Zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, blindohen zyrat e FSHF, hyrja me kartë ID

Sot në orën 15:00 po zhvillohen  zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, janë angazhuar forca të shumta të policisë private në zgjedhjet e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Siç mund ta shihni më poshtë, në pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”, forcat e policisë janë më të shumta se zakonisht.

Kujtojmë se kandidatë për të marrë në dorë Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, janë dy: Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani./albeu.com