zgjedhjet ne kosove Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në Kosovë/ Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet?
Dyshime për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, dhe ankesa nga kandidatët për deputetë ka pasur në vazhdimësi ndër vite në Kosovë.

Tani, një vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t’i rinumëruar votat në një të tretën e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit ka ngritur shqetësime edhe për integritetin e procesit më të fundit zgjedhor.

Për më tepër, rinumërimi rrezikon ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe mund të sjellë ndryshime në përbërjen e Kuvendit prej 120 vendesh, paralajmërojnë vëzhguesit.

Çka ndodhi dhe si erdhi deri këtu?

KQZ-ja – e cila mbikëqyr procesin zgjedhor në vend – e filloi rinumërimin më 13 janar në 914 vendvotime nga 2.557 sa ishin në zgjedhjet e dhjetorit, pasi vërejti mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë.

“Rezulton se votat e kandidatëve, të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit, nuk pasqyrojnë numrin e votave të kandidatëve të evidentuara në fletëvotime”, tha KQZ-ja.

Rinumërim të plotë, sipas saj, do të ketë në 10 komuna të Kosovës, ndërkaq në 28 komunat tjera do të ketë rinumërim vetëm në 10 për qind të vendvotimeve, gjatë dy javëve në vijim.

KQZ-ja i hetoi 33 vendvotime të ndryshme në gjithë vendin, duke i shikuar xhirimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në qendrat komunale të numërimit.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave ka për qëllim garantimin e saktësisë dhe integritetit të procesit zgjedhor”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për REL-in se hetimi i KQZ-së ka shpërfaqur “mangësi serioze te votat e kandidatëve, përkatësisht manipulimet që duket se kanë ndodhur nga komisionarë të caktuar në qendrat komunale të numërimit”.

Derisa KQZ-ja në këtë fazë i cilëson këto shpërputhje vetëm si lëshime, Cakolli thotë se kjo nuk mund të sqarohet “si gabim njerëzor, por është shenjë e një manipulimi të qartë që duket se ka ndodhur”.

Sipas tij, ka kandidatë që u janë gjetur dhjetëra apo madje mijëra vota dallim nga rezultati i njoftuar dhe ai në fletëvotime në një vendvotim të vetëm, pas verifikimit që ka bërë komisioni zgjedhor.

“Ta zëmë, në një vendvotim në Prizren, meqë Prizreni ka rreth 700 vota dallim pas verifikimit nga KQZ-ja, ka kandidat të cilit del se në qendrën komunale të numërimit i janë shtuar 107 vota më shumë se sa i ka pasur në të vërtetë”, thekson Cakolli.

Organizata joqeveritare Çohu ngriti shqetësime për gjetjen e mangësive të tilla, duke thënë se kjo nuk është e pazakontë në Kosovë.

Si bëhet numërimi i votave dhe si rrodhën lëshimet?

KQZ-ja i emëron grupet e numërimit në bazë të nominimeve të partive politike, sipas Ligjit për zgjedhjet.

Në rastet kur subjekti politik nuk nominon anëtarë për numërim apo nominon pamjaftueshëm, apo kur numëruesit e subjekteve politike nuk paraqiten në vendin e numërimit, KQZ-ja emëron numërues nga stafi i saj.

Në qendrat komunale të numërimit vendosen tavolina, në të cilat, tani me ligjin e ri nga viti 2023, përveç grupeve të numërimit, vendoset edhe një kamerë sipër për ta xhiruar çdo fletëvotim që kalon nëpër dorën e numëruesit, e cila shfaq fletëvotimin në një ekran aty pranë. Ai ekran shërben për t’ua mundësuar vëzhguesve ta shohin dhe ta verifikojnë çdo fletëvotim.

Po ashtu, numëruesi flet me zë të lartë, në mënyrë që zyrtari tjetër përgjegjës t’i fusë votat në një sistem elektronik. Përveç personit që e lexon fletëvotimin, një i dytë e merr atë dhe e verifikon.

Cakolli nënvizon se, pavarësisht ndryshimeve të reja, “nuk ka kontrolle të hollësishme” të fletëvotimeve.

“Vëzhguesit, qoftë nga partitë politike, shoqëria civile apo mediat, kanë pamje vetëm në ekranin në fjalë, por jo edhe në fletëvotimin origjinal, ndonëse ka kamerë sipër saj”, thekson ai.

Sipas tij, në këto zgjedhje ka pasur “vëzhgim minimal”, pasi procesi u zhvillua në një kohë festash të fundvitit.

Pothuajse çdo proces zgjedhor ndër vite është përcjellë me parregullsi të tilla në Kosovë, dhe Çohu tha se kjo ndodh për shkak të pandëshkueshmërisë ndaj njerëzve që kanë “manipuluar me vullnetin e qytetarëve”.

Së voni, Çohu ka publikuar një hulumtim që tregon se mbi 90 për qind e rasteve për manipulimet zgjedhore përfundojnë me dënime me kusht ose me gjoba.

Sipas Cakollit, keqpërdorimet me votat e kandidatëve janë një prej fenomeneve që e kanë karakterizuar pothuajse secilin proces zgjedhor në Kosovë, dhe ndryshimet me ligjin e ri nuk kanë sjellë përmirësime.

“Tani, thjesht mundësohet që manipulimet e mundshme të ndodhin edhe më lehtë, sepse në vend se të kemi 2.500 njësi ku numërohen votat, që do të thotë se mundësia për korruptimin e ndonjë komisionari është shumë më e vogël sepse ka shumë më shumë në lojë, tani në 38 qendra mjafton që me një grup të vogël të njerëzve që punojnë nëpër këto qendra, të manipulohet rezultati zgjedhor për votat e kandidatëve”, thotë ai.

Ai shton se zgjidhja është përmes teknologjisë, pra skanimit të fletëvotimeve, të cilat pastaj, përmes një sistemi automatik, do ta paraqisnin rezultatin, duke shmangur numërimin dhe verifikimin manual.

Cilat mund të jenë pasojat?

Rinumërimi mund të sjellë ndryshime në përbërjen e re të Kuvendit, pasi shumë kandidatë që siguruan si të fundit vende në organin ligjvënës, kanë dallim shumë të vogël votash me ata që mbetën jashtë Kuvendit, sipas Cakollit.

Gjithashtu, rinumërimi, i cili pritet të zgjasë deri në dy javë, mund ta vonojë edhe më shumë themelimin e institucioneve të reja, në një kohë kur vendi nuk ka kohë për të humbur.

Kuvendi i ri duhet të nxitojë për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare financiare për vendin, si dhe ta zgjedhë presidentin para se Vjosa Osmanit t’i mbarojë mandati në prill.

Cakolli e vlerëson si hap të mirë vendimin e KQZ-së për rinumërimin e 36 për qind të vendvotimeve, por e konsideron të pamjaftueshëm.

“Në radhë të parë, parcializimi i vendimmarrjes për rinumërim, nuk arsyetohet në asnjë variant. Pse janë zgjedhur vetëm 10 për qind, nëse ka indikacione që ka pasur gabime të tilla edhe në komunat e tjera?”, pyet ai.

Cakolli shton se KQZ-ja duhet të bëjë rinumërim të plotë, për të garantuar se zgjedhjet kishin integritet, dhe për t’i shmangur vonesat e mëtejshme.

Elezi e përsëriti për REL-in mesazhin e kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, se nëse pas rinumërimit vërehen manipulime të mundshme me votat e kandidatëve brenda subjekteve politike, komisioni do t’i çojë në organet kompetente anëtarët e ekipeve të numërimit.

Cakolli thekson se autoritetet është dashur t’i fillojnë hetimet ndaj të gjithë komisionarëve të përfshirë në dyshimet për manipulim.

“Prokuroria duhet që sa më parë e pa vonesa t’i fillojë hetimet, në mënyrë që shkelësit dhe keqpërdoruesit e mundshëm ta marrin dënimin e merituar, në mënyrë që kjo të shërbejë si masë parandaluese”, shton ai.

Çohu, ndërkohë, kërkoi nga institucionet e drejtësisë të hapin menjëherë hetim të pavarur dhe të plotë për çdo element të mundshëm të manipulimit apo mosrespektimit të vullnetit të qytetarëve.

“Çdo dyshim për manipulim të vullnetit qytetar duhet të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa vonesa”, tha organizata./REL

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave dhe çfarë mund të pritet? appeared first on Albeu.com.

“Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë
Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.

Haxhiu tha se partitë opozitare nuk kishin ide dhe program dhe dukej sikur luftonin për vendin e dytë. Analisti vlerësoi se opozita ka bërë gabime strategjike gati duke ia dhuruar Kurtit fitoren.

“Një opozitë që e shpjegoi veten në shkurt dhe e ripërsëriti veten ne dhjetor. Iu nënshtrua diskursit të Albin Kurtit. Kërkoi gjëra që Kurti i kishte vendosur në veprim.

Të thuash do të rris paga, kur ai e bënte atë veprim, është gabim strategjik. Të thuash do të rrisim pensionet dhe e bën ai, do të thtoë se nuk kupton strategji politike. Ka patur dy liderë që irracionalitetin dëshironin ta fitonin me një racionalitet shpjegues dhe ajo do kohë. Të flasësh për TVSH në një ambient ku simbolika është gjithçka, do të thotë se nuk kupton strategjinë politike.

Ata kanë patur mundësi të ndërtojnë qeveri në shkurt, kanë patur numrat dhe ata lanë në pushtet Kurtin, duke qenë opozitarë të mirë, duke menduar se duke qenë i mirë në politikë, fiton pushtetin ndaj një njeriu me diskurs të fortë, me qëndrim të fortë në publik dhe funksionon me simbolikë.

Mendoj se gabimet serioze të kryetarit të PDK dhe kryetarit të LDK, duke u sjellë si NGO më shumë sesa liderë të partive politike, i sollën Kurtit fitoren që është më e madhja, ose me numrin më të shumtë që ndonjëherë ka patur një parti politike. Nënshtrimi ishte që e pranuan 28 dhjetorin, që strategjikisht e dinë se diaspora funksionon me simbolik, me një nacionalizëm regresiv. Ia dhanë një grupacioni të madh të shqiptarëve të Kosovës prej 374 mijë që ditën e 28 dhjetorit, këtë simbolikë t’ja dhurojnë Albin Kurtit.

Fitorja e Kurtit është ekskluzivisht produkt i dobësive serioze të dy partive të mëdha të opozitës, pa shpirt, pa program, pa fjalor, pa diskurs, pa ide.

Kurti është fitues, bravo i qoftë, arriti atë që nuk e ka arritur askush. A e ka merituar? Nuk e ka merituar këtë rezultat. A e ka merituar Kosova, që të mos jetë peng e partive që nuk kanë guxim të qeverisin, por kanë një relaksim në opozitë? Relaksimi i tyre bëri Albin Kurtin me guxim që të qeveris dhe tani po largohemi nga ngërçi dhe është fundi i kësaj gjenerate politike. Më vjen keq që kjo gjeneratë e kryesuar nga Lumiri dhe Bedri Hamza, dështoi dhe dështoi me meritë. Ata duhet të shkojnë, për faktin se treguan dobësi të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk e dëshën vendin e parë, luftonin të gjithë për vendin e dytë ose të tretë”, tha Haxhiu.

The post “Pa shpirt, pa program, pa ide!”/ Baton Haxhiu shpjegon pse humbi opozita në Kosovë: Luftuan për vendin e dytë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë, zbulohet buxheti i miratuar nga KQZ për organizimin e tyre
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Buxheti i planifikuar dhe miratuar për këto zgjedhje është në vlerën: 11,493,526 Euro. Kostoja fillestare e planifikuar dhe prezantuar në mbledhjen e KQZ-së ishte në vlerën 7,771,486 Euro.

Vlera përfundimtare e buxhetit të planifikuar përfshin edhe miratimin e amendamentit të propozuar gjatë mbledhjes që parasheh dërgimin e pakove me fletëvotime në adresë të votuesve, të cilët do të regjistrohen për të votuar përmes postës.

Kostoja e përafërt për dërgimin e pakove me fletëvotime përmes shërbimit postar është në vlerën e 3,722,040 dhe është llogaritur për rreth 84,000 votues potencial.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e Qendrave të Votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Në ditën e zgjedhjeve, procesi i votimit do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit, prej të cilave 910 qendra për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, për të mundësuar votimin me kusht.

The post Zgjedhjet në Kosovë, zbulohet buxheti i miratuar nga KQZ për organizimin e tyre appeared first on Albeu.com.

Sa deputetë fituan partitë pas numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë?
Eugen Cakolli nga Instituti i Drejtësisë ka bërë një kalkulim se sa deputetë kanë fituar partitë e Kosovës nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt.

Sipas tij, pas numërimit të të gjitha votave shpërndarja e mandateve është e qartë dhe se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

Cakolli ka thënë se sipas përllogaritjeve i bie që LVV-ja të ketë fituar 48 vende në Kuvend, PDK-ja 24 vende, LDK-ja me 20 vende dhe AAK-ja me 8 vende.

“Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë.

E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë.

Andaj, me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve”, shkroi ai. /Zëri

The post Sa deputetë fituan partitë pas numërimit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë? appeared first on Albeu.com.

OSBE: Vendimi i Listës Serbe për të ardhur keq, komunitetet duhet të marrin pjesë në zgjedhje
Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, në të cilat Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë, për çka OSBE thotë se do ta kufizojë zgjedhjen e lirë për votuesit. Ky mision nuk ka treguar nëse do t’i monitorojë zgjedhjet në Veri, mirëpo ka deklaruar se mbrojtja e komuniteve është prioritet i lartë për ta. “Komunitetet kanë përgjegjësi të marrin pjesë në proceset demokratike”, kanë thënë nga ky mision.

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Përgjatë afatit 14 ditor të KQZ-së për aplikim për certifikim të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet në Veri, Lista Serbe ka vendosur të mos aplikojë.

Ky vendim i Listës Serbe, OSBE thotë se është “për të ardhur keq” pasi vlerësojnë se do të kufizojë zgjedhjen e lirë për votuesit në zgjedhjet e 23 prillit.

“Është për të ardhur keq që Lista Srpska ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme komunale në katër komunat veriore. Kjo do të kufizojë zgjedhjen e lirë për votuesit në këto zgjedhje”, ka thënë OSBE në një përgjigje për Express.

Nga OSBE kanë deklaruar se komunitetet kanë përgjegjësi të marrin pjesë në procese demokratike sepse pjesëmarrja në zgjedhje është thelbësorë për përmirësimin e qeverisjes lokale.

“Mbrojtja e të drejtave të të gjitha komuniteteve është një prioritet i lartë, veçanërisht për OSBE-në, ndërsa komunitetet gjithashtu kanë përgjegjësi të angazhohen në institucione dhe të marrin pjesë në proceset demokratike. Pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale është thelbësore për përmirësimin e qeverisjes lokale dhe krijimin e kushteve që të gjitha komunitetet të prosperojnë.”

OSBE thotë se është thelbësore që zgjedhjet e 23 prillit të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

“Zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill duhet të zhvillohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përputhje me praktikën dhe procedurat e vendosura. Është thelbësore që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.”

Kushtet e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje

Në dhjetor, kur edhe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që u patën caktuar për 18 dhjetor, Lista Serbe paraqiti kushtet e saj për të garuar në zgjedhje.

Ndërkaq, të enjten, ata deklaruan se përpos që nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat që i kanë shkaktuar largimin e tyre nga institucionet e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në asnjë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime.

Kushtet e tyre ishin tërheqja e vendimit për targat dhe nisja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, kishte deklaruar Rakiq.

Çështja e targave është zgjidhur, derisa për asociacionin Kurti e Vuçiq janë dakorduar më 18 mars në takimin në Ohër. Mirëpo as këto nuk e kanë bindur Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje.

Kandidatët për kryetarë të komunave në Veri

Mitrovicë e Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica).

Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV),

Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur)./express

The post OSBE: Vendimi i Listës Serbe për të ardhur keq, komunitetet duhet të marrin pjesë në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në veri të Kosovës, shtyhet afati për certifikimin e subjekteve politike
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur të shtyjë afatin për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet në 4 komunat në veri.

Sipas procedurës, afati i certifikimit ishte parashikuar ditën e sotme por është shtyrë, ndërkohë që është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022”.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës, e cila ka përfunduar para orës 16:00.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve i paraparë të përfundojë më 21 nëntor është shtyrë deri më 25 nëntor 2022.

Rrjedhimisht, është shtyrë edhe afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin ose jo të subjekteve politike dhe kandidatëve nga 26 nëntori në 28 nëntor 2022.

Po ashtu, KQZ-ja ka ndryshuar edhe afatin për emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në katër komunat ku do të mbahen zgjedhjet. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat do të shtyhet deri më 28 nëntor 2022.

Sa i përket afatit për aplikim për certifikim të subjekteve politike i cili ka filluar më 15 nëntor, ju njoftoj se deri tani, më 21 nëntor, KQZ-ja ka pranuar dy aplikime për certifikim. Subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, ndërsa subjekti tjetër politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut.

The post Zgjedhjet në veri të Kosovës, shtyhet afati për certifikimin e subjekteve politike appeared first on Albeu.com.

KQZ në Kosovë “vulos” rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Në këtë mënyrë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbylli procesin e Zgjedhjeve për Kuvende Komunale. Këtu mund t’i gjeni rezultatet e kandidatëve të cilët kanë fituar votat e mjaftueshme për tu bërë asamblistë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 17 komuna kanë zgjedhur kryetarin, kurse 21 tjera kishin shkuar në balotazh më 14 nëntor. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në raundin e dytë të zgjedhjeve, LVV ka fituar në katër komuna, aq sa kanë fituar edhe PDK e LDK, derisa AAK ka fituar në tri komuna.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë. Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638./albeu.com/

The post KQZ në Kosovë “vulos” rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 38 Kuvendet Komunale appeared first on Albeu.com.

Balla përgëzon Kosovën për zgjedhjet: Kanë një kulturë të theksuar demokratike
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë. Balla shkruan se Kosova ka një kulturë demokratike në procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu ka uruar kryetarin e ri të Prishtinës, Përparim Ramën dhe të kandidatëve fitues.

“Përgëzime popullit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike. Urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike: PDK (9 komuna), LDK (7 komuna), AAK (5 komuna), VV (4 komuna), NISMA (1 komunë). Urim i veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i #Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK”, shkruan Balla./albeu.com

The post Balla përgëzon Kosovën për zgjedhjet: Kanë një kulturë të theksuar demokratike appeared first on Albeu.com.

Përfundon numërimi, LDK-ja fiton në Prishtinë
Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës.

Ai ka marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

Rama ka marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07%.

Arben Vitia i Vetëvendosjes që në raundin e parë doli si fitues, ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93%. të votave.

The post Përfundon numërimi, LDK-ja fiton në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

LDK-ja shpall fitoren në Prishtinë
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në Prishtinë. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti ka fituar në Prishtinë dhe se Përparim Rama do të jetë kryetar i kryeqytetit.

Ai ka thënë se në bazë të të dhënave të konfirmuara, LDK-ja dhe Rama janë fituese të zgjedhjeve.

Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94% të votave dhe po vazhdon të kryesojë Rama, me 50.84% të votave.

Abdixhiku ka shpallur fitoren në Junik, Dragash, Fushë-Kosovë, Istog, dhe Viti.

The post LDK-ja shpall fitoren në Prishtinë appeared first on Albeu.com.