zgjedhjet ne 6 bashki Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në 6 bashki, Tabaku: PD do jetë në këmbë për rezultat maksimal
Partitë politike i kanë ndezur motorët për organizimin e zgjedhjeve e pjesshme lokale në 6 bashki. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku në një intervistë në “Radarin informativ” në Abc e pyetur në lidhje me rezultatin që pret tha se në kushte normale PD s’do kishte asnjë problem për të fituar.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit Tabaku tha se ka një pikëpyetje mbi mënyrën si zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri. Megjithatë prerazi ajo theksoi se PD do jetë në këmbë për të siguruar rezultat maksimal.

“Duhet të jenë në më shumë se 6 bashki zgjedhjet. Persona me rekorde kriminale PS kishte edhe më shumë. Tregon një akuzë që e kemi përsëritur me vite. Rama ka bërë aleancë dhe me krimin. Kjo tregon degradim të pushtetit. Më 25 prill PD ka pasur proces të jashtëzakonshëm të zgjedhjes së kandidatëve. U bë veting i kandidaturave.

Në kushte normale PD s’do kishte hezitim që 6 bashkitë krahas kandidaturave kandidaturat me më integritet s’do kishin dyshim. Referuar zgjedhjeve të 25 prillit ka pikëpyetje të madhe për zgjedhjet në Shqipëri. Përdorimi i të dhënave personale, fondet e rindërtimi. Do vazhdojnë ta përdorin pushtetin. PD do jetë në këmbë për të siguruar maksimum të rezultatit”, tha Tabaku.

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta dekretoi sot mbajtjen më 6 mars të zgjedhjeve vendore në 6 bashki të vendit të mbetura pa kryetar

Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ndonëse në shumicën e tyre, këto bashki ishin prej shumë kohësh, pa një kryetar të zgjedhur, presidenti Meta priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për të dekretuar votimet e reja.

Në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk mori pjesë, duke i bojkotuar ato. Ripërsëritja e tyre mund të jetë një mundësi e mirë që dhe ajo të ketë përfaqësuesit e saj në pushtetin vendor, të paktën në këto 6 bashki ku Shkodra, Durrësi por dhe Lushnja janë ndër më të mëdhatë e vendit./abcnews.al

The post Zgjedhjet në 6 bashki, Tabaku: PD do jetë në këmbë për rezultat maksimal appeared first on Albeu.com.

Zgjedhje në 6 bashki? Meta: S’kam asnjë kërkesë, po të duan le t’i shpallin vetë
Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin e arsyetuar mbi lënien në fuqi të zgjedhjeve vendore të 2019. Në 36 faqe, trupa gjykuese argumenton konkluzionin se ajo nuk ka kompetencë të shqyrtojë proceset zgjedhore. Presidenti Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në “Log.” deklaroi se ende nuk e ka lexuar dhe se do të shprehet vetëm pasi ta shqyrtojë.

“Nuk ka nevojë fare të angazhohet presidenti për këtë çështje nëse kjo është kuptuar që zgjedhjet e 30 Qershorit ishin të ligjshme dhe legjitime, pra nëse është kështu zgjedhjet nuk kanë nevojë të bëhen me dekret të presidentit, aty e kanë parlamentin. Ti shpallin.

A i pengova unë të bëjnë zgjedhje në 30 qershor pa dekret, jo përkundrazi? I lashë atje. Nuk i kam penguar asnjëherë. Nëse nga leximi që do i bëjmë gjykatës Kushtetuese dhe nga detyrimet që mund të lindin ne do të jemi të detyruar të japim përgjigje, që po ky është detyrim ose kjo nuk është e drejtë, pastaj kemi instrumente të tjerë përtej kushtetueses për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve shqiptarë.

Nuk dua ta paragjykoj sepse nuk e kam, por do të jetë një qëndrim zyrtar për të gjithë aktorët në vend, parlamentin, Kushtetuesen, forcat politike dhe mbi të gjitha për të gjithë qytetarët nëse do të jetë e nevojshme do të ketë edhe mekanizma të tjerë, pasi ka edhe gjykata Europiane, por unë ende nuk kam nisur ta lexoj. Do të nis të lexoj kur ta shikoj me vulë dhe firmë” tha ai.

I pyetur nëse vendimi do të ishte ndryshe nëse gjykatës do i ishte drejtuar një forcë politike dhe jo shoqata e bashkive, kreu i shtetit tha se “Nuk dua të hyj në këto cështje, pasi janë si puna e atyre që duan t’i shmangin gjërat me procedura, unë jam njeri i thelbit, përmbajtjes.

Këtu kemi një mos marrëveshje kushtetuese. Prandaj edhe PE, Bundestagu kanë thënë që këtë duhet ta zgjidhë Kushtetuesja. Këto teknalitetet që kjo është shoqatë, kjo është diçka tjetër. Dekretet e Presidentit nuk janë atakuar në asnjë gjykatë” tha ai.

Por a do t’i shpallë zgjedhjet në 6 bashkitë që janë pa kryetarë? “Unë nuk kam pasur asnjëherë asnjë kërkesë zyrtare, po të kisha do të kisha mbajtur një qëndrim zyrtar” tha Meta./abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=ww1x3FZIIps

The post Zgjedhje në 6 bashki? Meta: S’kam asnjë kërkesë, po të duan le t’i shpallin vetë appeared first on Albeu.com.