zgjedhje te reja Archives - Albeu.com

Tensionet në Veri, Kosova pranon të tërheqë policinë dhe të mbajë zgjedhje të reja në 4 komunat
Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.

Të gjitha hapat, sipas Qeverisë së Kosovës, do të “finalizohen brenda një periudhe dyjavore”.

Ky pajtim u arrit gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratisllavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas njoftimit të Qeverisë, prania policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri do të zvogëlohet menjëherë për 25 për qind.

Po ashtu, Kosova dhe BE-ja janë pajtuar edhe për ndërmarrjen e disa hapave të tjerë.

“Qeveria e Kosovës përmes një deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës”, tha Qeveria, duke shtuar se institucionet në Prishtinë shprehin përkushtim që të sigurohet baza e nevojshme ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Po ashtu, Policia e Kosovës, së bashku me misonin e BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) dhe misionin paqeruajtës në NATO-s në Kosovë, KFOR, sipas nevojës do të bëjnë vlerësimin e gjendjes së sigurisë “në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlimin e mëtejmë të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, njoftoi ekzekutivi.

“BE-ja do të ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim të finalizimit të planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes”, tha Qeveria e Kosovës.

Burime të Radios Evropa e Lirë thanë se takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet javën e ardhshme.

Bashkimi Evropian kishte paraqitur disa kërkesa për uljen e tensioneve në veri, që nisën në fund të majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

The post Tensionet në Veri, Kosova pranon të tërheqë policinë dhe të mbajë zgjedhje të reja në 4 komunat appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e reja në veriun e Kosovës? KQZ: Jemi të gatshëm
Ende pa u bërë dy muaj nga procesi i 23 prillit, zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës, kanë filluar të diskutohen në nivelet e larta shtetërore.

Nëse kjo do të ndodhë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për KosovaPress, se KQZ-ja, është e gatshme për të kryer detyrat e veta që dalin nga Kushtetuta e Kosovës.

I pyetur për mundësinë që në këto zgjedhje eventule, Misioni i OSBE-së në Kosovë të marrë rol ndihmues për KQZ-së, Elezi ka thënë se ky institucion nuk i komenton zhvillimet politike, ndërsa i pyetur se a është ndihmuar KQZ-ja, në organizimin e zgjedhjeve të fundit, ai ka dhënë këtë përgjigje:

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i komenton zhvillimet politike. KQZ-ja ka dëshmuar se është institucion i cili përmbushë detyrat kushtetuese. Prej disa proceseve zgjedhore, që nga viti 2020, KQZ-ja, si institucion i vetëm, ka realizuar me sukses detyrat edhe në këto katër komuna. Andaj, si KQZ, ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën, shprehim gatishmërinë për të kryer detyrat tona”, tha Elezi.

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në zgjedhjet e mëhershme ka lehtësuar dhe ndihmuar KQZ-në, në organizimin e zgjedhjeve në katër komunat e veriut të Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, kreu i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për të diskutuar për situatën në veri dhe zgjedhjet atje. Davenport tha se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor.

“Me Miroslav Lajçak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter.

The post Zgjedhjet e reja në veriun e Kosovës? KQZ: Jemi të gatshëm appeared first on Albeu.com.

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje.

Osmani e konfirmoi se Macron dhe Scholz kërkuan që Kosova të gjejë mënyra për të mbajtur zgjedhje të reja në veri dhe që serbët të marrin pjesë në to.

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha ajo, në një konferenë për media, pas takimit me liderët evropianë gjatë pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.

Osmani tha po ashtu se u tha liderëve evropianë se procedurat ligjore mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kjo nuk bëhet menjëherë por këto janë procedura ligjore që u mundësojnë qytetarëve të vendosin nëse duan të mbajnë zgjedhje”, shtoi ai.

Ndërkohë, Macron gjithashtu tha se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau.

Situata në veri të Kosovës u tensionua qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Osmani shkroi në Twitter se me liderët e Gjermanisë dhe Francës diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe “përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”.

At this defining time for European security, cooperation with partners and allies is key.

With President @EmmanuelMacron, @Bundeskanzler Scholz & HRVP @JosepBorrellF we discussed the latest developments in Kosovo & region, and our joint efforts for peace, security and stability. pic.twitter.com/B72sO0z2Ri

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 1, 2023

Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiq tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për shmangien e veprimeve të njëanshme ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me Macronin dhe Scholzin.

Vuçiqi e theksoi edhe rëndësinë që ka themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për të.

Ai shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme kompromisi.

“Ne duhet të bindim njerëzit në Ballkan se kompromisi nuk është një gjë e keqe. Nuk është e lehtë, të gjithë janë të radikalizuar dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë ide normale”, tha Vuçiq.

Takimet u zhvilluan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau, ku po merr pjesë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Theksova se është me rëndësi prioritare që institucionet në Prishtinë ta ndalojnë dhunën dhe t’i kthehen dialogut”, tha Vuçiqi, pas takimit me Borrellin.

Zyra e Presidencës së Kosovës njoftoi se me Borrellin është takuar edhe Osmani.

Lideri serb po ashtu u shpreh se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin serb në Moldavi.

“Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Pala kosovare nuk e ka konfirmuar se ka refuzuar takimin.

I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vuçiq tha se nuk e di.

Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë./rel/

The post Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Retorika nxitëse e partive në Maqedoni, sinjal për zgjedhje të reja
Partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut kanë ashpërsuar retorikën kundër njëra-tjetrës. Kjo vërehet sidomos midis partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e Qeverisë dhe udhëhiqet nga Ali Ahmeti, dhe partisë opozitare maqedonase,VMRO-DPMNE, që drejtohet nga Hristijan Mickoski.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka publikuar më 31 janar një video në Facebook, me akuza ndaj dy partive maqedonase: Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në Qeveri dhe VMRO-DPMNE-së.

Sipas BDI-së, këto parti, me fushatën e tyre, synojnë të dëmtojnë BDI-në, për shkak të, siç thuhet, “projekteve të mira që ka bërë për shqiptarët”.

“Vite të tëra, me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për t’i arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake”, thuhet në tekstin që e shoqëron videon e BDI-së.

“VMRO-DPMNE vazhdon fushatën e vet të propagandës së pabazë mediatike, me lajme të rreme, që kanë për qëllim vetëm defaktorizimin institucional të shqiptarëve në vend, cenimin e vlerës së barazisë dhe defokusimin e opinionit nga prioritetet e zhvillimit dhe euro-integrimit”, thuhet në një tjetër reagim të BDI-së, pasi VMRO-DPMNE-ja e akuzoi atë për nxitje të krimit dhe korrupsionit gjatë pjesëmarrjes së saj në Qeveri.

“Është mirë që Ahmeti pranon se, pos LSDM-së, arsyeja kryesore e dështimit të shtetit është vetë BDI-ja. Lajmi i keq është se BDI, së bashku me LSDM-në, vazhdojnë ta plaçkitin shtetin. BDI-ja nuk duhet ta monopolizojë rolin e saj me shqiptarët, sepse, nëse shqiptarët do të ishin vërtet të rëndësishëm për BDI-në, nuk do t’i kishte vjedhur me tenderë dhe krim, siç bën LSDM-ja në nivel të të gjithë vendit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas opozitës maqedonase, Ahmeti nuk duhet të habitet nëse BDI-ja akuzohet për korrupsion, por duhet t’i kontrollojë edhe kuadrot e saj, që, sipas VMRO-DPMNE-së, kanë qenë burim krimi dhe korrupsioni për 20 vjet.

Përplasje të ngjashme mes këtyre partive ka pasur edhe më parë, sidomos kur Maqedonia e Veriut ndodhej para krizave politike apo kontesteve me fqinjët, siç është ai me Greqinë për emrin e shtetit, apo kontesti aktual me Bullgarinë për çështjet e identitetit.

Në këto raste, sipas analistit politik, Xhelal Neziri, partitë shfrytëzojnë situatën për të rritur popullaritetin e tyre me tema kryesisht etnike.

Ai thotë se në situatën kur Maqedonia e Veriut ndodhet para një sfide të madhe me Bullgarinë, çdo dështim i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit mes tyre do të çonte domosdo në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Në këtë kontekst mund të shihen edhe këto përplasjet e fundit mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Pra, mund të nuhaten zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mund të shihen ato në horizont nga ana e këtyre partive politike, andaj nëpërmjet akuzave, nëpërmjet elektrizimit të opinionit publik për tema të ndryshme, të dyja partitë tentojnë të fitojnë pozicione sa më të mira para fushatës së mundshme zgjedhore”, thotë Neziri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas tij, janë të mundshme edhe për shkak të mungesës së një shumice të qëndrueshme parlamentare.

Partitë në pushtet kanë 64 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe kjo, siç thotë Neziri, nuk ofron komoditet në punën e Qeverisë, pasi, siç thotë, jo vetëm BDI-ja, por edhe partitë më të vogla mund të nxisin rënien e Qeverisë.

“Edhe më herët është treguar se qeveritë që kanë më pak se 70 deputetë në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë problematike dhe jostabile. Kishim rastin e fundit, kur VMRO-DPMNE, së bashku me opozitën shqiptare, tentuan të rrëzojnë Qeverinë. Nuk përjashtohen raste të këtilla edhe në të ardhmen”, thotë Neziri.

Përpjekje për rrëzimin e Qeverisë kishte më 11 nëntor të vitit 2021, por ajo dështoi për shkak se opozitës i mungonte vetëm një votë e deputetit, i cili ditën e votimit u rreshtua në anën e partive në pushtet.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 15 korrik të vitit 2020. Deri më 15 janar të këtij viti, Qeveria u drejtua nga Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje, për shkak të humbjes së LSDM-së në zgjedhjet lokale, në tetor të vitit të kaluar. Tani, Qeveria e këtij vendi drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, që është edhe kryetar i LSDM-së. /REL/

The post Retorika nxitëse e partive në Maqedoni, sinjal për zgjedhje të reja appeared first on Albeu.com.

A do ketë zgjedhje? Ja si përgjigjen nga LSDM
Lidhja Socialdemokrate të Maqedonisë ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Porositin që ai të ndalojë me obstruksione dhe se zgjedhje nuk do të ketë.

“Mickoski të ndërpresë me obstruksione, zgjedhje nuk do të ketë. Edhe gjatë festave, Hristijan Mickoski përsëri e tregon destruktivitetin e tij. Mickoskin e interesojnë vetëm zgjedhje dhe si ta kapë pushtetin, edhe pse qytetarët dhe tërë opinioni është kundër. Zgjedhje nuk do të ketë, shumica parlamentare është e rritur, është zgjedhur qeveri e re, Mickoski të ndërpresë me obstruksione dhe ta maltretojë opinionin me dëshirat e tij personale”, thanë nga LSDM-ja.

The post A do ketë zgjedhje? Ja si përgjigjen nga LSDM appeared first on Albeu.com.