zgjedhjet himare Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në Himarë, Gjikuria: Ka presion nga pushteti
Kandidati i opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës që pritet të mbahen më 4 gusht, Petro Gjikuria ka deklaruar se ndaj himarjotëve po ushtrohet presion nga pushteti. I ftuar në Syri Tv, Gjikuria tha se Tavo ka zhvendosur shumë të afërm dhe familjarë të tij në Himarë për të siguruar votat në këtë bashki.

“Ka presioni direkt dhe indirekt ndaj votuesit nga pushteti. Pushteti është përqendruar në Himarë këto ditë. Shumë njerëz të Tavos janë bërë me lista këtu, për të votuar dhe i kemi denoncuar. Denoncimet  i kemi bërë në SPAK. Pa diskutim, mazhoranca po ushtron presion të madh, po shpërndahen dokumente pronësie për shtëpitë e vjetra. Pronarët autoktonë s’janë pronarë, ata mbahen peng nga zyrtarët. Nuk janë certifikata pronash, janë certifikata për shtëpi të vjetra. Mashtrimet e radhës nga PS, janë letra për procedura. Himarjotët janë të ngopur me gënjeshtra prej 12 vitesh.  Deri më tani KQZ ka patur rol neutral, ne atë që kemi në dorë të bëjmë do bëjmë denoncime. Himarjotët janë të qetë, u pëlqen demokracia dhe e respektojnë atë. Secili të shprehë dëshirën e tij dhe kush ka platformën më të mirë për bregdetin të fitojë”, shpjegoi Gjikuria.

Pyetjes nëse i trembet një skenari si i Fredi Belerit për arrestim politik, kandidati opozitar Petro Gjikuria tha se nuk i trembet asgjëje, sa kohë që respekton demokracinë.

“Nuk i trembem asaj që ndodhi me Belerin, jam i hapur dhe e respektoj demokracinë shumë, s’kam frikë për asgjë. Jam këtu për të ndihmuar Himarën me njohuritë që kam. Marrja e bashkisë nga PS, është vazhdim i vjedhjeve me pronën. Socialistët po përfshihen drejtpërdrejt në fushatë me Tavon, ata që kanë abuzuar për 12 vite. Pronat duhet t’i kishin dhënë që prej kohësh. Kjo është sorollatje dhe tallje që himarjotët e kanë marrë vesh tashmë”, tha Gjikuria.

The post Zgjedhjet në Himarë, Gjikuria: Ka presion nga pushteti appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Himarë, 11 parti çojnë kërkesat për tu regjistruar në KQZ
Për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë në 4 gusht për pozicionin e Kryebashkiakut, kanë paraqitur kërkesat për tu regjistruar si subjekte zgjedhore 11 forca politike. Mes tyre janë PS, PD, BDNJ, PL, FRD, PBK etj.

Kërkesat e paraqitura do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e nesërme të KQZ-së. Në zgjedhjet e Himarës garojnë përballë njëri tjetrit Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria, i propozuar nga PBDNJ, por që mbështetet edhe nga PD, Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Martë, datë 23.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politke “Partia Republikane Shqiptare” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

3. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

4. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Fryma e Re Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

5. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

6. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

7. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Balli Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

8. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

9. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

10. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Balli Kombëtar Demokrat”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

11. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

The post Zgjedhjet në Himarë, 11 parti çojnë kërkesat për tu regjistruar në KQZ appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në 4 Gusht/ Vangjel Tavo: Edi Rama më kërkoi të kandidoj në Himarë
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, ka folur, lidhur me kandidimin e tij dhe zgjedhjet që pritet të zhvillohen në 4 gusht.

Tavo tha se e mori propozimin nga Edi Rama dhe e pranoi pas një bisede me të, duke deklaruar se po kandidon për të dhënë zgjidhje dhe jo për të krijuar kriza.

Ai tha se problematika kryesore e Himarës është çështja e pronave, por shtoi se procesi për marrjen e çertifikatave të pronësisë ka nisur dhe do të përfundojë kur ai të jetë në krye të Bashkisë.

“Vendimi ka ardhur pas një takimi me kryetarin e PS, zotin Edi Rama. Më është kërkuar të kandidoj në Bashkinë e Himarës. T’ju them të drejtën, pas një diskutimi dhe argumentimi të situatës me kryeministrin dhe kryetarin e PS, vendosa ta pranoj Bashkinë e Himarës si një sfidë, por edhe si përgjegjësi. Himara, ashtu si bashkitë e tjera të Republikës, kërkon një menaxhim, administrim të punëve, aq më tepër që kemi të bëjmë me një bashki bregdetare. Në periudhën e verës, fluksi i vizitorëve është shumë i shtuar, kjo kërkon nga ana e pushtetit vendor një angazhim të madh për mirëmenaxhimin e punës.

Sikurse ju thashë, është një sfidë dhe përgjegjësi. Me përvojën shumëvjeçare timen në politikë, kam mundësitë për ta menaxhuar sa më mirë bashkinë e Himarës, për të zgjidhur problemet e njerëzve.

Në fokus Himarën nuk e ka vendosur thjesht çështja Beleri siç thoni ju, historikisht, për njerëzit, me karakterin e veçantë, himarjotët kanë qenë gjithmonë në fokus. Himara pavarësisht problematikës që është krijuar me çështjen që përmendët ju, do t’i rikthehet qetësisë dhe përditshmërisë. Po aq i sigurtë jam që himarjotët, që reagojnë ndoshta për shumë arsye, me të drejtë dhe pa të drejtë, do t’ju them me bindje që shumë pak kohë pas zgjedhjeve, do të binden që Himara ka filluar të kthehet në rrugën e drejtë në përditshmëri.

Problemet e himarjotëve kërkojnë zgjidhje, jo krijim krizash dhe situatash që kalojnë kufirin e Himarës si Himarë, apo Shqipërisë, siç ndodhi.

Që me ardhjen time në prefekturën e Vlorës një mori problemesh janë trajtuar, sidomos problemi i regjistrimit të pronave. Do të qëndroj dhe do ta kem sfidën time personale zgjidhjen e të gjithë problemeve dhe sheshimin e të gjithë keqkuptimeve dhe mosmarrëveshjeve. Himarjotët kanë një karakter të veçantë, duhen trajtuar siç janë, himarjotë, kanë sensibilitetin e tyre. Kanë edhe egon e tyre, që është normale. Vjen nga historia shumë e gjatë e Himarës, një histori që me plot të drejtë ata mund të mburren.

Me aq sa më njihni edhe ju, jam shquar në politik si njeri i zgjidhjeve dhe jo i krizave. Jam këtu për të dhënë zgjidhje të të gjithë problematikave që kanë patur himarjotët. Jam i bindur që do t’ja dalë. Premtimet e mia nuk janë thjesht elektorale, sic mund të ketë ndodhur, janë probleme që mund të zgjidheshin edhe më përpara por nuk janë zgjidhur. Është cështja e pronave të himarjotëve, që me këmbënguljen e kryeministrit, ka filluar zgjidhja e çertifikimit të banesave. Deri më sot kemi shpërndarë 1226 çertifikata pronësie.

Edhe himarjoti i fundit do të ketë marrë çertifikatën e pronësisë. Kjo çështje nuk do të ekzistojë më, do të zgjidhet përfundimisht. Nuk është premtim elektoral, por është një çështje që ka nisur dhe do të përfundojë. Është këmbëngulja e kryeministrit të Shqipërisë për ta zgjidhur këtë”, tha Tavo.

The post Zgjedhjet në 4 Gusht/ Vangjel Tavo: Edi Rama më kërkoi të kandidoj në Himarë appeared first on Albeu.com.