partisë Progresiste Serbe të Aleksandar Vuçiqit, vetëm 23,58 për qind shkuan për koalicionin pro-evropian, Serbia Kundër Dhunës, shtatë prej udhëheqësve të së cilit janë në grevë urie.

Vëzhgues nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Parlamenti Evropian e Këshilli i Evropës kanë denoncuar parregullsi serioze, përfshirë “blerjen e votave” dhe “mbushjen e kutive të votimit”. Presidenti serb, megjithatë, ka këmbëngulur se zgjedhjet “ishin më të sinqertat […] në historinë e re të Serbisë” dhe ka akuzuar “shtete të huaja të fuqishme” se janë munduar “ta destabilizojnë vendin”.

Operacioni Komando në Kosovë

Ky kontekst helmues e pasqyron strategjinë e Vuçiqit për tension, duke i vërtetuar dyshimet në rritje për orientimin Evropian të Serbisë. Duke qenë në pushtet për gati dhjetë vjet, presidenti e ka shfaqur admirimin e tij për ish-diktatorin Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq para përfundimit të gjykimit për krime kundër njerëzimit e gjenocid.

Vuçiqi nuk e ka braktisur ambicien e tij për ta rimarrë kontrollin e Kosovës – pavarësinë e të cilës ai nuk e ka pranuar kurrë që nga shpallja e saj më 2008 – siç do të dukej se tregonte operacioni i ndërprerë serb i komandove në shtator. Përfundimisht, edhe pse ai është president i një shteti që është kandidat për anëtarësim në BE (nga e cila ai ka marrë fonde), ai ka refuzuar që të rreshtohet me sanksionet evropiane kundër Rusisë dhe e ka ndërprerë zbatimin e reformave që kërkohen nga blloku.

Evropianët kishin besuar për kohë të gjatë se lidhjet tregtare të Serbisë me BE-në, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, do të ngadhënjenin në fund para retorikës nacionaliste të Vuçiqit. Ata tani kanë çdo arsye për ta shikuar lojën e tij të dyfishtë me kujdes. Franca, në veçanti, është e lidhur me ambicien për ta ankoruar Ballkanin – dhe rrjedhimisht Serbinë – në BE. Kjo dilemë është gjithçka tjetër pos e lehtë, sepse sa më larg që duket të jetë distancuar hyrja e Serbisë në BE, aq më shumë Rusia dhe Kina e kanë shfrytëzuar situatën për t’i çuar përpara interesat e tyre.

Prapëseprapë, shembulli i vendosur nga Hungaria e Viktor Orbanit, e cila ka synuar që të veprojë si “kalë i Trojës” i Rusisë brenda BE-së, duhet t’i nxisë shtetet anëtare që të kërkojnë pëlqim drastik e të pakthyeshëm me sundimin e ligjit, për ta parandaluar Beogradin që një ditë ta përsërisë të njëjtën taktikë. Evropianët e dinë nga historia e vet që rreziqet e një krize në Ballkan mund të kenë pasoja katastrofale, shumë përtej vetë këtij rajoni. Në sfondin e tensionit të përkeqësuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, ata duhet të jenë vigjilentë për ekceset e presidentit serb.

The post Mediat franceze: Serbia, lojë të rrezikshme të dyfishtë! Vuçiç nuk heq dorë nga ambicia për të rimarrë Kosovën appeared first on Albeu.com.

Komisioni Zgjedhor në Serbi hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesën e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta.

Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta refuzojë atë si të pabazuar, meqë Komisioni i Zgjedhjeve i Qytetit nuk është realisht kompetent për këtë çështje.

Jankoviq shtoi se “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit, duke u nisur, siç tha ai, nga “fakti që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm”.

Disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve propozuan që ky institucion të shpallet jokompetent për shkak se ankesa është dërguar në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit dhe se ky institucion duhet të vendosë meqë nga konteksti është e qartë se nënkuptohen vetëm zgjedhjet e qytetit.

Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës” akuzoi Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje pas zgjedhjeve.

Që atëherë, në rrugët e Beogradit janë mbajtur protesta duke kërkuar anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve, disa nga drejtuesit e saj janë në grevë urie, si dhe organizatat studentore kanë organizuar protesta.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.

The post Komisioni Zgjedhor në Serbi hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Në grevë urie që nga humbja e zgjedhjeve në Serbi, dy deputetët e opozitës serbe përfundojnë në spital
Dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, kanë njoftuar se do të ndërpresin grevën e urisë pas këshillimit me mjekët të cilët u kishin rekomanduar diçka të tillë.

Ligjvënësit serbë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç nisën grevën e urisë në shenjë proteste kundër rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi ku partia në pushtet e presidentit Aleksandër Vuçiç mbajti pushtetin me një numër të madh votash.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social ‘X’, Veselinoviç shkruan se së bashku me Grujiç ndodhet në Qendrën Klinike të Vojvodinës.

“Ne jemi mirë. Mos u shqetësoni. Nuk e kemi përfunduar ende grevën e urisë. Por, me këshillën e mjekut do ta ndërpresim sot”, ka shkruar Veselinoviç në platformën X.

Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviç dy ditë më vonë sipas mediave serbe.

Koalicioni kryesor opozitar, “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve me pretendimin se ka pasur vjedhje elektorale. Ndërsa presidenti serb, Vuçiç, i cilëson protestat nga opozita si një plan nga perëndimi për rrëzimin e tij nga pushteti.

The post Në grevë urie që nga humbja e zgjedhjeve në Serbi, dy deputetët e opozitës serbe përfundojnë në spital appeared first on Albeu.com.

Protesta për kundërshtimin e rezultateve të zgjedhjeve, policia serbe arreston 38 persona
Policia serbe ka arrestuar të paktën 38 persona që morën pjesë në një protestë kundër zgjedhjeve në fillim të këtij muaji, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se ishin të padrejta.

Grupi opozitar ‘Serbia Kundër Dhunës’ ka organizuar protesta që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke thënë se ka pasur mashtrime zgjedhore, veçanërisht në kryeqytetin, Beograd.

Populistët qeverisës u shpallën fitues të zgjedhjeve parlamentare dhe të këshillave vendore.

Disa politikanë të opozitës reaguan duke hyrë në grevë urie.

Të dielën në mbrëmje, protestuesit u përpoqën të hynin në Kuvendin e Beogradit, duke thyer xhamat, përpara se policia t’i kthente duke përdorur gaz lotsjellës, sprej piper dhe shkopinj.

Më shumë protesta u mbajtën mbrëmjen e së hënës. Qindra u mblodhën jashtë selisë së komisionit shtetëror zgjedhor në Beogradin qendror përpara se të ecnin drejt selisë së policisë së qytetit, ku besohet se mbahen mbështetësit e opozitës të ndaluar.

Përfaqësuesit e Serbisë kundër dhunës kanë thënë se nuk do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve, duke kërkuar në vend të kësaj që votimi të anulohet dhe të mbahet sërish në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aleanca javën e kaluar i kërkoi BE-së të hetojë rezultatet pasi vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se votimi u mbajt në “kushte të padrejta”.

Ambasadori amerikan, Christopher Hill, i cili është kritikuar nga opozita për deklaratat e tij të supozuara pro-qeveritare, denoncoi të hënën “dhunën dhe vandalizmin” gjatë protestës së së dielës.

Në X, Hill shtoi se “legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe nga gatishmëria e të gjitha palëve, fituese apo humbëse, për të respektuar vullnetin e popullit të shprehur në kutinë e votimit”.

Zyrtari i lartë i policisë Ivica Ivkoviç u tha gazetarëve se të arrestuarit po përballeshin me akuza për nxitje të ndryshimit të dhunshëm të rendit kushtetues, në lidhje me përpjekjen për të përmbysur qeverinë, dhe sjellje të dhunshme. Ai shtoi se tetë oficerë u plagosën, duke përfshirë disa në gjendje të rëndë

Opozita tha se policia përdori forcë të tepruar dhe rrahu disa nga mbështetësit e saj.

Gjithashtu të hënën, disa qindra studentë universiteti dhe qytetarë të tjerë bllokuan trafikun në një rrugë kyçe të Beogradit që pret selinë e qeverisë, duke kundërshtuar një paralajmërim të policisë kundër bllokadave në kryeqytet. Nuk u raportuan incidente.

Policia “është e gatshme dhe e aftë të kundërshtojë çdo akt dhune me vendosmëri”, tha Ivkoviç.

Partia Progresive Serbe, e cila fitoi zgjedhjet, ka mohuar manipulimin e votave dhe këmbëngul se fletëvotimet ishin të drejta pavarësisht kritikave nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i përshkroi protestat e së dielës si një përpjekje për të rrëzuar qeverinë me ndihmën e jashtme, pa specifikuar se çfarë do të thoshte. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, falënderoi Rusinë vonë të dielën për informimin e Serbisë përpara protestave të dhunshme kundër rezultateve.

Vuçiç ka “prova të pakundërshtueshme” se perëndimi po inkurajon protestat e opozitës, tha ambasadori rus, Aleksandr Botsan-Kharchenko për mediat ruse pas takimit me Vuçiçin të hënën.

Përfaqësuesit e disa organeve ndërkombëtare mbikëqyrëse të të drejtave që vëzhguan zgjedhjet raportuan parregullsi të shumta gjatë votimit, duke përfshirë raste të votave të blera dhe mbushje të kutive të votimit. Ata gjithashtu vunë në dukje kushte të padrejta për kandidatët e opozitës për shkak të paragjykimeve mediatike, abuzimit të burimeve publike nga partia në pushtet dhe Vuçiçit që dominonte fushatën e partisë në pushtet dhe kohën e medias të ndarë për kandidatët, pavarësisht se nuk mori pjesë vetë në zgjedhje.

The post Protesta për kundërshtimin e rezultateve të zgjedhjeve, policia serbe arreston 38 persona appeared first on Albeu.com.

Vijojnë protestat në Serbi, qindra studentë bllokojnë rrugët kryesore të Beogradit
Disa qindra studentë serbë dhe qytetarë të tjerë kanë bllokuar rrugët kryesore të Beogradit që të dërgojnë drejt selisë së qeverisë.

Policia serbe tha të hënën se ka arrestuar rreth 40 persona që morën pjesë në protestë për të kundërshtuar parregullsitë në procesin zgjedhor, i cili shpalli fitues populistët qeverisës me në krye presidentin Aleksandar Vuçiç.

Duke pretenduar për mashtrime zgjedhore, veçanërisht në Beograd, grupi opozitar “Serbia kundër dhunës” ka organizuar protesta që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, ndërsa disa politikanë filluan një grevë urie për të protestuar ndaj rezultateve.

Partia Progresive Serbe e vendit ka mohuar manipulimin e votave dhe i ka përshkruar zgjedhjet si të drejta pavarësisht kritikave nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale.

The post Vijojnë protestat në Serbi, qindra studentë bllokojnë rrugët kryesore të Beogradit appeared first on Albeu.com.

Departamenti amerikan i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-në për rezultatin e zgjedhjeve
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) u bëri thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë me misionin e OSBE-së në hetimin e pretendimeve për parregullsi zgjedhore, transmeton Zëri i Amerikës.

Siç theksoi Departamenti i Shtetit, dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe zyrtarëve zgjedhorë është “e papranueshme”, si dhe se legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe vullneti i të gjithë pjesëmarrësve për ta pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne jemi të fokusuar, në bashkëpunimin me Serbinë, për forcimin e qeverisë demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë qëndron në Perëndim”, thuhet në përgjigjen e DASH-it ndaj pyetjeve të Zërit të Amerikës lidhur me protestat e reja në Beograd.

Në njoftim thuhet se konstatimet shqetësuese të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) se zgjedhjet u dëmtuan nga gabime të shumta procedurale, presion ndaj zyrtarëve publikë dhe abuzim me burimet publike, dhe se, këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partive në pushtet, krijuan kushte të padrejta.

“Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Serbisë që të punojë ngushtë me OSBE-në për t’i adresuar këto shqetësime”, shkruan ata, duke shtuar se pretendimet për parregullsi, të raportuara nga ODIHR-ja dhe ekipe të tjera vëzhguese të zgjedhjeve, duhet të hetohen.

Opozita ka protestuar që nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, duke akuzuar Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet për vjedhje zgjedhore, duke përfshirë regjistrimin e votuesve fiktivë nga Serbia dhe jashtë vendit.

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 24 dhjetor se ka kontrolluar listat zgjedhore dhe shtoi se pretendimet e koalicionit “Serbia kundër dhunës” se numri i votuesve me të drejtë vote në zgjedhjet e Beogradit është rritur artificialisht për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve “nuk janë të vërteta”.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se votimi u zhvillua në një atmosferë demokratike dhe se ishin zgjedhjet “më të qeta ndonjëherë në historinë moderne”.

ODIHR-ja më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të rënda, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik të presidentit Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje frike.

Një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Qytetarët serbë votuan më 17 dhjetor në zgjedhjet parlamentare, provinciale dhe lokale në 65 qytete dhe komuna, përfshirë Beogradin. SNS-ja shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

The post Departamenti amerikan i kërkon Serbisë bashkëpunim me OSBE-në për rezultatin e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.