Basha, mesazh Berishës për paratë ruse: Të pyesë listën e festave të tij familjare

Lulzim Basha ka reaguar sot për herë të parë për mediet në lidhje me zgjedhjet e 14 majit.

Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për sa i përket përçarjes së PD-së dhe nëse ai do të jetë pjesë e fushatës.

Basha pohoi se do të jetë pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë dhe se përgjegjës për përçarjen e PD-së është Berisha.

“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë Basha.

Akuzave për financimin rus dhe cili ishte burimi i shifrës 500 mijë euro, Basha u përgjigj: “Të pyesë listën e të ftuarve në festat e tij familjare”, duke iu referuar Berishës.

/albeu.com/


Shtuar 27.03.2023 14:26